Tre vjet e gjysem me pare,
mora nje nga vendimet me te mira te jetes time,
Si nje vendim te Vitit te Ri,
hoqa dore nga dieta, nisa mos shqeteshohem per peshen time,
dhe mesova te ushqehem me kujdes.
Tashme ushqehem sa here jam e uritur,
dhe kam humbur 4 kg e gjysem.
Kjo jam une ne moshen 13 vjecare,
kur nisa dieten time te pare.
E shoh ate fotografi tani, dhe mendoj
nuk me eshte dashur nje diete,
me eshte dashur nje konsulent i modes.
(Te qeshura)
Por mendoja se duhet te humbja peshe,
dhe kur i rimerja,
sigurisht fajesoja veten time.
Dhe per tre dekadat ne vazhdim,
kam qene ne dhe jashte dietave te ndryshme.
Pavaresisht cfare provoja,
pesha qe humba gjithmone rikthehej.
Jam e sigurte qe shume nga ju e njihni ndjenjen.
Si nje neuroshkenctare,
Cuditesha, pse eshte kaq e veshtire?
Qartesisht, se sa peshon eshte ne varesi te
se sa shume ushqehesh dhe sa kalori djeg.
Shume njerez nuk e kuptojne
se uria dhe perdorimi i energjise
kontrollohen nga truri,
kryesisht pa dijenine tende.
Truri jot e kryen punen pas skenes,
dhe kjo eshte nje gje e mire,
sepse mendja jote e vetedijshme --
si mund ta themi kete me edukate?--
shperqendrohet lehtesisht.
Eshte mire qe nuk te duhet te kujtohesh te maresh fryme
ndersa harroheni ne nje film.
Nuk harron se si te ecesh
sepse je duke menduar se cfare do besh per darke.
Truri jot gjithashtu ka shqisen e vet
te asaj se sa duhet te peshosh ti,
pavaresisht te besimit tend ne menyre te ndergjegjshme.
Kjo quhet pika nismetare,
por ky eshte nje term corientues,
sepse eshte aktualisht nje game
e rreth 5 ose 7 kg.
Ju mund te perdorni zgjedhje ne menyren
e jeteses per te levizur peshen tuaj
lart e poshte nen ate game,
por eshte shume me e veshtire te qendrosh jashte saj.
Hipotalamus, pjesa e trurit
qe rregullon peshen e trupit,
ka me duzina sinjale kimike
ne tru qe i thone trupit tend te marin peshe,
me shume se sa nje duzine tjeter qe
i thone trupit ta humbasi ate,
dhe sistemi punon si nje termostat,
duke ju pergjigjur sinjaleve te trupit
duke pershtatur urine, aktivitetin dhe metabolizmin,
ta mbajne trupin ne stabilitet ndekohe
qe kushtet ndryshojne.
Kete kryen nje termostat apo jo?
E mban tempereturen e shtepise tende ne stabilitet
nderkohe qe koha jashte ndryshon.
Ju mund te ndryshoni temperaturen
ne shtepi duke hapur nje dritare ne dimer,
por kjo nuk do e ndryshon percaktimin ne termostat,
i cili do pergjigjet duke nxitur ngrohtesine
per ta ringrohur vendin perseri.
Truri jot funksionon ekzaktesisht ne te njejten menyre,
duke i ju pergjigur humbjes se peshes me
perdorimin e veglave te fuqishme
per te shtyre trupin tend te rikthehet
ne ate cka konsiderohet normale.
Nese ti humbet shume peshe,
truri jot reagon sikurse te jesh shume i uritur,
edhe nese ti ne nisje je i shendetshem apo i dobet,
pergjigja e trurit tend eshte ekzaktesisht e njejte.
Do na pelqente te mendonim se
truri juaj mund te tregoje
nese ty te duhet te humbasesh peshe ose jo,
por nuk mundet.
Nese ti humbet shume peshe,
atehere ti nis te kesh uri,
dhe muskujt e tua djegin me pak energji.
Dr. Rudy Leibel nga Universiteti Columbia
ka zbuluar se njerezit te cilet kane humbur
10 perqind te peshes se trupit tyre
djegin 250 deri 400 kalori me pak
sepse metabolizmi i tyre eshte i ndrydhur.
Ky eshte shume ushqim.
Kjo do te thote se nje person i suksesshem ne dieta
duhet te ushqehet me me pak se kaq perhere
se sa dikush i te njejtes peshe
i cili ka qene perhere i dobet.
Nga nje perspektive ne zhvillim,
rezistenca e trupit tuaj
ndaj humbjes ne peshe ka kuptim.
Kur ushqimi ishte i rralle,
mbijetesa e paraardhesve tane
varej nga konservimi i energjise,
dhe rimarja e peshes kur ushqimi ishte i mundshem
do ti mbronte ata gjate mungeses se rradhes.
