Për gjithçka që është thënë ndonjëherë
në lidhje me ndryshimin klimatik
ne nuk kemi dëgjuar gati sa duhet
në lidhje me ndikimet psikologjike
e të jetuarit në një botë të ngrohtë.
Nëse keni dëgjuar hulumtimin
e zymte të klimës
që komunikuesit shkencorë si unë
endemi në librat dhe dokumentarët tanë,
ju keni ndjerë ndoshta frikë,
fatalizëm ose të pashpresë.
Nëse jeni ndikuar
nga katastrofa klimatike,
këto ndjenja mund të vendosen
shumë thellë,
duke çuar në tronditje, trauma,
marrëdhënie të tendosura,
abuzim të substancave
dhe humbja e identitetit
personal dhe kontrollit.
Puna politike dhe teknologjike është
realizuar për të frenuar kaosin e klimës,
por unë jam këtu për të zgjuar
një ndjenjë në ju
pse na duhen gjithashtu
veprimet dhe politikat tona
për të pasqyruar një mirëkuptim
se si mjediset tona në ndryshim
kërcënojnë mendjen tone,
mirëqenien sociale dhe shpirtërore.
Ankthi, pikëllimi dhe depresioni
i shkencëtarëve dhe aktivistëve të klimës
janë raportuar për vite me radhë.
Trendet që kemi parë
pas ngjarjeve ekstreme të motit
si uragani Sandy ose Katrina
për rritjen e PTSD dhe vetëvrasjeve.
Dhe ka të dhëna të pasura për
shëndetin mendor nga komunitetet veriore
ku ngrohja është më e shpejta,
si Inuiti në Labrador,
që përballen me shqetësime ekzistenciale
pasi ata dëshmojnë që akulli,
një pjesë e madhe e identitetit të tyre,
po zhduket para syve të tyre.
Nëse nuk do të mjaftonte,
Shoqata Psikologjike Amerikane
thotë se përgjigjjet psikologjike
ndaj ndryshimit klimatik,
si shmangia e konfliktit, pafuqia
dhe dorëheqja, janë në rritje.
Kjo do të thotë që proceset tona mentale
të vetëdijshme dhe pavetëdijshme
po na mbajnë mbrapa
nga identifikimi i shkaqeve
të problemit për ato që janë,
duke punuar në zgjidhje dhe kujdesjen
për aftësinë tonë psikologjike
por ne kemi nevojë për të gjitha ato gjëra
për të marrë përsipër atë që kemi krijuar.
Kohët e fundit,
unë kam studiuar një fenomen
që është vetëm një shembull
i vështirësive emocionale
që ne po shohim.
Dhe vjen në formën e një pyetje
që një sasi e konsiderueshme njerëzish
në gjeneratën time përpiqen të përgjigjen.
Kjo duke qenë:
A duhet të kem fëmijë
në epokën e ndryshimit klimatik?
Mbi të gjitha, çdo fëmijë i lindur sot
do të duhet të jetojë në një botë
ku uraganet, përmbytjet, zjarret --
ato që ne i quanim fatkeqësi natyrore --
janë bërë të zakonshme.
20 vitet më të nxehta në rekord
ndodhën brenda 22 fundit.
OKB presin që dy të tretat
të popullsisë globale
mund të përballen me mungesa të ujit
vetëm gjashtë vjet nga tani.
Banka Botërore parashikon
që deri në vitin 2050,
do të ketë 140 milion refugjatë të klimës
në Afrikën sub-Sahariane,
Amerikën Latine dhe Azinë e Jugut.
Dhe vlerësimet e tjera
e vendosin atë numër në mbi një miliard.
Migrimet masive dhe mungesa e burimeve
rrit rrezikun për dhunë,
luftë dhe paqëndrueshmëri politike.
OKB-ja sapo raportoi se ne po vëmë
deri në një milion specie në zhdukje,
shumë brenda dekadave,
dhe emetimet tona janë ende në rritje,
edhe pas Marrëveshjes së Parisit.
Gjatë një viti e gjysmë të fundit,
Unë kam qenë duke kryer
seminare dhe intervista
me qindra njerëz
në lidhje me prindërimin
në krizën e klimës.
Dhe unë mund t'ju them
se njerëzit që shqetësohen të kenë
fëmijë për shkak të ndryshimit klimatik
nuk motivohen nga një krenari asketike.
Ata janë të shqetësuar.
Ka edhe një lëvizje
e quajtur Greva e Lindjeve,
anëtarët e të cilëve kanë deklaruar
se ata nuk do të kenë fëmijë
për shkak të gjendjes të krizës ekologjike
dhe mosveprimit nga qeveritë
për të adresuar kërcënimin ekzistencial.
Po, edhe gjeneratat e tjera u
përballën me rreziqet e tyre apokaliptike,
por kjo s'është arsye për të mosrespektuar
kërcënimin e vërtetë për mbijetesën tonë.
Disa mendojnë se është më mirë
të birësojnë fëmijë.
Ose është joetike të kenë më shumë se një,
veçanërisht tre, katër ose më shumë,
sepse fëmijët rritin
emetimet e gazit serë.
