Rreth 365 milion persona kanë Anglishten si gjuhën primare. Më shumë se 2 miliard të tjerë mësojnë Anglisht dhe e flasin si gjuhë të dytë. Nëse ju flisni Anglisht atëhere mund të kuptoheni me 2.5 miliardë njerëz. Pse ju duhet të mësoni ndonjë gjuhë tjetër? A nuk do të ishte humbje kohe? Nelson Mandela është kritikuar shumë nga Afrikanët sepse fliste Afrikaan. Ai u përgjegj, "Kur ju flisni njerëzve në një gjuhë të cilën e kuptojnë, ju i flisni mendjes së tyre . Kur i flisni njerëzve në gjuhën amtare ajo që thua ju prek zemren." Kështu është çështja: Nëse dëshiron të fitosh mbështetjen e dikujt, duhet t'ju flisni zemrës së tyre. Papat e dijnë këtë. Xhon Pali i Dytë fliste 10 gjuhë shumë mirë dhe kuptonte edhe 10 të tjera. Kudo që shkonte, ai i përshëndeste njerëzit me të paktën disa fjali në gjuhën e tyre. Ky ishte një element kyç i popullaritetit të tij. Njerëzit që kanë vjehrra te huaja, ose vjehrra të ardhshme të huaja e dinë këtë gjë po ashtu. Ata mund të flasin Anglisht me të dashurat e tyre, por kur duan të kenë marëdhenie të mira me nënat e të dashurave, burrat e rinj janë të gatshëm të mësojne gjuhë të çmendura, përfshi dhe gjuhën Hollandeze. (Te qeshura) Kjo zakonisht funksionon. Pse? Gjuha jonë amëtare është e lidhur ngushtë me personalitetin tonë, me identitetin tonë. E gjithë historia jonë personale i ka rrënjet tek gjuha jonë amëtare. Ka aq shumë kujtime dhe ndjenja që lidhen me fjalë, shprehje, dhe gramatikën me të cilën ne u rritëm. Kështu që nëse mësoni gjuhën e një personi tjetër, ju tregoni që jeni me të vërtet të interesuar në jetën e tyre, në personalitetin e tyre. Cila vjehërr nuk do gëzohej? Kur e dëgjon gjuhen tënde, ndihesh e lidhur. Kur udhëtoni, dhe flisni një gjuhë të huaj për disa ditë ose javë, e kuptoni që po ktheheni në shtëpi në momentin që hipni në aeroplan dhe ju përshëndesin në gjuhën tuaj. Nëse gjuhët amëtare do të kishin aroma, mendoj që do të kishin erë biskotash, dhe një supe të mirë komfortuese, dhe kolonjës së gjysheve - ndoshta edhe të topave të naftalinës. Kjo mund të jetë arsyeja përse gjuhët e krijuara, si Esperanto, nuk janë aq të suksesshme sa pritet. Edhe pse mund të kenë dizajnë të mira, dhe të jenë të lehta për t'u mësuar, asnjë shtet nuk ka adoptuar një gjuhë artificiale. As si një gjuhë e huaj që mësohet sistematikisht, në shkallë të gjerë gjatë një periudhe të gjatë, edhe pse kanë provuar. Gjithësesi, pavarsisht vështirësive me gjuhët natyrale - si parregullësi nervozuese, dallimi mes shkrimit dhe shqiptimit, nganjëherë gramatika shumë e vështirë - pavarsisht gjithë këtyre, ne preferojmë të mësojmë gjuhë që janë zhvilluar në mënyrë organike. Gjuhët e krijuara i flasin kokës. Gjuhët natyrale kanë aromë biskotash. Për Nelson Mandela-n, të mësosh Afrikaans do të thoshte "të njohësh armikun". Ai tha :"Duhet të dini gjuhën e tyre dhe pasionet e tyre, shpresat, frikën, nëse dëshiron ti mundësh". Ai i mundi. Funksionoi. Por nuk ka të bëj vetëm me armiq, apo jo? Kjo ka të bëjë me të gjitha lidhjet njerëzore. Unë jam personi i fundit që flet keq për vjehrrën. Para 7 apo 8 vjetësh, isha me makinë në Poloni me familjen time. Dyqanet po mbylleshin dhe kishim nevojë për ushqim. Më në fund, pamë një supermarket në anën tjetër të rrugës. Duhet të bënim një kthesë në formë