Pershendetje. Emri im eshte Birke Baehr,
dhe jam 11 vjec.
Une erdha sot ketu per te folur rreth asaj qe nuk funksionon me sistemin tone ushqimor.
Se pari, une do doja te thoja
qe une jam me te vertete i cuditur sesa lehte femijet jane udhehequr qe te besojne
te gjithe marketingun dhe reklamat
ne TV, ne shkollat publike
dhe pak a shume kudo qe hedh syte.
Mua me duket si korporatat qe
janë gjithmonë duke u përpjekur për të marrë fëmijët si unë
qe te detyrojne prinderit e tyre per te shkuar per te blere gjera
qe me te vertete nuk jane te mira per ne ose per planetin.
Femijet e vegjel, ne vecanti,
jane te terhequr nga ngjyrat e paketimeve
dhe lodrat plastike,
Une duhet ta pranoj, qe kam qene njeri prej tyre.
Une gjithashtu kam pas menduar qe cdo gje nga ushqimi jone
vjen nga keto ferma te lumtura, te vogla
ku derrat mbeshtillen ne balte dhe lopet kullosin bar gjithe diten.
Ajo cka une zbulova eshte qe kjo nuk eshte e vertete.
Une fillova te shihja ne brendesi te ketyre gjerave
ne internet, neper libra dhe ne filma dokumentare,
si edhe ne udhetimet me familjen time.
Une zbulova anen e erret te sistemit ushqimor te industrializuar.
Se pari jane fara dhe organizma mekanikisht gjenetike.
Kjo ndodh kur fara eshte e manipuluar ne laborator
per te bere dicka jo te realizuar nga natyra --
si te marresh DNA e peshkut
dhe ta vendosesh ne DNA e domates -- e shpifur.
Mos me keqkuptoni. Mua me pelqen peshku dhe domatja,
por kjo eshte thjesht e shpifur.
(Qeshje)
Farat jane per tu mbjellur, dhe me pas per tu rritur.
Ushqimi qe ato prodhojne eshte vertetuar
ne laboratorin e kafsheve qe shkakton kancer dhe probleme te tjera.
Dhe njerezit kane ngrene ushqime te prodhuar ne kete menyre
qe nga vitet 1990.
Dhe pjesa me e madhe e popullit as qe e dine qe keto ekzistojne.
A e dinit ju qe minjte qe hane miser gjenetikisht te prodhuar
ju jane zhvilluar shenja te toksikimit te melcise dhe te veshkave.
Keto perfshijne inflamacionin e veshkave, lezionet dhe rrisin peshen e veshkave.
Megjithate, pothuajse i gjithe misri qe hame
ne nje fare menyre, eshte i ndryshuar gjenetikisht.
Dhe me lejoni t'ju tregoj qe,
misri eshte kudo.
Dhe mos me lejoni te filloj me operacionet e kufizuara te ushqimit te kafsheve,
te quajtura CAFOS.
(Qeshje)
Fermeret konvencional perdorin plehrat kimike
te bere nga lendet fosil djegese
qe i perziejne me balte per ti bere bimet qe te rriten.
Ato e bejne kete sepse ato e kane zhveshur token nga te gjithe perberesit
per te rritur kultura te njejta pa pushim.
Me shume kimikate te demshme jane te mbuluara ne fruta dhe perime,
si pesticidet dhe herbicidet,
per te vrare farerat e keqia dhe insektet.
Kur bie shi, keto kimikate depertojne ne terren,
ose ikin ne ujerat tone,
duke helmuar ujin tone gjithashtu.
Me pas ato rrezikojne ushqimet tona, duke u perpjekur per ta bere ate te zgjase me gjate,
keshtu qe mund te udhetoje mijera milje
nga ku eshte rritur drejt supermarketeve.
Keshtu qe une pyes veten time,
si mundem une te ndryshoj? Si mund ti ndryshoje keto gjera?
Kjo eshte ajo qe une zbulova.
Zbulova qe ekziston nje levizje per nje rruge me te mire.
Po ti kthehemi se shkuares,
une kam dashur te isha nje lojtar futbolli NFL.
Une vendosa qe me mire te isha nje bujk organik.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
Dhe ne kete menyre une mund te kem nje ndikim me te madhe ne bote.
Kete burre, Joel Salatin, e quajne nje fermer te cmendur
sepse ai rritet kunder sistemit.
Qekur une jam shkolluar ne shtepi,
une shkova nje dite per ta degjuar ate.
Ky burre, ky fermer i cmendur,
nuk perdor asnje pesticid, herbicid,
ose fara gjenetikisht te modifikuara.
Dhe pikerisht per kete, ai eshte etiketur nga sistemi si i cmendur.
Une dua qe ju te dini, qe ne te gjithe mund te bejme nje ndryshim
duke bere zgjedhje te ndryshme,
duke blere ushqimet tona direkt nga fermeret lokal,
ose nga komshinjte tane te cilet i kemi njohur gjate gjithe jetes tone.
Shume njerez thone qe ushqimet organike ose lokale jane shume me te shtrenjta,
por a eshte vertet keshtu?
Me gjithe keto gjera qe une kam mesuar rreth sistemit ushqimor,
me duket se ne ose do te paguajme fermeret,
ose do te paguajme spitalin.
(Duartrokitje)
Tani une e di se cfare do te zgjedh.
Une dua qe ju ta dine qe atje jashte ka ferma --
si Bill Keener ne Fermen Sequachie Cove ne Tenesi --
ku lopet hane bar
dhe qe derrat rrotullohen ne balte, tamam ashtu sic une kam imagjinuar.
Ndonjehere une shkoj ne Fermen e Bill si vullnetar,
ne menyre qe te shoh me nga afer dhe personalisht
se nga vjen mishi qe une ha.
Une dua qe ju ta dini qe une besoj
qe femijet do te hane zarzavate te fresketa dhe ushqim te mire
nese do te dine me shume rreth kesaj dhe se nga vjen me te vertete.
Une dua qe ju ta dini qe ka tregje fermeresh
qe shfaqen, ne cdo komunitet.
Une dua qe ju ta dini qe une, vellai dhe motra ime
ne te vertete na pelqen te hame patate te skuqura.
Une mundohem ta ndaj kete kudo qe shkoj.
Jo shume kohe me pare,
daja im me tha qe i dha kushuririt tim gjashte vjecar kornflekse.
Ai e pyti nese ai donte O's organike te thekura
ose kornflekse te sheqerosura --
ne kopertinen e te cilit ndodhej nje karikatur i vijezuar.
Kushuriri im i vogel i tha te atit
qe do te preferonte per te ngrene kornflekset organike te thekura O's,
sepse, Birke ka thene, qe nuk duhet te hani kornflekse te sheqerosura.
Dhe pikerisht kjo, miqte e mi eshte sesi ne mund te realizojme ndryshim
nje femije ne nje kohe.
Keshtu qe heren tjeter qe do te jeni ne nje dyqan ushqimor, mendoni lokalisht
zgjidhni ushqime organike, njihni fermeret tuaj dhe njihni ushqimin tuaj.
Ju faleminderit.
(Duartrokitje)