Shpesh më pyesin,
çfarë të befason për librin?
Dhe unë thash, fakti që une e shkrova.
Kurrë s'do e kisha imagjinuar,
as në ëndërrat e mia më të çmendura.
Unë nuk mendoj për veten si autor.
Dhe shpesh më pyesin,
pse mendon që kaq shumë njerëz e kanë lexuar këtë libër?
Kjo gjë ende po shet rreth 1 milion kopje në muaj.
Unë mendoj që shitet kaq shumë sepse zbrazëtija shpirtërore
është një sëmundje universale.
Mendoj që vjen një kohë kur ne e vendosim kokën në jastëk dhe mendojmë,
"Me siguri jeta është shumë më shumë se kaq."
Zgjohu në mëngjes, shko në punë, eja në shtëpi dhe shiko TV,
bjerë në gjumë, zgjohu në në mëngjes, shko në punë, eja në shtëpi dhe shiko TV, bjerë në gjumë,
shko në ndeja gjatë fundjavës.
Shumë njerëz thonë, "Unë po jetoj." Jo, nuk po jetoni -- ajo është vetëm ekzistencë.
Vetëm po ekzistoni.
Me të vërtet mendoj që kemi një dëshirë të brendshme.
Besoj atë që Krishti tha. Besoj që ju nuk jeni një aksident.
Prindërit tuaj ndoshta nuk planifikuan t'ju kenë, por besoj që Zoti planifikoi.
Mendoj që ka prindër aksidental; nuk ka dyshim për këtë.
Nuk mendoj që ka fëmijë aksidental.
Dhe mendoj që ju vleni.
Ju keni rëndësi për Zotin; Mendoj që ju keni rëndësi për histori;
Mendoj që ju keni rëndësi për këtë univers.
Dhe mendoj që dallimi në mes
asaj që unë e quaj niveli i mbijetesës, niveli i suksesit,
dhe niveli kuptimplotë i jetesës është,
nëse ju e kuptoni përse jeni në këtë botë?
Takoj shumë njerëz të menqur,
dhe thonë, "Pse nuk mund të zgjidh problemet e mia?"
Dhe takoj shumë njerëz që janë të suksesshëm,
të cilit thonë, "Pse nuk ndihem më i përmbushur?
Pse ndihem si një falsifikim?
Pse ndihem sikur
duhet të pretendoj të jem më shume se sa jam?"
Mendoj që kjo ka të bëjë me këtë problemin e kuptimit,
e domethënies dhe qëllimit. E gjitha ka të bëjë me pyetjen:
Pse jam këtu? Për çfarë jam këtu? Ku po shkoj?
Këto nuk janë çështje fetare --
këto janë çështje njerëzore.
Desha ti them Michael para se ai të fliste
që unë me të vërtet e vlerësoj punën e tij,
sepse e bën jetën time më të lehtë.
Si pastor, shoh shumë njerëz të çmendur.
Kam mësuar që ka të çmendur në çdo fushë të jetës.
Feja nuk e ka një
monopol mbi këtë, por ka shumë të çmendur fetarë.
Ka të çmendur laik; ka të çmendur të menqur, dhe budalla.
Ka njerëz -- një zonjë mu afrua një ditë,
dhe kishte një copë të bardhë letre -- Micheal, kjo do të pëlqej --
dhe ajo tha, "Çfarë sheh në të?"
E shikova letrën dhe i thash, "Oh, nuk shoh gjë."
Ajo tha, "Epo, unë shoh Jezusin," dhe filloj të qaje dhe u largua.
Unë mendova, mirë atëherë. Në rregull.
Hmmm.
Mirë për ty.
Kur libri u bë libri më i shitur në botë për tri vitet e fundit,
unë përjetova një krizë të vogël.
Kjo krizë kishte të bënte me pyetjen: cili është qëllimi i kësaj?
Sepse sjell një shumë të madhe parash.
Kur e shkruani librin më të shitur në botë,
fitoni shumë e shumë para --
dhe sjell shumë vëmendje - dy gjëra që nuk i doja.
