0:00:01.600,0:00:03.000 Mirë se vini. 0:00:03.000,0:00:07.300 Mirë se vini në Bruksel, mirë se vini në Toronto, 0:00:07.300,0:00:11.300 mirë se vini në Santa Klara, por më e rëndësishmja, 0:00:11.300,0:00:13.600 mirë se vini te Mozilla. 0:00:13.600,0:00:22.100 Jemi këtu, Mozilla dhe secili prej nesh është këtu për ndërtimin e Internetit që i duhet botës. 0:00:22.100,0:00:26.700 Jemi këtu për të ndërtuar një Internet të hapur dhe risor. 0:00:26.700,0:00:33.200 Jemi këtu për ndërtimin e një Interneti që në radhë të parë vendos njerëzit, ku secili prej nesh gëzon 0:00:33.200,0:00:40.000 maksimumin praktik të mundësive, aftësive për marrje vendimesh dhe të kontrollit mbi jetën në linjë. 0:00:40.000,0:00:45.300 Këtë Internet nuk do ta ngrejë askush tjetër,[br]askush tjetër nuk mundet. 0:00:45.300,0:00:53.200 Mozilla është unike, nuk jemi kompani e zakonshme që përpiqet të prodhojë të ardhura për aksionarët e vet, 0:00:53.200,0:00:59.200 nuk jemi qeveri, as organizëm joqeveritar. Jemi Mozilla. 0:00:59.200,0:01:08.800 Thelbi ynë nuk ka si synim një organizëm formal, synimi ynë është kauza jonë dhe ideja e bërjes së gjërave. 0:01:08.800,0:01:13.800 Zemra e Mozilla-s është një bashkësi globale[br]me një mision të përbashkët. 0:01:13.800,0:01:19.900 Kjo është ajo çka na jep fuqi, çka na bën të mundur [br]të kemi ndikim dhe çka na lejon... 0:01:19.900,0:01:25.400 Më ndjeni, mendova që qe tjetër diapozitiv. 0:01:25.400,0:01:28.300 Kjo është ajo çka na bën të mundur[br]të kemi ndikimin që gëzojmë. 0:01:28.300,0:01:33.600 Kjo është ajo që na bën të ndryshëm,[br]kjo bashkësi globale dhe ky mision i përbashkët. 0:01:33.600,0:01:36.300 Ndërtimi i një Interneti që do bota. 0:01:36.300,0:01:43.200 Anëtare e bashkësisë Mozilla kam qenë[br]që në fillim fare, dikur më 1998. 0:01:43.200,0:01:49.600 Mozilla rrodhi nga një kompani e quajtur Netscape, e cila mandej u ble nga një kompani e quajtur AOL. 0:01:49.600,0:01:57.400 Gjatë viteve të para të jetës së Mozilla-s,[br]unë dhe kolegët e mi në Mozilla qemë [br]më së shumti nëpunës të AOL-it. 0:01:57.400,0:02:05.500 AOL ishte gjiganti i epokës së vet. Mund ta [br]mendoni paksa si Facebook-u. Rruga me të cilën[br]njerëzit nisën të përdorin Internetin. 0:02:05.500,0:02:12.900 Qe një gjigant. Qe një shërbim i dobishëm, por u bë një kopsht rrethuar me mure, i mbyllur fort, 0:02:12.900,0:02:15.300 shumë e zorshme të lidheshe në Internet prej tij. 0:02:15.300,0:02:21.800 Me fjalë të tjera, qemë moxillianë, në zemër të një organizmi që nuk kish të njëjtin mision me ne. 0:02:21.800,0:02:27.600 Ca gjëra atëherë qenë të volitshme, se na lejonin[br]të kishim pak burime, por anë të tjera qenë vërtet 0:02:27.600,0:02:31.900 shumë të vështira, për shkak të identitetit tonë [br]prej moxillianësh, si bashkësi personash, 0:02:31.900,0:02:35.500 për shkak të misionit tonë të ndërtimit [br]të një interneti që vë njerëzit në fillim. 0:02:35.500,0:02:40.300 S'qe ky misioni i AOL-it, por kjo qe banesa[br]jonë për pak vitet e fillimit. 0:02:40.300,0:02:49.900 Më 2001-n, u pushova nga AOL-i, gjatë një sherri[br]nëse duhej apo jo Mozilla t'u shërbente njerëzve 0:02:49.900,0:02:55.100 dhe nëse duhej që produktet tona të vinin njerëzit[br]në fillim, apo Mozilla ekzistonte për t'i shërbyer AOL-it 0:02:55.100,0:03:05.200 dhe për të prodhuar të ardhura për AOL-in. [br]Çka nuk qe edhe aq e beftë; bërthama jonë, [br]ne që qemë më afër Mozilla-s, të themi 0:03:05.200,0:03:12.700 tetë a nëntë prej nesh, kishim kaluar orë[br]të tëra duke menduar se ç'do të ndodhte, 0:03:12.700,0:03:18.000 nëse pushoheshim, duke u përpjekur të gjenim[br]se si ta mbanin gjallë Mozilla-n. A nxirrnim[br]dot një makinë prej andej? Kush do ta përdorte? 0:03:18.000,0:03:23.200 A kishim ndonjë dyshkë? Si do të punësonim qoftë edhe një person? Si do ta mbanim gjallë Mozilla-n? 0:03:23.200,0:03:34.400 Edhe një hollësi që flet për Mozilla-n madje dhe sot, shqetësoheshim si të nxirrnim jashtë ndërtesës së AOL-it 0:03:34.400,0:03:41.900 stokun tonë të pakët të bluzave, për diku ku mund ta kishim nën kontroll. Arma jonë e fshehtë këtu qe 0:03:41.900,0:03:54.799 Marcia Knous, e pranishme këtu sot me ne. [br]Ngaqë kuptuam se Marcia kish më pak gjasa[br]nga gjithë ne për t'u pushuar 0:03:54.799,0:03:59.899 dhe ngaqë kishte çelësin e dhomës me bluzat. 0:03:59.899,0:04:03.100 Doli se kjo qe me rëndësi. 0:04:03.100,0:04:06.200 Sasinë tjetër të bluzave te Mozilla, e bleva vetë,[br]ngaqë nuk kishte organizëm. 0:04:06.200,0:04:12.600 AOL nuk i blinte më dhe neve na duheshin, ndaj i bleva vetë të tëra dhe provova të marr paratë më vonë. 0:04:12.600,0:04:17.200 Ishim në AOL, unë e pushuar, gjithkush tjetër qe në AOL. 0:04:17.200,0:04:22.400 Kështu e drejtova Mozilla-n si vullnetare për ca vite. 0:04:22.400,0:04:27.800 U pushova më 2001, gjeta tjetër organizëm burimi të hapur që më punësoi një ditë në javë 0:04:27.800,0:04:30.500 për t'u marrë me Mozilla-n. Pjesën [br]tjetër e mbulova si vullnetare. 0:04:30.500,0:04:38.500 Mandej, kur dolëm me Firefox-in, më 2004-n, u bëra[br]më në fund kontribuese me kohë të plotë dhe me pagesë, sërish. 