Çfarë je duke bërë në këtë skenë para të gjithë këtyre njerëzve? (Të qeshura) Vrapo! (Të qeshura) Vrapo tani. Ky është zëri i ankthit tim që flet. Edhe kur nuk ka asgjë të keqe, Unë ndonjëherë e kam këtë ndjenjë dërrmuese të dënimit sikur rreziku po fshihet rreth qosheve. Shikoni, disa vjet më parë, unë u diagnostikova me ankth të gjeneralizuar dhe depresion -- dy gjendje që shpesh shkojnë krah për krah. Atëherë, ishte një kohë që nuk do t'i tregoja askujt, sidomos jo para një audience të madhe. Si një grua e zezë, më është dashur të zhvilloj një rezistencë të jashtëzakonshme për të pasur sukses. Dhe si shumica e njerëzve në komunitetin tim, unë kisha përshtypjen e gabuar që depresioni ishte një shenjë dobësie, një e metë e karakterit. Por nuk isha e dobët; Unë isha njeri i suksesshëm. Unë kisha fituar një diplomë master në Studimet në Media dhe kisha një pune të profilit të lart në industrinë e filmit dhe televizionit Unë madje do të fitoja dy çmime Emmy për punën time të palodhur. Padyshim, unë u lodha totalisht, Me mungonte interesi për gjërat që më pëlqenin, mezi haja, luftoja me pagjumësinë dhe ndjehesha e izoluar dhe e zbrazur. Por në depresion? Jo, jo unë. Kaluan disa javë para se ta pranoja, por mjeku kishte të drejtë: Isha në depresion. Ende, nuk i tregova askujt për diagnozën time. Isha shumë e turpërshme. Unë nuk mendoja se kisha të drejtën të isha në depresion. Kam pasur një jetë të privilegjuar me një familje të dashur dhe një karrierë të suksesshme. Dhe kur mendoja për tmerret e papërshkrueshme që etërit e mi kishin kaluar nëpër këtë vend në mënyrë që unë ta kem më mirë, turpi im u rrit edhe më thellë. Unë isha duke qëndruar mbi supet e tyre. Si mund t'i poshtëroja? Do të mbaja kokën lart, vendosja një buzëqeshje në fytyrën time dhe kurrë të mos i them asnjënjerit. Më 4 korrik, 2013, bota ime u përplas me mua. Kjo ishte dita që mora nje telefonate nga nëna ime duke më thënë që nipi im 22-vjeçar, Poli, i kishte dhënë fund jetës, pas vitesh duke luftuar me depresionin dhe ankthin. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë shkatërrimin që ndjeva. Unë dhe Poli ishin shumë të afërt, por nuk e pata idenë se ai ishte në aq shumë dhimbje. Asnjëri nga ne nuk kishim biseduar me tjetrin për vështirësitë tona. Turpi dhe stigma na mbajtën të dy të heshtur. Tani, mënyra ime e trajtimit të fatkeqësisë është të ballafaqohem me të, kështu që kalova dy vitet e ardhshme duke studiuar depresionin dhe ankthin, dhe ajo që gjeta ishte tejet emocionuese. Organizata Botërore e Shëndetit raporton se depresioni është shkaku kryesor i sëmundjes dhe paaftësisë në botë. Ndërsa shkaku i saktë i depresionit nuk është i qartë, hulumtimet sugjerojnë që shumica e çrregullimeve mendore zhvillohen, të paktën pjesërisht, për shkak të një çekuilibri kimik në tru, dhe / ose një predispozicion gjenetik themelor. Kështu që nuk mundesh ta shkulësh. Për amerikanët e zinj, stresorët si racizmi dhe pabarazitë socio-ekonomike vendosin ata me një rrezik 20përqind më të madh të zhvillimit të çrregullimit mendor, megjithatë ata kërkojnë shërbime të shëndetit mendor në masën sa gjysma e rasteve së amerikanëve të bardhë. Një arsye është stigma, me 63 përqind të amerikanëve të zinj që ngatërrojnë depresionin me një dobësi. Mjerisht, shkalla e vetëvrasjeve midis fëmijëve të zi është dyfishuar në 20 vitet e kaluara. Tani, këtu është lajmi i mirë: shtatëdhjetë përqind e njerëzve që luftojnë me depresion do të përmirësohen me terapi, trajtim dhe mjekim. E armatosur me këtë informacion, Kam marrë një vendim: Nuk do të heshtja më. Me bekimin e familjes time, Do ta ndaja historinë tonë me shpresën për të ndezur një bisedë kombëtare. Një mike, Kelly Pierre-Louis, tha: "Të jesh i fortë po na vret". Ajo ka të drejtë. Ne duhet të dalim nga ato tregime të lodhura dhe të vjetra të gruas së fortë të zezë dhe njeriut të zi super-mashkullor, të cilët, pa marrë parasysh sa herë rrëzohen, vetëm ngriten dhe luftojnë. Të kesh ndjenja nuk është një shenjë dobësie. Ndjenjat do të thonë që ne jemi njerëzorë. Dhe kur mohojmë njerëzimin tonë, kjo na lë të ndihemi bosh brenda, duke kërkuar mënyra për tu vetë-mjekuar në mënyrë që të plotësoni boshllëkun. Ilaçi im ishte arritja e lartë. Këto ditë, unë e ndaj historinë time hapur, dhe kërkoj nga të tjerët të ndajnë edhe të tyren. Unë besoj se kjo është ajo që duhet për të ndihmuar njerëzit që mund të jenë duke vuajtur në heshtje të dinë që nuk janë vetëm dhe ta dini se me ndihmë, ata mund të shërohen. Tani, unë kam ende vështirësitë e mija, veçanërisht me ankthin, por unë jam në gjendje ta menaxhoj atë përmes meditimit të përditshëm, jogës dhe një diete relativisht të shëndetshme. (Të qeshura) Nëse ndjehem sikur gjërat kanë filluar të shtrembërohen, Unë caktoj një takim për të parë terapistin tim, një grua dinamike e zezë me emrin Dawn Armstrong, e cili ka një sens të shkëlqyeshëm humori dhe një familjaritet që unë e shoh inkurajues Do të pendohem gjithmonë se nuk mund të isha aty për nipin tim. Por shpresa ime e sinqertë është se unë mund të frymëzoj të tjerët me mësimin që kam mësuar. Jeta eshte e bukur. Ndonjëherë është e çrregullt, dhe është gjithmonë e paparashikueshme. Por gjithçka do të jetë në rregull kur keni sistemin tuaj të mbështetjes për t'ju ndihmuar ta tejkaloni. Shpresoj që nëse barra juaj bëhet shumë e rëndë, do të kërkosh edhe një dorë, gjithashtu. Ju falemnderit (Duartrokitje)