Isha rreth 10 vjeç
në një udhëtim kampingu me babain tim
në malet Adirondack, një vend i shkret
në pjesën veriore të shtetit të New Yorkut.
Ishte një ditë shumë e bukur.
Pylli shkëlqente.
Dielli i bënte gjethet të ndriçonin si xham i veshur,
dhe nëse nuk do ishim duke ndjekur shtegun
mund të pretendonim se ne ishim
njerëzit e parë që po ecnin në atë tokë.
Arritem në vendin e kampit.
Ishte një vend i pjerrët
me pamje të një liqeni të kristaltë e të bukur,
kur zbulova diçka të neveritëshme.
Mbapa kasolles ndodhej nje pirg
mbase 4 metra katror
me mollë të ngrëna të kalbura
dhe shuka letre alumini,
dhe një këpucë atletike të çarë.
U befasova,
isha shumë e inatosur dhe shume e hutuar njekohesisht.
Kampistët ishin shumë dembelë
që të mblidhnin ato çka kishin sjellë me vete,
kush mendonin se do i pastronte ato pas atyre?
Ajo pyetje qëndroi me mua
dhe u thjeshtësua disi.
Kush pastron pas nesh?
Si do që ta mendoni
ose kudo që ta vendosni "ne",
kush pastron pas nesh në Stamboll?
Kush pastron pas nesh ne Rio de Zhanerio
ose në Paris apo Londër?
Këtu në Nju Jork,
departamenti i higjënes pastron pas nesh,
një sasi prej 11.000 ton mbeturinash
dhe 2.000 ton mbeturina riciklueshme në ditë.
Doja ti njiha ata si individe.
Doja të kuptoja kush e bën këtë punë.
Çdo të thotë të veshësh atë uniformë
dhe të mbartësh atë barrë?
Kështu fillova një projekt kërkimi me ata.
Vajta te kamionet dhe eca nëpër rrugë
duke intervistuar njerëz nëpër zyra dhe objekte
nëpër gjithë qytetin,
dhe mësova shumë,
por ende isha nje e jashtme.
Me duhej te futesha më thellë.
Keshtu pranova nje punë si punonjëse higjene.
Nuk shkoja thjesht tek kamionët, tashmë i ngisja vetë kamionët.
Ngisja fshesat mekanike dhe pastrueset e dëborës.
Ishte nje privilegj i mrekullueshëm
dhe një edukim i veçante.
Të gjithë pyesin per erërat.
Era e keqe ndihet, por nuk është aq e fortë sa mendoni,
dhe në ditët që është vërtet e keqe,
mësohesh me të, shume shpejt.
Per peshën duhet më shumë kohë për tu mësuar.
Njoh njerez te cilet ishin me vite ne ate pune
trupat e te cileve ishin ende ne pershtatje me barren
e mbartjes ne trupin tend
tonalitet e mbeturinave çdo jave.
Me pas eshte rreziku.
Sipas zyres se statistikave te punes,
puna e higjenes eshte njera nga 10 me te rrezikshmet
profesionet ne vend,
dhe e mesova pse-ne.
Je gjithe diten brenda dhe jashte trafikut,
cdo gje bucet rreth teje.
Ajo do thjesht te kalluar nga ty, dhe ndodh shpesh
qe motoristi mos te kete kujdes.
Kjo eshte shume e keqe per punetorin.
Edhe mbetjet jane plot me rreziqe
te cilat shpesh fluturojne jashte kamionit
dhe bejne nje dem shume te madh.
Gjithashtu mesova se sa te pameshirshme jane mbetjet.
Kur zbret nga trotuari
dhe e sheh qytetin nga nje kamion
arrin te kuptosh se mbetja
eshte nje force e natyres ne vetvete.
Ajo nuk ndalon kurre se ardhuri.
Eshte edhe si nje form frymemarrjeje ose qarkullimi.
Duhet gjithmone te jete ne levizje.
Kemi edhe turpin.
Ti vesh uniformen dhe behesh i padukshem
deri sa dikush te nxehet me ty per cilen do aryse
si per shembull ke bllokuar trafikun me kamionin tend,
ose po ben nje ndalese shume afer shtepise tyre,
ose je duke pire nje kafe ne restorantin e tyre,
dhe do vine te te perbuzin
dhe te thone se nuk te duan afer tyre.
Mua turpi me duket disi ironik,
sepse mendoj fuqishem se puntoret e pastrimit
jane forca me e rendesishme puntore
ne rruget e qytetit per tre arsye.