Gjate rrjedhes se historise humane,
uria ka qene nje problem shume me i madh
se sa mbi ushqyerja.
Kjo mund ti jape shpjegim nje fakti shume te trishtuar:
Pikat e nisjes mund te ngjiten lart,
por rralle zbresin.
Nese nena juaj ju ka permendur ndonjehere
se jeta nuk eshte e drejte,
kjo eshte pak a shume gjeja per ate cka ajo fliste.
(Te qeshura)
Dietat e suksesshme nuk ju ulin piken e nisjes.
Edhe pasi ti e ke ruajtur peshen
per me shume se shtate vjet,
truri jot vazhdon te perpiqet ti rimaresh.
Nese ajo humbja e peshes ka qene
per shkak te nje urie te vazhdueshme,
kjo do ishte nje pergjigje e ndjeshme.
Ne boten tone moderne ku blejme
hamburgera pa dale nga makinat,
nuk po funksionon mire per shume nga ne.
Ajo diferenca midis stergjysheve tane
dhe te tashmes ku kemi me tepri
eshte arsyeja pse Dr. Yoni Freedhoff
nga Universiteti i Ottawa
do deshironte te kthente
disa nga pacientet e tij pas ne kohen
ku ushqimi ka qene me pak i disponueshem,
dhe eshte gjithashtu arsyeja
se te ndryshosh mjedisin e ushqimit
do jete zgjidhja me efektive
ndaj obezitetit.
Fatkeqesisht, nje rritje e perkohshme ne peshe
mund te kthehet ne te perhershme.
Nese ti qendron ne nje peshe te larte per shume kohe,
ndoshta disa vjet per shumicen nga ne,
truri jot mund te vendose se kjo eshte normalja e re.
Psikologet i ndajne hamesit ne dy grupe,
ata qe mbeshteten ne urine e tyre
dhe ata qe perpiqen te kontrollojne te ngrenin e tyre
ndermjet vullnetit, si shumica e atyre qe jane ne diete.
Le ti quajme ata hames intuitiv dhe hames te kontrolluar.
Pjesa interesante eshte se hamesit intuitiv
kane me pak gjasa te jene mbipeshe,
dhe kalojne shume pak kohe duke menduar per ushqimin.
Hamesit e kontrolluar jane me shume te prekshem
ndaj mbiushqyerjes ne pergjigje te reklamimit,
te masave te medha, dhe te buffese se vetesherbimit.
Dhe nje privilegj i vogel,
si te maresh nje kupe me akullore,
ka shume gjasa te kthehet ne nje ngrenie te tepruar
ne hamesit e kontrolluar.
Femijet jane vecanerisht te ndjeshem
ndaj ketij cikli dietik dhe me pas
te kthehen ne hames te tepruar.
Disa studime afatgjata kane treguar
se vajza te cilat bejne diete
ne fillimet e viteve te adoleshences
jane trefish te dispozuara te kthehen ne mbipeshe
pese vite me pas,
edhe nese kane filluar ne nje peshe normale,
dhe te gjitha keto studime zbuluan
se te njejtet faktore
qe parashikuan marrjen e peshes
gjithashtu parashikuan zhvillimin
e crregullimit te ngrenies.
Faktori tjeter, me qe ra fjala,
ata te cilet nga ju jane prinder,
ishte ngacmimi i pjesetarve te familjes
per peshen e tyre.
Ndaj mos e beni ate.
(Te qeshura)
I kam lene pothuajse te gjithe grafiket e mi ne shtepi,
por nuk mund te rezistoja pa ju treguar kete,
sepse jam e fiksuar, dhe keshtu funksionoj.
(Te qeshura)
Ky eshte nje studim mbi riskun e vdekjes
per nje periudhe 14-vjecare
duke u bazuar ne kater zakone te shendetshme:
duke ngrene fruta dhe perime te mjaftushme,
duke u stervitur tre here ne jave,
mos pirja e duhanit,
dhe pije alkolike me mase.
Le te fillojme duke pare peshen normale
te njerezve ne kete studim.
Lartesia e bareve tregon riskun e vdekjes,
dhe ato zero, nje, dy, tre, kater numrat
ne aksin horizontal
jane numri i atyre me zakone te shendetshme
qe i eshte dhene nje personi.
Dhe sikurse mund ta parashikonit,
sa me e shendetshme te jete menyra e jeteses
aq me pak jane mundesite
qe njerezit te vdesin gjate studimit.
Tani le te shohim cfare ndodh
ne njerezit e mbipeshe.
Ata qe nuk kishin zakone te shendetshme
kishin risk me te larte ndaj vdekjes.
