Deshiroj t'ju tregoj nje histori e cila me obsesionoi kur po e shkruaja librin tim te ri, eshte nje histori qe ka ndodhur 3,000 vite me pare, kur Mbreteria e Izraleit ishte ne fillimet e saj. Zhvillohet ne nje zone te quajtur Shepelah e cila tani quhet Izrael. Arsyeja pse kjo histori me obsesionoi eshte se une mendoja se e kuptoja, por kur iu ktheva perseri vura re se nuk e kisha kuptuar aspak. Palestina e lashte ka nje varg malor ne pjesen lindore te kufirit. E njejta gje eshte e vertete ne Izrael edhe ne ditet e sotme. Ne vargun malor ndodhen te gjitha qytetet antike te atij rajoni, Jeruzalemi, Betelhemi, Hebroni. Dhe pastaj gjendet nje fushe bregdetare pergjate Mesdheut, ku gjendet sot Tel Avivi. Ajo qe lidh vargun malor me fushen bregdetare eshte nje zone e quajtur Shephelah, e cila perbehet varg luginash e krestash \ qe kalojne nga lindja ne perendim, dhe ju mund te ndiqni Shephelahun, te kaloni neper te, per te shkuar nga fusha bregdetare drejt maleve. Dhe Shephelahu, nese keni qene ne Izrael, ju duhet ta dini se eshte pjesa me bukur e Izraelit. Eshte e mrekullushme, me pyje lisash, fusha me grure dhe vreshta. Por cka eshte me e rendesishme, ne historine e rajonit ajo ka pasur nje funksion strategjik, dhe kjo per faktin se, ajo ishte rruga qe ndiqnin ushtrite armike per te shkuar nga fushat bregdetare drejt maleve per te kercenuar ata qe jetonin atje. 3,000 vite me pare, ndodhi pikerisht e njejta gje. Filistejte, te cilet ishin armiqte me te medhenje te Mbreterise se Izraelit, jetonin ne fushen bregdetare. Ata kishin origjine nga Kreta. Ishin nje fis detaresh. Dhe ata nisen rrugen e tyre permes njeres prej luginave te Shephelah drejt maleve, sepse ata donin te pushtonin zonen malore afer Bethlehemit dhe te ndanin Mbreterine e Izraelit ne dy. Mbreteria e Izraelit, e cila udhehiqej nga Mbreti Saul, padyshim qe e nuhati kete, dhe Saul sjell ushtrine e tij nga malet ai perballet me Filistinet ne Luginen e Elahut, nje nder luginat me te bukura te Shephelah. Izraelitet u pozicionuan pergjate vargmalit verior, ndersa Filistejte pergjate vargmalit jugor, dhe dy ushtrite qendruan aty me jave te tera duke pare njera tjetren, sepse u gjenden te bllokuara. Nuk mundeshin te sulmonin njeri tjetrin, sepse per te sulmuar kundershtarin duhej te zbrisje poshte malit ne lugine dhe perseri lart ne anen tjeter, ku ju do te gjendeshin krejtesisht te ekspozuar. Perfundimisht, per te thyer bllokaden, Filistejte derguan luftetarin e tyre te madherishem poshte tek lugina, ku ai therriti duke iu drejtuar Izraeliteve, " Dergoni luftetarin me te fuqishem, keshtu i japim fund gjithe kesaj, vetem ne te dy." Kjo ishte tradite ne luftimin antik e quajtur beteje teke. Ishte një mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve qe shmangte gjakderdhjen e një beteje të madhe. Dhe Filisteu i cili u dergua, luftetari plotfuqishem, ishte nje gjigand. Ai eshte i gjate 205 cm. Eshte i pajisur nga koka te kembet me rroba bronz te blinduara dhe ka shpate dhe shtize. Ai eshte absolutisht i frikshem. Ai eshte aq i frikshem saqe asnje ushtar Izraelit nuk ka deshire te luftoje me te. Eshte si t'u urosh vetes vdekjen, apo jo? Askush prej tyre nuk besonte se mund t'a mundte ate. Dhe ne fund i vetmi person i cili do te bej nje hap para eshte nje bari i ri, dhe shkon tek Saul dhe i thote, "Do te luftoj une kunder tij." Dhe Sauli thote, " Ti nuk mund te luftosh me te. Kjo eshte qesharake. Ti je vetem nje djalosh. Ai eshte