WEBVTT 00:00:00.000 --> 00:00:02.000 Kur më kërkuan të marr pjesë, vendosa 00:00:02.000 --> 00:00:04.000 që ai për të cilin doja vërtet të flisja 00:00:04.000 --> 00:00:06.000 qe miku im Richard Feynman. 00:00:06.000 --> 00:00:08.000 Jam një nga pak fatlumët 00:00:08.000 --> 00:00:10.000 që arritën vërtet ta njohin 00:00:10.000 --> 00:00:12.000 dhe të shijojnë praninë e tij. 00:00:12.000 --> 00:00:15.000 Dhe do t'ju rrëfej për Richard Feynman-in që di unë. 00:00:15.000 --> 00:00:17.000 Jam i sigurt se këtu ka njerëz të tjerë 00:00:17.000 --> 00:00:19.000 që do të mund t'ju rrëfenin mbi Richard Feynman-in që dinë ata, 00:00:19.000 --> 00:00:21.000 dhe do të dilte ndoshta një tjetër Richard Feynman. NOTE Paragraph 00:00:21.000 --> 00:00:24.000 Richard Feynman-i qe një njeri shumë i ndërlikuar. 00:00:24.000 --> 00:00:26.000 Qe një njeri me shumë, shumë anë. 00:00:26.000 --> 00:00:28.000 Qe, padyshim, mbi të gjitha 00:00:28.000 --> 00:00:31.000 një shkencëtar shumë, shumë, shumë i madh. 00:00:31.000 --> 00:00:34.000 Qe edhe aktor. E kam parë të aktrojë. 00:00:34.000 --> 00:00:37.000 Pata edhe fatin e mirë të jem i pranishëm në ato leksionet, 00:00:37.000 --> 00:00:39.000 sipër në lozhë. 00:00:39.000 --> 00:00:41.000 Qenë fantastike. 00:00:41.000 --> 00:00:43.000 Qe edhe filozof; 00:00:43.000 --> 00:00:45.000 qe edhe baterist; 00:00:45.000 --> 00:00:48.000 qe mësues i lindur. 00:00:48.000 --> 00:00:50.000 Richard Feynman-i qe gjithashtu "showman", 00:00:50.000 --> 00:00:52.000 "showman" i jashtëzakonshëm. 00:00:52.000 --> 00:00:56.000 Qe i vrazhdë, shpërfillës -- 00:00:56.000 --> 00:00:58.000 qe plot maço, 00:00:58.000 --> 00:01:01.000 një lloj maçoje ngadhnjimtari. 00:01:01.000 --> 00:01:05.000 I pëlqenin betejat intelektuale. 00:01:05.000 --> 00:01:09.000 Kish ego të stërmadhe. 00:01:09.000 --> 00:01:12.000 Por ky burrë, në një farë mënyre, 00:01:12.000 --> 00:01:14.000 të linte goxha vend. 00:01:14.000 --> 00:01:16.000 Dhe me këtë nënkuptoj 00:01:16.000 --> 00:01:19.000 goxha vend, në rastin tim -- 00:01:19.000 --> 00:01:21.000 S'flas dot për të tjerët -- 00:01:21.000 --> 00:01:23.000 por në rastin tim, 00:01:23.000 --> 00:01:26.000 goxha vend për një tjetër ego të madhe. 00:01:26.000 --> 00:01:28.000 Jo aq të madhe sa e tija, 00:01:28.000 --> 00:01:30.000 por goxha të madhe. 00:01:30.000 --> 00:01:33.000 Ndjehesha përherë mirë në shoqërinë e Dick Feynman-it. NOTE Paragraph 00:01:33.000 --> 00:01:35.000 Qe gjithmonë zbavitëse kur ishe me të. 00:01:35.000 --> 00:01:37.000 Gjithmonë më bënte të ndihesha i mençur. 00:01:37.000 --> 00:01:39.000 Si mundej dikush si ai të të bënte të ndiheshe i mençur? 00:01:39.000 --> 00:01:41.000 Ja që e bënte. 00:01:41.000 --> 00:01:43.000 Më bënte të ndihesha i mençur. Më bënte të ndjeja që qe i mençur. 00:01:43.000 --> 00:01:45.000 Më bënte të ndjehesha që qemë të mençur që të dy, 00:01:45.000 --> 00:01:49.000 dhe që ne të dy mund të zgjidhnim çfarëdo problemi. 