0:00:00.000,0:00:06.000 Te shkruash nje biografi eshte e cuditshme. 0:00:06.000,0:00:08.000 Eshte si te udhetosh ne token e huaj 0:00:08.000,0:00:12.000 te jetes se nje personi, 0:00:12.000,0:00:14.000 eshte nje udhetim, nje eksplorim qe mund te te shpjere 0:00:14.000,0:00:17.000 ne vende qe nuk ke enderruar ndonjehere te shkosh, 0:00:17.000,0:00:19.000 e qe edhe me pas nuk beson se ke qene, 0:00:19.000,0:00:22.000 sidomos, nese je hebre agnostike si une 0:00:22.000,0:00:24.000 e nese jeta qe ti po eksploron 0:00:24.000,0:00:29.000 eshte ajo e Muhamedit. 0:00:29.000,0:00:32.000 Per shembull, pese vjet me pare, 0:00:32.000,0:00:35.000 zgjohesha cdo mengjes ne Siatellin e mjegullt 0:00:35.000,0:00:38.000 me nje pyetje pergjigjen e se ciles e mendoja te pamundur: 0:00:38.000,0:00:42.000 Cfare ndodhi ne te vertete 0:00:42.000,0:00:43.000 ate nate ne shkretetire, 0:00:43.000,0:00:47.000 ne ate vend ne anen tjeter te botes, aq vite me pare? 0:00:47.000,0:00:48.000 Pra, cfare ndodhi 0:00:48.000,0:00:51.000 ne ate mbremje te vitit 610 0:00:51.000,0:00:54.000 kur Muhamedi u lajmerua per here te pare per ekzistencen e Kuranit 0:00:54.000,0:00:59.000 ne ate mal afer qytetit te Mekes? 0:00:59.000,0:01:03.000 Ky eshte momenti mistik me i rendesishem i Islamit, 0:01:03.000,0:01:05.000 dhe duke qene i tille, 0:01:05.000,0:01:08.000 ai e hedh poshte analizen empirike. 0:01:08.000,0:01:12.000 E megjithate kjo pyetje nuk me linte rehat. 0:01:12.000,0:01:15.000 Isha plotesisht e vetedijshme se per nje laike si puna ime 0:01:15.000,0:01:17.000 fakti i thjeshte se po e ngrija kete pyetje 0:01:17.000,0:01:20.000 mund te merrej si kutspa (paturpesi). 0:01:20.000,0:01:23.000 (Te qeshura) 0:01:23.000,0:01:25.000 Dhe une e pranoj akuzen, 0:01:25.000,0:01:29.000 sepse cdo lloj eksplorimi, si fizik ashtu edhe intelektual, 0:01:29.000,0:01:33.000 eshte ne nje fare menyre nje thyerje, 0:01:33.000,0:01:37.000 nje shkelje kufiri. 0:01:37.000,0:01:43.000 E megjithate, disa kufinj jane me te gjere se te tjeret. 0:01:43.000,0:01:46.000 Keshtu, takimi i nje njeriu me Zotin, 0:01:46.000,0:01:49.000 sic tregojne Myslimanet per Muhamedin, 0:01:49.000,0:01:52.000 per njeriun racional nuk eshte fakt, 0:01:52.000,0:01:53.000 por nje sajese e paramenduar. 0:01:53.000,0:01:57.000 Une, si te gjithe ne, preferoj te mendoj se jam nje njeri racional. 0:01:57.000,0:02:00.000 Kjo ndoshta shpjegon faktin se, kur u hodha nje sy te dhenave me te hershme 0:02:00.000,0:02:02.000 qe kemi nga ajo nate, 0:02:02.000,0:02:05.000 me shume me habiti jo ajo qe ndodhi 0:02:05.000,0:02:10.000 por ajo qe nuk ndodhi. 0:02:10.000,0:02:13.000 Muhamedi nuk zbriti nga mali duke pluskuar 0:02:13.000,0:02:16.000 apo duket ecur ne ajer. 0:02:16.000,0:02:19.000 Ai nuk vrapoi teposhte duke thirrur "Haleluja!" 0:02:19.000,0:02:21.000 apo "Faleminderit Zot!". 0:02:21.000,0:02:25.000 Ai nuk rrezatonte drite e lumturi. 