luftetar i fuqishem." Por bariu kembengul. Ai thote, " Jo, jo, jo, ju nuk me kuptoni, une kam vite qe mbroj tufen time kunder luanve dhe ujqerve. Mendoj se mund t'ia dal." Dhe Sauli nuk ka zgjidhje tjeter. Askush tjeter nuk po del vullnetar. Keshtu qe thote, "Ne rregull." Dhe pastaj i kthehet djaloshit , dhe i thote, " Por ti duhet te veshesh kete parzmore. Nuk mund te shkosh keshtu." Keshtu ai tenton t'i jape bariut parzmoren e tij, dhe bariu thote, " Jo" Thote, " Une nuk mund te vesh gjera te tilla." Vargu biblik eshte keshtu, " une nuk mund te vesh kete nese nuk e kam provuar me pare," qe do te thote, " Une kurre nuk kam veshur parzmore me pare. Ju duhet te jeni çmendur." Por ai perkulet ne toke, merr 5 gurë dhe i vendos ne çanten e bariut, dhe fillon te ece poshte malit per te takuar gjigandin. Gjigandi sheh se dikush po afrohet dhe therret, " Eja tek une qe t'ia ushqej trupin tend zogjve te parajses dhe bishave te fushes." Ai leshon kete tallje drejt ketij personi qe vjen per ta luftuar ate. Dhe bariu afrohet gjithnje e me shume, dhe gjigandi sheh qe ai ka kerrabe me vete. Kjo eshte gjithcka ai ka marre me vete. Ne vend te armeve, ai kishte marre vetem shkopin e bariut, dhe ai thote-- se ndihet i fyer-- "A jam une qen qe vini te une me shkop?" Dhe bariu merr nje gur nga xhepi i tij, e vendos ne fashen e tij, e rrotullon dhe e gjuan, duke e goditur gjigandin ne mes te ballit-- ketu, ne vendin me te dobet te tij-- dhe ai bie ne toke ose i vdekur ose sepse ka humbur ndjenjat, pastaj bariu vrapon dhe i marr shpaten e i pret koken, Filistejte e pane kete dhe u larguan me te katra. Patjeter qe, emri i gjigandit eshte Goliath dhe emri i bariut eshte David dhe arsyeja pse kjo histori me ka obsesionuar mua gjate shkrimit te librit tim eshte se cdo gje qe kam menduar se kam ditur per ate histori doli qe ishte gabim. Pra Davidi, ne ate histori, supozohet te ishte viktima, apo jo? Ne fakt, kjo shprehje, Davidi dhe Goliathi, ka hyre ne gjuhen tone si nje metafore per te pershkruar fitoren e pabesueshme te pales se dobet kunder pales shume me te forte. Pra pse e quajme Davidin viktime? Ne e quajme ate viktime sepse ai eshte djalosh, nje djalosh i vogel, dhe Goliathi eshte nje gjigand i madh e i forte. Ne gjthashtu e quajme ate viktime sepse Goliathi eshte nje luftetar me eksperience, dhe David eshte vetem nje bari. Por me e rendesishmja, ne e quajme ate viktime sepse arma e tij e vetme -- sepse Goliathi eshte i veshur me armatim modern, parzmore vezulluese dhe me shpate e shtiza te ndryshme, ndersa arma e vetme e Davidit eshte nje hobe. Pra, te fillojme me frazen "Davidi ka marre vetem nje hobe" sepse ky eshte gabimi i pare qe bejme. Ne betejat antike kishte tri lloj luftetaresh. Kalorësit, burra mbi kalë dhe me qerre. Këmbësoria e rënde, pra ushtarët këmbësorë, ushtarët e armatosur me shpata e mburoja dhe me parzmore. Dhe artileria, dhe ne artileri bejne pjese harketaret, por me te rendesishmit ishin gjuajtesit me hobe. Keta gjuajtes jane te pajisur me nje xhep lekure me dy litarë të gjatë te lidhur me të, dhe ata vendosnin një mjet godites, një gur apo një top plumbi, brenda xhepit, e rrotullonin ate keshtu dhe pastaj leshonin njerin prej rripave, dhe si rezultat mjeti godites shkonte perpara drejt shenjestres. Kjo eshte Davidi qe ka marre, dhe eshte e rendesishme te kuptohet se ajo hobe nuk eshte llastiqe. A nuk eshte keshtu? Nuk eshte loje per femije. Ne fakt eshte nje arme jashtezakonisht