1 00:00:09,305 --> 00:00:15,209 Rreth 365 milion persona kanë Anglishten si gjuhën primare. 2 00:00:16,609 --> 00:00:20,710 Më shumë se 2 miliard të tjerë mësojnë Anglisht 3 00:00:20,711 --> 00:00:23,059 dhe e flasin si gjuhë të dytë. 4 00:00:24,376 --> 00:00:26,082 Nëse ju flisni Anglisht 5 00:00:26,083 --> 00:00:31,535 atëhere mund të kuptoheni me 2.5 miliardë njerëz. 6 00:00:32,485 --> 00:00:36,838 Pse ju duhet të mësoni ndonjë gjuhë tjetër? 7 00:00:36,839 --> 00:00:41,143 A nuk do të ishte humbje kohe? 8 00:00:41,144 --> 00:00:45,382 Nelson Mandela është kritikuar shumë 9 00:00:45,383 --> 00:00:49,112 nga Afrikanët sepse fliste Afrikaan. 10 00:00:50,022 --> 00:00:51,488 Ai u përgjegj, 11 00:00:51,489 --> 00:00:55,225 "Kur ju flisni njerëzve në një gjuhë të cilën e kuptojnë, 12 00:00:56,055 --> 00:00:57,613 ju i flisni mendjes së tyre . 13 00:00:59,023 --> 00:01:02,040 Kur i flisni njerëzve në gjuhën amtare 14 00:01:02,720 --> 00:01:04,312 ajo që thua ju prek zemren." 15 00:01:05,391 --> 00:01:06,661 Kështu është çështja: 16 00:01:06,662 --> 00:01:09,330 Nëse dëshiron të fitosh mbështetjen e dikujt, 17 00:01:09,331 --> 00:01:11,705 duhet t'ju flisni zemrës së tyre. 18 00:01:13,185 --> 00:01:14,973 Papat e dijnë këtë. 19 00:01:14,974 --> 00:01:18,884 Xhon Pali i Dytë fliste 10 gjuhë shumë mirë 20 00:01:18,885 --> 00:01:22,343 dhe kuptonte edhe 10 të tjera. 21 00:01:22,953 --> 00:01:26,591 Kudo që shkonte, ai i përshëndeste njerëzit 22 00:01:26,592 --> 00:01:30,847 me të paktën disa fjali në gjuhën e tyre. 23 00:01:30,848 --> 00:01:35,845 Ky ishte një element kyç i popullaritetit të tij. 24 00:01:37,395 --> 00:01:39,804 Njerëzit që kanë vjehrra te huaja, 25 00:01:39,805 --> 00:01:43,265 ose vjehrra të ardhshme të huaja e dinë këtë gjë po ashtu. 26 00:01:44,005 --> 00:01:46,406 Ata mund të flasin Anglisht me të dashurat e tyre, 27 00:01:46,407 --> 00:01:50,552 por kur duan të kenë marëdhenie të mira me nënat e të dashurave, 28 00:01:51,222 --> 00:01:55,181 burrat e rinj janë të gatshëm të mësojne gjuhë të çmendura, 29 00:01:55,185 --> 00:01:56,872 përfshi dhe gjuhën Hollandeze. 30 00:01:56,876 --> 00:01:58,668 (Te qeshura) 31 00:01:58,676 --> 00:02:01,104 Kjo zakonisht funksionon. 32 00:02:01,974 --> 00:02:03,300 Pse? 33 00:02:04,030 --> 00:02:09,044 Gjuha jonë amëtare është e lidhur ngushtë 34 00:02:09,045 --> 00:02:13,050 me personalitetin tonë, me identitetin tonë. 35 00:02:13,051 --> 00:02:17,694 E gjithë historia jonë personale i ka rrënjet 36 00:02:17,695 --> 00:02:20,727 tek gjuha jonë amëtare. 37 00:02:21,451 --> 00:02:27,648 Ka aq shumë kujtime dhe ndjenja që lidhen 38 00:02:28,764 --> 00:02:31,642 me fjalë, shprehje, dhe gramatikën me të cilën ne u rritëm. 39 00:02:32,646 --> 00:02:37,141 Kështu që nëse mësoni gjuhën e një personi tjetër, 40 00:02:37,142 --> 00:02:40,350 ju tregoni që jeni me të vërtet të interesuar 41 00:02:40,351 --> 00:02:44,168 në jetën e tyre, në personalitetin e tyre. 42 00:02:44,959 --> 00:02:47,585 Cila vjehërr nuk do gëzohej? 43 00:02:48,711 --> 00:02:52,581 Kur e dëgjon gjuhen tënde, ndihesh e lidhur. 