0:04:38.500,0:04:45.200 Gjatë asaj periudhe kohore kisha rol organizativ[br]krejt tjetër, jo rol punësimi, 0:04:45.200,0:04:53.100 "chief lizard wrangler" sipas përshkrimit të asaj[br]çka isha, por prapë një moxilliane, dhe do të thosha[br]se nëse provoni të pyesni persona 0:04:53.100,0:04:57.900 të tjerë të asaj kohe, më dinin një moxilliane[br]dhe drejtuesen e tyre në atë fazë. 0:04:57.900,0:05:03.900 Kjo ngaqë bashkësia jonë e burimit të hapur dhe të punësuarit e AOL-it e patën mjaft të qartë 0:05:03.900,0:05:08.700 se çfarë kish rëndësi për ta. Madje, të punësuarit [br]nuk do t'i jepeshin me mish e me shpirt krijimit 0:05:08.700,0:05:13.700 të teknologjisë, po të mos qe për Mozilla-n.[br]Pra, edhe pse qenë nëpunës të AOL-it 0:05:13.700,0:05:20.400 dhe unë një vullnetare e jashtme, [br]themeluam bashkësinë Mozilla [br]që na shpuri më tej në të ardhmen. 0:05:20.400,0:05:26.600 Pak vite pasi isha pushuar, më 2003-in, AOL-i[br]vendosi të ndalte investimet në shfletues, 0:05:26.600,0:05:32.900 ngaqë kushdo e dinte se ai kish vdekur dhe se nuk[br]kish më rëndësi. Kështu, AOL-i na dha një grant [br]2 milionë dollarësh për nisma të reja, 0:05:32.900,0:05:40.100 pushoi gjithkënd që po merrej me shfletuesin,[br]dhe ne krijuam fondacionin Mozilla. 0:05:40.100,0:05:46.400 Ky qe një çast ngazëllues, punësuam 10 vetë dhe[br]provuam të gjenim zgjidhje si të prodhonim të ardhura 0:05:46.400,0:05:52.200 që të mund të vazhdonim të paguanim ata [br]10 vetë dhe të zhvilloheshim. Në atë kohë[br]nuk qeshë një nga këta të paguarit 0:05:52.200,0:05:59.400 nga Mozilla, ende paguhesha një ose dy ditë në javë[br]nga ai organizmi tjetër, dhe ende vullnetare. 0:05:59.400,0:06:05.000 Pata një titull të ri, isha presidente e fondacionit Mozilla, por ky qe veç një emër. 0:06:05.000,0:06:10.700 Ishim po e njëjta bashkësi, tani nuk kishim më njeri në AOL, një dorë të punësuarish në Mozilla 0:06:10.700,0:06:18.400 dhe filluam të shtonim të punësuarit për kompani të tjera. Kjo vazhdoi deri sa erdhi Firefox-i. 0:06:18.400,0:06:30.000 Shumë prej jush e kanë parë këtë foto, janë [br]të punësuarit në kohën kur doli Firefox 1.0. 0:06:30.000,0:06:34.300 Mjaft prej tyre janë ende me ne, në tre qytetet. 0:06:34.300,0:06:39.500 Tjetër gjë interesante është personi në këmbë, në fund djathtas. 0:06:39.500,0:06:43.300 Qe i punësuar nga IBM-ja ose nga Google-i, nuk më kujtohet nga cili. 0:06:43.300,0:06:46.600 Disa prej këtyre, dhe Vladi që është këtu sot, 0:06:46.600,0:06:49.400 qenë të punësuar nga Oracle, për të punuar mbi Mozilla-n. 0:06:49.400,0:06:56.100 Një grup i joni aty qenë të punësuar ose nga fondacioni Mozilla, ose, si në rastin tim, gjetiu. 0:06:56.100,0:06:59.600 Këta janë pra të punësuarit, mund ta shihni se qemë të suksesshëm ngaqë çdo i punësuar 0:06:59.600,0:07:03.900 përfaqësonte një bashkësi, shumë, shumë më të madhe. 0:07:03.900,0:07:11.200 Diçka që nuk shkon me këtë foto është se u bë papritmas, gjatë orarit të punës 0:07:11.200,0:07:16.100 kur një fotograf kish ardhur për një artikull, [br]ndaj përmban vetëm të punësuarit. Nuk përfshin 0:07:16.100,0:07:20.700 krejt vullnetarët e tjerë që qenë përfshirë në[br]shndërrimin e Firefox 1.0 në një sukses. 0:07:20.700,0:07:25.700 Ndaj do të doja të ftoja këdo, aktiv te Mozilla[br]në atë kohë të më shkruajë dy rreshta. 0:07:25.700,0:07:29.900 Do të doja të gjeja mënyrën se si të krijoj[br]një figurë përgjegjëse të kësaj. 0:07:29.900,0:07:35.516 Që përfshin krejt personat e tjerë, për të patur[br]një figurë të njësuar të atij grupi njerëzish. 0:07:35.516,0:07:40.103 Pra, me Firefox-in, sigurisht, bota filloi të ndryshojë. 0:07:40.104,0:07:45.914 Patëm të ardhura, krijuam një organizëm të ri, [br]krijuam korporatën Mozilla Corporation. 0:07:45.914,0:07:49.142 Mora një titull të ri, [br]tani isha CEO e Mozilla Corporation-it. 0:07:49.142,0:07:53.290 Kjo na paguante, njëfarë roli tjetër, por jo vërtet tjetër. 0:07:53.290,0:07:57.420 Për mua... po prapë "chief lizard wrangler", [br]po prapë pjesë e bashkësisë globale. 0:07:57.420,0:08:01.678 Dhe kështu me Firefox-in, pasi u bë i suksesshëm,[br]qemë në gjendje të rriteshim 0:08:01.678,0:08:09.540 sigurisht të punësuarit, por po njësoj vullnetarët[br]në krejt gjerësinë e bashkësisë Mozilla. 0:08:09.550,0:08:16.793 Dhe kjo është pamja jonë më 2010-n, [br]në takimin tonë të fundit në Whistler. 0:08:16.793,0:08:20.758 Ku patëm rreth 600 persona.[br]Pra, sa numri për çdo qytet tonin këtu. 0:08:20.758,0:08:26.732 Dhe pamë se aftësia për të punuar tok dhe[br]për të formuar dhe fuqizuar këtë bashkësi globale 0:08:26.732,0:08:32.961 me një mision të përbashkët, është kyçi i suksesit tonë. 0:08:33.481,0:08:39.194 Ja një nëngrup nga personat në takim.[br]Sot kemi një numër rolesh. 0:08:39.637,0:08:44.338 Vullnetarët shpenzojnë çdo javë mjaft orë. [br]Vullnetarët punojnë kur munden. 0:08:44.338,0:08:51.195 Të punësuarit shpenzojnë çdo javë mjaft orë. [br]Në të gjitha rastet, shumë role, 0:08:51.195,0:08:54.822 por një bashkësi, një Mozilla. 0:08:54.962,0:08:59.191 Ky është kyçi që do të na bëjë të suksesshëm[br]dhe do të na sigurojë ndikimin maksimal 0:08:59.401,0:09:04.280 teksa punojmë për ndërtimin e internetit[br]që i duhet botës. 0:09:05.130,0:09:10.336 Kemi bashkësinë, kemi një mision. [br]Jemi me shumë fat me Mozilla-n. 0:09:10.336,0:09:18.792 Misioni ynë është abstrakt dhe i madh. Ajo çka bëjmë konkretisht mund të jetë konkrete, ngaqë krijojmë produkte, krijojmë teknologji, 0:09:18.792,0:09:23.096 ndërtojmë internetin, krijojmë nisma,[br]ndërtojmë organizma arsimore. 