shkaterruese. Kur Davidi e rrotullon ate keshtu ai me shume mundesi po e rrotullon hoben me gjashte ose shtate rrotullime per sekonde, dhe kjo do te thote se kur guri del prej saj, ai ka nje shpejtesi te konsiderueshme, ndoshta 35 metra per sekonde. Gjegjesisht eshte me i shpejte sesa nje top bejsbolli i gjuajtur nga lojtari me i mire i bejsbollit. Do t'ju them me shume, guret ne Luginen e Elahut nuk ishin gure normal. Ata perbeheshin nga sulfat bariumi, gure te cilet kane dendesi dy here me shume se guret normale. Nese beni llogaritjet balistike, ne shpejtesine e gurit te hedhur nga hobja e Davidit, ajo eshte e barabarte me forcen ndaluese te nje pistolete te kalibrit te 45. Kjo eshte nje arme jashtezakonisht shkaterruese. Saktesisht, ne dime nga shenimet historike se gjuajtesit me eksperience mund te godisnin dhe te demtojne ose ta vrisnin objektivin e tyre nga nje distance prej 180 metrash. Nga dokumentet mesjetare, ne dime se keta gjuajtes ishin ne gjendje te gjuanin zogjte ne fluturim. Ata ishin jashtezakonisht te sakte. Kur Davidi u pozicionua -- dhe ai nuk eshte 180 metra larg nga Goliathi, ai eshte shume me afer -- kur ai u be gati te gjuante ate objekt drejt Goliathit, qellimi dhe pritshmeria e tij eshte qe ai t'a gjuaje Goliathin ne zonen me te dobet, ne mes syve. Nese i ktheheni historise se luftrave antike, do te lexoni se gjithnje e me shume se gjuajtesit ishin faktore vendimtare kunder kembesorise ne nje stil beteje ose ne nje tjeter. Po Goliathi cfare eshte? Ai eshte nje kembesor i rende, dhe pritshmerite e tij kur ai sfidon Izraelitet ne nje duel eshte se ai do te luftoje kunder kembesorise se rende. Kur ai thote, "Eja tek unë keshtu une do te ushqej me mishin tend zogjte e parajses dhe kafshet e fushes." fraza kryesore eshte " Eja tek une." Eja tek une sepse ne do te luftojme, balle per balle, keshtu. Saul ka te njejten pritshmeri. Davidi thote, " Une dua te luftoj kunder Goliathit," dhe Saul provon ti jape atij parzmoren e tij, sepse Saul eshte duke menduar, " Oh, kur ti thua "te luftoj kunder Goliathit," ti do te thuash 'do perballem me te' këmbesor me këmbesor." Por Davidi nuk ka kete pritshmeri. Ai nuk do te luftoje me te ne kete menyre. Pse do donte t'a bente? Ai eshte bari. Ai e ka kaluar te gjithe karieren e tij duke perdorur hoben per te mbrojtur tufen e tij kunder luanve dhe ujqve. Ketu qendron forca e tij. Pra ja ku eshte ky bari me pervoje ne perdorimin e armeve shkaterruese, kunder ketij gjigandi te ngathet, te renduar nga 50 kg parzmore me ato arme aq te renda të cilat janë të dobishme vetëm në dyluftim me perballje. Goliathi eshte nje objektiv i palevizshem. Ai nuk ka asnje shans. Pse atehere vazhdojme ta quajme Davidin viktime, dhe pse i referohemi fitores se tij si e pamundur? Ka një pjesë të dytë të kësaj që është e rëndësishme. Nuk eshte se kemi keqkuptuar vetem Davidin dhe zgjedhjen e tij te armatimit. Por ne kemi keqkuptuar edhe Goliathin. Goliathi nuk eshte ai qe duket. Ka te dhena te ndryshme ne tekstin Biblik, gjëra te cilat në retrospektivë janë mjaft të mistershme dhe qe nuk perputhen me imazhin e nje trimi. Pra sa per te filluar, Bibla thote se Goliathi udhëhiqet në luginë nga një shoqërues. Kjo eshte e cudtishme, apo jo? Ja ku eshte nje luftetar i fuqishem i cili sfidon Izraelietet ne beteje trup me trup. Pse udhehiqet ai prej dore nga nje djale i ri, deri te fusha e betejes? E dyta, Bibla ve ne dukje se sa ngadale leviz Goliathi, nje