44 00:02:53,834 --> 00:02:55,617 Kur udhëtoni, 45 00:02:55,618 --> 00:02:59,592 dhe flisni një gjuhë të huaj për disa ditë ose javë, 46 00:03:00,642 --> 00:03:03,011 e kuptoni që po ktheheni në shtëpi 47 00:03:03,012 --> 00:03:06,279 në momentin që hipni në aeroplan 48 00:03:06,280 --> 00:03:08,408 dhe ju përshëndesin në gjuhën tuaj. 49 00:03:10,478 --> 00:03:14,450 Nëse gjuhët amëtare do të kishin aroma, 50 00:03:14,451 --> 00:03:18,680 mendoj që do të kishin erë biskotash, 51 00:03:18,681 --> 00:03:21,103 dhe një supe të mirë komfortuese, 52 00:03:21,773 --> 00:03:23,828 dhe kolonjës së gjysheve - 53 00:03:24,668 --> 00:03:27,941 ndoshta edhe të topave të naftalinës. 54 00:03:28,742 --> 00:03:34,000 Kjo mund të jetë arsyeja përse gjuhët e krijuara, 55 00:03:34,001 --> 00:03:40,301 si Esperanto, nuk janë aq të suksesshme sa pritet. 56 00:03:41,212 --> 00:03:44,212 Edhe pse mund të kenë dizajnë të mira, 57 00:03:44,213 --> 00:03:46,995 dhe të jenë të lehta për t'u mësuar, 58 00:03:48,334 --> 00:03:53,085 asnjë shtet nuk ka adoptuar një gjuhë artificiale. 59 00:03:53,948 --> 00:03:58,939 As si një gjuhë e huaj që mësohet sistematikisht, 60 00:03:58,940 --> 00:04:02,564 në shkallë të gjerë gjatë një periudhe të gjatë, 61 00:04:03,414 --> 00:04:05,161 edhe pse kanë provuar. 62 00:04:05,831 --> 00:04:11,871 Gjithësesi, pavarsisht vështirësive me gjuhët natyrale - 63 00:04:11,872 --> 00:04:15,434 si parregullësi nervozuese, 64 00:04:15,435 --> 00:04:20,154 dallimi mes shkrimit dhe shqiptimit, 65 00:04:20,156 --> 00:04:24,694 nganjëherë gramatika shumë e vështirë - 66 00:04:25,655 --> 00:04:27,304 pavarsisht gjithë këtyre, 67 00:04:28,304 --> 00:04:34,192 ne preferojmë të mësojmë gjuhë që janë zhvilluar në mënyrë organike. 68 00:04:35,812 --> 00:04:39,654 Gjuhët e krijuara i flasin kokës. 69 00:04:40,774 --> 00:04:44,772 Gjuhët natyrale kanë aromë biskotash. 70 00:04:46,056 --> 00:04:51,981 Për Nelson Mandela-n, të mësosh Afrikaans do të thoshte "të njohësh armikun". 71 00:04:51,982 --> 00:04:56,910 Ai tha :"Duhet të dini gjuhën e tyre dhe pasionet e tyre, 72 00:04:56,911 --> 00:05:00,243 shpresat, frikën, nëse dëshiron ti mundësh". 73 00:05:01,073 --> 00:05:03,644 Ai i mundi. Funksionoi. 74 00:05:04,724 --> 00:05:08,186 Por nuk ka të bëj vetëm me armiq, apo jo? 75 00:05:09,254 --> 00:05:12,111 Kjo ka të bëjë me të gjitha lidhjet njerëzore. 76 00:05:13,445 --> 00:05:17,746 Unë jam personi i fundit 77 00:05:17,747 --> 00:05:18,983 që flet keq për vjehrrën. 78 00:05:19,833 --> 00:05:22,762 Para 7 apo 8 vjetësh, 79 00:05:22,763 --> 00:05:25,642 isha me makinë në Poloni me familjen time. 80 00:05:27,172 --> 00:05:31,413 Dyqanet po mbylleshin dhe kishim nevojë për ushqim. 81 00:05:32,257 --> 00:05:35,692 Më në fund, pamë një supermarket në anën tjetër të rrugës. 82 00:05:36,908 --> 00:05:41,637 Duhet të bënim një kthesë në formë U. 83 00:05:41,638 --> 00:05:43,328 Dhe kështu ja bëmë. 84 00:05:44,368 --> 00:05:46,578 Ishte e rrezikshme. 85 00:05:47,528 --> 00:05:49,696 Ishte ilegale. 