Kur fillova të shkrauj Saddleback Church (Kisha Qafëmale), isha 25 vjeqarë.
E fillova me një familje tjetër në 1980-tën.
Vendosa që kurre s'do të dilja në TV,
sepse nuk desha të jem i famshem,
nuk desha të jem, thënje. "evangjelist, teleevangjelist" --
ajo nuk është për mua.
Dhe papritur, solli shumë para dhe shumë vëmendje.
Nuk mendoj --
tani, ky është një botëkuptim, dhe unë do të them, secili ka një botëkuptim.
Çdo njeri vendos një bast në jetën e tij.
Ju e keni vendosur bastin tuaj --
por është me rëndësi që ju e dini se në çfarë po e vendosni këtë bast.
Kështu që, çdo njeri po e vendos një bast në jetën e tij,
dhe kur unë, e dini, e vendosa një bast, besova që
Jezusi ishte ai që tha se ishte.
Por çdo njeri -- unë besoj në një shoqëri pluraliste --
çdo njeri po vë bast mbi diçka.
Kur e fillova kishën,
nuk kisha në plan të bëj atë që po bëj tani.
Kur e shkrova këtë libër,
papritur
u bë i famshëm,
dhe fillova të them, cili është qëllimi i këtij libri?
Sepse siç po thosha,
nuk mendoj që merrni para apo famë
për unin tënd.
Nuk besoj që kjo është e vërtetë.
Dhe kur e shkruani një libër, fjalia e parë e të cilit është
"Nuk është për ty,"
pastaj, kur papritur bëhet
libri më i shitur në histori,
ju e kuptoni që, nuk ka të bëje me ty.
Kjo nuk do shumë mend.
Pra, për çka është?
Fillova të mendoj për atë që e quaj "kujdestaria e bollykut"
dhe "Kujdestaria e ndikimit."
Kështu që besoj, që udhëheqja është kujdestari.
Nëse je udhëheqës në ndonjë fushë --
në biznes, në politike, në sport, në art,
në akademi, në çfaredo fushe --
ju nuk e zotëroni atë;
ju jeni udhëzues i saj.
Për shembul, kjo është arsye pse besoj në mbrojtjen e ambientit.
Ky nuk është planeti im. Nuk ishte i imi para se të lindesha.
Nuk do të jetë i imi pasi të vdes.
Unë jam këtu për 80 vjet dhe pastaj shkoj.
Unë po debatoja në një program ditor,
dhe drejtuesi po më sfidonte dhe tha,
"Çfarë bën një pastor duke mbrojtur ambientin?"
E pyeta këtë djalë, "A beson që njerëzit
kanë përgjegjësi të bëjnë botën një
vend më të mirë për gjeneratat e ardhshme?
A mendon që e kemi një kujdestari këtu,
të jemi më serioz për ambientin?"
Dhe ai tha, "Jo."
Unë thash, "Oh, nuk mendon ashtu?", "Më lejoni ta bëj të qartë edhe një herë.
A beson që si qënie njerzore -- Nuk po flas për fe --
a beson që është përgjegjësia jonë,
të kujdesemi për këtë planet dhe ta përmisojmë për gjeneratën tjetër?"
Ai tha, "Jo.
Jo më shumë se llojet tjera."
Kur e tha fjalen "lloje," ai e tregoj botëkuptimin e tij.
Ai po thoshte, "Unë nuk jam më përgjegjës për ambientin
sesa një rosë."
E di që shumë herë veprojmë si rosat,
po nuk jemi rosa.
Ti nuk je një rosë.
Dhe ti je përgjegjës -- ky është botëkuptimi im.
Kështu që, duhet të kuptoni se cili është botëkuptimi yt.
Problemi është që shumica e njerëzve nuk mendojien shumë për këtë.
Ata kurre nuk e
kodifikojnë, kualifikojnë, apo nuk e përcaktojnë atë
dhe thonë, "Kjo është ajo në të cilën besoj.
