WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:04.261 Atomet janë qesharakë dhe jashtëzakonisht të vegjël. 00:00:04.261 --> 00:00:10.501 Një qime floku e njeriut është e trashë sa rreth 500,000 atome karboni të vendosura mbi njëra-tjetrën. 00:00:10.505 --> 00:00:15.703 Shikoni grushtin tuaj, përmban triliona dhe triliona atome. 00:00:15.703 --> 00:00:20.097 Nëse një atom në të do të ishte i madh sa një gurë mermeri, sa do të ishte i madh grushti yt? 00:00:20.097 --> 00:00:24.747 Epo, sa madhësia e Tokës. Hm... ende e vështirë ta imagjinoni? 00:00:24.747 --> 00:00:27.047 Le të provojmë diçka ndryshe. 00:00:33.020 --> 00:00:38.130 Shikoni gishtin tuaj të vogël. Imagjinoni se maja e tij është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. 00:00:38.130 --> 00:00:44.397 Tani mbusheni dhomën me kokrra orizi. Një kokërr orizi përfaqëson një qelizë në majën e gishtit tuaj. 00:00:44.397 --> 00:00:48.178 Tani le ta afrojmë kamerën në kokrrën e orizit. Dhe tani, një qelizë 00:00:48.178 --> 00:00:50.750 është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. 00:00:50.750 --> 00:00:55.390 Le ta mbushim me oriz përsëri. Kjo është përafërsisht madhësia e një proteine. 00:00:55.390 --> 00:00:59.249 Dhe tani, le ti mbushim të gjitha hapësirat ndërmjet kokrrave të orizit 00:00:59.249 --> 00:01:01.159 me kokrra rëre. 00:01:01.159 --> 00:01:04.980 Kjo është përafërsisht se sa të vegjël janë atomet. 00:01:04.980 --> 00:01:07.061 Prej qka përbëhet një atom? 00:01:07.061 --> 00:01:12.511 Le të shtiremi se atomet duken kështu për një minutë, që ta kemi më të lehtë ta kuptojmë. 00:01:12.511 --> 00:01:18.921 Një atom përmban 3 grimca kryesore: Neutronet, protonet dhe elektronet. 00:01:18.921 --> 00:01:23.076 Protonet dhe neutronet ngjiten së bashku dhe formojnë berthamën e atomit, 00:01:23.076 --> 00:01:25.017 të mbajtur së bashku nga bashkëveprimi i fortë, 00:01:25.017 --> 00:01:28.589 një nga 4 forcat fundamentale të universit. 00:01:28.589 --> 00:01:32.153 Ato përbëhen nga kuarket dhe mbahen së bashku nga gluonet. 00:01:32.153 --> 00:01:35.195 Askush nuk e di saktësisht se sa të vogla janë kuarket. 00:01:35.195 --> 00:01:38.677 Ne mendojmë se ato mund të jena pika, sikur në gjeometri. 00:01:38.677 --> 00:01:41.822 Provoni ti imagjinoni ato si zero dimensionale. 00:01:41.822 --> 00:01:47.192 Ne dyshojmë se kuarket dhe elektronet janë perbërësit më fundamentalë të materies në univers. 00:01:47.192 --> 00:01:53.835 Elektronet e orbitojnë bërthamën e atomit. Ato udhëtojnë me një shpejtësi rreth 2,200km/s 00:01:53.835 --> 00:01:57.303 Shpejt mjaftueshëm sa të orbitojnë Tokën për pak më shumë se 18 sekonda. 00:01:57.303 --> 00:02:01.592 Sikurse kuarket, ne mendojmë se elektronet janë grimca fundamentale. 00:02:01.592 --> 00:02:07.883 99.999999999999 përqind 00:02:07.883 --> 00:02:13.269 e vëllimit të një atomi është hapësirë e zbrazët. Përpos se nuk është... 00:02:13.269 --> 00:02:19.222 Ajo që ne e perceptojmë si zbrazëti është në fakt një hapësirë e mbushur nga luhatje kuantike 00:02:19.222 --> 00:02:23.798 fusha që kanë energji potenciale dhe që ndërtohen dhe treten spontanisht. 00:02:23.798 --> 00:02:28.249 Keto luhatje kanë një ndikim fundamental në mënyrën se si grimcat e ngarkuara bashkëveprojnë. 