Rreth 365 milion persona kanë Anglishten
si gjuhën primare.
Më shumë se 2 miliard të tjerë
mësojnë Anglisht
dhe e flasin si gjuhë të dytë.
Nëse ju flisni Anglisht
atëhere mund të kuptoheni
me 2.5 miliardë njerëz.
Pse ju duhet të mësoni
ndonjë gjuhë tjetër?
A nuk do të ishte humbje kohe?
Nelson Mandela është kritikuar shumë
nga Afrikanët sepse fliste Afrikaan.
Ai u përgjegj,
"Kur ju flisni njerëzve
në një gjuhë të cilën e kuptojnë,
ju i flisni mendjes së tyre .
Kur i flisni njerëzve në gjuhën amtare
ajo që thua ju prek zemren."
Kështu është çështja:
Nëse dëshiron të fitosh
mbështetjen e dikujt,
duhet t'ju flisni zemrës së tyre.
Papat e dijnë këtë.
Xhon Pali i Dytë fliste
10 gjuhë shumë mirë
dhe kuptonte edhe 10 të tjera.
Kudo që shkonte,
ai i përshëndeste njerëzit
me të paktën disa fjali në gjuhën e tyre.
Ky ishte një element kyç
i popullaritetit të tij.
Njerëzit që kanë vjehrra te huaja,
ose vjehrra të ardhshme të huaja
e dinë këtë gjë po ashtu.
Ata mund të flasin Anglisht
me të dashurat e tyre,
por kur duan të kenë marëdhenie të mira
me nënat e të dashurave,
burrat e rinj janë të gatshëm
të mësojne gjuhë të çmendura,
përfshi dhe gjuhën Hollandeze.
(Te qeshura)
Kjo zakonisht funksionon.
Pse?
Gjuha jonë amëtare është e lidhur ngushtë
me personalitetin tonë,
me identitetin tonë.
E gjithë historia jonë
personale i ka rrënjet
tek gjuha jonë amëtare.
Ka aq shumë kujtime dhe ndjenja që lidhen
me fjalë, shprehje, dhe gramatikën
me të cilën ne u rritëm.
Kështu që nëse mësoni
gjuhën e një personi tjetër,
ju tregoni që
jeni me të vërtet të interesuar
në jetën e tyre,
në personalitetin e tyre.
Cila vjehërr nuk do gëzohej?
Kur e dëgjon gjuhen tënde,
ndihesh e lidhur.
Kur udhëtoni,
dhe flisni një gjuhë të huaj
për disa ditë ose javë,
e kuptoni që po ktheheni në shtëpi
në momentin që hipni në aeroplan
dhe ju përshëndesin në gjuhën tuaj.
Nëse gjuhët amëtare do të kishin aroma,
mendoj që do të kishin erë biskotash,
dhe një supe të mirë komfortuese,
dhe kolonjës së gjysheve -
ndoshta edhe të topave të naftalinës.
Kjo mund të jetë arsyeja
përse gjuhët e krijuara,
si Esperanto, nuk janë
aq të suksesshme sa pritet.
Edhe pse mund të kenë dizajnë të mira,
dhe të jenë të lehta për t'u mësuar,
asnjë shtet nuk ka adoptuar
një gjuhë artificiale.
As si një gjuhë e huaj
që mësohet sistematikisht,
në shkallë të gjerë
gjatë një periudhe të gjatë,
edhe pse kanë provuar.
Gjithësesi, pavarsisht vështirësive
me gjuhët natyrale -
si parregullësi nervozuese,
dallimi mes shkrimit dhe shqiptimit,
nganjëherë gramatika shumë e vështirë -
pavarsisht gjithë këtyre,
ne preferojmë të mësojmë gjuhë që
janë zhvilluar në mënyrë organike.
Gjuhët e krijuara i flasin kokës.
Gjuhët natyrale kanë aromë biskotash.
Për Nelson Mandela-n, të mësosh Afrikaans
do të thoshte "të njohësh armikun".
Ai tha :"Duhet të dini gjuhën e tyre
dhe pasionet e tyre,
shpresat, frikën,
nëse dëshiron ti mundësh".
Ai i mundi. Funksionoi.
Por nuk ka të bëj vetëm me armiq, apo jo?
Kjo ka të bëjë
me të gjitha lidhjet njerëzore.
Unë jam personi i fundit
që flet keq për vjehrrën.
Para 7 apo 8 vjetësh,
isha me makinë në Poloni me familjen time.
Dyqanet po mbylleshin
dhe kishim nevojë për ushqim.
Më në fund, pamë një supermarket
në anën tjetër të rrugës.
