1 00:00:00,000 --> 00:00:04,261 Atomet janë qesharakë dhe jashtëzakonisht të vegjël. 2 00:00:04,261 --> 00:00:10,501 Një qime floku e njeriut është e trashë sa rreth 500,000 atome karboni të vendosura mbi njëra-tjetrën. 3 00:00:10,505 --> 00:00:15,703 Shikoni grushtin tuaj, përmban triliona dhe triliona atome. 4 00:00:15,703 --> 00:00:20,097 Nëse një atom në të do të ishte i madh sa një gurë mermeri, sa do të ishte i madh grushti yt? 5 00:00:20,097 --> 00:00:24,747 Epo, sa madhësia e Tokës. Hm... ende e vështirë ta imagjinoni? 6 00:00:24,747 --> 00:00:27,047 Le të provojmë diçka ndryshe. 7 00:00:33,020 --> 00:00:38,130 Shikoni gishtin tuaj të vogël. Imagjinoni se maja e tij është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. 8 00:00:38,130 --> 00:00:44,397 Tani mbusheni dhomën me kokrra orizi. Një kokërr orizi përfaqëson një qelizë në majën e gishtit tuaj. 9 00:00:44,397 --> 00:00:48,178 Tani le ta afrojmë kamerën në kokrrën e orizit. Dhe tani, një qelizë 10 00:00:48,178 --> 00:00:50,750 është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani. 11 00:00:50,750 --> 00:00:55,390 Le ta mbushim me oriz përsëri. Kjo është përafërsisht madhësia e një proteine. 12 00:00:55,390 --> 00:00:59,249 Dhe tani, le ti mbushim të gjitha hapësirat ndërmjet kokrrave të orizit 13 00:00:59,249 --> 00:01:01,159 me kokrra rëre. 14 00:01:01,159 --> 00:01:04,980 Kjo është përafërsisht se sa të vegjël janë atomet. 15 00:01:04,980 --> 00:01:07,061 Prej qka përbëhet një atom? 16 00:01:07,061 --> 00:01:12,511 Le të shtiremi se atomet duken kështu për një minutë, që ta kemi më të lehtë ta kuptojmë. 17 00:01:12,511 --> 00:01:18,921 Një atom përmban 3 grimca kryesore: Neutronet, protonet dhe elektronet. 18 00:01:18,921 --> 00:01:23,076 Protonet dhe neutronet ngjiten së bashku dhe formojnë berthamën e atomit, 19 00:01:23,076 --> 00:01:25,017 të mbajtur së bashku nga bashkëveprimi i fortë, 20 00:01:25,017 --> 00:01:28,589 një nga 4 forcat fundamentale të universit. 21 00:01:28,589 --> 00:01:32,153 Ato përbëhen nga kuarket dhe mbahen së bashku nga gluonet. 22 00:01:32,153 --> 00:01:35,195 Askush nuk e di saktësisht se sa të vogla janë kuarket. 23 00:01:35,195 --> 00:01:38,677 Ne mendojmë se ato mund të jena pika, sikur në gjeometri. 24 00:01:38,677 --> 00:01:41,822 Provoni ti imagjinoni ato si zero dimensionale. 25 00:01:41,822 --> 00:01:47,192 Ne dyshojmë se kuarket dhe elektronet janë perbërësit më fundamentalë të materies në univers. 26 00:01:47,192 --> 00:01:53,835 Elektronet e orbitojnë bërthamën e atomit. Ato udhëtojnë me një shpejtësi rreth 2,200km/s 27 00:01:53,835 --> 00:01:57,303 Shpejt mjaftueshëm sa të orbitojnë Tokën për pak më shumë se 18 sekonda. 28 00:01:57,303 --> 00:02:01,592 Sikurse kuarket, ne mendojmë se elektronet janë grimca fundamentale. 29 00:02:01,592 --> 00:02:07,883 99.999999999999 përqind 30 00:02:07,883 --> 00:02:13,269 e vëllimit të një atomi është hapësirë e zbrazët. Përpos se nuk është... 31 00:02:13,269 --> 00:02:19,222 Ajo që ne e perceptojmë si zbrazëti është në fakt një hapësirë e mbushur nga luhatje kuantike 32 00:02:19,222 --> 00:02:23,798 fusha që kanë energji potenciale dhe që ndërtohen dhe treten spontanisht. 33 00:02:23,798 --> 00:02:28,249 Keto luhatje kanë një ndikim fundamental në mënyrën se si grimcat e ngarkuara bashkëveprojnë. 34 00:02:28,249 --> 00:02:30,470 Por kjo është temë për një video tjetër. 