0:09:23.486,0:09:28.866 Mund të bëjmë gjëra shumë konkrete, që t'ua vëmë njerëzve përpara misionin tonë 0:09:29.246,0:09:33.702 T'u japim mundësinë që të punojnë më mirë me diçka dhe t'i ndihmojmë të kuptojnë se si mund të jetë bota. 0:09:33.762,0:09:40.453 Jemi po ashtu me shumë fat që kemi edhe një grup parimesh që na udhëheqin: si i marrim vendimet; 0:09:40.453,0:09:46.166 si i mendojmë gjërat; si do të duhej të ishte interneti; si do të duhej të ishin produktet tona; 0:09:46.166,0:09:48.879 si do të duhej të ishte vetë Mozilla. 0:09:49.139,0:09:57.492 Shpesh, parimet tona i përmbledhim në një fjalë [br]të vetme, themi se e duam internetin dhe web-in të hapët. 0:09:57.864,0:09:59.738 Mbrojmë web-in e hapët. 0:09:59.858,0:10:02.890 Dhe të qenët i hapët është koncept i goditur,[br]sepse mbulon shumë gjëra. 0:10:03.272,0:10:07.898 Por është edhe koncept i vështirë, [br]ngaqë tani është pjesë e rrymës mbizotëruese. 0:10:07.898,0:10:11.509 Kemi qenë kaq të suksesshëm gjatë[br]dhjetëvjeçarit të fundit, saqë 0:10:11.509,0:10:15.610 vlera kyçe e dalë nga lëvizja për burim të hapët dhe software të lirë, të qenët të hapët, 0:10:15.610,0:10:21.482 ka kaluar në rrymën mbizotëruese dhe është shtrirë, shkencë e hapur, qeveri e hapur, qytetari e hapur, 0:10:21.482,0:10:27.731 plus disa njerëz që e përdorin fjalën për të [br]nënkuptuar gjëra që për ne nuk kanë rëndësi. 0:10:27.981,0:10:35.535 Sot dëshiroj ta marr fjalën i hapur dhe të analizoj tre idetë e lidhura me të, si përfaqësuese e parimeve. 0:10:35.735,0:10:41.856 Këto janë të njëjtat parime që janë në themelet e internetit, kur interneti u hartua fillimisht 0:10:41.856,0:10:46.987 Janë të njëjtat parime që Tim Berners-Lee përdori[br]gjatë konceptimit të World Wide Web-it. 0:10:46.987,0:10:53.844 Janë parimet që kemi përdorur për të krijuar produktet tona dhe parimet e përdorura për ngritjen e Mozilla-s. 0:10:53.914,0:10:57.809 Së pari, interneti duhet të lejojë dijen mbi të. 0:10:57.809,0:11:03.194 Duhet të jemi në gjendje ta shohim, [br]ta prekim, ta ndjejmë, ta ndryshojmë. 0:11:03.914,0:11:09.609 Te Mozilla, kjo shprehet me termin burim i hapur, 0:11:10.239,0:11:14.166 ndonjëherë me standarde të hapura. T'i shohësh[br]burimin, do të thotë se s'ka pse 0:11:14.166,0:11:20.454 të jeni programues për të parë një pjesë të mirë[br]të çka bëhet pjesë e produkteve dhe sajteve web. 0:11:20.552,0:11:26.894 Këto janë mjete praktike, të dobishme për ne,[br]por kjo është punë më e thellë. 0:11:27.794,0:11:32.374 Këto gjëra u lejojnë njerëzve të njohin më shumë. [br]Dhe nëse nuk dini se ç'ndodh, 0:11:32.374,0:11:34.984 nuk mund të keni vërtet kontroll. 0:11:34.984,0:11:38.876 Nëse gjithçka është sekrete dhe brenda një kutie,[br]dhe nuk e shihni apo kuptoni dot, 0:11:38.876,0:11:41.857 mundësitë tuaja për të patur ndikim [br]në jetën tuaj janë shumë të pakta. 0:11:42.217,0:11:44.524 Prej këtej edhe ky parim i të qenit të njohshëm, 0:11:44.854,0:11:49.239 që njerëzit të njohin më tepër është koncept kyç, 0:11:49.239,0:11:55.370 që nga konceptimi i internetit e deri [br]te produktet Mozilla sot, dhe më tej. 0:11:55.370,0:12:01.291 Parimi i dytë është që interneti duhet[br]të lejojë ndërveprueshmëri. 0:12:01.291,0:12:08.146 Duket si ndonjë specifikim teknik, dhe është [br]i tillë, por është shumë më shumë se kaq. 0:12:08.146,0:12:12.941 Kur me diçka mund të ndërveprohet, [br]secili prej nesh ka më shumë zgjedhje. 0:12:13.191,0:12:16.867 Si konsumatore e thjeshtë, mund [br]të zgjedh cilin produkt të përdor. 0:12:16.867,0:12:21.420 Kur diçka e lejon ndërveprimin, nuk jam [br]e bllokuar vetëm me një teknologji. 0:12:21.450,0:12:25.620 Mund të zgjedh një pajisje, pa përcaktuar kjo doemos 0:12:25.640,0:12:29.110 se ku do të gjenden të dhënat e mia apo se [br]kush i ka në pronësi ose kush i përdor ato. 0:12:29.110,0:12:33.810 Do të mund të zgjidhja: hardware-in tim, shfletuesin, vendin ku përfundojnë të dhënat e mia, 0:12:33.810,0:12:36.613 cilat shërbime përdor, si paguaj për gjëra të tilla. 0:12:36.613,0:12:40.307 Kështu ishin gjërat, për ca kohë, në web. 0:12:40.307,0:12:41.755 Sot..., jo dhe aq. 0:12:41.755,0:12:45.456 Ëështë e rëndësishme për konsumatorët, [br]është e rëndësishme edhe për programuesit. 0:12:45.796,0:12:50.538 Ndërveprueshmëria u lejon programuesve të kenë ide dhe t'i zhvillojnë ato. 0:12:50.538,0:12:54.486 Sot madje shohim një Mozilla të cilën duhet [br]ta mendojmë si një zgjidhje të plotë: 0:12:54.486,0:12:59.986 sistem operativ, shitore zbatimesh, [br]hardware, të dhëna, shërbime, besueshmëri,; 0:13:00.106,0:13:02.068 reklama që u bashkëlidhet. 0:13:02.068,0:13:06.220 Na duhet ta mendojmë si një tërësi, [br]që të mund të kemi ndikim sot. 0:13:06.590,0:13:09.540 Dhe, teksa bota bëhet sërish e ndërveprueshme, 0:13:09.540,0:13:14.040 programuesit do të jenë në gjendje ta përdorin ose[br]të krijojnë produkte që funksionojnë horizontalisht, 0:13:15.177,0:13:19.887 dhe kështu të nxisin atë lloj shpërthimi, [br]ngazëllimi që web-i solli 20 vjet më parë. 0:13:19.887,0:13:23.887 Web-i qe rasti i parë i hapjes [br]së sistemeve të mëdha vertikale. 0:13:23.887,0:13:28.287 Gjëja tjetër që lidhet me ndërveprueshmërinë[br]është të qenët i decentralizuar. 0:13:28.757,0:13:34.047 Kjo u lejon njerëzve të marrin vendime pa qenë[br]pjesë e ndonjë organizmi të madh qendror. 