Isha këtu katër vite më parë.
dhe më kujtohet, në atë kohë;
prezantimet nuk viheshin online
Mendoj, ato u dhuroheshin pjesëmarrësve të TED në pako.
në një kuti me DVD.
të cilat ata i vendosnin në dollap, aty ku akoma ndodhen.
(të qeshura)
Në fakt, Chris më thirri
një javë pas fjalimit tim
dhe tha, "Do të fillojmë t'i vejmë online.
A mund ta vendosim edhe tënden online? Dhe unë u i thash, "Patjetër"
Dhe katër vite më vonë,
dhe siç thashë, është shikuar nga katër...
është shkarkuar katër milion herë.
Kështu, supozoj ju do mund ta shumëzonit atë me rreth 20 herë
për të nxjerrur numrin e personave që kanë parë atë.
Dhe siç thotë Chris-i, është një uri
për videot e mia.
(Të qeshura)
(Aplauzë)
...a nuk e ndjeni ju?
(Të qeshura)
Pra, e tërë kjo ngjarje ka qenë një elaborim në ndërtim
për mua për të dhënë një tjetër për ju, ja ku vie.
(Të qeshura)
Al Gore foli
në konferencën e TED katër vite më parë, aty ko fola edhe unë
dhe ai foli për krizën klimatike.
dhe unë i bëra referencë të njëjtës
në fund të fjalimit tim.
Prandaj dua të vazhdoj nga aty
sepse kisha vetëm 18 minuta, sinqerisht.
Pra, siç po thosha...
(të qeshura)
Shikoni, ai ka të drejtë.
Mendoj, është e qartë se e kemi një krizë klimatike.
Dhe mendoj, nëse njerëzit nuk e besojnë këtë duhet të dalin më shumë jashtë.
(të qeshura)
Por unë mendoj se është një krizë tjetër klimatike,
që është po aq e rëndë,
dhe ka origjinë të njëjtë,
dhe të mirremi me të me të njëjtën urgjencë.
Dhe me këtë mendoj --
ndërsa ju mund të thoni, "Shiko, jam mirë.
E kam një krizë klimatike;
S'më hyn në punë edhe një tjetër."
Por kjo është një krizë jo e resurseve natyrore,
edhe pse besoj se ajo është e vërtetë,
Por një krizë e resurseve njerëzore.
Unë besoj, thelbësisht,
si shumë folës që folën gjatë ditëve të kaluara,
që shumë keq i shfrytëzojmë
talentet tona.
Shumë njerëz kalojnë tërë jetën e tyre
pa pasur sens të vërtetë rreth asaj se cilat mund të jenë talentet e tyre,
apo nëse kanë ndonjë të flasin për të.
Takoj të gjithë llojet e njerëzve
të cilët mendojnë se nuk janë të mirë për asgjë.
Në fakt, në njëfarë mënyre e ndaj botën në dy grupe tani.
Jeremy Bentham, folozof i madh utilitarian,
filloi këtë argument një herë.
Ai tha. "Në botë janë dy lloje njerëzish,
ata që ndajnë botën në dy lloje,
dhe ata që s'e ndajnë."
(të qeshura)
Unë e ndaj.
(të qeshura)
Takoj shumë njerëz
të cilët nuk kënaqen me atë që bëjnë.
Ata thjesht kalojnë tërë jetën
vetëm sa për të mbetur gjallë.
Ata nuk kanë ndonjë kënaqësi nga ajo që bëjnë.
Ata më shumë e durojnë atë se sa kënaqen.
dhe mezi presin fundjavën.
Por takoj edhe njerëz
që dashurojnë atë që bëjnë
dhe s'mund të imagjinojnë të bëjnë diç tjetër.
Nëse u thua atyre "Mos e bëni më këtë, " ata do të habiteshin me atë që thoni.
Sepse ata thonë se ajo që bëjnë është ajo që janë.
"Kjo që bëj jam unë, e dini.
do ishte budallallëk të braktisja këtë, sepse
kjo që bëj është vetvetja ime më autentike.
Por kjo s'është e vërtetë për mjaft njerëz.
Në fakt, është e kundërta, mendoj
shumë pak njerëz janë të tillë.
