Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne jetojmë duke e kërkuar lumturinë "atje-tutje" si të ishte ndonjë mall. Jemi bërë skllevër të dëshirave dhe kërkesave tona. Lumturia nuk është diçka që mund të ndiqet ose të blihet si një plaçkë e lirë. Kjo është Maja, iluzioni, loja e pafund e formës. Në traditën Budiste, Samsara, ose cikli i pafund i vuajtjes është i përjetësuar nga kërkimi i kënaqësisë dhe shmangia e dhimbjes. Frojdi e ka cilësuar këtë si "principi i kënaqësisë." Çdo gjë që ne bëjmë, është një përpjekje për të krijuar kënaqësi, për të fituar diçka që dëshirojmë, ose për të shtyrë tutje diçka që është e padëshirueshme, që ne nuk e duam. Madje dhe një organizëm i thjeshtë si parameciumi, bën të njëjtën gjë. Kjo quhet përgjigje ndaj ngacmimit. Ndryshe nga parameciumi, njerëzit kanë më shumë zgjedhje. Ne jemi të lirë të mendojmë, dhe ky është thelbi i problemit. Është mënyra e të menduar se çfarë ne duam ajo që ka dalë jashtë kontrollit. Dilema e shoqërisë moderne është se ne kërkojmë ta kuptojmë botën, jo sipas termave të vetëdijes së brëndshme arkaike, por sipas sasisë dhe kualifikimit të asaj që ne e përceptojmë të jetë bota e jashtme duke përdorur mjete shkencore dhe mendim. Të menduarit ka sjellë më shumë mendime dhe më shumë pyetje. Ne kërkojmë të njohim forcat më të thella të cilat krijojnë botën dhe që e udhëheqin atë. Por ne e përceptojmë këtë esencë sikur të ishte jashtë vetes sonë, jo si diçka që jeton, brënda natyrës sonë. Ishte psikiatri i famshëm Karl Jung ai që tha; "kush shikon jashtë ëndërron, kush shikon brënda zgjohet." Nuk është gabim të dëshirosh të jesh i zgjuar, të jesh i lumtur. Çfarë është e gabuar, është ta kërkosh lumturinë jashtë ndërkohë që mund të gjendet vetëm brënda vetes. Pertej Mendimit pj.4 Më 4 Gusht 2010, në konferencën e Tekonomisë në Lake Tahoe, Kaliforni, Erik Shmidt-CEO i Google, përmendi një statistikë mbreslënëse. Çdo dy ditë ne tani krijojmë aq informacion sa ç'krijonim që nga lindja e qytetërimit deri në vitin 2003, sipas Shmidtit. Kjo do të thotë rreth 5 eksabajt të dhënash. Kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur ndonjëherë kaq shumë mendime dhe kurrë nuk ka pasur kaq shumë trazira në planet. A mund të jetë se sa herë që ne mendojmë për zgjidhjen e një problemi, ne krijojmë dy probleme më shumë? Ç'të mirë ka e gjithë kjo e menduar nëse nuk na sjell lumturi më të madhe? A jemi më të lumtur? Më të qetë? Më të gëzuar si rezultat i gjithë këtij të menduari? Apo na izolon, dhe na shkëput nga një përvojë më të thellë dhe më kuptimplotë të jetës? Mendimi dhe veprimi, duhet të sillen në ekuilibër me qënien. Në fund të fundit, ne jemi qënie njerëzore, dhe jo bërje-njerëzore. Ne duam ndryshim dhe stabilitet në të njëjtën kohë. Zemrat tona janë shkëputur nga spiralja e jetës, nga ligji i ndryshimit, ndërsa mendja llogjike na shtyn drejt stabilitetit, sigurisë dhe qetësisë se shqisave. Me një magjepsje të frikshme ne shikojmë vrasje, cuname, tërmete dhe luftëra. Vazhdimisht përpiqemi ta zëmë mendjen, ta mbushim me informacion. Me programe televizive që shfaqen nga çdo aparat i mundshëm. Me lojëra dhe fjalëkryqe. Me mesazhe. Dhe me çdo lloj kotësie të mundshme. E lëmë veten të hipnotizohemi me vërshimin e pafund të imazheve të