Ndoshta e mbani mend
kete foto te Angela Merkel
qe ben nje selfie me nje refugjat.
Kjo foto dhe te tjera si keto
kane shqetesuar parlamentin gjerman
dhe parlamente te tjera evropiane
dhe e kane vene bashkimin evropian
ne pozite te veshtire.
Qe nga fillimi nuk ka pasur
nje konsensus ne Gjermani
ne lidhje me lumin e refugjateve
qe vinin nga Lindja e Mesme drejt Europes.
Ambjenti mikprites i krijuar
nga Angela Merkel ne fillim
nuk u pelqye nga te gjithe.
Qe nga fillimi disa e mbeshteten ate,
disa jo.
Personat kunder saj po shtohen
si dhe numri i kundershtareve,
sigurisht ky fakt demton Angela Merkel.
Nuk dua te hyj ne detaje
rreth te ardhmes politike te Merkel
por dua te permend qe, per mua,
ajo eshte nje nga figurat politike sot
qe ka autoritet moral,
pavaresisht nga gabimet,
qe eshte dicka qe i mungon
politikaneve te sotem.
Ky grafik tregon numrin e refugjateve
qe hyne ne Gjermani vitin e shkuar.
Grupi i pare eshte nga Siria,
i ndjekur nga grupi nga Iraku,
dhe grupi Afgan.
Sipas raportit te UNICEF
publikuar dy jave me pare,
gjysma e atyre qe ikin nga lufta
jane femije.
Diskutimi anti-refugjat
eshte me se i njohur:
"Ata do te na islamizojne"
"Po leme te na hyjne terroristet".
"Po humbasim identitetin".
Po ashtu, eshte e vertete
qe ka njerez qe i mbeshtesin
ose qe jane te ndjeshem
ndaj atyre qe ikin nga lufta
por konstatoj se midis tyre
mundohen qe te mbrohen
nga gabimeve politike
te mos veprojne,
te mos marrin pjese ne iniciativat
qe do te lehtesojne sadopak
dramat personale kaq te renda.
Ne diskutimet zyrtare dhe jozyrtare
si element themelore per integrimin
e refugjateve
eshte mesimi i gjermanishtes.
Une jam nje gjuhetare nga Barcelona.
Jetoj prej kater vjetesh
ne Keln te Gjermanise.
Te mesuarit e gjuhes eshte
faktor kyç per mua po ashtu,
qe te mund te integrohem,
por nuk eshte themelore
vetem per refugjatet,
eshte per gjithe emigrantet
ne pergjithesi.
Kam bere kerkime per aspekte
te ndryshme ne ambjente poliglote
per 4 vjet.
Sipas meje gjuha nuk eshte produkti final
qe mund te arrish.
Per mua, gjuha eshte nje proces
qe ndryshon gjate gjithe jetes,
gjate eksperiencave personale qe kemi.
Gjuha eshte nje mjet i fuqishem
per integrim, per tu perfshire,
por gjithashtu mjet i fuqishem
per mosperfshirje sociale.
Nese, per shembull,
keni aftesi te pakta gjuhesore
ose keni aksent te huaj apo dialektin
e nje zone te caktuar,
ose nese keni nje paaftesi
qe ndikon ne prodhimin e te folurit,
per shembull, ju merret goja,
te gjitha jane shembuj qe influencojne
menyren ne te cilen njerezit
ju pranojne apo refuzojne ne shoqeri.
Perdorimi i gjuhes dhe
identiteti nuk eshte statik,
eshte dinamik.
Nuk eshte si shenjat e gishtave
qe i keni perjete.
Identiteti eshte diçka qe ju e krijoni
ne baze te vlerave dhe besimeve
qe ju japin familjet dhe miqte,
dhe po ashtu nga se kush doni te beheni,
dhe kjo e fundit eshte e lidhur
me motivacionin,
nga ndjenja e perkatesise
qe keni me grupet e tjera
me te cilet ndiheni te lidhur
dhe po ashtu marredhenja me grupet
qe jane krejt te ndryshem nga ju.
Ne qendrat e refugjateve ne Gjermani,
ofrohen kurse te gjermanishtes gratis,
dhe ju vjen natyrale te mendoni,
se keta njerez duhet te ndihen te lumtur,
sepse atyre i ofrohen keto mundesi,
dhe duhet te jene mirenjohes.