Tani, është vërtet për të ardhur keq
gjendja e punëve
kur njerëzit që duan fëmijë
sakrifikojnë të drejtën e tyre
sepse, disi, atyre u është thënë se zgjedhjet
e tyre të jetesës janë për tu fajësuar
kur faji është shumë më sistemik,
por le të shpalosim logjikën këtu.
Një studim i cituar shpesh
tregon se, mesatarisht,
të kesh një fëmijë më pak
në një komb të industrializuar
mund të kurseni rreth 59 tonë
të dioksidit të karbonit në vit.
Ndërsa në krahasim,
duke jetuar pa makinë kursen
afro 2.5 tonë,
shmangia e një fluturimi transatlantik -
dhe kjo është vetëm një --
kursen rreth 1.5 ton,
dhe të ngrënit me një dietë me bazë bimore
mund të kursejë pothuajse një ton në vit.
Dhe konsideroni se
një fëmijë në Bangladesh
shton vetëm 56 tonë metrikë karboni tek
trashëgimia e karbonit e prindërve të tyre
gjatë jetës së tyre,
ndërsa një fëmijë amerikan, në krahasim,
shton 9.441 të tyre.
Pra, kjo është arsyeja pse
disa njerëz argumentojnë
se janë prindërit nga kombet
me gjurmë të mëdha karboni
që duhet të mendojnë më shumë
për sa fëmijë kanë.
Por vendimi për të pasur një fëmijë
dhe ndjenjat e dikujt për të ardhmen
janë thellësisht personale,
dhe të mbështjellura
në të gjitha llojet e normave kulturore,
besimet fetare, statusi socio-ekonomik,
nivelet e arsimit dhe më shumë.
Dhe kështu, për disa, ky debat
për fëmijët në krizën e klimës
mund të duket sikur ka ardhur
nga një planet tjetër.
Shumë prej tyre kanë kërcënime
të menjëhershme për mbijetesën e tyre,
për të menduar,
si do të vendosin ushqim në tryezë,
kur ato janë një nënë beqare
duke punuar tre punë,
ose janë HIV pozitiv,
ose në lëvizje në një karvan migrant.
Sidoqoftë, në mënyrë tragjike, ndryshimi
klimatik është i mirë në ndërlidhshmëri.
Shumon streset që komunitetet
e margjinalizuara tashmë përballen.
Një shkencëtar politik më tha dikur
që një tregues kryesor
se ndryshimi klimatik ka filluar
të godase ne shtepi, psikologjikisht,
do të ishte një rritje
në shkallën e grave të informuara
qe vendosin të mos kenë fëmijë.
Interesante.
A po të godet ty, psikologjikisht?
A jeni ndoshta dikush me stresin
para-traumatik të lidhur me klimën?
Një psikiatër i klimës
e shpiku atë termin,
dhe ky është një profesion, meqë ra fjala,
psikoterapist për problemet e klimës.
Ata punësohen disa herë
kur disa nxënës të shkollës së mesme
nuk duan të aplikojnë në universitet,
sepse ata nuk mund të shikojnë
një të ardhme për veten e tyre.
Dhe kjo më kthen në pikën time kryesore.
Shqetësimi në rritje për të pasur fëmijë
në krizën e klimës
është një tregues urgjent
se sa presion ndjejne njerëzit.
Tani për tani, studentë në të gjithë botën
po bërtasin për ndryshime
në zërin shpues të dëshpërimit.
Dhe fakti që ne mund të shohim
si kontribuojmë në këtë problem
kjo na bën të ndjehemi të pasigurtë
është marramendëse në vetvete.
Ndryshimi klimatik është gjithëpërfshirës
dhe kështu janë mënyrat
që ajo ngatërrohet me mendjet tona.
Shumë aktivistë do t'ju tregojnë
që antidoti më i mirë për
pikëllimin është aktivizmi.
Dhe disa psikologë do t'ju tregojnë
përgjigja mund të gjendet në terapi.
Të tjerë besojnë se çelësi është të
imagjinohet që jeni në shtratin e vdekjes,
duke reflektuar përsëri atë që ka rëndësi
më shumë në jetën tënde,
kështu që ju mund të identifikoni
çfarë duhet të bësh më shumë tani,
me kohën që ju ka mbetur.
Ne kemi nevojë për të gjitha këto ide,
dhe më shumë,
të kujdesemi për veten tonë më të thellë
pasi mjediset që kemi njohur
bëhen më ndëshkues ndaj nesh.
Dhe nëse keni fëmijë apo jo,
duhet të jemi të sinqertë
për atë që po ndodh,
dhe ato që i detyrohemi njëri-tjetrit.
Ne nuk mund të përballojmë të trajtojmë
ndikimet psikologjike
të ndryshimit klimatik
si disa të menduara
sepse çështjet e tjera, të shkencës,
teknologjia dhe politika dhe ekonomia,
ndjehen të fortë, ndërsa kjo
disi ndjehet e butë.
Shëndeti mendor duhet të jetë
një pjesë integrale
të çdo strategjie mbijetese të
ndryshimeve klimatike,
duke kërkuar fonde,
dhe etika të barazisë dhe kujdesit,
dhe ndërgjegjësim të gjerë.
Sepse edhe nëse jeni personi me
emocionalisht shmangës në planet,
nuk ka asnjë qilim në botë që është
aq i madh sa ta heq këtë.
Faleminderit.
(Duartrokitje)