Ndoshta e mbani mend kete foto te Angela Merkel qe ben nje selfie me nje refugjat. Kjo foto dhe te tjera si keto kane shqetesuar parlamentin gjerman dhe parlamente te tjera evropiane dhe e kane vene bashkimin evropian ne pozite te veshtire. Qe nga fillimi nuk ka pasur nje konsensus ne Gjermani ne lidhje me lumin e refugjateve qe vinin nga Lindja e Mesme drejt Europes. Ambjenti mikprites i krijuar nga Angela Merkel ne fillim nuk u pelqye nga te gjithe. Qe nga fillimi disa e mbeshteten ate, disa jo. Personat kunder saj po shtohen si dhe numri i kundershtareve, sigurisht ky fakt demton Angela Merkel. Nuk dua te hyj ne detaje rreth te ardhmes politike te Merkel por dua te permend qe, per mua, ajo eshte nje nga figurat politike sot qe ka autoritet moral, pavaresisht nga gabimet, qe eshte dicka qe i mungon politikaneve te sotem. Ky grafik tregon numrin e refugjateve qe hyne ne Gjermani vitin e shkuar. Grupi i pare eshte nga Siria, i ndjekur nga grupi nga Iraku, dhe grupi Afgan. Sipas raportit te UNICEF publikuar dy jave me pare, gjysma e atyre qe ikin nga lufta jane femije. Diskutimi anti-refugjat eshte me se i njohur: "Ata do te na islamizojne" "Po leme te na hyjne terroristet". "Po humbasim identitetin". Po ashtu, eshte e vertete qe ka njerez qe i mbeshtesin ose qe jane te ndjeshem ndaj atyre qe ikin nga lufta por konstatoj se midis tyre mundohen qe te mbrohen nga gabimeve politike te mos veprojne, te mos marrin pjese ne iniciativat qe do te lehtesojne sadopak dramat personale kaq te renda. Ne diskutimet zyrtare dhe jozyrtare si element themelore per integrimin e refugjateve eshte mesimi i gjermanishtes. Une jam nje gjuhetare nga Barcelona. Jetoj prej kater vjetesh ne Keln te Gjermanise. Te mesuarit e gjuhes eshte faktor kyç per mua po ashtu, qe te mund te integrohem, por nuk eshte themelore vetem per refugjatet, eshte per gjithe emigrantet ne pergjithesi. Kam bere kerkime per aspekte te ndryshme ne ambjente poliglote per 4 vjet. Sipas meje gjuha nuk eshte produkti final qe mund te arrish. Per mua, gjuha eshte nje proces qe ndryshon gjate gjithe jetes, gjate eksperiencave personale qe kemi. Gjuha eshte nje mjet i fuqishem per integrim, per tu perfshire, por gjithashtu mjet i fuqishem per mosperfshirje sociale. Nese, per shembull, keni aftesi te pakta gjuhesore ose keni aksent te huaj apo dialektin e nje zone te caktuar, ose nese keni nje paaftesi qe ndikon ne prodhimin e te folurit, per shembull, ju merret goja, te gjitha jane shembuj qe influencojne menyren ne te cilen njerezit ju pranojne apo refuzojne ne shoqeri. Perdorimi i gjuhes dhe identiteti nuk eshte statik, eshte dinamik. Nuk eshte si shenjat e gishtave qe i keni perjete. Identiteti eshte diçka qe ju e krijoni ne baze te vlerave dhe besimeve qe ju japin familjet dhe miqte, dhe po ashtu nga se kush doni te beheni, dhe kjo e fundit eshte e lidhur me motivacionin, nga ndjenja e perkatesise qe keni me grupet e tjera me te cilet ndiheni te lidhur dhe po ashtu marredhenja me grupet qe jane krejt te ndryshem nga ju. Ne qendrat e refugjateve ne Gjermani, ofrohen kurse te gjermanishtes gratis, dhe ju vjen natyrale te mendoni, se keta