Ata jane rojet e pare te higjenes publike.
Nese ata nuk i largojne mbetjet
ne menyre efikase dhe efektive cdo dite,
ato fillojne te perhapin permbajtjet e tyre,
dhe rreziku nga ato fillon te na kecenoj
ne menyra shume reale.
Semundje qe ne i kemi ne kontroll per dekada dhe shekuj
shperthejne dhe nisin te na demtojne.
Ekonomia ka nevoje per ta.
Nese nuk mundemi te flakim gjerat e vjetra
nuk kemi vend per te rejat,
dhe atehere motorrat e ekonomise
nisin te zhurmojne kur konsumi eshte i kompromentuar.
Nuk po mbroj kapitalizmin, thjesht po theksoj lidhjen e tyre.
Dhe me pas vjen ajo qe une e quaj
mesatarja jone, shpejtesia e perditshme e nevojitur.
Me kete thjesht nenkuptoj
se sa shpejt jemi mesuar te levizim
ne ditet dhe kohen bashkekohore.
Ne zakonisht nuk na intereson riparimi, pastrimi, mbajtja
e kupes se kafes, e qeseve se blerjeve,
shishen e ujit.
Ne i perdorim ato, i flakim, i harrojme ato
sepse dime qe eshte nje force pune
ne anen tjeter qe do i largoje ato.
Pra dua sot te sugjeroj disa menyra
per te menduar per pastrimin qe mbase do ndihmojne
per te permiresuar tuprin
dhe ti sjellim ne kete bisede
se si te artizanojme nje qytet i cili eshte
i qendrueshem dhe njerezor.
Puna e tyre mendoj se eshte nje lloj liturgjiku.
Ata jane ne rruge cdo dite, ritmikisht.
Veshin uniforma ne shume qytete.
Ti di kur ti presesh.
Dhe puna e tyre na lejon te bejme punen tone.
Jan si nje form sigurimi.
Rrjedha qe ata permbajne
na mban ne te siguruar nga ne vete,
nga zgjyrat tona, nga braktisjet tona,
dhe ajo rrjedhe duhet te mirembahet gjithmone
pa marre parasysh cfare.
Diten pas 11 Shtatorit ne 2001,
degjova hungerimen e nje kamion patsrimi ne rruge,
kapa djalin tim foshnje dhe vrapova ne katin e poshtem
dhe aty ishte nje burre i cili bente itinerarin e riciklimit te letres
sikurse bente cdo te Merkure.
U perpoqa ta falenderoja ate per punen qe bente
ate dite nga te gjitha ditet,
por fillova te qaja.
Ai me veshtroi,
dhe ai thjesht tundi koken, dhe tha,
"Do jemi mire.
Do ja dalim mire."
Ishte pak me vone qe une nisa
kerkimet e mia mbi pastrimin,
dhe e takova ate burre perseri.
Ai quhet Paulie, dhe punuam bashke shume here,
dhe u miq te mire.
Dua te besoj se Paulie kishte te drejte.
Ne do jemi mire.
Por ne perpjekjen tone per te rikonfiguruar
se si ne si specie ekzistojme ne kete planet,
duhet te perfshijme dhe te marim ne konsidearate
te gjitha cmimet, duke perfshire cmimin shume real njerezor
te punes.
Gjithashtu do ishim te mire informuar
per tu afruar tek ata njerez qe e bejne ate pune
dhe te marim njohurite e tyre
ne menyren se si mendojme,
si krijojme sistemet mbi qendrueshmerine
e cila mbase na merr nga riciklimi i buze trotuarit
i cili eshte nje sukses shenues keto 40 vite,
ne Shtetet e Bashkuara dhe ne shtete te tjera te botes,
dhe na ngre ne nje horizont me te gjere
ku ne mund te shohim forma te ndryshme te mbetjeve
qe mund te pakesohen
nga burime prodhimi dhe industriale.
Mbetje urbane, cfare mendojme kur ne flasim per plehrat,
llogaritet per tre perqind te derdhjes se mbetjeve te kombit.
Eshte nje statistike e shenueshme.
Pra ne rrjedhen e dites tuaj,
ne rrjedhen e jetes tuaj,
heres tjeter qe do shihni se puna kujt eshte
te kujdeset per pastrimin tuaj,
merni nje moment per ti mirenjohur ata.
Merni nje moment per te thene faleminderit.
(Duartorkitje)