Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.
Ne jetojmë duke e kërkuar lumturinë "atje-tutje"
si të ishte ndonjë mall.
Jemi bërë skllevër të dëshirave dhe kërkesave tona.
Lumturia nuk është diçka që mund të ndiqet
ose të blihet si një plaçkë e lirë.
Kjo është Maja,
iluzioni,
loja e pafund e formës.
Në traditën Budiste,
Samsara, ose cikli i pafund i vuajtjes
është i përjetësuar nga kërkimi i kënaqësisë
dhe shmangia e dhimbjes.
Frojdi e ka cilësuar këtë si "principi i kënaqësisë."
Çdo gjë që ne bëjmë, është një përpjekje
për të krijuar kënaqësi,
për të fituar diçka që dëshirojmë,
ose për të shtyrë tutje diçka që është e padëshirueshme,
që ne nuk e duam.
Madje dhe një organizëm i thjeshtë si parameciumi,
bën të njëjtën gjë.
Kjo quhet përgjigje ndaj ngacmimit.
Ndryshe nga parameciumi, njerëzit
kanë më shumë zgjedhje.
Ne jemi të lirë të mendojmë, dhe ky është thelbi
i problemit.
Është mënyra e të menduar se çfarë ne duam ajo që ka dalë jashtë kontrollit.
Dilema e shoqërisë moderne është se ne kërkojmë ta kuptojmë botën,
jo sipas termave të vetëdijes së brëndshme arkaike,
por sipas sasisë dhe kualifikimit të asaj
që ne e përceptojmë
të jetë bota e jashtme duke përdorur mjete shkencore
dhe mendim.
Të menduarit ka sjellë më shumë mendime dhe më shumë pyetje.
Ne kërkojmë të njohim forcat më të thella të cilat krijojnë botën
dhe që e udhëheqin atë.
Por ne e përceptojmë këtë esencë sikur të ishte
jashtë vetes sonë,
jo si diçka që jeton, brënda natyrës sonë.
Ishte psikiatri i famshëm Karl Jung ai që tha;
"kush shikon jashtë ëndërron, kush shikon brënda zgjohet."
Nuk është gabim të dëshirosh të jesh i zgjuar, të jesh i lumtur.
Çfarë është e gabuar, është ta kërkosh lumturinë jashtë
ndërkohë që mund të gjendet vetëm brënda vetes.
Pertej Mendimit pj.4
Më 4 Gusht 2010, në konferencën e Tekonomisë në Lake Tahoe, Kaliforni,
Erik Shmidt-CEO i Google, përmendi një statistikë mbreslënëse.
Çdo dy ditë ne tani krijojmë aq informacion
sa ç'krijonim që nga lindja e qytetërimit deri në vitin 2003,
sipas Shmidtit.
Kjo do të thotë rreth 5 eksabajt të dhënash.
Kurrë në historinë e njerëzimit nuk ka pasur ndonjëherë
kaq shumë mendime
dhe kurrë nuk ka pasur kaq shumë trazira në planet.
A mund të jetë se sa herë që ne mendojmë për zgjidhjen e një problemi,
ne krijojmë dy probleme më shumë?
Ç'të mirë ka e gjithë kjo e menduar
nëse nuk na sjell lumturi më të madhe?
A jemi më të lumtur?
Më të qetë?
Më të gëzuar si rezultat i gjithë këtij të menduari?
Apo na izolon,
dhe na shkëput nga një përvojë më të thellë
dhe më kuptimplotë të jetës?
Mendimi dhe veprimi,
duhet të sillen në ekuilibër me qënien.
Në fund të fundit, ne jemi qënie njerëzore,
dhe jo bërje-njerëzore.
Ne duam ndryshim dhe stabilitet në të njëjtën kohë.
Zemrat tona janë shkëputur nga spiralja e jetës,
nga ligji i ndryshimit,
ndërsa mendja llogjike na shtyn drejt stabilitetit,
sigurisë dhe qetësisë se shqisave.
Me një magjepsje të frikshme ne
shikojmë vrasje, cuname,
tërmete dhe luftëra.
Vazhdimisht përpiqemi ta zëmë mendjen,
ta mbushim me informacion.
Me programe televizive që shfaqen nga çdo
aparat i mundshëm.
Me lojëra dhe fjalëkryqe.
Me mesazhe.
Dhe me çdo lloj kotësie të mundshme.
