Para rënies së civilizimit perëndimor dhe gjuhës së shkruar
shkenca dhe spiritualiteti nuk ishin dy gjëra të ndara.
Në mësimet e traditave të lashta
kërkimi i jashtëm për dije dhe sigruia ishte në ekuilibër
nga një ndjesi e brendshme përkohshmërie
dhe intuite e të kuptuarit të spirales së ndryshimit.
Ndërkohë që të menduarit shkencor bëhej më mbizotërues dhe informacioni shumëfishohej,
filloi të ndodhë dhe copëzimi i sitemeve tona të dijes.
Specializimet nër rritje tregonin që më pak njerëz
ishin të aftë të shihnin pamjen e plotë,
të ndjenin dhe përfytyronin estetikën e sistemit si të tërë.
Askush nuk pyeste, "a është kjo mënyrë të menduari e duhura për ne?"
Dija e Lashtë është këtu në mesin tonë, e fshehur në të dukshmen.
Por ne jemi shumë të zënë me mendimet tona për ta vënë re.
Kjo mençuri e lënë në harresë është mënyra për të rikthyer balancën
mes së brendshmes dhe së jashtmes.
Jin dhe Jang.
Në legjendën greke, Asklepius ishte i biri i Apollonit dhe Zot i shërimit.
Dija dhe aftësitë e tij për të shëruar ishin të paimagjinueshme
dhe thuhet se ai kishte zbuluar sekretin e vetë jetës dhe vdekjes.
Në Greqinë e Lashtë, tempujt shërues të Asklepit
njihen për fuqinë e tij të spirales së zanafillës
që simbolizohet nga shkopi i Asklepit.
Hipokrati, babi i mjekësisë,
betimi i të cilit akoma mban kodin moral
të profesionin të mjekësisë thuhet të ketë
marrë mësimet e tij në një tempull Asklepian.
Në ditën e sotme, ky simbol i zhvillimit tonë energjik
njihet me logon e Shoqërisë Amerikane të Mjekësisë
dhe të organizatave të tjera mbarëbotërore mjekësore.
Në ikonografinë egjiptiane, gjarpri dhe zogu përfaqësojnë
dualitetin ose polaritetin e natyrës njerëzore.
Gjarpri, në drejtim zbritës, është shfaqja e spirales,
energjia zhvilluese e botës.
Zogu është në drejtim ngjitës
drejt diellit ose vetëdija e zgjuar e përqëndruar.
boshësia e Akashës.
Faraonët dhe zotat janë paraqitur me energji ndriçuese
ku gjarpri Kundalin përshkon shpinën dhe edpërton në
"Ajna chakra" mes syve.
Ky njihet si syri i Horusit.
Në traditën Hindu bindi përfaqëson gjithashtu syrin e tretë;
lidhjen e shenjtë me shpirtin.
Maska e Mbretit Tutankamen është shembulli klasik
që shfaq së bashku motivet e gjarprit dhe zogut.
Traditat Maja dhe Asketike ndërthurin motivin e gjarprit dhe zogut në një zot.
Kuetzalkoatl ose Kukulkan.
Zoti-gjarpër me pupla përfaqëson zhvillimin e vetëdijes së zgjuar
ose Kundalinin e zgjuar.
Personi që zgjon Kuetzalkoatl brenda vetes
është një manifestim i gjallë i së shenjtës.
Thuhet se Kuetzalkoatl, ose energjia gjarpër,
do të kthehet në fund të kohës.
Simbolet e gjaprit dhe zogut mund të gjenden gjithashtu dhe në krishterim.
Kuptimësia e tyre e vërtetë mund të jetë e koduar edhe më thellë
por kuptimi është i njëjtë si në traditat e tjera të lashta.
Në Krishterim, zogu ose pëllumbi që shpesh shfaqen mbi kokën e Krishtit
përfaqësojnë Shpirtin e shenjtë ose Kundalini Shakti
që rend drejt çakrës së gjashtë dhe përtej.
Mistikët e krishterë e thërrasin Kundalinin me një emër tjetër; Shpirti i Shenjtë.