0:02:25.000,0:02:26.000 Nuk pati kore engjejsh, 0:02:26.000,0:02:30.000 muzike, ngazellim apo ekstaze, 0:02:30.000,0:02:33.000 ate nuk e rrethoi ndonje aureole e florinjte, 0:02:33.000,0:02:38.000 ai nuk mori persiper rolin absolut dhe te parapergatitur per te 0:02:38.000,0:02:41.000 si lajmetar i Zotit. 0:02:41.000,0:02:44.000 Duke qene se asnje nga keto nuk ndodhi 0:02:44.000,0:02:46.000 eshte e lehte t'a kundershtosh, 0:02:46.000,0:02:51.000 t'a hedhesh historine poshte si te pavertete. 0:02:51.000,0:02:54.000 Ndodhi e kunderta. 0:02:54.000,0:02:58.000 Nga vete fjalet e tij, 0:02:58.000,0:03:00.000 ne fillim ai ishte i bindur 0:03:00.000,0:03:06.000 se ajo qe kishte ndodhur nuk mund te ishte e vertete. 0:03:06.000,0:03:08.000 Ne rastin me te mire, mendoi, do kishte qene ndonje halucinacion... 0:03:08.000,0:03:10.000 ndoshta nje mashtrim i syrit e i veshit, 0:03:10.000,0:03:12.000 ose ndoshta mendja i kishte punuar nje rreng. 0:03:12.000,0:03:15.000 Ne rastin me te keq 0:03:15.000,0:03:17.000 do kishte qene ndonje xhind qe kishte hyre brenda tij, 0:03:17.000,0:03:19.000 nje shpirt qe donte t'a mashtronte, 0:03:19.000,0:03:22.000 ndoshta me qellimin per t'i marre jeten. 0:03:22.000,0:03:25.000 Ne fakt, ai ishte kaq i sigurt se kishte qene 0:03:25.000,0:03:26.000 i poseduar nga nje xhind, 0:03:26.000,0:03:28.000 saqe kur pa se ishte ende gjalle, 0:03:28.000,0:03:33.000 gjeja e pare qe deshiroi ishte t'i jepte fund vete asaj qe kishte filluar xhindi, 0:03:33.000,0:03:36.000 te hidhej nga maja me e larte 0:03:36.000,0:03:40.000 per t'i shpetuar tmerrit qe kishte perjetuar 0:03:40.000,0:03:47.000 duke i dhene fund asaj eksperience. 0:03:47.000,0:03:50.000 Keshtu, njeriu qe fluturoi teposhte malit ate nate 0:03:50.000,0:03:52.000 nuk dridhej nga lumturia 0:03:52.000,0:03:57.000 por nga nje frike e madhe primitive. 0:03:57.000,0:04:03.000 Ai ndihej i pushtuar jo nga besimi i madh, por nga dyshimi. 0:04:03.000,0:04:06.000 Dhe frika nga ky corientim, 0:04:06.000,0:04:08.000 shkaterrimi i gjithckaje te njohur, 0:04:08.000,0:04:12.000 krijimi i kontaktit me dicka 0:04:12.000,0:04:15.000 qe i tejkalonte njohurite njerezore, 0:04:15.000,0:04:22.000 mund te quhet thjesht surprize e tmerrshme. 0:04:22.000,0:04:25.000 Kjo mund te jete pak e veshtire te kuptohet 0:04:25.000,0:04:27.000 duke qene se ne e perdorim fjalen "surprizuese" 0:04:27.000,0:04:32.000 per te pershkruar nje aplikacion te ri apo nje video virale. 0:04:32.000,0:04:35.000 Pervec rastit te ndonje termeti te forte, 0:04:35.000,0:04:37.000 ne jemi te mbrojtur nga surprizat e verteta. 0:04:37.000,0:04:39.000 Mbyllim dyert dhe ulemi galic, 0:04:39.000,0:04:42.000 te bindur se kemi gjithcka nen kontroll, 0:04:42.000,0:04:45.000 ose te pakten, duke shpresuar se e kemi. 0:04:45.000,0:04:47.000 Perpiqemi ne cdo menyre per te mos u kujtuar 0:04:47.000,0:04:49.000 se jo gjithmone e kemi kete kontroll, 0:04:49.000,0:04:52.000 dhe se nuk mund te japim nje shpjegim per gjithcka. 