Stacy: Stampy, Lizzy, Preston - faleminderit që erdhët me mua. Ajo që dua t'ju tregoj është tepër afër, në këtë pllajë mesatare. Mendoj se do ta adhuroni! PRISNI, KA NJË GROPE NË PISTË!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!(duke bërtitur) A jeni të gjithë në rregull? Stampy: Ah, tani po e shoh problemin. Shiko! Ishte një vrimë në pistë! Stacy: Me të vërtetë, Stampy? Lizzy: Ndoshta duhet të mbledhim blloqe që ta rregullojmë. Preston: Le ta bëjmë një garë. Të parin që kthehet lart fiton. Stacy: Okej, në shenjën tuaj, gati, SHKO! Okej, thjesht do të mbledh disa prej kësaj gurabie. Prisni. Djema, nuk mund te minoj! Preston: Njëjtë. Lizzy: As une nuk mundem. Stacy: Okej, kjo është vërtet e çuditshme. Stampy, a mund të minosh? Stampy: Jo nuk mundem! Stacy: Të gjithë qëndroni të qetë! Stampy: A është prishur loja? Stacy: Nëse është prishur, si do ta rregullojmë? Lizzy: Nuk e di. Stampy: A di ndokush se si të shkruaj kod të Minecraft? (poof) Preston: Çka është ajo? Stampy: Nuk kam parë asnjëherë më përpara diçka të tillë. Lizzy: Është shumë e këndshme! Stacy: A është... a është e qetësueshme? Preston: Çfarë po ndodh? Dikush duhet të shkoj në botën reale dhe ta rregullojë këtë. Ali: Une jo! Stacy: Jo... (Zë nën frymë.) Në rregull, unë do të shkoj. Hej! Në rregull, tani jam në botën reale. Do të mundohem të gjej zyret e Minecraft. Por do të më duhet ndihma juaj. Filloni të bëni tutorialin, filloni të mësoni se si për të koduar dhe unë do t'ju kontaktoj pas disa niveleve, në rregull? Më dëshironi fat! Mendoj se është në këtë drejtim. Ow! Kaktus! Jam okej! Për të përfunduar sfidën e Orëve të Kodit, do t'ju duhet të shkruani kod për të programuar Agjentin. Ju do të punoni së bashku me Agjentin për të pastruar çdo pengesë në rrugën tuaj, kështu që mund të mbledhni gjërat që do t'ju duhen për udhëtimin tuaj. Vetëm Agjenti mund të vendosë dhe thyjë blloqet, dhe vetëm ju mund të mbledhni objektet. Ekrani juaj është ndarë në tre pjesë kryesore. Në të majtë është Minecraft. Hapësira mesme është kutia e veglave me komanda që Agjenti mund të kuptojë. Dhe në të djathtë, është hapësira e punës. Aty është vendi ku vendosni komandat për të ndërtuar programin tuaj për të kontrolluar Agjentin. Agjenti mund të ecë, të kthehet dhe të aktivizojë pllakat e presionit. Ai gjithashtu mund të shkatërrojë blloqet dhe të vendosë blloqet. Kur ai vendos bllokun si këta binar të karrocave, e vendos nën veten e tij. Nëse harroni se çfarë duhet të bëni, udhëzimet për çdo nivel janë në krye. Nëse dëshironi të provoni përsëri, mund të shtypni butonin blu "rifillo" për të çuar gjithçka në gjendjen fillestare ku ka filluar. Dhe nëse keni nevojë të fshini një bllok kod, tërhiqeni nga hapësira e punës në kutinë e veglave. Kujtoni të shtypni "ekzekuto" për të bërë Agjentin të lëvizë. Okej, shkoni dhe provoni disa nivele të para. Ju uroj fat!