Tek John 3:12 thuhet: "dhe ashtu si Moisiu që lartësoi gjarprin nga shkretëtira
ashtu duhetë të lartësohet edhe biri i njeriut."
Jezusi dhe Moisiu zgjuan energjinë Kundalini, sollën zgjimin e vetëdijes
tek forcat zvarritëse të pavetëdijes që udhëhiqte dëshirat e njerëzve.
Thuhet se Jezusi shpenzoi dyzet ditë e dyzet netë
në shkretëtirë, kohë gjatë së cilës ishte tunduar nga Djalli.
Në të njëjtën mënyrë, Buda ishte tunduar nga "Mara" ndërsa rrinte ulur për të arritur
ndriçimin poshtë pemës bodi, ose pemës së dijes.
Të dy, Krishti dhe Buda, duhet të hiqnin dorë nga joshjet kënaqësive ndijore
dhe zotërimeve tokësore.
Në secilën histori, djalli është personifikim i dobësive tona.
Nëse lexojmë historinë e Adamit dhe Evës nën interpretimin e traditave Vedike dhe Egjiptiane
zbulojmë që gjarpri që ruan pemën e jetës është Kundalini.
Molla përfaqëson dëshirën dhe tundimin e botës së jashtme ndjesore,
që na largon nga dija e botës së brendshme,
pema e dijes brenda nesh.
Pema është thjesht rrjeta Nadis ose meridianët e energjisë brenda nesh,
të cilët shprehimisht formojnë një strukturë si-pemë në të gjithë trupin.
Në kërkimin tonë egoist për lavdi të jashtme
ne kemi kufizuar vetveten nga dija e botës së brendshme
lidhjen tonë me Akashan dhe burimin e dijes.
Shumë nga mitet historike të mbarëbotërore rreth dragonjve
mund të lexohen si metafora për energjitë e brendshme
të kulturave ku ata bëjnë pjesë.
Në Kinë, dragoi është akoma një simbol i shenjtë që përfaqëson lumturinë.
Ashtu si faraonët Egjiptianë, perandorët e lashtë kinez,
që kishin zgjuar energjitë e tyre rritëse
shfaqeshin me gjarprin me krahë, ose dragoin.
Totemi mbretëror i Perandorit Jade ose Perandorit Qiellor
tregon ekuilibrin ashtu si Ida dhe Pingala.
Jini dhe jangu i Taoizmit, zgjojnë qendrën pineale
ose atë që në taoizëm quhet "Upper Dantien".
Natyra është plot mekanizma të shfaqjes
dhe përthithjes së dritës
Për shembull, një iriq deti sheh përmes trupit të tij gjembaç
që sillet si një sy i madh.
Iriqët e detit kapin valët e dritës përmes goditjeve dhe krahasojnë
intesitetin e rrezeve për të marrë një shije nga ajo çfarë rrethohen.
Iguanat jeshile dhe zvarranikët e tjerë kanë një sy parietal
ose një gjendër pineale në majë të kokës që e përdorin për të zbuluar
grabitqarët nga lart.
Gjendra pineale e njeriut është gjendër e vogël endokrine
që shërben si rregullator për zgjimin dhe gjumin.
Edhe pse gjendet thellë në kokë
gjendra pineale është e ndjeshme ndaj dritës.
Filozofi Dekart zbuloi që zona e qendrës pineale
ose syri i tretë ishte ndërfaqja e të vetëdijshmes dhe materies .
Pothuajse gjithçka është simetrike në trupin e njeriut.
Dy sy, dy veshë, dy vrima hunde, truri ka dy anë.
Por nuk ka zonë të trurit që nuk është e pasqyruar.
Kjo është zona e gjendrës pineale dje qendra energjitike e rrethon atë .
Në nivel fizik molekula unike formohen natyrshëm
nga gjendra pineale siç është DMT-ja.
DMT-ja formohet gjithashtu natyrshëm në momentin e lindjes dhe në momentin e vdekjes,
shprehimisht duke shërbyer si një urë lidhëse mes botës së gjallë dhe vdekjes.
DMT prodhohet natyrshëm gjate gjendjeve të meditimit të thellë
dhe Samhadi, ose përmes metodave entheogjenike.