Megjithate mungesa e vajzave
adoleshente eshte e dukshme
ne keto grupe te gjermanishtes.
Mendoni:
keto vajza kane nje peshe rende,
kane stres post-traumatik,
prej eksodit, ne nje toke
qe nuk ia kane premtuar,
Ato kane pare sesi
i kane vraret njerezit e dashur,
si i kane djegur shtepite.
Disa gra, fatkeqsisht,
kane qene viktima te perdhunimit
ne kete udhetim nga Afganistani,
Iraku e Siria,
deri ne Evrope dhe ne kete rast,
ne Gjermani.
Nese viheni ne vendin e tyre
a do tju shkonte mendja
per mesim gjermanishtje
apo ndonje gje si kjo?
Madje,
prinderit, vellezerit dhe
pjesetaret e familjes
nuk i lejojne ato te marrin
pjese ne keto aktivitet
sepse mendojne qe
kjo mund ti demtoje me shume.
Dhe pyetja eshte,
çfare mund te bejme qe
keto vajza te nisin pjesemarrjen
ne kete shoqeri te re e te integrohen?
Kjo eshte pyetja qe
une me kater miq kemi bere:
Sandra me trikon e kuqe,
pastaj une, Lina dhe Peter.
Ne, per arsye te ndryshme,
kemi shume lidhje me adoleshencen.
Peter dhe une kemi vajza 15 vjeçare,
Sandra dhe Lina punojne
me nje grup adoleshentesh.
Ne menduam,
po sikur te krijojme nje projekt
qe nuk do te terheqe
vetem vajzat refugjate
por edhe vajzat gjermane?
A mund ti lidhim ato?
A mund te krijojme
nje hapsire per to qe te lidhen
dhe kjo te ndihmoje ne integrimin e tyre?
Keshtu lindi Hallofoto!
Eshte nje projekt interkulturor
per vajzat 13-17 vjeçare.
Qellimi i ketij projekti eshte:
zhvillimi
filluam me krijim hapsirash
per nderlidhje
qe zhvillojne aftesi komunikimi,
dhe kreativitet.
Ne menduam:
Nese i zhvillojme te dyja,
me siguri qe i japim mundesi
atyre te zhvillojne aftesi interkulturore.
Por per te zhvilluar aftesi kominikimi
duhet te mesonin gjermanishten
s'kishte rruge tjeter.
Ne perdorem nje metode inovative:
tabelat e komunikimit te amplifikuar.
Keto tabela,
jane mjete per njerezit qe nuk fjasin.
per ata qe nuk mund te perdorin
gjuhen e folur.
Kjo mund te jete qe nga lindja
per shembull, autizem i theksuar,
ose femije me paralize cerebrale.
Ky kondicion po ashtu
mund te shfaqet edhe tek te rriturit
pas nje ishemie, ose aksidenti,
ose pas nje semundje neurodegjenerative
si ajo e Parkinsonit.
Tabelat qe ne perdorem ne projekt
jane te bazuara
ne piktograma dhe fjalor bazik.
Ky fjalor perfshin fjalet qe perseriten
me shpesh gjate te folurit
dhe kjo ndodh jo vetem ne gjermanisht
por edhe ne spanjisht, katalan,
bask, anglisht, etj.
Vajzat i pranuan kto instrumenta,
dhe te dhenat qe u mblodhen nga projekti
treguan qe ato e vleresuan positivisht.
Megjithate, per ato nuk kishin
shume rendesi
mesimi i gjermanishtes, enderrat,
motivacioni,
perfshimi ne shoqeri.
Per ato, gjerat me te rendesishme
ishin takimet tona
te organizuara te Hallofoto!
gjate projektit.
Ato jane takime interkulturore
sepse promovonin takime balle per balle
ndermjet grupesh me kendveshtrime
krejt te ndryshme.
Kjo eshte nje foto nga takimet.
Ne organizuam takime
nderkulturore me tema
te zgjedhura nga vajzat.
Kjo teme eshte
" Trukim dhe rregullim flokesh"
Njehere tjeter shkuam
ne nje park aventurash
ku kishte kalim me litar,
lojra equilibri dhe tunele.