00:01:49.000 --> 00:01:52.000 Dhe në fakt, ca herë u morëm bashkë me fizikë. 00:01:52.000 --> 00:01:54.000 Bashkë nuk botuam ndonjëherë ndonjë artikull, 00:01:54.000 --> 00:01:57.000 por për t'u zbavitur, jemi zbavitur. 00:01:58.000 --> 00:02:00.000 I pëlqente të fitonte. 00:02:00.000 --> 00:02:03.000 Në ato lojërat e vockla maço që do të luheshin hera-herës -- 00:02:03.000 --> 00:02:06.000 dhe nuk i luante vetëm me mua, i luante me lloj-lloj njerëzish -- 00:02:06.000 --> 00:02:08.000 dhe thuajse gjithmonë fitonte. 00:02:08.000 --> 00:02:11.000 Por kur nuk fitonte, kur humbte, 00:02:11.000 --> 00:02:14.000 prapë qeshte dhe dukej se zbavitej po njësoj 00:02:14.000 --> 00:02:16.000 si të kish fituar. NOTE Paragraph 00:02:16.000 --> 00:02:18.000 Më kujtohet një herë që më tregoi një histori 00:02:18.000 --> 00:02:21.000 mbi një shaka që i bënë studentët. 00:02:21.000 --> 00:02:23.000 E morën -- më duket se qe ditëlindja e tij -- 00:02:23.000 --> 00:02:25.000 e morën për drekë. 00:02:25.000 --> 00:02:27.000 E morën për drekë 00:02:27.000 --> 00:02:29.000 në një qoshe sanduiçesh në Pasadena. 00:02:29.000 --> 00:02:31.000 Mbase ekziston ende; nuk e di. 00:02:31.000 --> 00:02:34.000 Ku specialitet qenë sanduiçet e të famshmëve. 00:02:34.000 --> 00:02:36.000 Mund të porosisje sanduiçin Merlin Monro. 00:02:36.000 --> 00:02:39.000 Mund të porosisje sanduiçin Hamfri Bogart. 00:02:39.000 --> 00:02:41.000 Studentët shkuan atje më përpara, 00:02:41.000 --> 00:02:44.000 dhe e bënë me fjalë që do të porosisnin të tërë sanduiçe Feynman. 00:02:44.000 --> 00:02:47.000 Një nga një, mbërrinin dhe porosisnin sanduiçe Feynman. 00:02:47.000 --> 00:02:49.000 Feynman-i vdiste për këtë histori. 00:02:49.000 --> 00:02:53.000 Ai vetë ma tregoi, vërtet i kënaqur e duke qeshur. 00:02:53.000 --> 00:02:56.000 Kur e mbaroi tregimin, i thashë, 00:02:56.000 --> 00:02:58.000 "Dik, po vras mendjen se ç'dallim do të kish 00:02:58.000 --> 00:03:02.000 mes një sanduiçi Feynman dhe një sanduiçi Susskind." 00:03:02.000 --> 00:03:04.000 Dhe sa hap e mbyll sytë, 00:03:04.000 --> 00:03:07.000 tha, "Do të ishin thuajse njësoj. 00:03:07.000 --> 00:03:10.000 I vetmi dallim do të qe që një sanduiç Susskind do të kish shumë më tepër brumë, 00:03:10.000 --> 00:03:12.000 brumë, në kuptimin e aktorit të keq. 00:03:12.000 --> 00:03:14.000 (Të qeshura) 00:03:14.000 --> 00:03:17.000 Ja që dhe unë qeshë goxha i shpejtë atë ditë, 00:03:17.000 --> 00:03:20.000 dhe ia ktheva, "Ëhë, por shumë më pak krunde." NOTE Paragraph 00:03:20.000 --> 00:03:23.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:03:23.000 --> 00:03:27.000 E vërteta në fakt 00:03:27.000 --> 00:03:29.000 është që sanduiçi Feynman 00:03:29.000 --> 00:03:31.000 kish plot brumë, 00:03:31.000 --> 00:03:34.000 por aspak krunde. 00:03:35.000 --> 00:03:37.000 Ajo që Feynman-i urrente më shumë se gjithçka tjetër 00:03:37.000 --> 00:03:39.000 qenë pozat intelektuale -- 00:03:39.000 --> 00:03:41.000 falsiteti, 00:03:41.000 --> 00:03:44.000 sofistikimi i rremë, zhargoni. 