Për shembull, Ajahuaska është përdorur në traditat shamanike
në Amerikën e Jugut për të hequr vellon mes botëve të brendshme dhe të jashtme.
Fjala pineale në vetvete ka të njëjtën rrënjë si boçë pishe
sepse gjendra pineale shfaq një model vendosje të ngjashëm spiral.
Ky model, i njohur gjithashtu si modeli i lules së jetës,
është i zakonshëm në veprat antike të artit që përshfaqin ndriçimin ose qënied e ndriçuara.
Kur imazhi i boçes së pishës shihet në veprat e shenjta të artit, ai përfaqëson
syrin e tretë të zgjuar; vetëdijen e fokusuar në një pikë
që orienton rrjedhën e energjisë zhvilluese.
Boçja e pishës përfaqëson lulëzimin e çakrave më të larta
që janë aktivizuar ndërsa Sushumna ngrihet në çakrën Ajna dhe më tej.
Në mitologjinë greke, besimtarët e Dionisit mbanin një shtizë
ose diçka gjigande që mbështillej me përreth saj si spirale dhe kurorëzohej me një boçe pishe.
Sërish, përfaqësonte energjinë dionisake ose Kundalini Shakti
që përshkon shpinën deri në trupin pineal në çakrën e gjashtë.
Në zemër të Vatikanit ju mund të prisni të shihni një skulpturë gjigante
të Jezusit ose Marisë por në fakt aty gjen statujën e një boçeje gjigande
që tregon se në historinë Kristiane mund të ketë ekzistuar dije
mbi çakrat dhe Kundalinin por për ndonjë arsye të caktuar
është mbajtur e fshehtë nga masat.
Shpjegimi zyrtat i kishës është që boçja e pishës
është simboli i rigjenerimit dhe përfaqëson një jetë të re për Krishtin.
Filozofi dhe mistiku i shekullit të trembëdhjetë, Meister Eckhart tha,
"Syri përmes të cilit unë shoh Zotin dhe syri me të Zoti më sheh mua
është një dhe i njëjti."
Në biblën e King James Jezusi thotë: " drita e trupit është syri,
prandaj nëse syri yt është i vetëm, gjithë trupi yt do të jetë plot dritë."
Buda thotë: "trupi është një sy."
Në shtetin e Samadhit njëshi është njëkohësisht vëzhguesi dhe i vëzhguari.
Ne jemi universi i vetëdijshëm .
Kur Kundalini është i aktivizuar, ai stimulon çakrën e gjashtë
dhe qendra pineale dhe kjo zone fillon të rimarrë ca nga
funksionet e saj zhvilluese.
Meditimi i errët është përdorur për mijëra vite
si një mënyrë për të aktivizuar çakrën e gjashtë në zonën e gjendrës pineale
Aktivizimi i kësaj qendre i lejon personit të shohë dritën e brendshme.
Pavarsisht nëse është jogi i proverbave apo shamanit që struket thellë në një shpellë
ose i initacionuari Taoist apo Majan, ose murgu Tibetian, në të gjithë traditat gjendet
një periudhë kohe gjatë së cilës secili prej tyre shkon në errësirë.
Gjendra pineale është porta për të përjetuar energjinë e diçkaje të lartë drejtëpërdrejtë.
Filozofi Niçe thotë: "nëse vështron në humnerë për një kohë të gjatë,
automatikisht kupton që dhe humnera të vështron ty."
Dolmenët, ose portat e varreve të lashta janë strukturat më të vjetra që gjenden ende mbi Tokë.
Shumica datojnë që nga periudha e Neolitit 3000-4000 p.k dhe disa në Europën Perëndimore
janë shtatë mijë vjet të vjetra.
Dolmeni përdorej për të hyrë në një meditim të përjetshëm si një mënyrë
për njeriun për lidhur botët e brendshme me ato të jashtmet.
Ndërsa dikush vazhdon të meditojë në një errësirë totale, rrjedhimisht
ai fillon të vëzhgojë energjinë e brendshme ose dritën ndërsa syri i tretë bëhet aktiv.