00:02:28.249 --> 00:02:30.470 Por kjo është temë për një video tjetër. 00:02:30.470 --> 00:02:34.610 Sa hapësirë, saktësisht, zënë bërthama dhe elektronet? 00:02:34.610 --> 00:02:37.513 Nëse do të hiqnim të gjithë hapësirat ndërmjet bërthamave të atomeve 00:02:37.513 --> 00:02:41.493 nga Empire State Building, ajo do të ishte e madhe sa një grimcë orizi. 00:02:41.493 --> 00:02:45.014 Te gjitha atomet e njerëzimit do të pershtateshin në një lugë çaji. 00:02:45.014 --> 00:02:49.143 Ka objekte ekstreme, ku gjendje si kjo faktikisht ekzistojnë. 00:02:49.143 --> 00:02:52.723 Në një yll neutroni, bërthamat e atomeve janë të shtypura aq dendësisht, 00:02:52.723 --> 00:02:57.328 saqë masa e 3 diejve përshtatet në një objekt vetëm disa kilometra të gjerë. 00:02:57.328 --> 00:03:01.037 Meqë ra fjala, si duken atomet? 00:03:01.037 --> 00:03:03.654 Epo, diqka kështu. 00:03:03.654 --> 00:03:07.582 Elektronet janë si një funksion valor dhe grimcë në të njëjtën kohë. 00:03:07.582 --> 00:03:11.567 Ne mund të kalkulojmë se ku një elektron mund të jetë në çfarëdo momenti në kohë 00:03:11.567 --> 00:03:14.365 Këto re të probabilitetit, të quajtura orbitale 00:03:14.365 --> 00:03:18.336 janë ku elektronet mund të jenë me një siguri prej 95% 00:03:18.336 --> 00:03:21.105 Probabiliteti i gjetjes së një elektroni ju afrohet zeros 00:03:21.105 --> 00:03:23.505 sa më larg që shkojmë nga bërthama e atomit 00:03:23.505 --> 00:03:27.418 por kurrë nuk është zero, që domethënë se, në teori, 00:03:27.418 --> 00:03:31.232 elektroni i një atomi mund të jetë në anën tjetër të universit. 00:03:31.232 --> 00:03:32.961 Okej, prit një sekond. 00:03:32.961 --> 00:03:36.204 Këto gjëra të çuditshme formojnë të gjithë materien në univers. 00:03:36.204 --> 00:03:38.334 Për shumë elemente të njohura, 00:03:38.334 --> 00:03:42.616 nuk të duhen shumë grimca kryesore, vetëm tre. 00:03:42.616 --> 00:03:46.978 Merre një proton dhe një elektron, dhe ke hidrogjenin. 00:03:46.978 --> 00:03:49.943 Shto një proton dhe një neutron, dhe ke heliumin. 00:03:49.943 --> 00:03:53.544 Shto disa më shumë, ke karbonin. Disa më shumë, florin. 00:03:53.544 --> 00:03:56.757 Edhe më shumë, arin, dhe kështu me rradhë. 00:03:56.757 --> 00:03:59.549 Dhe çdo atom i një elementi është i njëjtë. 00:03:59.549 --> 00:04:03.151 Të gjithë atomet e hidrogjenit në univers, për shembull, janë të njëjta. 00:04:03.151 --> 00:04:08.018 Hidrogjeni në trupin tënd është saktësisht i njëjtë me hidrogjenin në Diell. 00:04:08.018 --> 00:04:11.279 A ndihesh i hutuar tani? Ne sigurisht që po! 00:04:11.279 --> 00:04:14.671 Asgjë në këtë madhësi të universit nuk ka kuptim në botën tonë, 00:04:14.671 --> 00:04:18.578 dhe as nuk kemi filluar që të flasim për mekanikën kuantike apo për kopshtin e grimcave, 00:04:18.578 --> 00:04:20.231 të cilat janë edhe më të çuditshme! 00:04:20.231 --> 00:04:24.415 Modeli jonë i atomeve ka ndryshuar disa herë qysh kur ne e përfytyruam së pari atë 00:04:24.415 --> 00:04:27.119 dhe ai që është për momentin, sigurisht që nuk do të jetë i fundit. 00:04:27.119 --> 00:04:29.995 Kështu që le ti përkrahim shkencëtarët dhe kërkimet 00:04:29.995 --> 00:04:33.430 dhe të presim për valën tjetër të informacioneve të reja 00:04:33.430 --> 00:04:38.850 për këtë botë të cuditshme që është baza e ekzistencës sonë.