86 00:05:52,065 --> 00:05:57,638 Kur u parkuam, para se të shuaja makinën, 87 00:05:58,238 --> 00:06:00,053 dëgjova një trokitje. 88 00:06:01,250 --> 00:06:06,096 E hapa dritaren dhe pashë dy palë sy. 89 00:06:07,624 --> 00:06:11,963 Secila palë i takonte një polici. 90 00:06:13,296 --> 00:06:17,564 Unë nuk di të flas Polonisht mirë, 91 00:06:17,565 --> 00:06:19,255 por mund të bëja një bisedë të thjeshtë 92 00:06:19,985 --> 00:06:23,526 më parë. 93 00:06:24,336 --> 00:06:27,780 Por në atë situatë me një ndjenjë faji, 94 00:06:28,620 --> 00:06:31,755 përballë dy burrave të ligjit, me uniforma, 95 00:06:33,175 --> 00:06:38,315 nuk më kujtohej asnjë fjalë e Polonishtes. 96 00:06:39,719 --> 00:06:43,789 Në asnjë çast nuk mendova, 97 00:06:44,549 --> 00:06:47,728 të përpiqem të dal nga kjo situatë në Anglisht. 98 00:06:49,078 --> 00:06:53,318 Anglishtja do më jepte mua avantazhin gjuhësor, 99 00:06:54,278 --> 00:06:57,280 por kjo do ti bënte policët të ndiheshin jo rehat. 100 00:06:58,244 --> 00:07:00,934 Kështu që isha e vendosur të flas Polonisht. 101 00:07:01,774 --> 00:07:02,798 Si? 102 00:07:04,479 --> 00:07:08,699 Ajo qoshe e trurit tim që flet Polonisht u bllokua, 103 00:07:10,388 --> 00:07:11,965 mirëpo mbante në mend një gjë. 104 00:07:13,204 --> 00:07:17,942 Kishte një gjë që e kisha përsëritur aq herë 105 00:07:17,943 --> 00:07:20,814 sa që mund ta thoja në gjumë. 106 00:07:22,501 --> 00:07:24,960 Ishte një poezi për fëmijë, 107 00:07:27,563 --> 00:07:29,652 dhe fliste për një bretkocë të sëmurë. 108 00:07:30,273 --> 00:07:32,251 (Të qeshura) 109 00:07:32,951 --> 00:07:34,522 Kjo ishte ajo që unë mbaja në mend. 110 00:07:34,523 --> 00:07:39,523 E di që ishte gjë e çuditshme për të thënë, por unë thashë: 111 00:07:40,417 --> 00:07:42,532 (Polonisht) "Një bretkocë nuk ndihej mirë 112 00:07:42,532 --> 00:07:46,084 kështu që shkoi tek një doktor, dhe i tha që ndihej e sëmurë. 113 00:07:46,085 --> 00:07:50,458 Doktori i vendos syzet sepse ishte i vjetër." 114 00:07:51,564 --> 00:07:53,882 E shikova policët. 115 00:07:53,883 --> 00:07:56,483 Dhe ata me shikuan mua. 116 00:07:56,484 --> 00:07:57,813 (Te qeshura) 117 00:07:58,653 --> 00:08:01,659 Më kujtohet që njëri prej tyre filloi të kruante kokën. 118 00:08:02,669 --> 00:08:05,242 Dhe pastaj filluan të qeshin. 119 00:08:06,112 --> 00:08:07,339 Qeshën. 120 00:08:07,340 --> 00:08:10,879 Kjo më bëri të ndihem më mirë, 121 00:08:10,880 --> 00:08:14,256 dhe disa fjalë të tjera, më të përshtatme 122 00:08:14,257 --> 00:08:16,677 më ranë ndër mend. 123 00:08:16,688 --> 00:08:19,687 Mund të thosha disa fjali gjysmake 124 00:08:19,688 --> 00:08:23,483 si p.sh. "Më fal, më nevojitet ushqim, nuk e bëj më." 125 00:08:24,763 --> 00:08:26,262 Ata më lëshuan. 126 00:08:27,334 --> 00:08:32,458 Kur po hyja në dyqan, ata thirrën, 127 00:08:32,480 --> 00:08:34,020 (Polonisht) "Rrugë të mbarë". 128 00:08:34,650 --> 00:08:39,006 Nuk e kam për qëllim t'ju nxis që të mësoni gjuhë të reja 129 00:08:39,006 --> 00:08:42,696 që të udhëtoni botën, të thyeni ligjin dhe të dilni pa u lagur. 