Ritmet biologjike që drejtohen nga kanalet diellore dhe hënore
nuk kanë më kontroll mbi funksionet e trupit dhe kështu formohet një ritëm i ri.
Çakra e shtatë, për mijra vite,
është përfaqësuar nga simboli "OM".
Një simbol i cili është krijuar nga shenjat sanskrite që paraqesin elementët.
Kur Kundalini tejkalon çakrën e gjashtë fillon të krijojë një
aureolë energjie.
Aureolat shfaqen vazhdimisht në pikturat religjioze të
traditave të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës.
Aureola, ose pikurimi i një shenje energjie
përrethon një qënie të ndriçuar, është e ngjashme pothuajse tek të gjitha fetë
në të gjitha pjesët e botës.
Proçesi i zhvillimit të zgjimit të çakrave
nuk është pronë e një grupi apo një feje,
është një e drejtë e lindur për çdo qënie njerëzore në planet.
Kurora e çakrës është lidhja me të shenjtën;
e cila është përtej dualitetit.
Përtej emrit dhe formës.
Akhenaten ishte një faraon gruaja e të cilit ishte Nefertit.
Ai njihet si i Biri i Diellit.
Ai rizbuloi "Aten", ose fjalën e Zotit brenda vetes,
që bashkon Kundalinin me vetëdijen.
Në ikonografinë egjiptiane, sërish vetëdija e zgjuar
është përfaqësuar nga një disk diellor mbi kokën e zotave
ose qënieve të ndriçuara.
Në traditat Hindu dhe Jogi, kjo aureolë quhet
"Sahasrara", lotusi prej njëmijë-petalesh.
Budha lidhet me simbolin e lotusit.
Modeli "filotaksis" është i njëjti model që gjendet
edhe tek një lotus në lulëzim.
është lulja e formës së jetës.
Fara e jetës.
Është forma themelore në të cilën përshtaten të gjitha format.
Është forma e hapësirës në vetevete ose virtyti i trashëguar i Akashës.
Një herë e një kohë, simboli i lules së jetës ishte i përhapur kudo në Tokë.
Lulja e jetës është gjetur e mbrojtur nga luanët
në shumicën e vendeve në Kinë dhe pjesë të tjera të Azisë.
Gjashtëdhjetëekatër hekzagramet e I Ching shpesh rrethohen nga simboli jinjang
që është sërish një tjetër formë e shprehjes së lules së jetës.
Brenda lules së jetës është baza gjeometrike
për të të gjitha solidet platonike;
thelbësisht çdo formë që mund të ekzistojë.
Lulja e lashtë e jetës fillon me gjeometrinë e
yllit të Davidit, ose të trekëndëshave të drejtuar nga lart dhe nga poshtë.
Ose në 3D këto mund të jenë struktura tretrahedrale .
Ky simbol është një jantra, një lloj programi që ekziston në univers;
makina që gjeneron botën tonë fraktale.
Jantrat janë përdorur si metoda për të zgjuar vetëdijen
për mijëra vjet.
Forma vizuale e jantrës është një përshfaqje e jashtme
e një proçesi të brendshëm të shpalosjes shpirtërore.
Është muzika e fshehur e universit e që bëhet e dukshme,
përbërë nga forma të ndërthurura gjeometrike dhe modele të ndërfutura.
Çdo çakër është një lotus, një jantra, një qendër psikologjike
përmes të cilës mund të përjetohet bota.
Një jantra tradicionale, siç mund të gjendet në traditën Tibetiane,
është e veshur me shumë shtresa kumptimësie,
ndonjëherë duke përmbajtur një pamje të plotë të botës dhe kozmologjisë.
Jantra është një model në zhvillim të vazhdueshëm
që punon përmes fuqisë së përsëritjes
ose ciklit të përsëritjes.
Fuqia e jantrës është thuajse e humbur në botën e sotme
sepse ne e kërkojmë kuptimin vetëm në botën e jashtme
dhe nuk mund të lidhim energjitë tona të brendshme përmes qëllimsisë.
ka një arsye të fortë pse priftërinjtë, murgjit dhe jogit
tradicionalisht nuk martoheshin.