0:13:34.717,0:13:36.537 Nëse interneti lejon ndërveprueshmëri, 0:13:36.590,0:13:39.840 mund të jeni kudo në botë dhe të lidhni pajisjen tuaj. 0:13:39.891,0:13:43.261 Nëse shihni një problem apo një çështje, [br]mund ta zgjidhni prej aty ku gjendeni. 0:13:43.361,0:13:46.051 Nuk ju duhet të shkoni te ndonjë [br]organizëm qendror i stërmadh 0:13:46.051,0:13:50.351 të kërkoni leje dhe të siguroheni që [br]ideja juaj nuk kërcënon dikë tjetër. 0:13:50.351,0:13:54.251 Jeni në gjendje të provoni gjëra dhe të shihni[br]se çfarë shkon për ekosistemin tuaj. 0:13:54.251,0:14:01.721 Pra ndërveprueshmëria lejon vendimmarrje[br]të shpërqendruar, që i ka bërë 20 vitet[br]e shkuara kaq të fuqishme. 0:14:01.751,0:14:06.981 Kur internetin e keni të njohshëm[br]dhe të ndërveprueshëm, 0:14:07.427,0:14:10.437 mund të njihni dhe mund të bëni më tepër gjëra. 0:14:10.437,0:14:16.867 Mund të bëni më tepër gjëra pa kërkuar leje [br]diku dhe mund të arrini më tepër në çfarëdo[br]niveli problemesh që po provoni të zgjidhni. 0:14:18.340,0:14:22.340 Parimi i tretë, interneti duhet të jetë i yni. 0:14:23.377,0:14:28.497 E dimë që pjesë të internetit do të ndërtohen[br]nga organizma të mëdha komercialë 0:14:28.517,0:14:35.697 dhe kjo është gjë e mirë. Ky motor ekonomik[br]sjell një sasi të pamatë burimesh 0:14:35.840,0:14:39.390 dhe mund të shohim se kompanitë e shquara[br]të sotme krijojnë produkte 0:14:39.390,0:14:45.800 që njerëzit i pëlqejnë dhe hapin fusha të tëra [br]të reja veprimtarie. Shumë mirë deri këtu, por[br]kaq nuk mjafton. 0:14:46.150,0:14:49.420 Interneti duhet të ketë një përbërëse[br]të lidhur me të mirën publike. 0:14:49.850,0:14:55.790 Interneti është pjesë e strukturës së jetës moderne,[br]pjesë e strukturës modernizuese të jetës sonë. 0:14:56.247,0:14:59.437 E strukturës së zgjidhjes së problemeve[br]me të cilat ndeshemi sot. 0:14:59.437,0:15:07.437 Ndaj pjesë të këtij interneti duhet të jenë për publikun. Për ne, si persona, edhe kur s'shpenzojmë para për të. 0:15:07.437,0:15:12.847 Kur sillni në mend gjërat që dikush bën me familjen e vet, ose me miqtë, në bashkësinë e vet, shkollën e vet, 0:15:12.847,0:15:20.157 ose në shoqërinë tonë, në qytetin tonë, të cilat [br]nuk bëhen për të krijuar të ardhura, dhe kurrë[br]nuk do të bëhen për të krijuar të ardhura. 0:15:20.517,0:15:26.407 Pjesë të internetit duhen ndërtuar që [br]ta inkurajojnë këtë, ta mirëpresin 0:15:27.223,0:15:30.793 dhe të ofrojnë mundësi për [br]vlera qytetare dhe shoqërore. 0:15:31.760,0:15:36.920 Pra, kur kemi një internet që është i njohshëm, [br]me ndërveprueshmëri dhe i yni, mund të arrijmë[br]më shumë dhe më mirë. 0:15:37.377,0:15:41.027 Mund të marrim pjesë në veprimtari tregtare të kohës sonë 0:15:41.094,0:15:45.324 dhe gjithashtu mund të ndërtojmë shoqëri, [br]bashkësi civile, miq, familje dhe krejt 0:15:45.324,0:15:48.574 veprimtaritë që e bëjnë jetën njerëzore kaq të pasur. 0:15:51.434,0:15:53.974 pra, me të njohshmen, njihni më tepër. 0:15:53.974,0:16:00.154 Me ndërveprueshmërinë bëni më tepër, dhe kur[br]interneti është i yni, mund t'i bëjmë gjërat më mirë. 0:16:04.304,0:16:12.714 Gjithnjë e më shumë e mendoj Mozilla-n si fitimtarët e një web-i ku njerëzit mund të njohin më tepër,[br]arrijnë më shumë, dhe më mirë. 0:16:14.664,0:16:19.334 Mjaft nga ne, ka gjasa të vazhdojnë ta pëlqejnë fjalën[br]i hapur. Ngaqë ka rrënjë të thella në të kaluarën tonë, 0:16:19.360,0:16:24.210 shpreh shumë gjëra, është e lidhur me [br]teknologjinë tonë, dhe nuk ka problem. 0:16:24.370,0:16:30.460 Kur dëgjoni fjalën i hapur, mendoni veçanërisht,[br]nëse i është kushtuar shumë pasion 0:16:30.460,0:16:39.040 dhe nëse dikush është fokusuar vërtet që diçka duhet të jetë e hapur, arsyet dhe idetë që përfaqëson kjo fjalë. 0:16:39.615,0:16:42.905 Mes nesh, edhe unë vetë do të vazhdoj me gjasa ta përdor, 0:16:42.947,0:16:48.387 por e pëlqej këtë frazë, për atë çka tregon se po përpiqemi të ndërtojmë, se ç'është përvoja e njerëzve. 0:16:53.747,0:16:57.747 Kjo ka vërtet ndikim real në jetën te Mozilla. 0:16:58.847,0:17:07.427 Kur i përmbushim kriteret e të njohshmes, [br]të ndërveprueshmërisë dhe u lejojmë krejt [br]moxillianëve të ndjejnë që Mozilla është e jona, 0:17:08.498,0:17:12.498 mund të ndodhin shumë më tepër gjëra [br]se sa mund të përfytyrojmë ne vetë. 0:17:13.240,0:17:21.080 Dhe pas një a dy minutash do t'ju kërkoj të mendoni një shembull, pyetni personat krah jush. 0:17:21.080,0:17:25.080 Mendoni një shembull se ku ka ndodhur, ku e keni parë, 0:17:25.150,0:17:29.150 ose nëse nuk e kuptoni dhe keni pyetje, bëjini. 0:17:29.487,0:17:35.557 Po jap një shembull nga kohët shumë të hershme [br]të Mozilla-s, lidhur me gjërat që ndodhin 0:17:35.747,0:17:41.777 kur u lejojmë njerëzve dhe i nxisim ata ta ndjejnë[br]që Mozilla, misioni ynë, janë tonat. 0:17:44.457,0:17:51.487 Në atë kohë... Mozilla është aq e vjetër, sa shumë[br]nga rrugët e sotme të komunikimit dikur nuk ishin. 0:17:51.487,0:17:55.457 Nuk kish Facebook, nuk kish Twitter, [br]nuk kish kërkim me Google, 0:17:55.457,0:18:01.537 as blogje, as zbatime, as gjeovendëzim, 0:18:01.667,0:18:03.963 telefonat celularë nuk ishin kaq të kudondodhur. 