130 00:08:44,586 --> 00:08:49,481 Por ky episod i vogël, 131 00:08:50,261 --> 00:08:53,760 tregon se vetëm disa fjalë të thjeshta, 132 00:08:53,761 --> 00:08:57,991 mund të prekin zemrën dhe të shkrijnë atë. 133 00:08:58,901 --> 00:09:01,771 Meqë ra fjala, kishte një alternativë për bretkocën e sëmurë. 134 00:09:01,772 --> 00:09:04,207 Kishte edhe një këngë të cilën e dija mjaft mirë: 135 00:09:05,857 --> 00:09:07,232 Një këngë pijanecësh. 136 00:09:07,233 --> 00:09:08,525 (Të qeshura) 137 00:09:09,185 --> 00:09:11,394 Por me atë këngë nuk do të kisha fituar buzëqeshje 138 00:09:12,124 --> 00:09:14,430 ndoshta do përfundoja direkt në stacionin e policisë 139 00:09:14,431 --> 00:09:15,661 e të më bënin testin e alkoholit. 140 00:09:17,603 --> 00:09:21,133 Nuk ju duhet të mësoni shumë gjuhë, 141 00:09:21,134 --> 00:09:24,153 dhe nuk ju duhet ti mësoni plotësisht. 142 00:09:24,154 --> 00:09:26,162 Me pak fjalë mund të bësh shumë. 143 00:09:27,122 --> 00:09:30,383 Dhjetë fjalë për zemrën mund të kenë një ndikim më të madh 144 00:09:30,384 --> 00:09:32,964 se sa 1000 në kokë. 145 00:09:34,644 --> 00:09:38,741 Mund të zgjidhni të përdorni Anglishten dhe të takoheni në mes. 146 00:09:39,851 --> 00:09:44,822 Por mund të vendosni të kaloni vijën e mesit 147 00:09:44,823 --> 00:09:49,393 dhe t'i takoni të njohurit, 148 00:09:49,394 --> 00:09:51,480 apo armikun në territorin e tyre. 149 00:09:52,375 --> 00:09:55,334 Kur flasim gjuhën e tjetrit, nuk na bën të dobët, 150 00:09:55,336 --> 00:09:57,066 në të kundërt tregon forcën. 151 00:09:57,856 --> 00:10:04,241 Është personi i cili ka guximin të kalojë këtë vijë 152 00:10:05,221 --> 00:10:06,923 që fiton në fund. 153 00:10:08,292 --> 00:10:12,210 Mos keni frikë nga gabimet. Gabimet na bëjnë njerëz. 154 00:10:12,918 --> 00:10:16,836 Dhe, në këtë rast, ka një përparësi: 155 00:10:18,091 --> 00:10:20,692 Nëse gaboni, i jepni 156 00:10:20,693 --> 00:10:26,090 mundësi të tjerëve që t'ju ndihmojnë dhe t'ju takojnë. 157 00:10:26,091 --> 00:10:31,933 Në këtë mënyrë lidhja që krijoni forcohet. 158 00:10:32,934 --> 00:10:37,190 A dëshironi të kuptoheni 159 00:10:38,320 --> 00:10:39,970 apo të krijoni lidhje? 160 00:10:41,650 --> 00:10:46,520 Le të vazhdojmë të mësojmë Anglisht. 161 00:10:48,080 --> 00:10:52,561 Në mënyrë që të flasim me një publik të përzier, si këtu në TEDx. 162 00:10:53,591 --> 00:10:57,697 Anglishtja është një mjet i fuqishëm për të ndarë njohuri, 163 00:10:57,698 --> 00:11:03,750 për konventa ndërkombëtare dhe probleme globale. 164 00:11:04,940 --> 00:11:10,161 Anglishtja është autostradë për 365 milion zemra. 165 00:11:11,131 --> 00:11:17,170 Për 365 milion njerëz, Anglishtja ka aromë biskotash. 166 00:11:18,927 --> 00:11:20,517 Por përse të ndalemi aty? 167 00:11:22,007 --> 00:11:24,535 Pse të mos provojmë 168 00:11:24,536 --> 00:11:27,696 të mësojmë gjuhë tjera? 169 00:11:28,776 --> 00:11:31,784 Ka shumë biskota në botë. 170 00:11:31,785 --> 00:11:34,181 Le të provojmë një shije të re. 171 00:11:34,990 --> 00:11:36,051 Ju falemnderit. 172 00:11:36,463 --> 00:11:37,755 (Duartrokitje)