Çfarë është Mozilla ?
Më lejoni të përgjigjem
Mozilla është një grup njerëzish
Mozilla është një projekt mbarëbotëror,
është një organizëm jofitimprurës
është kjo lëvizje e pabesueshme e
e njerëzve vërtet të pasionuar
Mendoj që tërheq njerëz të cilët janë të interesuar të ndihmojnë të tjerët
dhe që duan të punojnë në grup për të bërë diçka të rëndësishme
(të qeshura) njerëz të marrosur
Mozilla sigurisht është më e njohur për produktin tonë
Firefox
Projekti Firefox lindi në një kohë
kur Web-i kish ngecur në vend
dhe shfletuesi i vetëm për të
qe Internet Explorer
Tjetër gjë është të flasësh për konkurrencë
si një lloj të idealizuar të mire ekonomike,
dhe tjetër gjë është të thuash
"shfletuesi juaj ma lehtësoi kaq shumë jetën
kompjuteri im qe aq i ngadalshëm, ngado më hapeshin flluska dhe nuk e përdorja dot më
Pata përshtypjen se Interneti qe bërë i tmerrshëm
por tani gjithçka shkon më mirë
dhe kjo qe ajo çka ndodhi më 2004-n
kur hodhëm në qarkullim Firefox-in
Ka plot risi
që i bëmë pjesë të shfletuesit
e që sot i gjeni te krejt shfletuesit
Shumë nga veçoritë e mira që kemi shtuar
kanë ardhur nga njerëz të cilët
nuk janë të punësuar nga projekti
dhe kjo është gjë shumë e rëndësishme
Risitë nuk vijnë po nuk fute duart
dhe nuk fut dot duart
po qe se nuk të hapin kodin
Ju del një ekosistem shumë më i pasur
kur keni më shumë njerëz
që vënë në provë idetë e tyre
dhe shohin se çfarë punon
dhe ndonjëherë ajo transmetohet prapa tek ne
dhe ne themi "kjo është një ide e mirë
do të na pëlqente ta përdornim
dhe do ta japim atë për këdo"
Mozilla është eksperiment shumë i rëndësishëm
sepse ne funksionojmë si
një kompani fitimprurëse
kemi një produkt të cilësisë së lartë
kemi konsumatorë
dhe në vend të aksionerëve
që presin fitim
kemi një mision
mbajtjen e web-it të hapur
ofrim zgjedhjesh
ja pse jemi jofitimprurës
që të mund të marrim për produktin vendime
duke u bazuar në përvojën tonë
dhe që të fuqizojmë njerëzit
dhe të ndërtojmë një produkt që nuk e nënvleftëson
faktin që ju jeni një qytetar dhe qenie njerëzore
dhe që nuk bazohet në faktin
se edhe ju keni kuletë
ne jemi për
një Internet
të hapur dhe të pavarur
Sikur Mozilla ose organizma të tjera të mos luftonin
për këto gjëra
Web-i do të bëhej sikurse edhe mediat tjera
Pra, të sunduara nga disa
Përkufizimi i burimit të hapur nënkupton
të punojmë së bashku pa diskriminim
Web-i nuk është thjesht diçka që e konsumoni
është diçka me të cilën ndikoni vetveten
Këto janë idetë tona se si duhet të funksionojë bota
dhe priremi t'i mishërojmë këto
në diçka të prekshme nga individët
dhe që këta të jenë pjesë e saj
dhe këtu qëndron dallimi