Kjo është arsyeja pse besoj atë që e besoj."
Unë nuk kam besim të duhur për të qenë ateist.
Por ju ndoshta keni.
Botëkuptimi juaj përcakton çdo gjë tjetër në jetën tuaj,
sepse i përcakton vendimet tuaja;
i përcakton lidhjet tuaja;
përcakton nivelin e vetëbesimit.
Përcakton, në të vërtetë, çdo gjë në jetën tuaj
Ajo që ne besojmë, qartë --
dhe ju e dini këtë - përcakton sjelljen tonë,
dhe sjellja jonë përcakton atë që ne bëhemi në jetë.
Kështu që gjithë kjo sasi e parave filloj të vijë,
dhe gjithë kjo famë,
dhe une pyetem, çfarë do të bëj me këtë?
Gruaja ime dhe unë morrem 5 vendime se çfarë do bënim me paratë.
Ne thame, "Së pari,
nuk do ta përdorim për vetëveten."
Nuk e bleva një shtëpi më të madhe.
Nuk e zotëroj një shtëpi të mysafirëve.
Ende ngas të njejtin Ford që është 4-vjeqar.
Ne vetëm thame, nuk do e përdorim për vete.
Gjëja e dytë,
Unë ndala së mari rrogë nga kisha ku jam pastor.
Gjëja e tretë, mboedha shumën e parave që kisha me kishte dhënë gjatë 25 viteve të fundit,
dhe ia ktheva.
Ja ktheva sepse nuk kisha dëshirë që dikush të mendonte
që bëj atë që bëj për para -- nuk e bëj për para.
Në të vërtetë, personalisht, unë kurre nuk e kam takuar
një prift apo pastor apo meshtar që e bën punën e tij për para.
E di që ky është një stereotip. Unë kurre nuk e kam takuar njërin prej tyre.
Më beso, ka mënyra më të lehta për të bërë para.
Pastorët janë në gadishmëri për 24 orë. Ata janë si doktor.
Unë ika vonë sot. Shpresova të jem këtu dje,
sepse vjehrri im është në 48 orët e fundit
para se të vdese prej kancerit.
Po e shikoj një njeri i cili jetoi--
tani është 80 vjeqar --
dhe po vdes në paqe. E dini, testi i botëkuptimit tënd
nuk është se si veproni gjatë kohëve të mira.
Testi i botëkuptimit tënd është se si veproni gjatë një varrimi.
Pasi kam qenë tek qindra, nëse jo mijëra varrime,
ka dallim.
Ajo në të cilën besoni bën një ndryshim.
Kështu që, ne e kthyem të gjithën,
dhe pastaj krijuam 3 fondacione,
të cilat merren me disa prej problemeve më të mëdha në botë:
analfabetizmin, varfërinë, dhe sëmundjet pandemike -- sidomos SIDA -
krijuam këto 3 fondacione,
dhe vendosëm para në to.
Gjëja e fundit që bëmë është ajo që e quaj "pagues të kundërt."
Kur unë dhe gruaja ime u martuam
30 vjet më parë,
ne filluam të paguajmë 10% të fitimeve.
Është një parim në Bibël,
i cili thotë që duhet të japësh organizatave bamirëse 10% të fitimeve,
në mënyrë që ti ndihmosh njerëzit tjerë.
Kështu që filluam të bëjmë këtë dhe çdo vit e rritnim taksën për 1%.
Gjatë vitit tonë të parë të martesës, ne e rritëm deri ne 11%,
vitin e dytë deri në 12%,
dhe vitin e tretë deri ne 13%,
dhe kështu me rradhë. Pse e bëra këtë?
Sepse çdo herë që jap,
kontrolli i materializmit në jetën time zvogëlohet.
Materializmi të inkurajon të marrësh - të marrësh çdo gjë që mundesh,
të ulesh në kanaqe dhe ti shkatërrosh të tjerat.
E gjitha sillet rreth faktit që dëshiron më shumë.