njerez duhet te ndihen te lumtur, sepse atyre i ofrohen keto mundesi, dhe duhet te jene mirenjohes. Megjithate mungesa e vajzave adoleshente eshte e dukshme ne keto grupe te gjermanishtes. Mendoni: keto vajza kane nje peshe rende, kane stres post-traumatik, prej eksodit, ne nje toke qe nuk ia kane premtuar, Ato kane pare sesi i kane vraret njerezit e dashur, si i kane djegur shtepite. Disa gra, fatkeqsisht, kane qene viktima te perdhunimit ne kete udhetim nga Afganistani, Iraku e Siria, deri ne Evrope dhe ne kete rast, ne Gjermani. Nese viheni ne vendin e tyre a do tju shkonte mendja per mesim gjermanishtje apo ndonje gje si kjo? Madje, prinderit, vellezerit dhe pjesetaret e familjes nuk i lejojne ato te marrin pjese ne keto aktivitet sepse mendojne qe kjo mund ti demtoje me shume. Dhe pyetja eshte, çfare mund te bejme qe keto vajza te nisin pjesemarrjen ne kete shoqeri te re e te integrohen? Kjo eshte pyetja qe une me kater miq kemi bere: Sandra me trikon e kuqe, pastaj une, Lina dhe Peter. Ne, per arsye te ndryshme, kemi shume lidhje me adoleshencen. Peter dhe une kemi vajza 15 vjeçare, Sandra dhe Lina punojne me nje grup adoleshentesh. Ne menduam, po sikur te krijojme nje projekt qe nuk do te terheqe vetem vajzat refugjate por edhe vajzat gjermane? A mund ti lidhim ato? A mund te krijojme nje hapsire per to qe te lidhen dhe kjo te ndihmoje ne integrimin e tyre? Keshtu lindi Hallofoto! Eshte nje projekt interkulturor per vajzat 13-17 vjeçare. Qellimi i ketij projekti eshte: zhvillimi filluam me krijim hapsirash per nderlidhje qe zhvillojne aftesi komunikimi, dhe kreativitet. Ne menduam: Nese i zhvillojme te dyja, me siguri qe i japim mundesi atyre te zhvillojne aftesi interkulturore. Por per te zhvilluar aftesi kominikimi duhet te mesonin gjermanishten s'kishte rruge tjeter. Ne perdorem nje metode inovative: tabelat e komunikimit te amplifikuar. Keto tabela, jane mjete per njerezit qe nuk fjasin. per ata qe nuk mund te perdorin gjuhen e folur. Kjo mund te jete qe nga lindja per shembull, autizem i theksuar, ose femije me paralize cerebrale. Ky kondicion po ashtu mund te shfaqet edhe tek te rriturit pas nje ishemie, ose aksidenti, ose pas nje semundje neurodegjenerative si ajo e Parkinsonit. Tabelat qe ne perdorem ne projekt jane te bazuara ne piktograma dhe fjalor bazik. Ky fjalor perfshin fjalet qe perseriten me shpesh gjate te folurit dhe kjo ndodh jo vetem ne gjermanisht por edhe ne spanjisht, katalan, bask, anglisht, etj. Vajzat i pranuan kto instrumenta, dhe te dhenat qe u mblodhen nga projekti treguan qe ato e vleresuan positivisht. Megjithate, per ato nuk kishin shume rendesi mesimi i gjermanishtes, enderrat, motivacioni, perfshimi ne shoqeri. Per ato, gjerat me te rendesishme ishin takimet tona te organizuara te Hallofoto! gjate projektit. Ato jane takime interkulturore sepse promovonin takime balle per balle ndermjet grupesh me kendveshtrime krejt te ndryshme. Kjo eshte nje foto nga takimet. Ne organizuam takime nderkulturore me tema te zgjedhura nga vajzat. Kjo teme eshte " Trukim dhe rregullim flokesh" Njehere tjeter shkuam ne nje park aventurash ku kishte kalim me