Dhe mendoj se ka shumë
shpjegime të mundshme për këtë.
Dhe ndër të parat
është edukimi,
sepse edukimi në njëfarë mënyre
zhvendosë/largon shumë njerëz
nga talenti i tyre natyral.
Resurset njerëzore janë sikur resurset natyrore;
ato shpesh janë të groposura thellë.
Duhet të "mihësh" për t'i gjetur ato.
Ato nuk shfaqen thjesht në sipërfaqe.
Duhet të krijosh rrethanat ku ato mund të shfaqen.
Dhe natyrisht siç pritet
ato do duhej të shfaqeshin përmes edukimit
Por shpesh, nuk ndodh ashtu.
Secili sistem i edukimit në botë
është duke u reformuar për momentin.
Por kjo s'mjafton.
Reforma s'hyn më në punë,
thjesht reforma dmth përmirësim i një modeli të prishur.
Ajo që na duhet --
një fjalë që është përdorur shumë gjatë ditëve të fundit
nuk është një evolucion,
por një revolucion në edukim.
Kjo duhet të transformohet
në diçka tjetër.
(Aplauzë)
Një nga sfidat reale
është të bësh inovacione fundamentale
në edukim.
Inovacionet janë të vështira
sepse nënkuptohet të bësh diçka
që për njerëzit nuk është e lehtë të bëhet.
Dmth, të sfidohet ajo që ne e marrim si të kryer
të sfidohen gjërat që mendojmë se janë të qarta.
Problemi i madh për reformat
ose transformimet
vie nga tirania e logjikës së zakonshme.
gjërat për të cilat njerëzit mendojnë,
"Po, kjo gjë nuk mund të bëhet ndryshe sepse kjo është e vetmja mënyrë që bëhet."
Së fundmi e kam gjetur një thënie nga Abraham Lincoln,
për të cilin mendova se ju do kënaqesit të dëgjonit tani.
(të qeshura)
Në dhjetor të 1862 ai tha këtë
në takimin e dytë vjetor të Kongresit.
Më duhet t'iu them se nuk kam ide se çka ishe duke ndodhur atëherë.
Ne në Britani nuk mësojmë historinë Amerikane.
(të qeshura)
Ne e suprimojmë atë. E dini, kjo është politika jonë.
(të qeshura)
Pra, pa dyshim diçka fascinante ishte duke ndodhur në dhjetor të 1862,
për të cilën do të dëgjojnë tani
Amerikanët që ndodhen mes nesh.
Por ai tha këtë:
Dogmat
nga e kaluara e heshtur
janë inadekuate për të tashmen e stuhishme.
Mundësia
arrihet me shumë vështërsi
dhe ne duhet të ngrihemi së bashku me mundësinë.
Më pëlqen kjo.
Jo t'i kundërvihemi, por të ngrihemi me të.
Siç rasti ynë është i ri
ne duhet të mendojë rishtas
dhe veprojmë me gjëra të reja
Ne duhet të çlirojmë vetveten
dhe pastaj të shpëtojmë vendin tonë
E dua këtë fjalë "çlirojmë"
E dini çka do të thotë në këtë rast?
Të gjithë ne jemi të ngulfatur nga ide të ndryshme
të cilat i marrim si të sakta
si natyrale, ashtu siç janë.
Dhe shumë nga idetë tona
janë formuar, jo për t'u përballur me rrethanat e këtij shekulli
por, për t'u përballur me ato të shekujve të kaluar.
Dhe mendjet tona janë të hipnotizuara nga to.
Dhe neve na duhet të çlirohemi nga ato.
është shumë lehtë të thuhet se sa të bëhet.
është shumë vështirë të dijmë se çka marrim si të pranuar/saktë
dhe arsyeja është sepse e marrim si të tillë
Më lejoni tu pyes për diçka që e merrni si të kryer.
Sa nga ju ketu jeni më shumë se 25 vjeç?
Mendoj se këtë s'e merrni si të saktë.
Jam i sigurt se të gjitë e dini këtë.
A ka këtu njerëz nën 25 vjeç?
Mirë. Tani, ata mbi 25 vjeç
a mund t'i ngrisni duart nëse mbani orë dore?
Pra, shumica nga ne apo?