Ne mendojmë që jeta e mirë do thotë që dukemi mirë --
kjo është gjëja më e rëndësishme -- të dukesh mirë,
të ndihesh mirë dhe të kesh sende personale.
Por kjo nuk është jeta e mirë.
Unë takoj njerëz që i kanë këto gjëra gjatë gjithë kohës,
dhe ata nuk janë të lumtur.
Nëse paratë në të vërtetë na lumturojnë,
atëherë njerëzit më të pasur në botë do të ishin më të lumturit.
Dhe unë e di që kjo nuk është e vërtetë.
Nuk është e vërtetë.
Pra, jeta e mirë nuk do të thotë që dukesh mirë, ndihesh mië dhe ke gjëra.
Do të thotë që vepron mirë dhe bën mirë.
E jepni jetën tuaj.
Kuptimi në jetë nuk vjen prej statusit,
sepse ti gjithmonë mund të gjesh dikë që ka më shumë se ti.
Nuk vjen prej seksit.
Nuk vjen prej rrogës.
Vjen prej punës.
Ne gjejmë domethënje për jetë
kur japim.
Mendoj që Zoti na krijoi në këtë mënyrë.
Pra filluam të japim,
dhe pas 30 viteve,
gruaja ime dhe unë jemi pagues të kundërt -- ne japim 90% dhe jetojmë me 10% tjetër të të ardhurave.
Kjo ishte pjesa e lehtë.
Pjesa e vështirë është se çfarë të bëj me gjithë këtë vëmendje?
Sepse unë marr shume lloje ftesash.
Sapo erdha nga nje turne një-mujor të fjalimit
në 3 kontinente të ndryshme,
dhe nuk do ju tregoj shumë për të,
por ishte i mrekullueshëm.
Dhe po mendoj, çfarë do bëj
me këtë famë që libri më sjelli?
Pasi jam pastor, fillova ta lexoj Biblën.
Është një kapitull në Bibël që quhet Psalm 72,
dhe është lutja e Solomonit për më shumë ndikim.
Kur e lexoni këtë lutje,
duket sikur është egoiste, dhe egocentrike.
Ai thotë:
"Zot, dua që të më bësh të famshëm."
Kjo është lutja e tij.
Ai thotë, "Dua që të më bësh të lumtur.
Dua që të shprëndash famën time nëpër çdo tokë.
Dua që të më japësh fuqi.
Dua që të më bësh të famshëm.
Dua që të më japësh ndikim."
Duket sikur lutja më egoiste që mund të bësh
nëse do lutesh.
Deri kur e lexon të gjithë kapitullin.
Pastaj ai thotë, "Kështu që mbreti" --
ai ishte mbreti i Israelit në kohën e kulmit të fuqisë --
"kështu që mbreti mund të kujdeset për vejushën dhe jetimin,
mund ti mbështese ata me depresion, ti mbrojë ata që nuk mund të mbrohen, të kujdeset për të sëmurët,
të ndihmoje të varfërit, të flase mirë për të huajin,
dhe për ata në burgje."
Në themel, ai po flet për gjithë të margjinalizuarit në shoqëri.
Kur po e lexoja këtë,
e shikova dhe mendova,
kjo po thotë që qëllimi i ndikimit është
të flasësh për ata që nuk kane ndikim.
Qëllimi i të pasurit ndikim nuk është të ndërtosh unin tënd,
apo vlerën tënde.
Dhe, meqë ra fjala, vlera jote nuk është e njejta
sikur vetë-vlera.
Vlera jote nuk bazohet në gjërat e tuaja me vlerë;
bazohet në gjëra krejtësisht të ndryshme.
Pra, qëllimi i ndikimit është të flasësh
për ata që nuk kan ndikim.
Unë e pranova që
nuk e di se kur është hera e fundit që unë mendova për vejusha dhe jetima.
Ata nuk janë në radarin tim.
Unë jam pastor në një kishë që gjendet në një prej pjesëve më të pasura të Amerikës --
një numër i komuniteteve të mbyllura.
E kam një kishë të mbushur me zyrtarë të lartë ekonomik dhe shkencëtarë.