0:04:52.000,0:04:56.000 Pavaresisht nese je racional apo mistik, 0:04:56.000,0:04:58.000 pavaresisht nese mendon se fjalet qe Muhamedi degjoi ate nate 0:04:58.000,0:05:03.000 vinin nga brenda apo jashte tij, 0:05:03.000,0:05:07.000 ajo qe eshte e qarte eshte se ai i degjoi ato, 0:05:07.000,0:05:10.000 dhe ato ushtruan nje force qe shkundi 0:05:10.000,0:05:12.000 perceptimin e tij te vetes dhe te botes ku jetonte 0:05:12.000,0:05:15.000 dhe transformuan kete njeri modest 0:05:15.000,0:05:22.000 ne nje avokat radikalist te drejtesise shoqerore dhe ekonomike. 0:05:22.000,0:05:27.000 Frika ishte pergjigja e vetme e arsyeshme, 0:05:27.000,0:05:32.000 pergjigja e vetme njerezore qe mund te pritej. 0:05:32.000,0:05:35.000 Per disa madje teper njerezore, 0:05:35.000,0:05:37.000 si psh per teologet konservative myslimane qe pohojne se 0:05:37.000,0:05:39.000 fakti qe ai tentoi te vriste veten 0:05:39.000,0:05:42.000 nuk duhet te permendet, pavaresisht 0:05:42.000,0:05:46.000 se ai permendet ne biografike e para islamike. 0:05:46.000,0:05:49.000 Ata kembengulin se ai nuk dyshoi 0:05:49.000,0:05:56.000 per asnje moment, e jo me te deshperohej. 0:05:56.000,0:05:59.000 Duke kerkuar perfeksionin, ata nuk pranojne te tolerojne 0:05:59.000,0:06:04.000 imperfeksionin njerezor. 0:06:04.000,0:06:11.000 Ne fund te fundit, pse nuk qenka dyshimi perfekt? 0:06:11.000,0:06:14.000 Teksa lexoja ato shkrime te vjetra, kuptova se ishte 0:06:14.000,0:06:18.000 pikerisht dyshimi i Muhamedit ai qe e beri ate me te gjalle ne syte e mi, 0:06:18.000,0:06:21.000 qe me lejoi te filloja te shihja plotesine e tij, 0:06:21.000,0:06:24.000 duke i dhene atij plotesine e nje njeriu real. 0:06:24.000,0:06:26.000 E sa me shume qe mendoja per kete, 0:06:26.000,0:06:29.000 aq me shume kuptim gjeja ne dyshimin e tij, 0:06:29.000,0:06:36.000 sepse dyshimi eshte pjese e pandashme e besimit. 0:06:36.000,0:06:39.000 Nese ne pamje te pare kjo ide ju duket befasuese, 0:06:39.000,0:06:42.000 atehere mendoni se dyshimi, sic tha nje here Graham Grini, 0:06:42.000,0:06:46.000 eshte ne zemer te ceshtjes. 0:06:46.000,0:06:51.000 Nese evitohet cdo lloj dyshimi, ajo qe mbetet nuk eshte besim, 0:06:51.000,0:06:56.000 por nje bindje absolute dhe e pashpirt. 0:06:56.000,0:07:00.000 Ti ndihesh i sigurt se zoteron te Verteten... 0:07:00.000,0:07:04.000 pashmangshmerisht e shkruar me V te madhe... 0:07:04.000,0:07:07.000 dhe kjo shume shpejt shnderrohet 0:07:07.000,0:07:10.000 ne dogmatizem dhe drejtesi, 0:07:10.000,0:07:14.000 pra ne krenarine e papermbajtur dhe mendjemadhe 0:07:14.000,0:07:18.000 e te pasurit te drejte. 0:07:18.000,0:07:26.000 Me pak fjale, shnderrohet ne arrogance fondamentalistesh. 0:07:26.000,0:07:30.000 Eshte me siguri nje prej ironive te historise 0:07:30.000,0:07:33.000 fakti qe nje nga sloganet e fondamentalisteve myslymane 0:07:33.000,0:07:37.000 eshte i njejte me ate qe perdornin fondamentalistet e krishtere 0:07:37.000,0:07:39.000 te njohur si kryqetare: 0:07:39.000,0:07:45.000 "infidel" qe nga latinishtja do te thote "i pafe". 0:07:45.000,0:07:49.000 Ky rast eshte dyfish ironik, duke qene se ky absolutizem 0:07:49.000,0:07:54.000 eshte e kunderta e besimit. 