Bëj një pyetje të tillë një dhome të mbushur me adoleshent.
Adoleshentët nuk mbajnë orë dore.
Nuk them që s'munden apo nuk u lejohet,
por ata zgjedhin të mos e bëjnë këtë.
Arsyeja për këtë është se ne jemi rritur
në kulturën pre-dixhitale, pra ne mbi 25 vjeç.
Dhe për ne, nëse duam të dijmë kohën,
duhet të vëmë orën në dorë për të parë.
Fëmijët tani jetojnë në botë dixhitale,
dhe koha, për ta, është çdokund.
Ata nuk e shohin të arsyeshme të bartin orë.
Dhe, meqë ra fjalë, as ju s'keni nevojë të bëni atë.
por, ju e keni bërë atë gjithmonë dhe vazhdoni ta bëni.
Vajza ime kurrë nuk bart orë, vajza ime Kate që është 20 vjeç.
Ajo nuk gjen arsye për të.
dhe ajo thotë, "është pajisje me një funksion të vetëm"
(të qeshura)
"Sikur - çfarë budallalëku është?
Dhe unë i them "Jo, jo, prit, tregon edhe datën"
(të qeshura)
"Ka funksione të shumfishta."
E shikoni, ka gjëra të tilla në edukim nga të cilat jemi të ngulfatur.
Tani ju tregoj disa shembuj.
Një nga shembujt është ideja e linearitetit,
që fillon këtu, dhe ju ndiqni shtegun (edukimin nga fillimi në fund),
dhe nëse bën gjithçka siç duhet, atëherë
keni bërë zgjidhje për tërë jetën.
Të gjithë ata që kanë folur në TED kanë thënë në mënyrë implicite,
edhe nganjëherë eksplicite, një tregim tjetër,
që jeta nuk është lineare, por është organike.
Ne krijojmë në jetën tonë në mënyrë simbiotike
derisa eksplorojmë talentet tona
që janë në relacion me rrethanat që na ndihmojnë për të krijuar.
Por ju e dini, ne jemi bërë obsesiv
me këtë përshkrim linear.
Mbase qëllimi kryesor i edukimit
është për të arritur në kolegje.
Mendoj se të gjithë ne jemi të obsesionuar për të dërguar njerëz në kolegj,
lloje të ndryshme kolegjesh.
Nuk them se nuk duhet shkuar në kolegj, por jo të gjithë kanë nevojë të shkojnë,
dhe jo të gjithë kanë nevojë të shkojnë menjëherë.
Ndoshta shkojnë më vonë, jo menjëherë.
Në San Francisco isha ulur
duke nëshkuar libra.
Aty ishte një burrë duke blerë një libër, ishte në të 30-tat.
Unë e pyeta, "Më se mirresh?"
Ai u përgjigj, "Jam zjarrfikës."
Dhe unë i thashë, "Sa kohë ka që je zjarrfikës?"
Ai tha, "Gjithmonë, gjithmonë kam qenë zjarrfikës."
Dhe unë e pyeta, "Po mirë, kur ke vendosur për këtë?"
Ai tha, "Si fëmij." Ai tha, "Në fakt, ishte problem për mua në shkollë,
sepse në shkollë, të gjithë donin të bëheshin zjarffikës."
Ai tha, "Dhe unë doja të bëhesha zjarrfikës."
Dhe ai tha, "Kur arrita në vitin e fundit në shkollë,
mësuesit mendonin se po tallesha.
Një nga mësuesit nuk e mori seriozisht.
Ai më thoshte se po rrënoja jetën
nëse do të bëja vetëm atë
se do të duhej të shkoja në kolegj, dhe të bëhesha profesionist
që kisha potencial të madh
dhe se po humbisja talentin nëse bëhesha i tillë."
Dhe ai tha, "Ishte e turpshme sepse
mësuesi m'i tha këto para të gjithë klasës, dhe unë u ndjeva i trembur.
Por, ajo ishte çka unë desha, dhe posa kalova shkollën,
aplikova për shërbimin e zjarrfikësve dhe u pranova."