Mund të kaloj 5 vite pa parë një të pastrehë.
Ata nuk janë në rrugën time të zakonshme.
Tani, ata janë vetëm 13 milje larg meje, në Santa Ana.
Mu desh të them "Në rregull,
do të përdori begatinë dhe ndikimin që kam
për ti ndihmuar ata që nuk i kanë këto gjëra."
E dini, ka një tregim për Mojsiun në Bibël.
Nuk ka rëndesi nëse besoni
a është e vërtet apo jo.
Mojsiu, nëse e keni parë filimin "10 Urdhërimet,"
Mojsiu del jashtë dhe e sheh një shkurre që po digjet, dhe Zoti i flet atij.
Zoti thotë, "Mojsi,
çfarë ke në dorë?"
Mendoj që kjo është një prej pyetjeve më të rëndësishme që njerëzit mund t'ju pyesin.
Çfarë ke në dorë?
Mojsiu thotë, "Kam një shkop.
Është një shkop i bariut."
Zoti i thotë, "Gjuaje."
Dhe nëse e keni parë filmin, ai e gjuan dhe shkopi kthehet në një gjarpër.
Zoti thotë, "Merre."
Ai e merr prap,
dhe bëhet shkop përsëri.
Kur e lexoj këtë, po mendoj se për çfarë bëhet fjalë?
Në rregull. Për çfarë bëhet fjalë? I di disa gjëra.
Nën 1, Zoti kurrë nuk bën mrekullira për tu treguar.
Nuk e bën që të tjerët të thonë "Uaa, a nuk është kjo e mrekullueshme?"
Dhe, meqë ra fjala, Zoti im nuk duhet të duket në buke më djathë.
Nëse Zoti duket,
Ai nuk do të duket në bukë me djathë.
(Të qeshura)
Në rregull? Kjo është aryeja pse më pëlqen puna e Michael,
sepse nëse ai e demaskon, unë nuk kam pse e bëj atë.
Por Zoti - Zoti im - nuk duket në imazhe spërkatëse.
Ai ka disa mënyra më të fuqishme për të
bërë çfardo që dëshiron.
Por ai nuk krijon mrekulli vetëm për tu treguar.
Gjëja e dytë, nëse Zoti e bën një pyetje,
ai veq e din përgjigjen.
Qartë, nëse ai është Zot, atëhere kjo do të thotë
që kur Ai bën një pyetje, është për të mirën tënde, jo të atij.
Kështu që, Ai thot, "Çfarë ke në dorë?"
Çfarë kishte në dorën e Mojsiut?
Epo, kishte një shkop të bariut. Më kushtoni pak vëmendje tani.
Ky shkop përfaqësonte 3 gjëra për jetën e Mojsiut.
Së pari, prezantoi identitetin e tij.
Ai ishte një bari. Eshtë një simbol i profesionit të tij.
Unë jam një bari. Është një simbol i identitetit të tij, karrierës së tij, dhe punës së tij.
Së dyti, nuk është vetëm simbol i identitetit të tij;
është edhe simbol i të ardhurave, sepse e gjithë prona e tij lidhet me dele.
Në ato ditë askush nuk kishte xhirollogari në bankë,
apo karda të American Express, apo fonde financiare.
Prona juaj është e lidhur me kopene tënde.
Kështu që është një simbol i identitetit të tij, është një simbol i të ardhurave të tij.
Gjëja e tretë: është një simbol i ndikimit të tij.
Çfarë bën me një shkop bariu?
Epo, i lëvizni delet nga pika A në pikën B,
me grep apo kërrab.
Ju i ngreni apo i shponi ato.
Pra, Ai po thotë,
"Ju do të tregoni identitetin tuaj."
Çfarë ka në dorën tënde? Keni identitetin; keni të ardhurat; keni ndikimin.
Çfarë keni në dorë?"
Ai po thotë, "Nëse e lëshoni, do ta bëj të gjallë.
Do të bëj disa gjëra që ju nuk i keni imagjinuar si të mundshme."