Duhet të bënim një kthesë në formë U.
Dhe kështu ja bëmë.
Ishte e rrezikshme.
Ishte ilegale.
Kur u parkuam, para se të shuaja makinën,
dëgjova një trokitje.
E hapa dritaren dhe pashë dy palë sy.
Secila palë i takonte një polici.
Unë nuk di të flas Polonisht mirë,
por mund të bëja një bisedë të thjeshtë
më parë.
Por në atë situatë me një ndjenjë faji,
përballë dy burrave të ligjit,
me uniforma,
nuk më kujtohej asnjë fjalë e Polonishtes.
Në asnjë çast nuk mendova,
të përpiqem të dal
nga kjo situatë në Anglisht.
Anglishtja do më jepte mua
avantazhin gjuhësor,
por kjo do ti bënte policët
të ndiheshin jo rehat.
Kështu që isha e vendosur
të flas Polonisht.
Si?
Ajo qoshe e trurit tim
që flet Polonisht u bllokua,
mirëpo mbante në mend një gjë.
Kishte një gjë
që e kisha përsëritur aq herë
sa që mund ta thoja në gjumë.
Ishte një poezi për fëmijë,
dhe fliste për një bretkocë të sëmurë.
(Të qeshura)
Kjo ishte ajo që unë mbaja në mend.
E di që ishte gjë e çuditshme
për të thënë, por unë thashë:
(Polonisht) "Një bretkocë nuk ndihej mirë
kështu që shkoi tek një doktor,
dhe i tha që ndihej e sëmurë.
Doktori i vendos syzet
sepse ishte i vjetër."
E shikova policët.
Dhe ata me shikuan mua.
(Te qeshura)
Më kujtohet që njëri prej tyre
filloi të kruante kokën.
Dhe pastaj filluan të qeshin.
Qeshën.
Kjo më bëri të ndihem më mirë,
dhe disa fjalë të tjera, më të përshtatme
më ranë ndër mend.
Mund të thosha disa fjali gjysmake
si p.sh. "Më fal, më nevojitet ushqim,
nuk e bëj më."
Ata më lëshuan.
Kur po hyja në dyqan, ata thirrën,
(Polonisht) "Rrugë të mbarë".
Nuk e kam për qëllim t'ju nxis
që të mësoni gjuhë të reja
që të udhëtoni botën, të thyeni ligjin
dhe të dilni pa u lagur.
Por ky episod i vogël,
tregon se vetëm disa fjalë të thjeshta,
mund të prekin zemrën dhe të shkrijnë atë.
Meqë ra fjala, kishte një alternativë
për bretkocën e sëmurë.
Kishte edhe një këngë
të cilën e dija mjaft mirë:
Një këngë pijanecësh.
(Të qeshura)
Por me atë këngë
nuk do të kisha fituar buzëqeshje
ndoshta do përfundoja direkt
në stacionin e policisë
e të më bënin testin e alkoholit.
Nuk ju duhet të mësoni shumë gjuhë,
dhe nuk ju duhet ti mësoni plotësisht.
Me pak fjalë mund të bësh shumë.
Dhjetë fjalë për zemrën mund të kenë
një ndikim më të madh
se sa 1000 në kokë.
Mund të zgjidhni të përdorni Anglishten
dhe të takoheni në mes.
Por mund të vendosni
të kaloni vijën e mesit
dhe t'i takoni të njohurit,
apo armikun në territorin e tyre.
Kur flasim gjuhën e tjetrit,
nuk na bën të dobët,
në të kundërt tregon forcën.
Është personi i cili ka guximin
të kalojë këtë vijë
që fiton në fund.
Mos keni frikë nga gabimet.
Gabimet na bëjnë njerëz.
Dhe, në këtë rast, ka një përparësi:
Nëse gaboni, i jepni
mundësi të tjerëve që t'ju ndihmojnë
dhe t'ju takojnë.
Në këtë mënyrë lidhja që krijoni forcohet.
A dëshironi të kuptoheni
apo të krijoni lidhje?
Le të vazhdojmë të mësojmë Anglisht.
Në mënyrë që të flasim me një publik
të përzier, si këtu në TEDx.
Anglishtja është një mjet
i fuqishëm për të ndarë njohuri,
për konventa ndërkombëtare
dhe probleme globale.
Anglishtja është autostradë
për 365 milion zemra.
Për 365 milion njerëz,
Anglishtja ka aromë biskotash.
Por përse të ndalemi aty?
Pse të mos provojmë
të mësojmë gjuhë tjera?
Ka shumë biskota në botë.
Le të provojmë një shije të re.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)