Dhe ai tha, "E di, së fundmi isha duke menduar për mësuesin,
posa ti më fole unë fillova të mendoj për të.
sepse para gjashtë muajsh
Unë i shpëtova jetën atij"
Të qeshura)
Ai tha, "Ai ishte në aksident veturash,
e nxora nga aty, i dhash ndihmën e parë,
i shpëtova jetën e gruas së tij poashtu."
Ai tha, "Tani mendoj se ai mendon më mirë për mua."
(Të qeshura)
(Aplauzë)
E dini, për mua
bashkësitë njerëzore varen
nga diversiteti i talenteve.
dhe jo nga një koncept i vetëm i një shkathtësie.
Dhe në zemër të sfidave tona --
(Aplauzë)
Në zemër të sfidës
është rekonstituimi i sensit të shkathtësive tona
dhe inteligjencës.
Kjo gjëja e linearitetit është problem.
Kur arrita në L.A.
rreth nëntë vite më parë,
E pash një deklaratë të një rregulloreje
që kishte qëllim të mirë,
e cila thoshte, "Kolegji fillon në kindergarten" (Kopsht fëmijësh)
No, nuk fillon
(të qeshura)
Nuk fillon.
Sikur të kisha kohë do flisja në detaje për këtë, por s'kemi.
(të qeshura)
Kindergarten fillon në Kindergarten.
(të qeshura)
Një mik imi njëherë tha,
"E dini, një fëmij tre vjeç nuk është gjysma e një fëmiu gjashtë vjeç."
(të qeshura)
(Aplauzë)
është tre.
Por ashtu siç dëgjuam në sesionin e fundit,
tash ka një konkurrencë të madhe për t'u pranuar në kinderkarten,
në kindergarten të duhur,
saqë njerëzit po intervistohen për t'u pranuar në moshën 3 vjeç
Fëmijë që ulen përball paneleve serioze,
e dini, fëmijë me rezymetë e tyre
(të qeshura)
duke u shfletuar nga panelet dhe duke thënë, "Vetëm kaq, kjo është e gjitha?"
(të qeshura)
(Aplauzë)
Jeni lindur qe 36 muaj dhe vetëm kaq e keni rezymenë?"
(të qeshura)
"S'keni arritur asgjë. Fund.
Paskeni çuar dëm 6 muaj duke pirë gji, me sa po shoh unë."
(të qeshura)
E shihni, është fyes si koncept, por i tërheq njerëzit.
çështja tjetër e madhe është konformiteti.
Ne kemi ndërtuar sistemet tona të edukimit
në model të "fast food".
Jamie Oliver foli diç dje në lidhje me këtë.
E dini, janë dy modele të sigurimit të cilësisë në zinxhirin e ushqimeve
E para është "fast food" (ushqim i shpejtë, p.sh. hamburger)
ku gjithçka është e standardizuar.
Dhe tjetra është sikur restaurantet Zagat dhe Michelin,
ku asgjë nuk është e standardizuar,
por përshtaten për rrethanat lokale.
Dhe ne kemi hedhur veten në modelin "fast food" të edukimit.
Dhe ai po na varfëron shpirtin dhe energjinë tonë,
po aq sa "fast food" po shterron trupin tonë.
(aplauzë)
Mendoj se duhet konsideruar disa gjëra këtu.
E para është që talenti njerëzor është skajshmërisht i ndryshëm
Njerëzit kanë prirje të ndryshme
Së mundmi u mendova që
edhe mua më kishin dhënë një kitarë
pothuaj në të njëjtën moshë sikur Eric Claptonit.
E dini, funksionoi për Erikun, vetëm kaq them.
(të qeshura)
(Në njëfarë mënyre nuk funksionoi për mua.
Nuk mund të luaja në të
pavarsisht sa shpesh apo shumë i fryeja.
Thjesht nuk punonnte.
Kjo ska të bëj vetëm më përpjekjet.
Ka të bëj me pasionin.
Shpesh njerëzit janë të mirë në gjëra për të cilat vërtetë nuk brengosen
Ka të bëj me pasionin
dhe me atë që eksciton shpirtin dhe energjinë tonë.
Dhe nëse jeni duke bërë atë që e doni, dhe në të cilën jeni të mirë
atëherë koha merr nje kahje krejtësisht tjetër.
Gruaja ime sapo ka përfunduar së shkruari një roman
dhe unë mendoj se është një libër i mirë,
por ajo zhdukej me orë duke e shkruar.