00:03:44.000 --> 00:03:47.000 Mbaj mend diku nga vitet '80, 00:03:47.000 --> 00:03:49.000 mesi i viteve '80, 00:03:49.000 --> 00:03:51.000 Diku, unë, dhe Sydney Coleman, 00:03:51.000 --> 00:03:53.000 u takuam disa herë 00:03:53.000 --> 00:03:56.000 në shtëpinë e një pasaniku të madh diku në San Francisko -- 00:03:56.000 --> 00:03:58.000 në San Francisko për darkë. 00:03:58.000 --> 00:04:01.000 Dhe herën e fundit që pasaniku na ftoi, 00:04:01.000 --> 00:04:03.000 pat ftuar gjithashtu edhe një dorë filozofësh. 00:04:03.000 --> 00:04:06.000 Këta tipat qenë filozofë të mendjes. 00:04:06.000 --> 00:04:09.000 Fusha e tyre qe filozofia e ndërgjegjes. 00:04:09.000 --> 00:04:11.000 Dhe qenë dëng me lloj-lloj zhargonesh. 00:04:11.000 --> 00:04:14.000 Po përpiqem të kujtoj termat -- 00:04:14.000 --> 00:04:17.000 "monizëm," "dualizëm," gjithandej kategorira. 00:04:17.000 --> 00:04:19.000 Nuk e dija se ç'kuptohej me këto terma, as Diku -- 00:04:19.000 --> 00:04:21.000 dhe as Sydney, meqë ra fjala. NOTE Paragraph 00:04:21.000 --> 00:04:23.000 Dhe për çfarë u llafosëm? 00:04:23.000 --> 00:04:26.000 Po për çfarë të llafosesh kur bisedohet rreth mendjes? 00:04:26.000 --> 00:04:28.000 Për një gjë, gjëja e pritshme për t'u biseduar -- 00:04:28.000 --> 00:04:30.000 a mundet një makinë të shndërrohet në mendje? 00:04:30.000 --> 00:04:32.000 A mund të krijoni një makinë 00:04:32.000 --> 00:04:34.000 që mendon si një qenie njerëzore, 00:04:34.000 --> 00:04:36.000 që të jetë e ndërgjegjshme? 00:04:36.000 --> 00:04:39.000 U shtruam dhe biseduam rreth kësaj -- sigurisht pa ia gjetur kurrë anën. 00:04:39.000 --> 00:04:41.000 Por belaja me filozofët 00:04:41.000 --> 00:04:43.000 qe që ata filozofonin 00:04:43.000 --> 00:04:45.000 në vend që të shkencëzofonin. 00:04:45.000 --> 00:04:48.000 Tek e fundit, çështja është shkencore. 00:04:48.000 --> 00:04:50.000 Dhe qe vërtet, vërtet me zarar ta bëje 00:04:50.000 --> 00:04:53.000 këtë në prani të Dick Feynman-it. 00:04:55.000 --> 00:04:58.000 Feynman-i ua plasi ballit -- me të dy tytat, drejt e në lule të ballit. 00:04:58.000 --> 00:05:01.000 Qe brutale, qe zbavitëse -- oh, sa zbavitëse. 00:05:01.000 --> 00:05:03.000 Por qe vërtet brutale. 00:05:03.000 --> 00:05:05.000 Ua shfryu me tërë mend tullumbacen. NOTE Paragraph 00:05:05.000 --> 00:05:07.000 Por e bukura qe se -- 00:05:07.000 --> 00:05:09.000 Feynman-it iu desh të largohej pak herët. 00:05:09.000 --> 00:05:12.000 Nuk ndihej dhe aq mirë, ndaj u largua pak më herët. 00:05:12.000 --> 00:05:15.000 Dhe unë e Sydney mbetëm atje me dy filozofët. 00:05:15.000 --> 00:05:18.000 Dhe e bukura qe që këta tipat kapën qiellin. 00:05:18.000 --> 00:05:20.000 Qenë kaq të kënaqur. 