tjeter gje e çuditshme per t'u thene teksa pershkruan luftetarin me te fuqishem qe njerezimi njihte deri atehere. Dhe pastaj gjeja tjeter e cuditshme eshte koha e gjate qe i duhet Goliathit per te reaguar ndaj Davidit. Keshtu Davidi po zbret nga mali, dhe duket haptazi se nuk eshte i pergatitur per beteje trup me trup. Nuk ka asgje tek ai qe thote, "Une do te luftoj me ty ne ate menyre." Ai madje nuk eshte duke bartur as edhe nje shpate. Pse nuk reagon Goliathi ndaj kesaj? Duket sikur atij nuk i intereson c'do te ndodhe atë ditë. Dhe pastaj vjen ai koment i çuditshem qe ai ben per Davidin: " A jam une qen qe ti vjen tek une me shkopinj? Shkopinj? Davidi ka vetem nje shkop. Epo, me sa duket gjate viteve ka pasur shume spekulime ne komunitetin mjekësor nese ka apo jo dicka qe nuk shkon me Goliathin, ne perpjekje për ti bërë kuptueshme të gjitha këto anomali të tij. Jane shkruar shume artikuj. E para u shkrua ne 1960-n ne Indiana Medical Journal, e cila i hapi rruge nje vargu spekulimesh qe fillon me shpjegimin e gjatesise se Goliathit. Pra Goliathi eshte nje koke me i gjate nga te gjithe shoket e asaj kohe, dhe zakonisht kur dikush eshte larg normave, ka nje shpjegim. Forma më e zakonshme e gjigantizëm është një gjendje që quhet akromegali, dhe akromegalia shkaktohet nga nje tumor beninj në gjëndrren e hipofizës që shkakton mbiprodhimin e hormonit të rritjes. Gjatë gjithë historisë, shumë nga gjigandët më të famshem kane pasur akromegali. Personi me i gjatë i të gjitha kohërave ishte një djalë i quajtur Robert Wadlow i cili ishte ende në rritje, kur vdiq në moshën 24 vjeçare dhe gjatesia e tij ishte 271 cm. Ai kishte akromegali. A ju kujtohet mundësi André Gjigandi? I famshmi. Ai kishte akromegali. Ka madje spekulime per faktin se edhe Abraham Lincoln kishte akromegali. Kur dikush eshte jashtëzakonisht i gjatë, ky eshte shpjegimi i pare qe na bie ndermend. Dhe akromegalia vjen me nje sere efektesh anësore shume te vecanta qe lidhen me të, te cilat lidhen kryesisht me shikimin. Tumori i hipofizes, duke u rritur, shpesh fillon te shtrengoje nervat e shikimit ne tru, dhe si pasoje njerëzit me akromegali ose shikojne dyfish ose kane miopi te theksuar. Pra, kur njerëzit filluan të spekulojnë për atë qe nuk shkonte me Goliathin, ata thanë, "Prit një minutë, ai duket dhe tingëllon si dikush i cili ka akromegali. " Dhe kjo do të shpjegonte anomalite në sjelljen e tij atë ditë. Pse ai lëvizte kaq ngadalë dhe kishte nevoje te percillej poshtë ne luginë nga nje shoqerues? Për shkak se ai nuk mund t'a bente rrugën vetem. Pse ai eshte kaq i pavendeshem ne lidhje me Davidin seqe nuk e kupton se Davidi nuk do të ndeshet me te vecse ne momentin e fundit? Sepse ai nuk mund ta shohe ate. Kur ai thotë: "Eja tek une keshtu mund te ushqej me mishin tend zogjte e parajses dhe kafshet e fushes," fraza " eja tek une" eshte gjithashtu nje aluzion i dobesise se tij. Eja tek une sepse une s'mund te te shoh. Dhe pastaj vjen, " A jam une qen qe ti ke sjelle shkopinj?" Ai sheh dy shkopinj ndersa Davidi ka vetem nje. Keshtu Izraelitet ne mal shikonin poshte dhe mendonin se ai ishte kundeshtar i forte. Ajo qe ata nuk kuptonin ishte se vete burimi i forces se tij ishte gjithashtu burimi i dobesise se tij me te madhe. Une mendoj, se ky eshte nje mesim i rendesishem per te gjithe ne. Gjigandet nuk jane aq te forte dhe te fuqishem sa duken. Dhe ndonjehere bariu ka nje hobe ne xhepin e tij. Faleminderit. (Duartrokitje)