Duke shtuar vetem nje zakon te shendetshem
i terheq njerezit e mbipeshe ne gamen normale.
Per njerezit obeze pa zakone te shendetshme,
risku eshte shume i larte, shtate here me i larte
se sa grupet me te shendetshme ne studim.
Por menyra e jeteses e shendetshme
ndihmon edhe njerezit obeze gjithashtu.
Ne fakt, nese do shihni grupin
me te kater zakonet e shendetshme,
mund te shihni se pesha ben shume pak diference.
Ti mund ta maresh kontrollin e shendetin
duke marre nen kontroll menyren e jeteses,
edhe nese nuk mund te humbesh peshe
dhe ta mbash ate larg.
Dietat nuk kane shume siguri.
Pese vite pas nje diete,
shumica e njerezve e kane rimarre peshen.
Dyzet perqind e tyre kane marre edhe me shume.
Nese e mendon,
rezultati tipik i dietave
eshte se, ti ke me shume gjasa te maresh peshe
ne rrugen e gjate se sa te humbasesh.
Nese ju kam bindur se dietat
mund te jene nje problem,
pyetja e rradhes eshte, cfare do beni per ate?
Dhe pergjigja ime eshte, ne nje fjale, ndergjegjesimi.
Nuk po ju them se duhet te mesoni te meditoni
ose te beni yoga.
Por ju them per ngrenien e ndergjegjshme:
te mesosh te kuptosh sinjalet e trupit tend
ne menyre qe te ushqeheni kur te keni uri
dhe te ndaleni kur jeni plot,
sepse shume marje ne peshe vjen
nga e ngrena kur nuk keni uri.
Si e beni?
Jepini vetes leje te ushqehet
aq sa doni, dhe me pas te punoni per te zbuluar
se cfare e ben trupin tuaj te ndjehet mire.
Uluni ne vakte normale pa hutime.
Mendoni se si ndihet trupi juaj
kur nisni te ushqeheni dhe kur ndaloni,
dhe lereni urine tuaj te vendosi
se kur duhet te perfundoni.
Mua me mori rreth nje vit per ta mesuar kete,
por vertet ka qene i vlefshem.
Jam me shume e relaksuar rreth ushqimit
se sa kam qene ndonjehere ne jeten time.
Shpesh nuk e mendoj ate.
Harroj qe kemi cokollate ne shtepi.
Eshte sikur jashtetokesoret kane hyre ne trurin tim.
Eshte dicka totalisht ndryshe,
Me duhet te them se
ky trajtim ndaj ngrenies ndoshta
nuk do ju bej te humbisni peshe
pervec se nese hani shpesh kur nuk jeni te uritur,
por doktoret nuk njohin ndonje trajtim
qe kryen humbje peshe te rendesishme
tek shume njerez,
dhe kjo eshte arsyeja pse shume njerez
tani jane te fokusuar
ne parandalimin e marrjes ne peshe
ne vend qe te promovojne humbjen e peshes.
Le te perballemi me te:
Nese dietat do funksiononin do ishim
tashme te gjithe te dobet.
(Te qeshura)
Pse vazhdojme te bejme te njejten gje
dhe te presim rezultate ndryshe?
Dietat mund te duken te pademshme,
por realisht ato bejne nje dem indirekt.
Ne me te keqen, ato rrenojne jete:
Mania e peshes te drejton
ndaj crregullimit te ngrenies,
vecanerisht tek te rinjte.
Ne Sh.B.A, kemi 80 perqind te vajzave 10-vjecare
qe thone se kane qene ne diet.
Vajzat tona kane mesuatr te masin vlerat e tyre
ne shkallen e gabuar.
Madje dhe ne me te mirat e saja,
dieta eshte nje humbje kohe dhe energjie.
Te merr vullnet te cilin mund ta perdoresh
per te ndihmuar femijet ne detyrat e shtepise
ose per te perfunduar nje projekt pune,
dhe duke qene se vullneti eshte i limituar,
cdo strategji e cila varet ne
zbatimin e tij te qendrueshem
eshte pak a shume e garantuar
qe tju deshtoje perfundimisht
kur vemendja jote leviz ne dicka tjeter.
Me lejoni tju le me nje mendim te fundit.
Po sikur ti themi te gjithave ketyre vajzave ne diete
qe eshte ok qe ato te ushqehen kur kane uri?
Po sikur ti mesonim te punonin me oreksin e tyre
ne vend qe ta kene frike ate?
Mendoj se shumica e atyre do ishin
me te lumtura dhe te shendetshme
dhe si te rritur,
shume nga ato do ishin me te dobta.
Do doja qe dikush te ma kish thene ate
kur isha 13.
Faleminderit.
(Duartrokitje)