00:05:20.000 --> 00:05:23.000 Patën takuar njeriun e madh; 00:05:23.000 --> 00:05:25.000 qenë këshilluar nga njeriu i madh; 00:05:25.000 --> 00:05:27.000 qenë dëfryer sa s'thuhet 00:05:27.000 --> 00:05:30.000 kur ua zhyti turinjtë në baltë; 00:05:30.000 --> 00:05:33.000 dhe kjo qe diçka e veçantë. 00:05:33.000 --> 00:05:36.000 Kuptova që kish diçka thjesht të jashtëzakonshme te Feynman-i, 00:05:36.000 --> 00:05:39.000 edhe kur bënte atë çka bëri. NOTE Paragraph 00:05:43.000 --> 00:05:46.000 Diku qe shoku im. Unë Dik e thërrisja. 00:05:46.000 --> 00:05:48.000 Unë dhe Diku sikur kishim një lidhje. 00:05:48.000 --> 00:05:51.000 Them se duhet të ketë qenë lidhje e veçantë ajo që patëm. 00:05:51.000 --> 00:05:54.000 E pëlqenim njëri-tjetrin; na pëlqenin të njëjtat gjëra. 00:05:54.000 --> 00:05:58.000 Edhe unë i pëlqeja lojërat intelektuale maço. 00:05:58.000 --> 00:06:00.000 Ndonjëherë mund të fitoja, shumicën e herëve do të fitonte ai, 00:06:00.000 --> 00:06:02.000 por na shijonin të dyve. 00:06:02.000 --> 00:06:04.000 Dhe Dikut iu mbush mendja në një farë pike 00:06:04.000 --> 00:06:08.000 që ai dhe unë kishim një lloj ngjashmërie personalitetesh. 00:06:08.000 --> 00:06:10.000 Nuk mendoj se kish të drejtë këtu. 00:06:10.000 --> 00:06:12.000 Mendoj që e vetmja pikë ngjashmërie mes nesh 00:06:12.000 --> 00:06:15.000 qe që të dyve na pëlqente të flisnim për veten. 00:06:15.000 --> 00:06:17.000 Por ja që i ish mbushur mendja. 00:06:17.000 --> 00:06:19.000 Dhe qe kureshtar. 00:06:19.000 --> 00:06:21.000 Ai njeri qe aq kureshtar sa s'e besoni dot. 00:06:21.000 --> 00:06:24.000 Dhe donte të kuptonte ç'kish dhe pse kish 00:06:24.000 --> 00:06:28.000 në këtë lidhje të çuditshme. NOTE Paragraph 00:06:28.000 --> 00:06:30.000 Dhe një ditë po ecnim. Qemë në Francë. 00:06:30.000 --> 00:06:32.000 Qemë në La Zouche. 00:06:32.000 --> 00:06:34.000 Sipër në male, më 1976. 00:06:34.000 --> 00:06:37.000 Dhe atje lart në male, Feynman-i më thotë, 00:06:37.000 --> 00:06:39.000 më thotë, "Leonardo." 00:06:39.000 --> 00:06:41.000 Arsyeja pse më quajti Leonardo 00:06:41.000 --> 00:06:43.000 qe pse gjendeshim në Europë 00:06:43.000 --> 00:06:46.000 dhe ushtronte frëngjishten e vet. 00:06:46.000 --> 00:06:49.000 Dhe më thotë, "Leonardo, 00:06:49.000 --> 00:06:52.000 më afër ishe me tët ëmë apo me tët atë, 00:06:52.000 --> 00:06:54.000 kur ishe fëmijë?" 00:06:54.000 --> 00:06:57.000 Dhe i thashë, "Heroi im i vërtetë ish im atë. 00:06:57.000 --> 00:06:59.000 Ai ish punëtor, 00:06:59.000 --> 00:07:02.000 me pesë klasë shkollë. 00:07:02.000 --> 00:07:05.000 Qe mjeshtër mekanik, dhe më mësoi si të përdor veglat. 00:07:05.000 --> 00:07:09.000 Më mësoi lloj-lloj gjërash për gjërat mekanike. 00:07:09.000 --> 00:07:11.000 Madje më mësoi edhe teoremën e Pitagorës. 00:07:11.000 --> 00:07:13.000 Nuk e quante hipotenuzë, 00:07:13.000 --> 00:07:16.000 e quante distancë e shkurtores." 00:07:16.000 --> 00:07:18.000 Dhe Feynman-it iu ndezën sytë. 00:07:18.000 --> 00:07:20.000 U ndez si të ish llambë ndriçimi. 