reja, me informacion të ri me mënyra të reja që torturojnë dhe qetësojnë shqisat tona. Në çastet e reflektimit të qetë të brendshëm, zemra mund të na thotë se jeta është më e madhe se realiteti ynë i tanishëm, se ne jetojm në një botë fantazmash të uritura. Gjithmonë duke kërkuar e kurrë të kënaqur. Kemi krijuar një vorbull të dhënash duke fluturuar përreth planetit për të lehtësuar mendimin, më shumë ide se si të rregullojmë botën, për të rregulluar problemet që ekzistojnë vetëm se i ka krijuar mendja. Të menduarit ka krijuar gjithë rrëmujë në të cilën ne gjendemi tani. Ne luftojmë kundër sëmundjeve, armiqve dhe problemeve. Paradoksi është se atë që lufton ajo vazhdon. Sa më shumë e lufton diçka, aq më e fortë ajo bëhet. si nje ushtrim fizik per te forcuar muskujt, ti ne te vertete po e perforcon ate pikerisht gjene te cilen duhet ta largojme. Atehere., cila eshte alternativa e te menduarit? Cilat jane mekanizmat e tjere qe njerezimi mund te perdore ne kete planet? Nderkohe qe kultura Perindimore eshte fokusuar ne eksplorimin e fizikes duke perdorur mendime dhe analiza, kultura të tjera të lashta kanë zhvilluar teknollogji te sofistikuar ne eksplorimin e hapesires se brendshme. Humbja e nderlidhjes sone me boterat e brendeshme ka krijuar pabarazi në planetin tonë. citati i lashte "njih vetveten" tashme eshte zevendesuar nga deshira per te perjetuar boten e jashtme te formes. Pyetjes, Kush jam Une? nuk eshte thjeshte te pershkruash se cfare permban kartevizita jote. ne Budizem, ti nuk je permbajtja e vetedijes tende nuk je vetem nje koleksion mendimesh apo idesh sepse pas mendimeve eshte ai qe vezhgon mendimet. "njih vetveten"eshte nje shprehje Zen, nje gjeze pa pergjigje Si perfundim mendja do te rraskapitet per te gjetur pergjigjen. Si qeni qe vertitet rreth bishtit te tij, eshte vetem indetiteti i egos qe kërkon te gjejë një përgjigje,një qëllim. E vërteta se kush jeni nuk ka nevojë për një përgjigje sepse të gjitha pyetjet janë te krijuara nga mendja egoike. Ju nuk jeni mendja juaj. E vërteta nuk qëndron në më shumë përgjigje, por në pak pyetje. ashtu si Joseph Cambell ka thenë "Unë nuk besoj se njerëzit janë në kërkim të kuptimit të jetës aq shumë sa kerkimi i përvojes për të qënë i gjallë" Kur Budën e pyeten"çfarë jeni ju" ai thjesht u pergjigj "Unë jam i zgjuar." çfare do të thotë, të jesh i Zgjuar? Buda nuk e thotë me saktesi sepse lulëzimi i çdo personi në jetë është i ndryshëm. Por ai thotë një gjë; është fundi i vuajtjes. Çdo traditë fetare e madhe ka një emër për gjendjen e të qenit zgjuar. Qiell,parajsa Nirvana " çlirim shpirteror" ose Moksha "shpetim nga vuajtja karmike" Një mendje të qetë është e gjitha që ju duhet për të realizuar rrymen e natyrës Gjithçka tjeter do të ndodhë kur mendja është e qetë. Në këtë heshtje, energjitë e brendshme zgjohen dhe punojnë pa mundim perkrahë jush. Taoistët thonë ,"Chi ndjek vetëdijen" duke ndenjur në heshtje personi fillon te dëgjojë urtësinë e bimëve dhe te kafshëve. Heshtja përshpërit në ëndërr, dhe mëson mekanizmin delikat me të cilen këto ëndrra materializohen. Në Tao te Ching, kjo mënyrë jetese quhet "wei wu wei" "Të bësh, te mos besh" Buda ka folur për "Rrugën e mesme" si shtegu që të çon drejt ndriçimit. Aristoteli e përshkruajti Mesin e Arte