35 00:02:30,470 --> 00:02:34,610 Sa hapësirë, saktësisht, zënë bërthama dhe elektronet? 36 00:02:34,610 --> 00:02:37,513 Nëse do të hiqnim të gjithë hapësirat ndërmjet bërthamave të atomeve 37 00:02:37,513 --> 00:02:41,493 nga Empire State Building, ajo do të ishte e madhe sa një grimcë orizi. 38 00:02:41,493 --> 00:02:45,014 Te gjitha atomet e njerëzimit do të pershtateshin në një lugë çaji. 39 00:02:45,014 --> 00:02:49,143 Ka objekte ekstreme, ku gjendje si kjo faktikisht ekzistojnë. 40 00:02:49,143 --> 00:02:52,723 Në një yll neutroni, bërthamat e atomeve janë të shtypura aq dendësisht, 41 00:02:52,723 --> 00:02:57,328 saqë masa e 3 diejve përshtatet në një objekt vetëm disa kilometra të gjerë. 42 00:02:57,328 --> 00:03:01,037 Meqë ra fjala, si duken atomet? 43 00:03:01,037 --> 00:03:03,654 Epo, diqka kështu. 44 00:03:03,654 --> 00:03:07,582 Elektronet janë si një funksion valor dhe grimcë në të njëjtën kohë. 45 00:03:07,582 --> 00:03:11,567 Ne mund të kalkulojmë se ku një elektron mund të jetë në çfarëdo momenti në kohë 46 00:03:11,567 --> 00:03:14,365 Këto re të probabilitetit, të quajtura orbitale 47 00:03:14,365 --> 00:03:18,336 janë ku elektronet mund të jenë me një siguri prej 95% 48 00:03:18,336 --> 00:03:21,105 Probabiliteti i gjetjes së një elektroni ju afrohet zeros 49 00:03:21,105 --> 00:03:23,505 sa më larg që shkojmë nga bërthama e atomit 50 00:03:23,505 --> 00:03:27,418 por kurrë nuk është zero, që domethënë se, në teori, 51 00:03:27,418 --> 00:03:31,232 elektroni i një atomi mund të jetë në anën tjetër të universit. 52 00:03:31,232 --> 00:03:32,961 Okej, prit një sekond. 53 00:03:32,961 --> 00:03:36,204 Këto gjëra të çuditshme formojnë të gjithë materien në univers. 54 00:03:36,204 --> 00:03:38,334 Për shumë elemente të njohura, 55 00:03:38,334 --> 00:03:42,616 nuk të duhen shumë grimca kryesore, vetëm tre. 56 00:03:42,616 --> 00:03:46,978 Merre një proton dhe një elektron, dhe ke hidrogjenin. 57 00:03:46,978 --> 00:03:49,943 Shto një proton dhe një neutron, dhe ke heliumin. 58 00:03:49,943 --> 00:03:53,544 Shto disa më shumë, ke karbonin. Disa më shumë, florin. 59 00:03:53,544 --> 00:03:56,757 Edhe më shumë, arin, dhe kështu me rradhë. 60 00:03:56,757 --> 00:03:59,549 Dhe çdo atom i një elementi është i njëjtë. 61 00:03:59,549 --> 00:04:03,151 Të gjithë atomet e hidrogjenit në univers, për shembull, janë të njëjta. 62 00:04:03,151 --> 00:04:08,018 Hidrogjeni në trupin tënd është saktësisht i njëjtë me hidrogjenin në Diell. 63 00:04:08,018 --> 00:04:11,279 A ndihesh i hutuar tani? Ne sigurisht që po! 64 00:04:11,279 --> 00:04:14,671 Asgjë në këtë madhësi të universit nuk ka kuptim në botën tonë, 65 00:04:14,671 --> 00:04:18,578 dhe as nuk kemi filluar që të flasim për mekanikën kuantike apo për kopshtin e grimcave, 66 00:04:18,578 --> 00:04:20,231 të cilat janë edhe më të çuditshme! 67 00:04:20,231 --> 00:04:24,415 Modeli jonë i atomeve ka ndryshuar disa herë qysh kur ne e përfytyruam së pari atë 68 00:04:24,415 --> 00:04:27,119 dhe ai që është për momentin, sigurisht që nuk do të jetë i fundit. 69 00:04:27,119 --> 00:04:29,995 Kështu që le ti përkrahim shkencëtarët dhe kërkimet 70 00:04:29,995 --> 00:04:33,430 dhe të presim për valën tjetër të informacioneve të reja 71 00:04:33,430 --> 00:04:38,850 për këtë botë të cuditshme që është baza e ekzistencës sonë.