00:07:20.000 --> 00:07:23.000 Dhe tha se kish pasur 00:07:23.000 --> 00:07:25.000 në thelb pikërisht të njëjtën marrëdhënie 00:07:25.000 --> 00:07:27.000 me të atin. 00:07:27.000 --> 00:07:30.000 Në fakt, i ish mbushur mendja në një farë kohe 00:07:30.000 --> 00:07:33.000 që, për të qenë fizikan i mirë, 00:07:33.000 --> 00:07:35.000 ish shumë e rëndësishme 00:07:35.000 --> 00:07:38.000 të kishe këtë lloj marrëdhënie me babën. 00:07:38.000 --> 00:07:41.000 Kërkoj ndjesë për trajtimin seksist këtu, 00:07:41.000 --> 00:07:43.000 por kjo është ajo ç'ndodhi vërtet. NOTE Paragraph 00:07:43.000 --> 00:07:47.000 Tha se kish qenë absolutisht i bindur që kjo qe e nevojshme -- 00:07:47.000 --> 00:07:51.000 pjesa e domosdoshme e rritjes drejt një fizikani të ri. 00:07:51.000 --> 00:07:54.000 Duke qenë Diku, ai, sigurisht, dëshironte ta kontrollonte këtë. 00:07:54.000 --> 00:07:56.000 Desh të shkonte dhe të bënte një eksperiment. 00:07:56.000 --> 00:07:58.000 E pra, e bëri. 00:07:58.000 --> 00:08:00.000 Vajti dhe e bëri një eksperiment. 00:08:00.000 --> 00:08:03.000 Pyeti krejt shokët e tij që i mbante për fizikanë të mirë, 00:08:03.000 --> 00:08:06.000 "Jot ëmë apo yt atë ka pasur ndikim mbi ty?" 00:08:06.000 --> 00:08:08.000 Dhe një burri -- të tërë burra qenë -- 00:08:08.000 --> 00:08:10.000 një burri, secili prej tyre 00:08:10.000 --> 00:08:12.000 i tha, "Ime më." 00:08:12.000 --> 00:08:15.000 (Të qeshura) 00:08:15.000 --> 00:08:19.000 Dhe kështu humbi ajo teori në koshin e historisë. 00:08:20.000 --> 00:08:23.000 Por ai qe shumë i ngazëllyer që më në fund pat gjetur dikë 00:08:23.000 --> 00:08:26.000 që kish patur të njëjtën përvojë me të atin 00:08:26.000 --> 00:08:28.000 si ajo që kish patur ai me të vetin. 00:08:28.000 --> 00:08:30.000 Dhe për ca kohë, qe i bindur 00:08:30.000 --> 00:08:32.000 që kjo ish arsyeja pse shkonim kaq mirë bashkë. 00:08:32.000 --> 00:08:34.000 Nuk e di. Ndoshta. E kush e di? NOTE Paragraph 00:08:34.000 --> 00:08:36.000 Më lini t'ju tregoj pak 00:08:36.000 --> 00:08:39.000 për Feynman-in si fizikan. 00:08:40.000 --> 00:08:42.000 Stili i Feynman-it -- 00:08:42.000 --> 00:08:44.000 jo, stili nuk është fjala e duhur. 00:08:44.000 --> 00:08:46.000 Stili jua shpie mendjen te papijoni që mund të ketë mbajtur 00:08:46.000 --> 00:08:48.000 apo kostumi që vishte. 00:08:48.000 --> 00:08:50.000 Ka diçka shumë më të thellë se kaq, 00:08:50.000 --> 00:08:52.000 por nuk më vjen në mend tjetër fjalë për të. 00:08:52.000 --> 00:08:55.000 Stili shkencor i Feynman-it 00:08:55.000 --> 00:08:57.000 qe të kërkonte përherë për zgjidhjen më të thjeshtë, 00:08:57.000 --> 00:09:02.000 më elementare të mundshme të një problemi. 00:09:02.000 --> 00:09:05.000 Nëse nuk qe e mundur, do t'ju duhej të përdornit diç më të koklavitur. 00:09:05.000 --> 00:09:08.000 Por padyshim pjesë e kësaj 00:09:08.000 --> 00:09:11.000 qe gëzimi dhe kënaqësia e tij e madhe 00:09:11.000 --> 00:09:15.000 kur u tregonte njerëzve se mund të mendonte më thjesht se ata. 00:09:15.000 --> 00:09:18.000 Por thellë-thellë besonte, besonte vërtet, 00:09:18.000 --> 00:09:20.000 se nëse diçka nuk e shpjegoni dot thjesht 00:09:20.000 --> 00:09:23.000 ju vetë nuk e kishit kuptuar. 