Ishte koha e Pashkës, dhe ne ishim
në një dhomë të sipërme në Jeruzalem.
Ne ishim të gjithë duke u lutur
njëzëri.
Ne ishim duke u lutur për pendim
dhe përulësi,
dhe ishim duke rrëfyer mëkatet tona.
Ne ishim gjithashtu duke kërkuar
Vizionin i Zotit,
fuqinë dhe Shpirtin e Shenjtë.
Ishte një ndjenjë e pabesueshme
unifikimi
derisa luteshim zellshëm së bashku.
Papritur erdhi një zhurmë si një erë e fuqishme
që mbushi tërë dhomën
ku ishim ulur.
Flaka e zjarrit zbriti
dhe ky zjarr u mbështet mbi popull.
Të gjithë njerëzit në dhomë
u mbushën me Frymën e Shenjtë.
Tani, mos harroni se
në kohën e Pashkës
njerëzit erdhën nga shumë vende
per të adhuruar,
dhe tani, papritur ata mund të dëgjonin
ungjillin secili në gjuhën e tyre.
Si rezultat i kësaj,
3.000 njerëz iu shtuan
besimtarëve në një ditë.
Populli u përkushtua
mësimit të apostujve
dhe vëllazërisë-
ndarjes së bukës
dhe lutjeve.
Çdo ditë ata do të takoheshin së bashku
në tempull.
Në shtëpitë e tyre, ata e ndanë bukën
dhe hëngren së bashku,
dhe numri i atyre që u shpëtuan
u rrit çdo ditë.