Kur i bëra 19, fillova karrierën time si fotoreporterja e parë femër në Rripin e Gazës, Palestinë. Puna ime si grua fotografe, konsiderohej si fyerje serioze ndaj traditave lokale dhe krijoi njollë të përhershme për mua dhe familjen time. Fusha e dominuar nga meshkujt bëri prezencën time të padëshiruar me të gjitha mjetet e mundshme. Ata e bënë të qartë se një grua nuk duhet te bëjë punën e burrave. Foto-agjencitë në Gaza refuzuan të më trajnojnë për shkak të gjinisë sime. Shenja "Jo" ishte mjaft e qartë. Tre nga kolegët e mi shkuan aq larg sa të më shpien në një pjesë të hapur nën gjuajtje nga ajri ku zërat e eksplodimeve ishin gjëja e vetme që mund të dëgjoja. Pluhri fluturonte në ajër dhe toka dridhej si luhatëse nën mua. Unë kuptova që nuk ishim atje për të dokumentuar ngjarjen kur të tre u kthyen tek Jeep-i i blinduar dhe u larguan, duke ma bërë me dorë e duke qeshur, duke më lënë mua pas në zonën me sulm nga ajri. Për një moment, u ndjeva e tmerruar, e nënçmuar dhe më vinte keq për veten. Veprimi i kolegëve të mi nuk ishte kërcënimi i vetëm për vdekje që kisha marre, por ishte më i rrezikshmi. Perceptimi i jetës së gruas në Gaza është pasiv. Deri para ca kohe, shumë grave nuk u ishte lejuar të punojnë ose të edukohen. Në kohëra të një lufte të dyfishtë duke përfshirë si kufizimet shoqërore mbi gratë ashtu edhe konfliktin izraelo-palestinez, po veniteshin tregimet e errëta dhe të ndritura të grave. Për burrat, tregimet e grave dukeshin të parëndësishme. Fillova t'i kushtoj kujdes më të afërt jetës së gruas në Gaza. Për shkak të gjinisë sime kisha qasje tek botët ku kolegët e mi ishin të ndaluar. Përtej vuajtjeve dhe luftës së dukshme, ishte një dozë e shëndoshë e të qeshurave dhe arritjeve. Përball një kompleksi të policisë në qytetin e Gazas gjatë luftës së parë në Gaza, një sulm ajror izraelit arriti të shkatërrojë kompleksin dhe të thyej hundën time. Për një moment, gjithshka që pashë ishte bardhësi, e bardhë e shndritshme, si këto drita. I thashë vetes ose jam verbuar ose isha në parajsë. Ndërkohë arrita të hap sytë e mi, dokumentova këtë moment. Mohammed Khader, nje punëtor palestinez i cili kaloi dy dekada në Izrael, si plan të pensionimit të tij, vendosi të ndërtojë një shtëpi katër kate. Vetëm nga operacioni i parë fushor në lagjen e tij, shtëpia e tij u palos përdhe. Asgjë nuk mbeti veç pëllumbave që kishte rritur dhe një xhakuzi, një vaskë të cilën e kishte sjelle nga Tel Avivi. Mohammed vendosi vaskën mbi rrënoja dhe filloi tu bënte fëmijëve çdo mëngjes dush në vaskë. Puna ime nuk është që të fsheh plagët e luftës, por të shfaq kornizën e plotë të tregimeve të papara të banoreve re Gazës. Si palestineze fotografuese femër rrugëtimi i luftës, mbijetesës dhe jetës së përditshme më ka inspiruar të tejkaloj tabunë e komunitetit dhe të shoh një anë të ndryshme të luftës dhe pasojave të saj. U bëra dëshmitare me përzgjedhje: të iki ose të hesht. Ju falemnderit. (Duartrokitje)