Prácticas de traducción audiovisual, Departamento de Español, Facultad de Lenguas Extranjeras. Tirana, Albania
Përshëndetje, Luis!
Po këto?
Mbrëmë nuk fjeta deri në të gdhirë...
...dhe më presin dhjetë orë punë në zyrë.
Atëherë pse dreqin buzëqesh në këtë mënyrë
në 7:35 të mëngjesit?
Nga kafeja? Nga buka e thekur?
Nga gjalpi apo nga receli?
Ndoshta nga gazeta, ndoshta nga fjalëkryqi
Nga përshpëritja e radios apo nga kërcitja e lugëve.
Nga ata klientë që kërkojnë ngrohtësinë
e ndonjë filxhani të nxehtë, e ndonjë bisede...
...ndërkohë që hëna, yjet dhe fenerët e gjorë
i lenë vend me pahir dritës së diellit.
Ose ndoshta është nga ajo vajzë
që hyn fiks në orar...
...kërkon një dopjo kafe dhe një briosh
dhe e pi në heshtje në atë tavolinë të veçuar.
Gjithmonë me nxitim dhe vetëm,
gjithmonë në të njëjtën orë:
Në 7:35 të mëngjesit. Në 7:35 të mëngjesit.
Vajza është e lezetshme, kjo është e qartë
por ajo dhe ti kurrë nuk keni shkëmbyer asnjë fjalë.
Nuk e di ku jeton dhe as si e ka emrin.
Cila është arsyeja për të qenë kaq i marrosur?
Ndoshta janë rrathët e syve të saj,
mënyra e saj aq e veçantë për të mbajtur filxhanin.
Apo ky gjest i mendueshëm duke parë nga dritarja.
Kaq shumë gjëra, ku ta di unë? Është për gjithçka dhe nuk është për asgjë.
Ndihmë! lagjia Konça, rruga San Bernardo!
Përse nuk afrohesh dhe t'i flasësh?
Nuk e di kush është,nuk humbet asgjë.
Ke frikë ta fyesh apo ta bezdisësh?
Apo të dukesh si...
Apo të dukesh si i...
Lexoje!
Apo të dukesh si i...
... si i çmendur...
Hajde, lexoje!
Apo të dukesh si i çmendur...
Apo të dukesh si i çmendur
dhe ta frikësosh?
Nuk është kjo, është që më shumë nuk kërkoj.
10 minuta pranë saj në ditë më mjaftojnë.
Nuk duhet harruar që gjërat më të mira në jetë
duhen lënë të fillojnë dhe të mbarojnë...
1, 2, 1, 2, 3 dhe...
Në 7:35 të mëngjesit (2X)
Tani kuptoj gjithçka, por duhet të mendosh...
...që pasi ta kesh sajuar gjithë atë spektakël,
...pas gjithë kësaj nuk ka më kthim.
Thuaj diçka vajzës mos na ler në dyshim.
T'i them "Ckemi, si je, si e ke emrin?"...
Oh, do të ishte shumë mirë.
Por si të gjitha gjërat e mira në jetë...
...kjo këngë fillon, kjo këngë mbaron.