00:09:23.000 --> 00:09:26.000 Në vitet '50, njerëzit po përpiqeshin të kuptonin 00:09:26.000 --> 00:09:28.000 se si funksiononte heliumi superfluid. NOTE Paragraph 00:09:28.000 --> 00:09:30.000 Kish një teori. 00:09:30.000 --> 00:09:32.000 Falë fizikës matematike të një rusi, 00:09:32.000 --> 00:09:34.000 dhe qe një teori e koklavitur. 00:09:34.000 --> 00:09:36.000 Do t'jua them pa humbur kohë se ç'qe ajo teori. 00:09:36.000 --> 00:09:38.000 Qe një teori tmerrësisht e koklavitur 00:09:38.000 --> 00:09:41.000 plot me integrale dhe formula shumë të vështira 00:09:41.000 --> 00:09:43.000 plot matematikë e me radhë. 00:09:43.000 --> 00:09:46.000 Dhe funksiononte ca, por nuk funksiononte shumë mirë. 00:09:46.000 --> 00:09:48.000 I vetmi rast kur funksiononte 00:09:48.000 --> 00:09:51.000 ish kur atomet e heliumit qenë shumë, shumë larg njëri-tjetrit. 00:09:51.000 --> 00:09:53.000 Atomet e heliumit duhej të ishin shumë larg njëri-tjetrit. 00:09:53.000 --> 00:09:55.000 Dhe për fat të keq, atomet e heliumit në heliumin e lëngët 00:09:55.000 --> 00:09:57.000 janë njëri drejt e sipër tjetrit. NOTE Paragraph 00:09:57.000 --> 00:10:00.000 Feynman-i vendosi, si prej fizikani amator të heliumit, 00:10:00.000 --> 00:10:03.000 që do të provonte ta gjente. 00:10:03.000 --> 00:10:05.000 Pati një ide, një ide shumë të mençur. 00:10:05.000 --> 00:10:07.000 Do të provonte të gjente se 00:10:07.000 --> 00:10:09.000 si do të ishte funksioni i valës kuantike 00:10:09.000 --> 00:10:11.000 për këtë numër të stërmadh atomesh. 00:10:11.000 --> 00:10:13.000 Do të përpiqej ta vizualizonte atë, 00:10:13.000 --> 00:10:16.000 i udhëhequr nga një numër i vogël parimesh të thjeshta. 00:10:16.000 --> 00:10:19.000 Numri i vogël i parimeve të thjeshta qe shumë, shumë i thjeshtë. 00:10:19.000 --> 00:10:21.000 I pari qe 00:10:21.000 --> 00:10:24.000 që, kur atomet e heliumit prekin njëri-tjetrin, shtyhen. 00:10:24.000 --> 00:10:27.000 Pasojë e kësaj do të ishte që funksioni valor i bie të shkojë drejt zeros, 00:10:27.000 --> 00:10:30.000 i bie të zhduket, kur atomet e heliumit prekin njëri-tjetrin. 00:10:30.000 --> 00:10:32.000 Fakti tjetër 00:10:32.000 --> 00:10:35.000 është që për gjendjen bazë, gjendja me energjinë më të pakët e një sistemi kuantik, 00:10:35.000 --> 00:10:39.000 funksioni valor është përherë shumë i butë -- 00:10:39.000 --> 00:10:41.000 ka numër minimum shmangiesh. NOTE Paragraph 00:10:41.000 --> 00:10:43.000 Kështu pra, u ul -- 00:10:43.000 --> 00:10:45.000 dhe e përfytyroj me asgjë tjetër veç 00:10:45.000 --> 00:10:47.000 një copë letër dhe një laps -- 00:10:47.000 --> 00:10:49.000 dhe u rrek të shkruante, dhe shkrojti, 00:10:49.000 --> 00:10:52.000 funksionin më të thjeshtë që mund t'ju vijë në mendje 00:10:52.000 --> 00:10:54.000 që si kushte kufizuese pat 00:10:54.000 --> 00:10:56.000 zhdukjen e funksionit valor kur gjërat preken 00:10:56.000 --> 00:10:58.000 dhe që është i butë në mes 00:10:58.000 --> 00:11:00.000 Shkrojti një gjë të thjeshtë. 