0:18:04.419,0:18:05.927 Nëse ndonjëherë pyetni veten pse 0:18:05.927,0:18:09.148 listat e postimeve dhe grupet e lajmeve[br]janë kaq të rrënjosura te Mozilla, 0:18:10.058,0:18:13.279 kjo vjen ngaqë fillimet i patëm kur[br]kjo ishte gjithçka që mund kihej, 0:18:13.279,0:18:15.690 kur këto ishin në fakt gjëra ngazëlluese. 0:18:15.840,0:18:22.090 Pra, kishim probleme me komunikimin,[br]sipas mënyrës sociale. 0:18:24.150,0:18:28.150 Një ditë, u zgjuam dhe në web kish diçka të re, 0:18:28.697,0:18:32.697 të quajtur MozillaZine. Krijuar [br]nga dikush në Nju Xhersi, 0:18:33.800,0:18:35.126 që hodhi një sy përqark dhe tha, 0:18:35.126,0:18:38.142 "Ou, Mozilla është e rëndësishme,[br]por nuk arrijmë të komunikojmë. 0:18:38.732,0:18:42.528 Nuk rrëfej dot se çfarë po ndodh. [br]Kjo nuk shkon. Mund ta përmirësoj." 0:18:42.578,0:18:45.334 dhe krijoi MozillaZine-n. Nuk na pyeti, 0:18:46.814,0:18:49.571 nuk u përpoq që kjo t'u përshtatej [br]gjërave që po bënim në atë kohë. 0:18:49.960,0:18:51.960 Thjesht bëri përpara dhe veproi. 0:18:52.930,0:18:56.878 Dhe kështu u zgjuam një ditë dhe papritmas[br]kishim një mënyrë për të komunikuar. 0:18:57.228,0:18:59.572 Sot është pak a shumë primitive, [br]sipas standardeve të sotme 0:18:59.572,0:19:02.920 por qe ngazëlluese sipas standardeve të asaj kohe. 0:19:03.883,0:19:09.133 Gjithkush që punonte te Mozilla, dhe kushdo që kontribuonte te Mozilla, do të parashtronte artikuj 0:19:09.133,0:19:13.523 dhe, tërë ne zgjoheshim çdo mëngjes dhe[br]shihnim se ç'kish ndodhur në botë. 0:19:13.907,0:19:17.387 Doli se kjo qe vërtet e rëndësishme, të paktën për mua. 0:19:18.600,0:19:20.250 Thjesht për të parë që Mozilla qe diçka e mirë, 0:19:20.657,0:19:23.787 por filluan të mbërrinin artikuj nga e gjithë bota. 0:19:24.801,0:19:26.951 Dhe ky qe një çast që më dha siguri, 0:19:26.951,0:19:30.951 ngaqë ditët përpara se të pushohesha, [br]qenë shumë, shumë ditë të vështira. 0:19:32.483,0:19:35.403 Dhe njëra anë e rëndësisë së gjërave qe të shihje 0:19:35.403,0:19:38.948 se ideja e Mozilla-s qe vërtet e njëmendtë në botë. 0:19:38.948,0:19:44.423 Kishim, pra, njerëz që e ndjenin se interneti[br]ishte i yni, që Mozilla qe e jona, 0:19:44.423,0:19:47.150 dhe që po bënin gjëra, pa pritur për ne. 0:19:47.253,0:19:52.733 Ç'dija unë, në Kaliforni, teksa ndeshesha me AOL-in, se kush e kish kontrollin dhe se ç'qe gjithë kjo Mozilla? 0:19:53.023,0:19:57.373 Nga ta dija se si ta bënim Mozilla-n[br]reale në gjithë botën? 0:19:58.000,0:20:02.000 Një ditë pati një artikull mbi Mozilla.pl-in, 0:20:02.460,0:20:07.460 bashkësia jonë polake, që kish një plan[br]të ri asistence për Mozilla-n. 0:20:07.997,0:20:10.357 Ata shkonin derë më derë 0:20:10.557,0:20:14.557 për të dhënë asistencë teknike se si[br]të përdoreshin produktet Mozilla. 0:20:15.845,0:20:19.845 E mbaj mend këtë hollësi, sepse m'u[br]duk se qe shumë e rëndësishme. 0:20:19.845,0:20:21.275 Si mund të hiqja dorë tani?!? 0:20:21.770,0:20:26.610 Në ato kohë Kalifornia qe larg nga kjo pjesë e botës. 0:20:26.960,0:20:31.720 Komunikimi nuk ishte në atë stad që [br]është sot, të udhëtoje ishte ndryshe. 0:20:32.630,0:20:36.080 Kur kuptova se po përhapej në Poloni,[br]kjo po ndodhte edhe në Indonezi, 0:20:36.150,0:20:39.250 po ndodhte në Pakistan, po ndodhte në Slloveni, 0:20:39.250,0:20:44.450 po ndodhte ngado nëpër Europë. Po ndodhte[br]në vendet të panjohura nëpër Azi. 0:20:44.720,0:20:48.630 Atëherë kuptova se, sado të vështira [br]të ishin gjërat për çastin, kjo qe diçka 0:20:48.630,0:20:53.630 vërtet e rëndësishme, dhe se kish njerëz[br]të tjerë që e vlerësonin idenë e Mozilla-s. 0:20:53.777,0:20:57.777 Ata prej nesh që kanë më tepër kohë,[br]ose energji, ose burime, 0:20:57.827,0:21:01.047 përballen edhe me sfidat, edhe me përgjegjësinë,[br]edhe me anën zbavitëse. 0:21:02.103,0:21:08.343 Shumë herët në hapat e Mozilla-s, për mua u bë[br]e qartë se të qenët i njohshëm dhe i ndërveprueshëm 0:21:08.343,0:21:13.443 dhe se t'i lije njerëzit të ndjenin se lëvizja[br]ishte e tyrja, qenë vërtet kyçi për suksesin. 0:21:14.933,0:21:19.653 Po ju kërkoj të harxhoni pak minuta tani 0:21:19.653,0:21:22.543 dhe të gjeni dy ose tre vetë nga ju 0:21:22.543,0:21:29.463 dhe ta mendoni Mozilla-n si të njohshme, të ndërveprueshme, tonën. 0:21:29.483,0:21:32.203 Çfarë shihni, ku e keni parë. 0:21:32.317,0:21:37.597 Ose, nëse nuk e kuptoni, ndoshta të pyesni[br]dhe të shihni kush është afër jush dhe [br]mund të japë ndonjë shembull 0:21:37.617,0:21:45.707 Lëreni këtë ide të prehet pakëz dhe shihni se[br]çfarë kanë parë dhe ndjerë personat rreth jush 0:21:45.803,0:21:48.473 Kthehem pas pak minutash. Faleminderit. 0:22:19.307,0:22:23.307 Kështu, pra, këta jemi, dhe ky është grupi i parimeve tona. 0:22:23.307,0:22:27.067 Dua të jem pakëz më konkrete dhe[br]të flas mbi atë çka bëjmë. 0:22:27.990,0:22:33.210 Vlerat dhe parimet tona i materializojmë me katër shtyllat e fuqishme të veprimtarisë tonë. 0:22:33.336,0:22:36.066 Siç edhe mund ta shihni, ato janë shumë më të mira 0:22:37.006,0:22:39.756 kur ndërthuren dhe funksionojnë tok. 0:22:39.983,0:22:44.963 Për to do të flas ndarazi tani,[br]por në jetën e përditshme, 0:22:45.200,0:22:50.340 suksesi ynë real vjen kur këto veprimtari[br]funksionojnë mirë të tëra bashkë. 0:22:52.787,0:22:56.787 Shtyllat e veprimtarisë janë: një, ne krijojmë produkte. 0:22:57.097,0:23:00.187 Dy, ne fuqizojmë bashkësitë. 