U. Dhe kështu ja bëmë. Ishte e rrezikshme. Ishte ilegale. Kur u parkuam, para se të shuaja makinën, dëgjova një trokitje. E hapa dritaren dhe pashë dy palë sy. Secila palë i takonte një polici. Unë nuk di të flas Polonisht mirë, por mund të bëja një bisedë të thjeshtë më parë. Por në atë situatë me një ndjenjë faji, përballë dy burrave të ligjit, me uniforma, nuk më kujtohej asnjë fjalë e Polonishtes. Në asnjë çast nuk mendova, të përpiqem të dal nga kjo situatë në Anglisht. Anglishtja do më jepte mua avantazhin gjuhësor, por kjo do ti bënte policët të ndiheshin jo rehat. Kështu që isha e vendosur të flas Polonisht. Si? Ajo qoshe e trurit tim që flet Polonisht u bllokua, mirëpo mbante në mend një gjë. Kishte një gjë që e kisha përsëritur aq herë sa që mund ta thoja në gjumë. Ishte një poezi për fëmijë, dhe fliste për një bretkocë të sëmurë. (Të qeshura) Kjo ishte ajo që unë mbaja në mend. E di që ishte gjë e çuditshme për të thënë, por unë thashë: (Polonisht) "Një bretkocë nuk ndihej mirë kështu që shkoi tek një doktor, dhe i tha që ndihej e sëmurë. Doktori i vendos syzet sepse ishte i vjetër." E shikova policët. Dhe ata me shikuan mua. (Te qeshura) Më kujtohet që njëri prej tyre filloi të kruante kokën. Dhe pastaj filluan të qeshin. Qeshën. Kjo më bëri të ndihem më mirë, dhe disa fjalë të tjera, më të përshtatme më ranë ndër mend. Mund të thosha disa fjali gjysmake si p.sh. "Më fal, më nevojitet ushqim, nuk e bëj më." Ata më lëshuan. Kur po hyja në dyqan, ata thirrën, (Polonisht) "Rrugë të mbarë". Nuk e kam për qëllim t'ju nxis që të mësoni gjuhë të reja që të udhëtoni botën, të thyeni ligjin dhe të dilni pa u lagur. Por ky episod i vogël, tregon se vetëm disa fjalë të thjeshta, mund të prekin zemrën dhe të shkrijnë atë. Meqë ra fjala, kishte një alternativë për bretkocën e sëmurë. Kishte edhe një këngë të cilën e dija mjaft mirë: Një këngë pijanecësh. (Të qeshura) Por me atë këngë nuk do të kisha fituar buzëqeshje ndoshta do përfundoja direkt në stacionin e policisë e të më bënin testin e alkoholit. Nuk ju duhet të mësoni shumë gjuhë, dhe nuk ju duhet ti mësoni plotësisht. Me pak fjalë mund të bësh shumë. Dhjetë fjalë për zemrën mund të kenë një ndikim më të madh se sa 1000 në kokë. Mund të zgjidhni të përdorni Anglishten dhe të takoheni në mes. Por mund të vendosni të kaloni vijën e mesit dhe t'i takoni të njohurit, apo armikun në territorin e tyre. Kur flasim gjuhën e tjetrit, nuk na bën të dobët, në të kundërt tregon forcën. Është personi i cili ka guximin të kalojë këtë vijë që fiton në fund. Mos keni frikë nga gabimet. Gabimet na bëjnë njerëz. Dhe, në këtë rast, ka një përparësi: Nëse gaboni, i jepni mundësi të tjerëve që t'ju ndihmojnë dhe t'ju takojnë. Në këtë mënyrë lidhja që krijoni forcohet. A dëshironi të kuptoheni apo të krijoni lidhje? Le të vazhdojmë të mësojmë Anglisht. Në mënyrë që të flasim me një publik të përzier, si këtu në TEDx. Anglishtja është një mjet i fuqishëm për të ndarë njohuri, për konventa ndërkombëtare dhe probleme globale. Anglishtja është autostradë për 365 milion zemra. Për 365 milion njerëz, Anglishtja ka aromë biskotash. Por përse të ndalemi aty? Pse të mos provojmë të mësojmë gjuhë tjera? Ka shumë biskota në botë. Le të provojmë një shije të re. Ju falemnderit. (Duartrokitje)