Unë jam një dijetar,
ose më saktësisht,
një dijetar me
autizëm të lartë funksionimi.
Është gjendje e rrallë.
E edhe më e rrallë kur,
si në rastin tim,
shoqërohet me vetëdije
dhe zotërim të gjuhës.
Shumë shpesh kur njihem mej dikë
dhe e kuptojnë këtë gjë për mua
ekziston një lloj pakëndshmërie.
E shoh në sytë e tyre.
Ata duan të më pyesin diçka.
Dhe në fund, mjaft shpesh,
dëshira është më e madhe se ata
dhe ata e nxjerrin atë jashtë:
"Unë t'a tregoj datën time të lindjes,
a mund të më thuash se në cilën ditë të javës kam lindur?"
(Të qeshura)
Ose përmendin rrënjët kubike
apo më pyesin ta recitoj një numër apo tekst të gjatë.
Shpresoj se do më falni
nëse nuk performoj
një shfaqje të dijës për ju sot.
Në vend të kësaj do të flas
për diçka
shumë më interesante
se datat e lindjes dhe rrënjët kubike --
diçka më të thellë
dhe më të afërt, me mendjen time, sesa puna.
Dua të flas shkurt
në lidhje me perceptimin.
Kur ai i shkruante shfaqjet dhe storiet e shkurta
që do ta bënin të famshëm,
Anton Chekhov mbante një bllok shënimesh
ku shënonte
observimet e tij
të botës që e rrethonte --
detaje të vogla
që të tjerëve siç duket ju iknin.
Sa herë që e lexoj Chekhov
dhe vizionin e tij unik mbi jetën njerëzore,
ma përkujton pse unë gjithashtu
u bëra shkrimtar.
Në librat e mi,
eksploroj natyrën e perceptimit
dhe si mënyra të ndryshme të përceptimit
krijojnë mënyra të ndryshme të dijes
dhe kuptimit.
Ja ku janë tri pyetje
të nxjerra nga puna ima.
Para se të mundoheni t'i zgjithni ato,
ju kisha lutur të konsideroni për një çast
intuitën
dhe instiktet tuaja
që ju sillen në kokë dhe në zemër
deri sa jeni duke i shikuar ato.
Për shembull, kalkulimi:
a mund ta ndjeni se në cilën linjë të numrave
do të gjendet zgjidhja?
Ose shikoni fjalën e huaj dhe tingujt:
a mund ta keni një ide të gamës së kuptimeve
nga e cila ju drejton kjo fjalë?
Dhe në aspektin e poezisë,
pse poeti e përdor fjalën "hare" (hace)
në vend të "rabbit" (lepur)?
Po ju lus ta bëni këtë
sepse besoj se perceptimet tona personale,
janë në zemër të asaj
se si ne fitojmë njohuri.
Gjykimet estetike,
në vend të arsyetimit abstrakt,
drejtojnë dhe i japin formë procesit
përmes të cilit arrijmë ta dijmë
atë që dijmë.
Unë jam shembull ekstrem i kësaj.
Botat e mia të fjalëve dhe numrave
të turbulluara me ngjyra, emocione
dhe personalitete.
Siç tha Juan,
është gjendja që shkencëtarët e njohin si sinestezi,
një ndër-bisedim i çuditshëm
në mes shqisave.
Ja ku janë numrat nga 1 deri 12
si unë i shoh --
secili numër me formën dhe karakterin e vet.
1 është blic i dritës së bardhë.
6 është një vrimë e vogël dhe shumë e dhimbshme.
Skicat janë në bardhë e zi këtu,
por në mendjen time ato kanë ngjyra.
3 është i gjelbër.
4 është i kaltër.
5 është i verdhë.
Unë gjithashtu vizatoj.
Dhe ja ku është një prej pikturave të mia.
Eshtë shumëzim i dy numrave të thjeshtë.
Format 3-dimensionale
dhe hapësira që ato krijojnë në mes
krijon një formë të re,
përgjigjen në shumën.
Cka për numrat më të mëdhenjë?
Nuk mund ta gjeni një më të madh se Pi,
konstanta matematikore.
Eshtë numër i pafund --
nuk përfundon kurrë.
Në këtë pikturë që unë e kam bërë
nga 20 decimalet e para të Pi,
unë kam marrë ngjyrat
emocionet dhe përbërjet
dhe i bëj të gjitha bashkë
në një peisazh rrotullues numerik.
Por nuk janë vetëm numrat që i shoh në ngjyra.
Fjalët gjithashtu, për mua,
kanë ngjyra dhe emocione
dhe përbërje.
Dhe kjo është një frazë hapëse
nga novela "Lolita."