E dini këtë, nëse bëni diçka që e doni,
një orë duket sikur pesë minuta.
Nëse bëni di;ka që nuk rezonon me shpirtin tuaj,
pesë minuta duken sikur një orë.
Dhe arsyeja pse shumë njerëz janë duke u larguar nga edukimi
është sepse edukimi nuk u ushqen shpirtin,
as energjinë dhe as pasionin.
Prandaj mendoj se duhet të ndryshojmë metaforat.
Neve na duhet të kalojmë nga ajo që thjesht është sistem industrial i edukimit,
model manufakturial,
i cili është i bazuar në linearitet
dhe konformitet dhe që grumbullon njerëz.
Na duhet të kalojmë në një model
që është i bazuar më shumë në parimet e agrikulturës.
Na duhet të marrim parasysh se lulëzimi i njerëzve
nuk është një proces mekanik,
por është një proces organik.
Nuk mund të parashikohet rezultati i zhvillimit të njerëzve;
por e tëra që mund të bëhet është sikur bujku,
që krijon parakushtet në të cilat
ata fillojnë të lulëzojnë.
Dhe kur shikojmë reformimin dhe transformimin e edukimit,
nuk duhet konsideruar si një sistem klonimi.
Ka mjaft modele sikur ai i KIPPs, është një sistem i shkëlqyer.
Ka shumë modele të shkëlquera.
Ka ta bëj me përshtatjen në rrethanat tuaja,
dhe personalizimi i edukimit
për njerëzit që jeni duke i edukuar.
Mendoj, duke e bërë atë
gjindet përgjigja për të ardhmen
sepse s'ka të bëj me shkallëzimin e një solucioni të ri
por ka të bëj me krijimin e një lëvizje në edukim
në të cilin pastaj njerëzit bëjnë zgjidhjet e tyre,
por me mbështetje nga jashtë bazuar në planprogram të personalizuar.
Tani, në këtë dhomë,
ka njerëz që prezantojnë
resurse të jashtëzakonshme në biznes
multimedia dhe internet.
Këto teknologji,
në kombinim me talentet e jashtëzakonshme të mësuesve
ofrojnë një mundësi për të bërë revolucion në edukim.
Dhe unë ju kërkoj që të përfshiheni në të
sepse është me rëndësi vitale, jo vetëm për ne,
por për të ardhmen e fëmijëve tanë
por, na duhet të ndryshojmë nga modeli industrial
në atë agrikulturor,
në të cilin secila shkollë mund të lulëzoj të nesërmen.
Aty ku fëmijët jetojnë.
Ose në shtëpi, nëse ata zgjedhin të edukohen
me familjet apo miqtë.
Ka pasur shumë fjalime për ëndrrat
gjatë ditëve të fundit.
Dhe unë desha shumë shpejt --
U preka shumë nga këngët e NAtalie Merchant mbrëmë,
rikthim i poemave të vjetra.
Dhe unë deshta t'iu lexoj shpejt një poemë të shkurtër.
nga ë.B Yeats, të cilin mbase disa nga ju e njihni.
Ai shkroi këtë për të dashurën e vet
Maud Gonne,
dhe ai kishte parasysh faktin që
ai mendonte që nuk mund t'i ipte asaj atë që ajo kërkonte nga ai
Dhe ai thotë, "Unë kam diçka tjetër, por mund të mos jetë për ty."
Ai thotë këtë:
Sikur t'i kisha pëlhurat e qëndisura të qiellit,
praruar me ar
dhe dritë argjendi
të kaltërta dhe zbehta
dhe pëlhura të errëta
nga nata dhe drita dhe gjysmë-drita,
Do shtroja këto pëlhura nën këmbët tua;
Por unë, meqë jam i varfër,
kam vetëm ëndrrat
dhe kam shtruar ëndrrat nën këmbët tua;
shkel butësisht
sepse po shkel në ëndrrat e mia."
Dhe çdo ditë, çdokund
fëmijët tonë shtrijnë ëndrrat e tyre nën këmbët tona
Dhe ne duhet ecur butësisht.
Faleminderit.
(aplauzë)
Faleminderit shumë.