0:07:54.000,0:07:59.000 Ata ne te vertete jane te pafe. 0:07:59.000,0:08:02.000 Ashtu si fondamentalistet e gjithe ekstrakteve fetare, 0:08:02.000,0:08:06.000 ata nuk bejne pyetje, por thjesht pergjigjen. 0:08:06.000,0:08:09.000 Ata kane gjetur antihelmin perfekt kunder mendimit 0:08:09.000,0:08:13.000 dhe strehen ideale larg kerkesave te veshtira te besimit te vertete. 0:08:13.000,0:08:15.000 Ata nuk duhet te luftojne per te sic beri Jakobi 0:08:15.000,0:08:17.000 duke u zene gjate gjithe nates me engjellin, 0:08:17.000,0:08:20.000 apo sic beri Jezusi gjate 40 diteve te tij mes shkretetires, 0:08:20.000,0:08:23.000 apo sic beri Muhamendi, jo vetem gjate asaj nate ne mal, 0:08:23.000,0:08:26.000 por gjate gjithe viteve qe kaloi si profet, 0:08:26.000,0:08:30.000 me Kuranin qe vazhdimisht e nxiste te mos binte ne deshperim, 0:08:30.000,0:08:33.000 duke denuar keshtu te gjithe ata qe me ze te larte deklarojne 0:08:33.000,0:08:37.000 se dine gjithcka qe duhet ditur 0:08:37.000,0:08:44.000 dhe se ata e vetem ata kane te drejte. 0:08:44.000,0:08:51.000 E megjithate, ne, maxhoranca teper e heshtur, 0:08:51.000,0:08:57.000 ia kemi lene skenen publike minoritetit ekstremist. 0:08:57.000,0:08:59.000 Kemi lejuar qe judaizmi te perfaqesohet 0:08:59.000,0:09:03.000 nga pushtuesit e dhunshem te Bregut Perendimor, 0:09:03.000,0:09:06.000 qe krishterimi te perfaqesohet nga hipokritet homofobike, 0:09:06.000,0:09:09.000 dhe bigotet misogjenike, 0:09:09.000,0:09:14.000 dhe islamizmi te perfaqesohet nga vetevrasesit me bomba. 0:09:14.000,0:09:16.000 Dhe kemi pranuar te jemi te verber ndaj faktit se 0:09:16.000,0:09:19.000 pavaresisht nese ata deklarojne se jane te Krishtere, 0:09:19.000,0:09:20.000 Hebre apo Myslymane, 0:09:20.000,0:09:26.000 militantet ekstremiste nuk bejne pjese ne grupet e mesiperme. 0:09:26.000,0:09:32.000 Ata bejne pjese ne nje kult te vetin, jane vellezer gjaku 0:09:32.000,0:09:37.000 te perlyer nga gjaku i te tjereve. 0:09:37.000,0:09:39.000 Ky nuk quhet besim. 0:09:39.000,0:09:44.000 Quhet fanatizem, dhe ne nuk duhet t'i ngaterrojme me keto dy terma. 0:09:44.000,0:09:49.000 Duhet te pranojme se besimi i vertete nuk jep pergjigje te lehta. 0:09:49.000,0:09:54.000 Eshte i veshtire dhe kokeforte. 0:09:54.000,0:09:56.000 Perfshin perpjekje te vazhdueshme, 0:09:56.000,0:09:59.000 pyetje te perseritura per ate qe mendojme se dime, 0:09:59.000,0:10:01.000 lufte te vazhdueshme me ceshtjet dhe idete tona. 0:10:01.000,0:10:05.000 Ecen dore per dore me dyshimin, 0:10:05.000,0:10:08.000 ne nje bisede qe nuk perfundon kurre, 0:10:08.000,0:10:14.000 madje ndonjehere duke e kundershtuar ate hapur. 0:10:14.000,0:10:19.000 Dhe eshte pikerisht kjo kundershti e hapur, arsyeja pse nje laike si une, 0:10:19.000,0:10:23.000 mundet ende te besoje. 0:10:23.000,0:10:26.000 Per shembull, une kam besimin se paqa ne Lindjen e Mesme 0:10:26.000,0:10:31.000 eshte e mundshme, pavaresisht provave te pafundme 0:10:31.000,0:10:34.000 qe provojne te kunderten. 