Ideja ishte jo te krijoje frike
por ta kaperceje ate.
Ato i lidhen perpjekjet dhe,
nuk na interesonte kush kishte
me pak a me shume frike,
cili grup,
ishte thjeshte sesi
gjithsecili shprehte vetveten.
Ju e shikoni ne fytyrat e tyre,
nuk duket se kush ka frike.
Qellimi yne ne mbledhjet qe beme,
ishte qe vajzat-
ketu p.sh. ato po gatuajne-
te kuptonin domethenien.
Dhe te ndertosh kete domethenie
eshte te krijosh ndjenjen
e nje kulture mikste,
qe krijon lidhje,
disa zhvillime nderkulturore
qe i kapercejne etiketat.
Etiketat sherbejne per te gjeneruar
stereotipe dhe formuar paragjykime
qe nuk marrin parasysh gjithe te mirat
qe na perkasin ne te gjitheve,
ose qe ka secili.
Se bashku me aftesite komunikuese
donim te zhvillonim dhe aftesite krijuese.
Kreativiteti eshte shprehja e njohurise
dhe dashurise se çdo individi.
Dhe nese e aktivizojme kete shprehje
se pari, zhvillohet nje hapesire
qe sdo ta kishit menduar,
qe eshte nje perzierje shprehjesh
ku eshte e mundur te shohesh
sesi krijohen aftesite nderkulturore.
Prandaj berem keto
workshope fotografike
per te stimuluar kreativitetin.
Peter dhe Sandra u moren me fotografimin
ata jane fotografet ne grup.
Keto jane fotot
qe bene vajzat gjate projektit.
Here merrnin poza, here benin fotografite.
Ato e vendosnin.
Kur dikush shikon keto foto, mund te pyesi
Ku eshte "ato"? Ku eshte "ne"?
Kufijte jane zbehur ne njefare menyre.
Si e percaktojme veten?
Keto foto na u duken kaq te bukura
saqe vendosem te bejme nje ekspozite.
Por nuk donim te ishte nje e zakonshme,
jo ne nje galeri arti apo muzeum.
Donim ti çonim fotot tona
ne nje hapesire urbane
dhe kishim vizionin tone.
Kete beme:
ne donim qe vajzat te ishin ne tramvaje,
ne tramvajin e deshires.
Donim te kishim nje platforme
qe te ishte nje deklarate politike
kunder seksizmit dhe ksenofobise.
Ia paraqitem kete antareve
te transportit publik te Keln-it
dhe u pelqye shume.
ne fillim te korrikut vitin e kaluar,
fotot e vajzave
u prezantuan ne tramvaj.
(Duartrokitje)
Projekti pati nje sukses
me te madh seç imagjinonim.
Ne fakt, gazetat e prezantuan
si projekti perfekt
kunder tendencave ksenofobike
qe fatkeqsisht jane ne rritje
jo vetem ne Gjermani,
por ne gjithe Evropen.
Kishte shume qe na pyeten
nese mund ta replikonin projektin
nese mund te krijonin Hallofoto-n e tyre.
Per kete arsye, menduam
Ne do ta licensojme,
qe gjithe bota ta perdore.
Ja pse projekti eshte ne Creative Commons,
dhe ne kete skene TEDxValladolid,
dua te ftoj kedo qe deshiron
te marre pjese,
ta beje ate.
(Duartrokitje)
Dhe nuk eshte çfare i mesuam
ne te katert vajzave,
por çfare ato na mesuan.
Te gjitha pjesemarreset na treguan
menyra per te komunikuar dhe angazhuar.
Se pari, ato thyejne stereotipet.
Se dyti, krijojne lidhje.
Po ashtu krijuan,
e transformuan identitete
te fuqishme nderkulturore,
dhe keto te fundit
nuk jane te bazuara ne konsensus,
por ne respekt te dyanshem,
ne te cilin ato kuptojne njera tjetren
duke e vene veten ne rolin e tjetres,
te kesh ndjenjen e perkatshmerise.
Kjo ndjenje,
eshte çfare kam ndjere nga ju ndersa
po mbaja kete fjalim,
dhe per kete u jam mirenjohese.
(Duartrokitje)