E lëmë veten të hipnotizohemi me vërshimin e pafund
të imazheve të reja, me informacion të ri
me mënyra të reja që torturojnë dhe qetësojnë shqisat tona.
Në çastet e reflektimit të qetë të brendshëm,
zemra mund të na thotë
se jeta është më e madhe se realiteti ynë i tanishëm,
se ne jetojm në një botë fantazmash të uritura.
Gjithmonë duke kërkuar e kurrë të kënaqur.
Kemi krijuar një vorbull të dhënash
duke fluturuar përreth planetit për të lehtësuar mendimin,
më shumë ide se si të rregullojmë botën,
për të rregulluar problemet që ekzistojnë vetëm
se i ka krijuar mendja.
Të menduarit ka krijuar gjithë rrëmujë
në të cilën ne gjendemi tani.
Ne luftojmë kundër sëmundjeve, armiqve
dhe problemeve.
Paradoksi është se atë që lufton ajo vazhdon.
Sa më shumë e lufton diçka, aq më e fortë ajo bëhet.
si nje ushtrim fizik per te forcuar muskujt,
ti ne te vertete po e perforcon ate
pikerisht gjene te cilen duhet ta largojme.
Atehere., cila eshte alternativa e te menduarit?
Cilat jane mekanizmat e tjere qe njerezimi mund
te perdore ne kete planet?
Nderkohe qe kultura Perindimore
eshte fokusuar ne eksplorimin
e fizikes duke perdorur mendime
dhe analiza,
kultura të tjera të lashta kanë zhvilluar
teknollogji te sofistikuar
ne eksplorimin e hapesires se brendshme.
Humbja e nderlidhjes sone me
boterat e brendeshme
ka krijuar pabarazi në planetin tonë.
citati i lashte "njih vetveten"
tashme eshte zevendesuar
nga deshira per te perjetuar
boten e jashtme te formes.
Pyetjes, Kush jam Une?
nuk eshte thjeshte
te pershkruash se cfare permban
kartevizita jote.
ne Budizem, ti nuk je
permbajtja e vetedijes tende
nuk je vetem nje koleksion
mendimesh apo idesh
sepse pas mendimeve eshte ai
qe vezhgon mendimet.
"njih vetveten"eshte nje shprehje Zen,
nje gjeze pa pergjigje
Si perfundim mendja do te rraskapitet
per te gjetur pergjigjen.
Si qeni qe vertitet rreth bishtit te tij,
eshte vetem indetiteti i egos
qe kërkon te gjejë një përgjigje,një qëllim.
E vërteta se kush jeni nuk ka
nevojë për një përgjigje
sepse të gjitha pyetjet janë te
krijuara nga mendja egoike.
Ju nuk jeni mendja juaj.
E vërteta nuk qëndron në më shumë përgjigje,
por në pak pyetje.
ashtu si Joseph Cambell ka thenë
"Unë nuk besoj se njerëzit janë në kërkim të
kuptimit të jetës
aq shumë sa kerkimi i përvojes
për të qënë i gjallë"
Kur Budën e pyeten"çfarë jeni ju"
ai thjesht u pergjigj
"Unë jam i zgjuar."
çfare do të thotë,
të jesh i Zgjuar?
Buda nuk e thotë me saktesi
sepse lulëzimi i
çdo personi në jetë
është i ndryshëm.
Por ai thotë një gjë;
është fundi i vuajtjes.
Çdo traditë fetare e madhe ka një emër
për gjendjen e të qenit zgjuar.
Qiell,parajsa
Nirvana " çlirim shpirteror"
ose Moksha
"shpetim nga vuajtja karmike"
Një mendje të qetë është e gjitha që ju duhet
për të realizuar rrymen e natyrës
Gjithçka tjeter do të ndodhë kur mendja është e qetë.
Në këtë heshtje,
energjitë e brendshme zgjohen
dhe punojnë pa mundim
perkrahë jush.
Taoistët thonë ,"Chi ndjek vetëdijen"
duke ndenjur në heshtje
personi fillon te dëgjojë urtësinë
e bimëve dhe te kafshëve.
Heshtja përshpërit në ëndërr,
dhe mëson mekanizmin delikat me të cilen
këto ëndrra materializohen.
Në Tao te Ching, kjo mënyrë jetese
quhet "wei wu wei"
"Të bësh, te mos besh"
Buda ka folur për "Rrugën e mesme"
si shtegu
që të çon drejt ndriçimit.
Aristoteli e përshkruajti Mesin e Arte