00:11:00.000 --> 00:11:02.000 Në fakt, qe kaq e thjeshtë saqë 00:11:02.000 --> 00:11:04.000 them se një gjimnazist vërtet i mençur, 00:11:04.000 --> 00:11:06.000 madje pa mësime analize matematike, 00:11:06.000 --> 00:11:09.000 mund ta kuptonte ç'shkrojti. 00:11:09.000 --> 00:11:12.000 Puna qe që ajo gjë e thjeshtë që shkroi 00:11:12.000 --> 00:11:15.000 shpjegonte gjithçka të njohur deri në atë kohë për heliumin e lëngët 00:11:15.000 --> 00:11:17.000 dhe diçka më tepër. NOTE Paragraph 00:11:17.000 --> 00:11:19.000 Gjithmonë kam pyetur veten nëse profesionistët, 00:11:19.000 --> 00:11:22.000 fizikanët e vërtetë profesionistë të heliumit, 00:11:22.000 --> 00:11:25.000 u turpëruan pakëz nga kjo. 00:11:25.000 --> 00:11:27.000 Kishin teknikat e tyre super të fuqishme, 00:11:27.000 --> 00:11:29.000 dhe nuk bënë dot gjë. 00:11:29.000 --> 00:11:33.000 Meqë jemi, do t'ju tregoj se ç'qenë këto teknika super të fuqishme. 00:11:33.000 --> 00:11:36.000 Qenë teknikat e diagrameve të Feynman-it. NOTE Paragraph 00:11:36.000 --> 00:11:38.000 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:11:38.000 --> 00:11:41.000 E përsëriti këtë më 1968-n. 00:11:41.000 --> 00:11:43.000 Më 1968-n, në universitetin tim -- 00:11:43.000 --> 00:11:46.000 në atë kohë nuk qeshë atje -- por më 1968-n, 00:11:46.000 --> 00:11:49.000 po eksplorohej struktura e protonit. 00:11:49.000 --> 00:11:51.000 Dihet se protoni përbëhet 00:11:51.000 --> 00:11:53.000 nga një dorë pjesëzash të vockla. 00:11:53.000 --> 00:11:55.000 Kjo qe pak a shumë e njohur. 00:11:55.000 --> 00:11:58.000 Dhe rruga për ta analizuar qe, sigurisht, diagramet e Feynman-it. 00:11:58.000 --> 00:12:01.000 Për këtë punë qenë ndërtuar diagramet e Feynman-it -- 00:12:01.000 --> 00:12:03.000 për të kuptuar pjesëzat. 00:12:03.000 --> 00:12:05.000 Eksperimentet që po bëheshin qenë shumë të thjeshta. 00:12:05.000 --> 00:12:07.000 Thjesht merrni protonin, 00:12:07.000 --> 00:12:09.000 dhe e godisni shumë fort me një elektron. 00:12:09.000 --> 00:12:12.000 Për këtë punë qenë diagramet e Feynman-it. 00:12:12.000 --> 00:12:14.000 I vetmi problem qe fakti 00:12:14.000 --> 00:12:16.000 që diagramet e Feynman-it qenë të koklavitura. 00:12:16.000 --> 00:12:18.000 Kish aty integrale të vështira. 00:12:18.000 --> 00:12:21.000 Sikur t'i zgjidhnit krejt ato, do të kishit një teori shumë të përpiktë. 00:12:21.000 --> 00:12:24.000 Por nuk i zgjidhnit dot; thjesht qenë shumë të ndërlikuara. 00:12:24.000 --> 00:12:26.000 Disa po përpiqeshin t'i zgjidhnin. 00:12:26.000 --> 00:12:29.000 Mund t'ia dilnit për një diagram me një lakore. Me një lakore nuk ka problem. 