Atomet janë qesharakë dhe jashtëzakonisht të vegjël. Një qime floku e njeriut është e trashë sa rreth 500,000 atome karboni të vendosura mbi njëra-tjetrën. Shikoni grushtin tuaj, përmban triliona dhe triliona atome. Nëse një atom në të do të ishte i madh sa një gurë mermeri, sa do të ishte i madh grushti yt? Epo, sa madhësia e Tokës. Hm... ende e vështirë ta imagjinoni? Le të provojmë diçka ndryshe. Shikoni gishtin tuaj të vogël. Imagjinoni se maja e tij është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. Tani mbusheni dhomën me kokrra orizi. Një kokërr orizi përfaqëson një qelizë në majën e gishtit tuaj. Tani le ta afrojmë kamerën në kokrrën e orizit. Dhe tani, një qelizë është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. Le ta mbushim me oriz përsëri. Kjo është përafërsisht madhësia e një proteine. Dhe tani, le ti mbushim të gjitha hapësirat ndërmjet kokrrave të orizit me kokrra rëre. Kjo është përafërsisht se sa të vegjël janë atomet. Prej qka përbëhet një atom? Le të shtiremi se atomet duken kështu për një minutë, që ta kemi më të lehtë ta kuptojmë. Një atom përmban 3 grimca kryesore: Neutronet, protonet dhe elektronet. Protonet dhe neutronet ngjiten së bashku dhe formojnë berthamën e atomit, të mbajtur së bashku nga bashkëveprimi i fortë, një nga 4 forcat fundamentale të universit. Ato përbëhen nga kuarket dhe mbahen së bashku nga gluonet. Askush nuk e di saktësisht se sa të vogla janë kuarket. Ne mendojmë se ato mund të jena pika, sikur në gjeometri. Provoni ti imagjinoni ato si zero dimensionale. Ne dyshojmë se kuarket dhe elektronet janë perbërësit më fundamentalë të materies në univers. Elektronet e orbitojnë bërthamën e atomit. Ato udhëtojnë me një shpejtësi rreth 2,200km/s Shpejt mjaftueshëm sa të orbitojnë Tokën për pak më shumë se 18 sekonda. Sikurse kuarket, ne mendojmë se elektronet janë grimca fundamentale. 99.999999999999 përqind e vëllimit të një atomi është hapësirë e zbrazët. Përpos se nuk është... Ajo që ne e perceptojmë si zbrazëti është në fakt një hapësirë e mbushur nga luhatje kuantike fusha që kanë energji potenciale dhe që ndërtohen dhe treten spontanisht. Keto luhatje kanë një ndikim fundamental në mënyrën se si grimcat e ngarkuara bashkëveprojnë. Por kjo është temë për një video tjetër. Sa hapësirë, saktësisht, zënë bërthama dhe elektronet? Nëse do të hiqnim të gjithë hapësirat ndërmjet bërthamave të atomeve nga Empire State Building, ajo do të ishte e madhe sa një grimcë orizi. Te gjitha atomet e njerëzimit do të pershtateshin në një lugë çaji. Ka objekte ekstreme, ku gjendje si kjo faktikisht ekzistojnë. Në një yll neutroni, bërthamat e atomeve janë të shtypura aq dendësisht, saqë masa e 3 diejve përshtatet në një objekt vetëm disa kilometra të gjerë. Meqë ra fjala, si duken atomet? Epo, diqka kështu. Elektronet janë si një funksion valor dhe grimcë në të njëjtën kohë. Ne mund të kalkulojmë se ku një elektron mund të jetë në çfarëdo momenti në kohë Këto re të probabilitetit, të quajtura orbitale janë ku elektronet mund të jenë me një siguri prej 95% Probabiliteti i gjetjes së një elektroni ju afrohet zeros sa më larg që shkojmë nga bërthama e atomit por kurrë nuk është zero, që domethënë se, në teori, elektroni i një atomi mund të jetë në anën tjetër të universit. Okej, prit një sekond. Këto gjëra të çuditshme formojnë të gjithë materien në univers. Për shumë elemente të njohura, nuk të duhen shumë grimca kryesore, vetëm tre. Merre një proton dhe një elektron, dhe ke hidrogjenin. Shto një proton dhe një neutron, dhe ke heliumin. Shto disa më shumë, ke karbonin. Disa më shumë, florin. Edhe më shumë, arin, dhe kështu me rradhë. Dhe çdo atom i një elementi është i njëjtë. Të gjithë atomet e hidrogjenit në univers, për shembull, janë të njëjta. Hidrogjeni në trupin tënd është saktësisht i njëjtë me hidrogjenin në Diell. A ndihesh i hutuar tani? Ne sigurisht që po! Asgjë në këtë madhësi të universit nuk ka kuptim në botën tonë, dhe as nuk kemi filluar që të flasim për mekanikën kuantike apo për kopshtin e grimcave, të cilat janë edhe më të çuditshme! Modeli jonë i atomeve ka ndryshuar disa herë qysh kur ne e përfytyruam së pari atë dhe ai që është për momentin, sigurisht që nuk do të jetë i fundit. Kështu që le ti përkrahim shkencëtarët dhe kërkimet dhe të presim për valën tjetër të informacioneve të reja për këtë botë të cuditshme që është baza e ekzistencës sonë.