Dhe Nabakov vet ishte sinestetik.
Dhe mund ta shihni këtu
se si perceptimi im i tingullit L
ndihmon aliteracionin
të shfaqet menjëherë.
Një tjetër shembull:
pak më shumë matematikor.
Dhe pyes veten se a do ta vëreni disa nga ju
konstruktimin e fjalisë
nga "The Great Gatsby."
Ka një procesion të rrokjeve --
grurë. një;
stepat, dy;
qytezat e humbura suedeze, tre --
një, dy, tre.
Dhe ky efekt është shumë i këndshëm në mendje,
dhe ndihmon që fjalia
të duket si duhet.
T'i kthehemi pyetjeve
që ua bëra pak më parë.
64 shumëzuar me 75
Nëse dikush nga ju luan shah,
e dini se 64
është numër katror,
dhe për këtë tabelat e shahut,
8 me 8,
kanë 64 katrorë.
Pra kjo na jep neve një formë
që mund ta paramendojmë, që mund ta perceptojmë.
Cka për numrin 75?
Nëse 100,
nëse e mendojmë numrin 100 si numër katror,
75 do të dukej kështu.
Pra çka ne duhet të bëjmë tash
është t'i vendosim këto dy piktura
së bashku në mendjen tonë --
kështu disi.
64 bëhet 6,400.
Dhe në këndin e djathtë,
nuk keni për të kalkuluar asgjë.
Katër përreth, katër lart dhe poshtë --
janë 16.
Pra çfarë shuma është duke kërkuar nga ju të bëni
është 16,
16, 16.
Kjo është shumë më e lehtë
se sa mënyra si shkolla u ka mësuar të llogarisni, jam i sigurtë.
Eshtë 16, 16, 16, 48.
4,800 --
4,800,
përgjigja në shumën.
Tani e lehtë kur e din se si.
(Të qeshura)
Pyetja e dytë ishte një fjalë islandeze.
Po supozoj se nuk ka shumë njerëz këtu
që flasin islandisht.
Prandaj po ua kufizoj zgjedhjen në dy.
Hnugginn:
a është fjalë e lumtur,
apo trishtuese?
Cka thoni ju?
Në rregull.
Disa njerëz thonë se është e lumtur.
Plot njerëz, shumica e njerëzve,
thonë trishtuese.
Dhe në fakt do të thotë trishtuese.
(Të qeshura)
Pse, statistikisht,
shumica e njerëzve
thonë se një fjalë është trishtuese, në këtë rast,
e rëndë në raste tjera?
Në teorinë time, gjuha zhvillohet në atë mënyrë
ku tingujt përshtaten,
korrespondojnë me, subjektivën,
me eksperiencen,
personale intuitive
të dëgjuesit.
Ta shikojmë pyetjen e tretë.
Eshtë një rresht nga poema e John Keats.
Fjalët, sikur numrat,
shprehin marrëdhënie thelbësore
në mes të objekteve
dhe ndodhive dhe forcave
që përbëjnë botën tonë.
Eshtë e logjikshme që ne, duke ekzistuar në këtë botë,
do duhej që gjatë jetës sonë
intuitivisht t'i absorbojmë këto marrëdhënie.
Dhe poetët, sikur artistët e tjerë,
luajnë me këto kuptime intuitive.
Në rastin e "hare" (hace),
është tingull i dykuptimtë në gjuhën angleze.
Mund ta ketë kuptimin edhe të fibrave që dalin nga koka.
Dhe nëse e mendojmë këtë --
le ta vendosi pikturën --
fibrat paraqesin ndjeshmëri.
Ato reagojnë ndaj lëvizjes më të vogël
mocionit, apo emocionit.
Pra çka keni është një atmosferë
e ndjeshmërisë dhe tensionit.
Lepuri vetvetiu, kafsha --
jo maca, jo qeni, lepuri --
pse lepuri?
Sepse mendoni për pikturën --
jo fjalën, pikturën.
Veshët e zgjatur,
këmbët e mëdha,
na ndihmojnë ta shohim, ta ndjejmë intuitivisht,
se çka do të thotë të çalosh,
dhe të dridhesh.
Prandaj në këto pak minuta,
shpresoj se kam mundur të ndaj
sado pak nga vizioni im për gjërat
dhe t'u tregoj
se fjalët mund të kenë ngjyra dhe emocione,
numra, forma dhe personalitete.
Bota është më e pasur,
më e gjerë
se sa duket se është.
Shpresoj se ua kam ngjallur dëshirën
të mësoni ta shihni botën me sy të rinjë.
Faleminderit.
(Duartrokitje)