litar, lojra equilibri dhe tunele. Ideja ishte jo te krijoje frike por ta kaperceje ate. Ato i lidhen perpjekjet dhe, nuk na interesonte kush kishte me pak a me shume frike, cili grup, ishte thjeshte sesi gjithsecili shprehte vetveten. Ju e shikoni ne fytyrat e tyre, nuk duket se kush ka frike. Qellimi yne ne mbledhjet qe beme, ishte qe vajzat- ketu p.sh. ato po gatuajne- te kuptonin domethenien. Dhe te ndertosh kete domethenie eshte te krijosh ndjenjen e nje kulture mikste, qe krijon lidhje, disa zhvillime nderkulturore qe i kapercejne etiketat. Etiketat sherbejne per te gjeneruar stereotipe dhe formuar paragjykime qe nuk marrin parasysh gjithe te mirat qe na perkasin ne te gjitheve, ose qe ka secili. Se bashku me aftesite komunikuese donim te zhvillonim dhe aftesite krijuese. Kreativiteti eshte shprehja e njohurise dhe dashurise se çdo individi. Dhe nese e aktivizojme kete shprehje se pari, zhvillohet nje hapesire qe sdo ta kishit menduar, qe eshte nje perzierje shprehjesh ku eshte e mundur te shohesh sesi krijohen aftesite nderkulturore. Prandaj berem keto workshope fotografike per te stimuluar kreativitetin. Peter dhe Sandra u moren me fotografimin ata jane fotografet ne grup. Keto jane fotot qe bene vajzat gjate projektit. Here merrnin poza, here benin fotografite. Ato e vendosnin. Kur dikush shikon keto foto, mund te pyesi Ku eshte "ato"? Ku eshte "ne"? Kufijte jane zbehur ne njefare menyre. Si e percaktojme veten? Keto foto na u duken kaq te bukura saqe vendosem te bejme nje ekspozite. Por nuk donim te ishte nje e zakonshme, jo ne nje galeri arti apo muzeum. Donim ti çonim fotot tona ne nje hapesire urbane dhe kishim vizionin tone. Kete beme: ne donim qe vajzat te ishin ne tramvaje, ne tramvajin e deshires. Donim te kishim nje platforme qe te ishte nje deklarate politike kunder seksizmit dhe ksenofobise. Ia paraqitem kete antareve te transportit publik te Keln-it dhe u pelqye shume. ne fillim te korrikut vitin e kaluar, fotot e vajzave u prezantuan ne tramvaj. (Duartrokitje) Projekti pati nje sukses me te madh seç imagjinonim. Ne fakt, gazetat e prezantuan si projekti perfekt kunder tendencave ksenofobike qe fatkeqsisht jane ne rritje jo vetem ne Gjermani, por ne gjithe Evropen. Kishte shume qe na pyeten nese mund ta replikonin projektin nese mund te krijonin Hallofoto-n e tyre. Per kete arsye, menduam Ne do ta licensojme, qe gjithe bota ta perdore. Ja pse projekti eshte ne Creative Commons, dhe ne kete skene TEDxValladolid, dua te ftoj kedo qe deshiron te marre pjese, ta beje ate. (Duartrokitje) Dhe nuk eshte çfare i mesuam ne te katert vajzave, por çfare ato na mesuan. Te gjitha pjesemarreset na treguan menyra per te komunikuar dhe angazhuar. Se pari, ato thyejne stereotipet. Se dyti, krijojne lidhje. Po ashtu krijuan, e transformuan identitete te fuqishme nderkulturore, dhe keto te fundit nuk jane te bazuara ne konsensus, por ne respekt te dyanshem, ne te cilin ato kuptojne njera tjetren duke e vene veten ne rolin e tjetres, te kesh ndjenjen e perkatshmerise. Kjo ndjenje, eshte çfare kam ndjere nga ju ndersa po mbaja kete fjalim, dhe per kete u jam mirenjohese. (Duartrokitje)