Atomet janë qesharakë
dhe jashtëzakonisht të vegjël.
Një qime floku e njeriut është e trashë sa rreth 500,000
atome karboni të vendosura mbi njëra-tjetrën.
Shikoni grushtin tuaj, përmban triliona dhe triliona atome.
Nëse një atom në të do të ishte i madh sa një gurë mermeri,
sa do të ishte i madh grushti yt?
Epo, sa madhësia e Tokës.
Hm... ende e vështirë ta imagjinoni?
Le të provojmë diçka ndryshe.
Shikoni gishtin tuaj të vogël.
Imagjinoni se maja e tij është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani.
Tani mbusheni dhomën me kokrra orizi.
Një kokërr orizi përfaqëson një qelizë në majën e gishtit tuaj.
Tani le ta afrojmë kamerën në kokrrën e orizit.
Dhe tani, një qelizë
është e madhe sa dhoma në të cilën jeni tani.
Le ta mbushim me oriz përsëri.
Kjo është përafërsisht madhësia e një proteine.
Dhe tani, le ti mbushim të gjitha hapësirat
ndërmjet kokrrave të orizit
me kokrra rëre.
Kjo është përafërsisht se sa të vegjël janë atomet.
Prej qka përbëhet një atom?
Le të shtiremi se atomet duken kështu për një minutë,
që ta kemi më të lehtë ta kuptojmë.
Një atom përmban 3 grimca kryesore:
Neutronet, protonet dhe elektronet.
Protonet dhe neutronet ngjiten së bashku dhe formojnë berthamën e atomit,
të mbajtur së bashku nga bashkëveprimi i fortë,
një nga 4 forcat fundamentale të universit.
Ato përbëhen nga kuarket
dhe mbahen së bashku nga gluonet.
Askush nuk e di saktësisht se
sa të vogla janë kuarket.
Ne mendojmë se ato mund të jena pika,
sikur në gjeometri.
Provoni ti imagjinoni ato si zero dimensionale.
Ne dyshojmë se kuarket dhe elektronet janë
perbërësit më fundamentalë të materies në univers.
Elektronet e orbitojnë bërthamën e atomit.
Ato udhëtojnë me një shpejtësi rreth 2,200km/s
Shpejt mjaftueshëm sa të orbitojnë Tokën
për pak më shumë se 18 sekonda.
Sikurse kuarket, ne mendojmë se
elektronet janë grimca fundamentale.
99.999999999999 përqind
e vëllimit të një atomi është
hapësirë e zbrazët. Përpos se nuk është...
Ajo që ne e perceptojmë si zbrazëti është në fakt
një hapësirë e mbushur nga luhatje kuantike
fusha që kanë energji potenciale dhe
që ndërtohen dhe treten spontanisht.
Keto luhatje kanë një ndikim fundamental
në mënyrën se si grimcat e ngarkuara bashkëveprojnë.
Por kjo është temë për një video tjetër.
Sa hapësirë, saktësisht, zënë
bërthama dhe elektronet?
Nëse do të hiqnim të gjithë hapësirat
ndërmjet bërthamave të atomeve
nga Empire State Building, ajo
do të ishte e madhe sa një grimcë orizi.
Te gjitha atomet e njerëzimit
do të pershtateshin në një lugë çaji.
Ka objekte ekstreme,
ku gjendje si kjo faktikisht ekzistojnë.
Në një yll neutroni, bërthamat e atomeve
janë të shtypura aq dendësisht,
saqë masa e 3 diejve përshtatet
në një objekt vetëm disa kilometra të gjerë.
Meqë ra fjala, si duken atomet?
Epo, diqka kështu.
Elektronet janë si një funksion valor
dhe grimcë në të njëjtën kohë.
Ne mund të kalkulojmë se ku një elektron
mund të jetë në çfarëdo momenti në kohë
Këto re të probabilitetit,
të quajtura orbitale
janë ku elektronet mund të jenë
me një siguri prej 95%
Probabiliteti i gjetjes së një elektroni ju afrohet zeros
sa më larg që shkojmë nga bërthama e atomit
por kurrë nuk është zero,
që domethënë se, në teori,
elektroni i një atomi mund të jetë
në anën tjetër të universit.
Okej, prit një sekond.
Këto gjëra të çuditshme formojnë
të gjithë materien në univers.
Për shumë elemente të njohura,
nuk të duhen shumë grimca kryesore, vetëm tre.
Merre një proton dhe një elektron,
dhe ke hidrogjenin.
Shto një proton dhe një neutron,
dhe ke heliumin.
Shto disa më shumë, ke karbonin.
Disa më shumë, florin.
Edhe më shumë, arin,
dhe kështu me rradhë.
Dhe çdo atom i një elementi
është i njëjtë.
Të gjithë atomet e hidrogjenit në univers,
për shembull, janë të njëjta.
Hidrogjeni në trupin tënd është saktësisht
i njëjtë me hidrogjenin në Diell.
A ndihesh i hutuar tani?
Ne sigurisht që po!
Asgjë në këtë madhësi të universit
nuk ka kuptim në botën tonë,
dhe as nuk kemi filluar që të flasim
për mekanikën kuantike apo për kopshtin e grimcave,
të cilat janë edhe më të çuditshme!
Modeli jonë i atomeve ka ndryshuar disa herë
qysh kur ne e përfytyruam së pari atë
dhe ai që është për momentin,
sigurisht që nuk do të jetë i fundit.
Kështu që le ti përkrahim
shkencëtarët dhe kërkimet
dhe të presim për valën tjetër
të informacioneve të reja
për këtë botë të cuditshme
që është baza e ekzistencës sonë.