0:23:00.510,0:23:04.510 Tre, u mësojmë të tjerëve dhe mësojmë për vete,[br]dhe katër, u japim formë ekosistemeve. 0:23:07.773,0:23:13.560 Lidhur me krijimin e produkteve, [br]ky është kapaku i wired.de. 0:23:13.560,0:23:17.560 Më thanë që shkruhet se si Firefox-i[br]do të ndryshojë botën. 0:23:19.657,0:23:21.997 Jemi më të njohur për krijim produktesh 0:23:22.580,0:23:26.580 me bazën teknologjike që ka qenë përherë e Mozilla-s. 0:23:27.181,0:23:30.001 Produktet i krijojmë për një dorë arsyesh të ndryshme. 0:23:30.070,0:23:33.070 Një, po përpiqemi të ndërtojmë[br]internetin që i duhet botës. 0:23:33.070,0:23:37.070 Dy, duam që për njerëzit të ketë[br]funksionim më të mirë të tij. 0:23:37.910,0:23:47.640 Tre, duam që me idetë tona të kemi ndikim dhe pjesëmarrje, që të mund të tërheqim drejt [br]nesh pjesë të tjera të industrisë. 0:23:50.000,0:23:55.740 Kur krijojmë produkte, i ndërtojmë duke [br]mishëruar në to vlerat tona. Duam që [br]produktet tona të jenë të njohshme, 0:23:55.740,0:24:00.320 me burim të hapët, me standarde të hapura, [br]me API të hapura, me zhvillim të hapur. 0:24:00.777,0:24:04.957 Duam që këto veçori të jenë pjesë e produkteve tona, ngaqë është e leverdishme, 0:24:04.957,0:24:07.427 por edhe sepse ato përfaqësojnë vlerat tona. 0:24:07.444,0:24:10.754 Duam që produktet tona t'ua lënë[br]përdoruesve kontrollin mbi jetën e tyre. 0:24:10.754,0:24:14.704 Duam që produktet tona të respektojnë njerëzit, [br]ta kenë parësore sigurinë dhe privatësinë e tyre. 0:24:15.244,0:24:18.854 Prandaj produktet tona i krijojmë që[br]të mishërojnë vlerat mbi të cilat folëm. 0:24:19.050,0:24:23.050 Sigurisht që produktet tona nuk mund të jenë të përsosura dhe nuk do të jenë të kulluara. 0:24:23.607,0:24:27.067 Po përpiqemi të mbërrijmë në tregun[br]e konsumatorit të zakonshëm. 0:24:27.131,0:24:31.131 Mjaft nga këta njerëz nuk kanë asnjë[br]ide mbi parimet për të cilat folëm. 0:24:31.793,0:24:34.733 Shpresojmë që të jemi të parët për ta. 0:24:36.120,0:24:40.510 Firefox 1.0 qe produkti i parë me burim të hapur që shumica e konsumatorëve patën përdorur ndonjëherë. 0:24:43.060,0:24:47.620 Para tij, gjithkush mendonte se burimi i hapur nuk mund të prodhonte kurrë një produkt të mirë konsumi. 0:24:47.760,0:24:54.440 Por ne ia dolëm, dhe pas kësaj zbuluam se njerëzve u ishte mësuar veshi me fjalët i hapur apo burim i hapur. 0:24:55.350,0:24:58.810 Ndryshim ekosistemesh, prekje e njerëzve atje ku janë. 0:24:58.810,0:25:03.268 Kjo do të thotë që produktet tona[br]janë përherë një baraspeshim mes 0:25:03.571,0:25:08.571 çka është shprehja më e kulluar që [br]mund të përfytyrojmë për vlerat tona 0:25:08.751,0:25:18.401 dhe asaj çka njerëzit do të pranojnë. Ku mund[br]të ndikojmë te njerëzit? Si mund të jemi pika [br]e parë e kontaktit të tyre me vlerat tona? 0:25:18.591,0:25:22.591 Ka një baraspeshë mes të papërsosurës dhe pragmatizmit. 0:25:22.971,0:25:27.421 Kjo është një nga sfidat e Mozilla-s. Është[br]ajo çka na bën faktikisht të suksesshëm. 0:25:27.773,0:25:34.683 Dhe është ajo që na ka dhënë ndikimin që kemi sot,[br]pra të qenët një organizëm me burim të hapur, [br]i cili është edhe pragmatik. 0:25:34.960,0:25:41.350 Ne konkurrojmë në treg dhe kjo na jep[br]një bazë. Por kjo nuk është e lehtë. 0:25:42.367,0:25:48.197 Gjatë fundjavës, do të kemi mjaft diskutime[br]të llojit "Kjo është vlera që synojmë, 0:25:48.860,0:25:50.020 si t'ia arrijmë?" 0:25:50.384,0:25:53.704 Nëse nuk ia dalim me një hap të vetëm, çfarë do të bëjmë? 0:25:53.704,0:25:56.534 Do të ndalemi? Të bëjmë gjysmë hapi? 0:25:57.170,0:26:01.080 Këto janë diskutime të vështira, [br]por ama janë diskutime me brumë. 0:26:01.080,0:26:03.950 Janë diskutimet që na lejojnë të kuptojmë 0:26:03.950,0:26:07.110 Nga e kemi ndikimin në botën ku gjendemi sot 0:26:07.110,0:26:16.060 dhe që na vë në lëvizje neve, produktet tona [br]dhe njerëz të tjerë, nëpër shtegun e të qenit[br]një vend sa më i hapura, siç dëshirojmë? 0:26:20.207,0:26:24.207 Një shtyllë e dytë e fuqishme e veprimtarisë[br]është fuqizimi i bashkësive. 0:26:24.904,0:26:27.184 Edhe këtë e bëjmë për një sërë arsyesh; 0:26:27.184,0:26:32.794 një, arsye praktike, nuk arrijmë dot[br]sukses vetëm me të punësuarit. 0:26:33.820,0:26:35.680 Kjo është arsyeja e cekët. 0:26:36.600,0:26:42.500 Arsyeja më e thellë është se Mozilla [br]ekziston për ndërtimin e internetit që duam. 0:26:42.500,0:26:45.550 Kjo është punë afatgjatë. 0:26:45.730,0:26:49.730 Kjo punë mund të zgjasë 50 ose 100 vjet,[br]mund të zgjasë shumë. 0:26:51.017,0:26:54.607 Nëse e mendoni Mozilla-n pas [br]50 ose 100 vjetësh nga sot, 0:26:54.607,0:27:02.587 ka shumë pak gjasa që cilido produkt mbi të cilin[br]punojmë sot të jetë i rëndësishëm në atë kohë, [br]me përjashtim ndoshta të rrjetit. 0:27:02.950,0:27:08.340 Shfletuesi, ashtu si e kuptojmë ne, [br]pas 50 vjetësh do të jetë krejt ndryshe. 0:27:09.317,0:27:15.733 Pra një trashëgimi tejet e rëndësishme [br]e Mozilla-s është masa kritike e njerëzve 0:27:15.733,0:27:24.201 që ndajnë me ne misionin tonë, që duan me padurim të bëjnë diçka për të dhe që janë të zotë për të ndikuar. 0:27:24.657,0:27:31.747 Ndaj fuqizimi i bashkësive është i rëndësishëm për veprimtarinë e përditshme praktike të Mozilla-s[br]lidhur me çka po përpiqemi të kryejmë. 