0:10:34.000,0:10:36.000 Une nuk e jam e bindur per kete. 0:10:36.000,0:10:38.000 Madje ndoshta nuk mund te them as qe besoj se do te ndodhe. 0:10:38.000,0:10:40.000 Une duhet te kem besim, 0:10:40.000,0:10:44.000 pra, t'i perkushtohem kesaj ideje. 0:10:44.000,0:10:47.000 Dhe une e bej kete pikerisht per shkak te tundimit 0:10:47.000,0:10:49.000 qe me shtyn te ngre duart lart dhe te dorezohem 0:10:49.000,0:10:53.000 duke u terhequr ne heshtje. 0:10:53.000,0:10:57.000 Sepse deshperimi eshte si nje parashikim qe del i sakte. 0:10:57.000,0:11:00.000 Nese ne e quajme dicka te pamundur, 0:11:00.000,0:11:04.000 atehere sjellja jone do t'a beje ate te pamundur. 0:11:04.000,0:11:09.000 Ndersa une refuzoj te jetoj ne kete menyre. 0:11:09.000,0:11:12.000 Ne fakt shumica jone e ben kete, 0:11:12.000,0:11:15.000 pavaresisht nese jemi laike apo besimtare, 0:11:15.000,0:11:19.000 diku mes te dyjave apo pertej tyre, 0:11:19.000,0:11:24.000 ajo qe na nxit perpara eshte se, pavaresisht dyshimeve, 0:11:24.000,0:11:26.000 madje edhe fale tyre, 0:11:26.000,0:11:30.000 ne nuk pranojme t'i dorezohemi nihilizmit dhe deshperimit. 0:11:30.000,0:11:34.000 Ne kembengulim ne besimin qe kemi tek e ardhmja 0:11:34.000,0:11:38.000 dhe tek njeri-tjetri. 0:11:38.000,0:11:42.000 Quajeni po te doni naivitet. 0:11:42.000,0:11:45.000 Nese duhet t'i vini nje emer quajeni idealizem i pamundur. 0:11:45.000,0:11:47.000 Por nje gje eshte e sigurte: 0:11:47.000,0:11:51.000 Quajeni njerezore. 0:11:51.000,0:11:54.000 A do te kishte mundur Muhamedi t'a ndryshonte ne menyre kaq radikale boten e tij 0:11:54.000,0:11:57.000 po te mos kishte pasur kete besim, po te mos kishte refuzuar 0:11:57.000,0:12:01.000 te dorezohej perpara arrogances se bindjeve te mendje-ngushteve? 0:12:01.000,0:12:05.000 Une mendoj se jo. 0:12:05.000,0:12:07.000 Pasi i bera atij shoqeri si shkrimtare 0:12:07.000,0:12:10.000 gjate pese viteve te kaluara, shoh se 0:12:10.000,0:12:15.000 ai thjesht do te befasohej 0:12:15.000,0:12:18.000 nga militantet fondamentaliste qe pretendojne se flasin 0:12:18.000,0:12:24.000 dhe veprojne sot ne emer te tij ne Lindjen e Mesme apo diku tjeter. 0:12:24.000,0:12:28.000 Ai do te tronditej nga shtypja e gjysmes se popullesise 0:12:28.000,0:12:31.000 per shkak te gjinise. 0:12:31.000,0:12:39.000 Ai do te lendohej nga ndarja e hidhur e sekteve. 0:12:39.000,0:12:42.000 Ai do t'a quante terrorizmin me emrin qe meriton, 0:12:42.000,0:12:47.000 jo vetem si krim por si nje maskim te shemtuar 0:12:47.000,0:12:51.000 te gjithcka qe ai besonte dhe per te cilen luftoi. 0:12:51.000,0:12:57.000 Ai do te thoshte ate qe thuhet ne Kuran: Ai qe merr nje jete, 0:12:57.000,0:13:00.000 i merr jeten gjithe njerezimit. 0:13:00.000,0:13:07.000 Ai qe shpeton nje jete, i shpeton jeten gjithe njerezimit. 0:13:07.000,0:13:10.000 Dhe ai do t'i perkushtohej plotesisht 0:13:10.000,0:13:17.000 procesit te veshtire dhe plot pengesa te vendosjes se paqes. 0:13:17.000,0:13:19.000 Faleminderit. 0:13:19.000,0:13:23.000 (duartrokitje) 0:13:23.000,0:13:27.000 Faleminderit. (duartrokitje)