00:12:29.000 --> 00:12:32.000 Një lakore, dy lakore -- ndoshta mund t'ia dilnit për një diagram me tri lakore, 00:12:32.000 --> 00:12:34.000 por për më tej nuk bënit dot gjë. NOTE Paragraph 00:12:34.000 --> 00:12:36.000 Feynman-i tha, "Harrojeni krejt këtë. 00:12:36.000 --> 00:12:38.000 Le ta mendojmë protonin 00:12:38.000 --> 00:12:40.000 si një grumbull pjesëzash të vockla -- 00:12:40.000 --> 00:12:42.000 si një hoje pjesëzash të vockla." 00:12:42.000 --> 00:12:45.000 I quajti partone. Partone i emërtoi. 00:12:45.000 --> 00:12:47.000 Tha, "Thjesht mendojeni si një hoje partonesh 00:12:47.000 --> 00:12:49.000 që lëvizin vërtet shpejt." 00:12:49.000 --> 00:12:53.000 Ngaqë lëvizin vërtet shpejt, 00:12:53.000 --> 00:12:57.000 relativiteti na thotë se lëvizjet e brendshme do të ngadalësohen mjaft. 00:12:57.000 --> 00:12:59.000 Papritmas godet elektroni. 00:12:59.000 --> 00:13:02.000 Si të bënit papritmas një foto të protonit. 00:13:02.000 --> 00:13:04.000 Çfarë duket? 00:13:04.000 --> 00:13:09.000 Do të dukej një dorë partonesh të palëvizshme. 00:13:09.000 --> 00:13:11.000 Nuk lëvizin, dhe ngaqë nuk lëvizin 00:13:11.000 --> 00:13:13.000 gjatë kohëzgjatjes së eksperimentit, 00:13:13.000 --> 00:13:15.000 nuk keni pse shqetësoheni se si lëvizin. 00:13:15.000 --> 00:13:17.000 Nuk keni pse shqetësoheni rreth forcave mes tyre. 00:13:17.000 --> 00:13:19.000 Thjesht i mendoni 00:13:19.000 --> 00:13:21.000 si një popullatë 00:13:21.000 --> 00:13:24.000 partonesh të palëvizshme. 00:13:24.000 --> 00:13:27.000 Ky qe çelësi i analizimit të këtyre eksperimenteve. 00:13:27.000 --> 00:13:30.000 Tejet i efektshëm, bëri vërtet punë -- 00:13:30.000 --> 00:13:32.000 dikush ka thënë që fjala revolucion është fjalë e keqe. 00:13:32.000 --> 00:13:35.000 Them se duhet të jetë, ndaj nuk po them revolucion -- 00:13:35.000 --> 00:13:38.000 por pa dyshim që e shtyu shumë, shumë, përpara 00:13:38.000 --> 00:13:41.000 idenë tonë të protonit, 00:13:41.000 --> 00:13:43.000 dhe të pjesëzave përtej tij. NOTE Paragraph 00:13:43.000 --> 00:13:45.000 Kisha dhe ca gjëra të tjera për t'ju treguar 00:13:45.000 --> 00:13:47.000 lidhur me lidhjen time me Feynman-in, 00:13:47.000 --> 00:13:49.000 se si ishte, 00:13:49.000 --> 00:13:51.000 por shoh që më mbetet vetëm gjysmë minute. 00:13:51.000 --> 00:13:53.000 Ndaj them ta mbyll thjesht 00:13:53.000 --> 00:13:57.000 duke thënë se nuk mendoj që Feynman-it do t'i kish pëlqyer kjo veprimtari. 00:13:57.000 --> 00:14:00.000 Mendoj se do të kish thënë, 00:14:00.000 --> 00:14:03.000 "Nuk më duhet kjo." 00:14:03.000 --> 00:14:06.000 Por si ta nderojmë Feynman-in? 00:14:06.000 --> 00:14:08.000 Si ta nderojmë vërtet Feynman-in? 00:14:08.000 --> 00:14:11.000 Them se përgjigja është që Feynman-it i bëjmë nder 00:14:11.000 --> 00:14:13.000 duke hequr nga sanduiçet tona 00:14:13.000 --> 00:14:16.000 sa më shumë krunde të mundemi. NOTE Paragraph 00:14:16.000 --> 00:14:18.000 Faleminderit. NOTE Paragraph 00:14:18.000 --> 00:14:21.000 (Duartrokitje)