0:27:32.123,0:27:38.027 Por ka rëndësi te një trashëgimi për të ardhmen, që misioni të vazhdojë, pavarësisht se për çfarë produkti 0:27:38.254,0:27:43.414 bëhet fjalë, dhe pavarësisht se cilat nisma janë më[br]të rëndësishmet pas 10, 20, apo 50 vjetësh nga sot. 0:27:43.733,0:27:49.500 Kur fuqizojmë bashkësitë, ka një pjesë të [br]bashkësive Mozilla që janë shumë afër nesh. 0:27:50.157,0:27:51.333 Ja ku jemi të gjithë. 0:27:52.033,0:27:55.568 Dhe fryma e punës së bashku, në një mënyrë goxha[br]të bashkërenduar, në përpjekje për t'i bërë tok, 0:27:56.014,0:28:01.400 dhe më me ndikim, nismat tona për produkte dhe[br]përpjekjet tona për të mësuar të tjerët. 0:28:01.523,0:28:06.200 Kjo është një bashkësi shumë e afërt, shumë high touch. 0:28:06.801,0:28:11.900 Dëshirojmë të investojmë shumë, dhe të jemi shumë të qëllimshëm, në fuqizimin e këtyre bashkësive. 0:28:12.833,0:28:17.700 Pak më tutje gjenden bashkësi që ndajnë të njëjtin[br]mision me ne, por që bëjnë gjëra të tjera. 0:28:18.300,0:28:22.468 Ato nuk krijojnë Firefox, Firefox OS,[br]Identity apo Webmaker 0:28:23.233,0:28:27.300 Ato punojnë për të sjellë frymën e hapjes dhe [br]internetin që duam në disa anë të tjera të jetës . 0:28:27.490,0:28:30.323 Për këto bashkësi ne nuk investojmë dhe aq shumë, 0:28:30.600,0:28:34.693 ngaqë nuk jemi kaq afër, por ato mbeten të lidhura[br]me çka po përpiqemi të bëjmë. Dhe aleate të misionit 0:28:35.051,0:28:43.433 tonë në përgjithësi. Pra, për njerëz që janë afër[br]nesh, kur e dimë se çfarë po përpiqemi të arrijmë, 0:28:43.433,0:28:48.068 ç'është kritike në atë çast, ky fuqizim i bashkësisë[br]dhe investim është shumë i qëllimshëm. 0:28:48.068,0:28:51.788 Do ta shtojmë më tepër, shpresoj me siguri. 0:28:51.788,0:28:58.267 ngaqë secili prej nesh lypset të përfaqësojë shumë më tepër njerëz se vetja, teksa bëjmë përpara. 0:28:58.833,0:29:05.733 Shtylla e tretë e fuqishme e veprimtarisë sonë është që ne u mësojmë të tjerëve dhe nxëmë dhe për vete. 0:29:06.467,0:29:12.067 Ndonjëherë të tjerëve u mësojmë drejtpërsëdrejti, si përmes Webmaker-it, ose Appmaker-it, ose Symbol-it. 0:29:12.633,0:29:17.133 Ndonjëherë këtë e bëjmë tërthorazi, përmes[br]procesit tonë të hapur të zhvillimit. 0:29:17.390,0:29:21.734 Jemi në formën më të mirë kur udhëheqim [br]drejt persona të sapoardhur në bashkësi. 0:29:22.037,0:29:30.100 Jemi në formën më të mirë kur... dikush parashtron[br]një të metë ose një provë testimi që s'është dhe aq[br]e saktë, dhe do pakëz kujdes që të saktësohet, 0:29:30.600,0:29:37.299 në vend se t'u thuhet "Oh, e ke gabim." Ky hap i udhëheqjes së tjetrit, pranimi i tjetrit në lojë dhe mikpritja e tij, ndihma që të gjithë të zhvillohemi 0:29:37.543,0:29:46.800 bashkë, është pjesë kyçe e të qenit të suksesshëm. [br]Të nxënët, hap pas hapi, është një tjetër anë kyçe. Shumica e mësuesve të zotë do t'ju thonë se, 0:29:46.800,0:29:50.720 nëse provoni të jepni mësim, përfundoni duke nxënë vetë. Dhe në rastin tonë, duhet të jetë po aq e vërtetë. 0:29:50.720,0:29:56.250 Miliarda njerëz të tjerë do t'i afrohen[br]internetit dhjetëvjeçarin e ardhshëm. 0:29:56.260,0:29:58.560 Duhet të mësojmë. 0:29:58.830,0:30:03.033 Do të hyjmë në zona produktesh krejt të reja, [br]duhet të mësojmë. 0:30:03.263,0:30:06.443 Kemi angazhuar ekspertë në një zonë të tërë produktesh të reja, 0:30:06.533,0:30:12.233 me plot gjëra për të mësuar aty. [br]Dhe kur mësoni vërtet, do të bëni dhe gabime. 0:30:12.233,0:30:18.203 Dhe pjesë e të nxënit vërtet, është të jesh [br]i qartë, për rastet kur mund të arrihej më shumë. 0:30:18.733,0:30:27.343 Shikoni, këtë e mësova herët te Mozilla, në atë kohë[br]të largët të AOL-it, kur më në fund hodhëm në qarkullim një version të rëndësishëm, M19 kam përshtypjen. 0:30:27.343,0:30:30.234 Ngjarje shumë të dhimbshme,[br]po humbnin përqindje tregu. 0:30:30.234,0:30:33.733 Në treg po vdisnim. Nuk arritëm ta [br]hidhnim në qarkullim në afat produktin. 0:30:33.733,0:30:37.733 Më në fund patëm një version që mendonim [br]se do të ishte vërtet i dobishëm. 0:30:37.833,0:30:41.910 Dhe menjëherë, një nga kontribuesit [br]tanë filloi të ulërinte ngado. 0:30:41.930,0:30:45.733 Me të madhe, në krejt kanalet e komunikimit[br]që mund të përfytyroni. 0:30:46.233,0:30:50.833 Dhe qëlloi që punonte për IBM-në, dhe që po [br]kryente diçka të ngjashme me Mozilla-n në IBM. 0:30:50.833,0:30:54.833 Filloi të na çirrej se kishim bërë një gabim,[br]dhe se nuk mund të merrte pjesë. 0:30:55.050,0:31:01.600 Ky version i rëndësishëm ishte..., e kam harruar saktësisht, por patëm bërë diçka, dhe ky [br]nuk pranonte të ishte më pjesë. 0:31:01.600,0:31:09.950 Qe e dhimbshme, e kontrolluam dhe mbaj mend Brendanin duke kërkuar dhe që thosh "Ka të drejtë." 0:31:10.101,0:31:14.333 Dhe kryem një chemspill;[br]teknikisht jo një chemspill, jo për çështje sigurie, 0:31:14.700,0:31:20.567 por me atë lloj energjie dhe veprimi. Krejt kjo[br]ngaqë nuk e patëm kuptuar se patëm bërë një gabim. 0:31:20.803,0:31:25.300 Pra do të bëjmë edhe gabime, kyçi është si t'i trajtojmë. 0:31:25.568,0:31:28.233 A mund të jemi të qartë mbi to? [br]A mund të mësojmë prej tyre? 0:31:28.433,0:31:32.467 Mbi të gjitha, nëse bëni një gabim, dhe kaq,[br]kjo është vërtet i rëndë. 0:31:32.483,0:31:35.653 Nëse bëni një gabim dhe mësoni prej tij, kjo vërtet është gjë e mirë. 0:31:35.653,0:31:38.467 Ne po hyjmë te e panjohura, nuk ka shteg të rrahur. 