Nëse e keni parë filmin "10 urdhërat,"
të gjitha mrekullitë e mëdha që ndodhin në Egjipt,
bëhen nëpërmjet këtij shkopi.
Vitin e kaluar, mora një ftesë për të folur në një lojë të NBA.
Po ju flas lojtarëve,
sepse shumica e ekipeve të NBA, the ekipeve te NFL dhe gjithë ekipeve tjera
e kanë bërë këtë 40 Ditë të Qëllimit te bazuar në libër.
I pyeta ata, ju thash "Çfarë keni në dorë?
Ju thash "Keni nje top basketbolli,
dhe ky top pëfaqëson identitetin tuaj, atë që ju jeni.
Ju jeni një lojëtar i NBA. Kjo përfaqëson të ardhurat tuaja.
Po bëni shumë para me këtë top të vogël.
Dhe e përfaqëson ndikimin tuaj.
Edhe pse do të jeni në NBA vetëm për disa vite,
ju do të jeni një lojtar i NBA për gjithë jetën tuaj.
Dhe kjo ju jep një ndikim të madh.
Çfarë do të bëni me atë që keni?"
Dhe kjo është arsyeja kryesore pse erdha këtu sot,
tek gjithë këta njerëz të menqur të TED-it,
për të thënë, "Çfarë është në dorën tënde?"
Çfarë dhurate keni?
Talent, kualifikim, edukim,
liri, lidhje, mundësi,
pasuri, ide, kreativitet.
Çfarë po bën me këtë
dhuratë?
Për mua, kjo është pyetja primare e jetës.
Për mua, e gjithë kjo ka të bëj me qëllimet që i kemi.
Në libër flas për faktin që jemi të krijuar për të bërë disa gjëra.
Ky kryq i vogël kupton dhurata shpirtërore, zemër,
aftësi, personalitet dhe përvojë.
Këto gjëra ju formojnë.
Dhe nëse dëshironi të dini se çfarë duhet të bëni me jetën tuaj,
duhet të shikoni formën tuaj. Çfarë mund të bëj?
Pse do ju krijonte Zoti për të bërë disa gjëra
dhe nuk do ju kërkonte ti bënit?
Nëse jeni krijuar për tu bërë një antropologjist, atëherë do të jeni një antropologjist.
Nëse jeni krijuar një zbulues nëndetar,
do të jeni një zbulues i nëndetar.
Nëse jeni krijuar për të bërë marrëveshje, atëherë do të bëni marrëveshje.
Nëse jeni krijuar të pikturoni, do të pikturoni.
A e dini që Zoti buzëqesh kur ju jeni vetëvejta?
Kur fëmijët e mij ishin të vegjël --
ata janë rritur tash, tani kam nipa dhe mbesa --
unë ulesha tek shtrati i tyre,
dhe i shihja tek flinin.
I shikoja trupat e tyre të vegjël tek çoheshin dhe uleshin,
çoheshin dhe uleshin.
I shikoja -- ky nuk ishte aksident.
U ngrinin dhe u uleshin --
dhe gëzohesha që po i shihja duke fjetur.
Disa njerëz kan një ide të gabuar që Zoti gëzohet
vetëm kur ju bëni, thonjëza, "gjëra shpirtërore,"
sikur të shkoni në kishë apo ti ndihmoni të varfërit,
ose, kur rrëfeheni apo bëni dic të tillë.
Ajo që dua të them është që Zoti gëzohet kur ju jeni vetëvejta. Pse?
Ai ju krijoi ju. Dhe kur bëni ate që jeni krijuar për të bërë,
Ai thotë, "Të lumtë djali im.
Të lumtë vajza ime.
Ti po e përdor talentin dhe aftësinë që ta dhashë."
Ju këshilloj që të shikoni
se çfarë keni në dorën tuaj --
identitetin tënd, ndikimin tëndi, të ardhurat tuaja --
dhe thoni "Nuk është për mua.
E kam këtë për të bërë botën një vend më të mirë."
Faleminderit.