0:31:38.467,0:31:43.467 Edhe do të bëjmë ndonjë gabim, na duhet të gjejmë[br]se si të bëjmë gabime sa më të vogla, nëse mundet. 0:31:44.068,0:31:48.810 Si t'i zgjidhim shpejt. Si të mësojmë [br]t'i ndreqim, dhe të provojmë diçka të re. 0:31:48.810,0:31:52.810 Ndaj parashikoj që edhe kjo të jetë[br]pjesë e diskutimeve tonë të fundjavës. 0:31:52.902,0:32:00.168 Si të bëjmë gjëra të reja? Si të marrim vendime?[br]Çfarë gabimesh bëjmë dhe si të mësojmë prej tyre? 0:32:00.568,0:32:08.531 Shtylla e katërt e rëndësishme e veprimtarisë u jep[br]formë ekosistemeve. Pra, kur krijojmë produktet tona, 0:32:08.697,0:32:12.133 duam që çdo person që i përdor ato produkte[br]të jetë i kënaqur nga përdorimi. 0:32:12.233,0:32:16.000 Por duam edhe që këto produkte t'i japin[br]formë ekosistemit në përgjithësi. 0:32:16.000,0:32:23.467 E shohim ndikimin te Internet Explorer-i si një sukses të Firefox-it, ngaqë po ndikojmë në ekosistem. 0:32:23.530,0:32:28.133 E shohim konkurrencën në fushën e shfletuesve[br]si një sukses të Firefox-it, 0:32:28.401,0:32:34.367 ngaqë po kemi ndikim në një ekosistem, që kështu[br]bëhet më i hapur dhe më afër vlerave që kemi për zemër. 0:32:34.367,0:32:40.250 Do të vazhdojmë të kemi ndikim edhe në ekosisteme[br]që mund të mos jenë tërësisht teknike. 0:32:40.370,0:32:44.933 Për shembull, fusha e rregullave është njëra ku kemi filluar të përfshihemi më shumë, 0:32:44.933,0:32:48.967 ngaqë ekosistemi i rregullave po e kërcënon[br]internetin që bota dëshiron. 0:32:49.233,0:32:56.402 Kur aktivizohemi në këtë fushë, [br]nuk pretendojmë të jemi ligjbërës. 0:32:56.440,0:33:00.514 As për ta nxjerrë veten të rëndësishëm.[br]E bëjmë për t'ia lehtësuar punën Mozilla-s. 0:33:00.514,0:33:06.933 Në hartime rregullash përfshihemi se lypset ndikim[br]në atë ekosistem, për ndërtimin e internetit që duam. 0:33:06.933,0:33:09.767 Do të hedhim sytë edhe mbi ekosisteme të tjerë. 0:33:09.767,0:33:16.433 Për shembull, personalizimet, reklamat. Reklamat nuk kanë për të pushuar ndonjëherë, kjo është e sigurt; 0:33:16.433,0:33:22.533 dhe sot për sot fusha e tyre është vërtet[br]e shpifur. Çfarë mund të bëhet ndryshe? 0:33:22.533,0:33:28.500 Kjo është pjesë me peshë në jetën internetore. Reklama, gjurmim, personalizim... A mund t'i bëjmë më të mira? 0:33:28.500,0:33:31.467 A mund të ndikojmë në këtë ekosistem? Po si? 0:33:31.467,0:33:35.067 Ca ide i kemi. Disa njerëz thonë [br]se nuk duhet të merremi me këtë. 0:33:35.067,0:33:37.668 Unë them se duhet. Sepse rrojmë në mes të gjithë kësaj, 0:33:37.667,0:33:42.634 dhe sepse është një ekosistem që ende nuk është ai[br]që duhet. Dhe ngaqë ka nevojë për teknologjinë, 0:33:42.634,0:33:48.267 ka nevojë për rregulla, ka nevojë për[br]përfshirjen e njerëzve me vizionin tonë[br]mbi atë se si duhet të jetë interneti. 0:33:48.267,0:33:55.467 Pra ndikimi në ekosisteme është një pjesë kyçe[br]e arsyes pse krijojmë produkte, ndërtojmë bashkësi, 0:33:55.467,0:33:59.433 pse harxhojmë gjithë këto përpjekje për të mësuar[br]të tjerët dhe nxënë për vete. 0:33:59.433,0:34:06.933 Dhe sigurisht që jemi të suksesshëm dhe kemi ndikim, kur krejt këto ndërthuren bashkë. 0:34:06.933,0:34:10.967 Kur krijojmë produkte, dhe produktet fuqizojnë[br]bashkësitë, dhe kur njerëz të tjerë zënë 0:34:10.987,0:34:18.067 e krijojnë gjërat e tyre, kjo e bën më të mirë[br]Firefox-in, Firefox OS-in, Identity-në, apo Webmaker-in. 0:34:18.067,0:34:23.690 Produktet tona duhet përherë të përpiqen të kenë[br]ndikim mbi ekosistemin, bashkësitë tona duhet të[br]përpiqen të ndikojnë në të. 0:34:23.690,0:34:32.590 Krejt këto gjëra të ndërthurura janë ato që i lejojnë një grupi njerëzish sa Mozilla të ketë ndikimin që ne kemi. 0:34:32.833,0:34:44.967 Ndaj ju them të përfytyroni si do të ish bota. Përfytyroni të ikim prej këtej, të kalojmë një 0:34:44.967,0:34:51.800 fundjavë të bukur dhe t'u kthehemi ideve dhe[br]të nxënit, secili prej nesh fillon të përfaqësojë[br]më shumë se veten, bashkësi më të mëdha. 0:34:51.800,0:34:54.600 Përfytyroni se si mund të jetë bota pas dhjetë vjetësh. 0:34:54.600,0:35:00.333 Përfytyroni që çdo person këtu përfaqëson[br]mijëra moxillianë që bëjnë diçka. 0:35:00.333,0:35:07.533 Përfytyroni që mund të përmirësojmë botën e reklamave, që të mos ndihemi të gjurmuar dhe të rrezikuar në internet. 0:35:07.533,0:35:14.067 Mendoni sikur 55% e popullsisë, ajo që përdor internet,[br]të prekte një produkt Mozilla, në një mënyrë a një tjetër. 0:35:14.067,0:35:19.767 Sa e bukur do të ish bota sikur ta bënin Mozilla-n,[br]ose më me rëndësi, misionin tonë, parimet tona 0:35:19.767,0:35:24.267 pjesë edhe më të madhe të jetës sonë internetore? 0:35:24.267,0:35:29.933 Dhe e bukura është se ne e kemi këtë mundësi,[br]gjendet mu para nesh. 0:35:29.933,0:35:34.633 Kemi globalisht pjesë te idetë, te tregu, [br]njerëzit dëshirojnë që t'ia arrijmë kësaj. 0:35:34.662,0:35:45.967 Kemi burime. Kemi vizion. Kemi secilin prej jush dhe[br]plot të tjerë që mezi presin të na shohin në sukses. 0:35:45.967,0:35:52.167 Numri i njerëzve që janë afruar dhe interesohen për gjërat që Mozilla përfaqëson, është i pamatë, 0:35:52.167,0:35:59.567 pra e kemi mundësinë, sfida është shumë e madhe,[br]shansi për të ndikuar është po aq i madh,[br]dhe është shumë e rëndësishme. 0:35:59.567,0:36:03.067 Le ta bëjmë pra. Faleminderit.