Une jap kimi. (shperthim) Ne rregull, ne rregull. Eshte me shume se sa nje shperthim, kimia ndodhet gjithandej. A ju ka ndodhur ndonjehere te gjendeni ne restorant duke e perseritur kete veprim pafundesisht? Disa po pohojne me koke. Kohet e fundit i tregova kete studenteve te mi, dhe i kerkova te me shpjegonin se pse ndodhte kjo. Pyetjet dhe bisedat qe vijuan ishin magjepsese. Shikoni videon qe Maddie nga klasa e ores se trete me dergoi ate mbremje. (tingellime) (te qeshura) Kuptohet, si mesuesi i kimise se Maddie-t, mua me pelqeu shume fakti qe ajo vazhdoi te germonte ne lidhje me eksperimentin qesharak qe be beme ne klase. Por ajo qe me magjepsi me shume eshte fakti se kurioziteti e nxiti Maddie-n te arrinte nje nivel me te larte. Nese shihni me kujdes brenda gotes do te shihni nje qiri Maddie po perdor nxehtesine per t'i dhene nje skenar te ri ketij fenomeni. E dini, pyetjet dhe kurioziteti si ato te Maddie-t jane magnetet qe na lidhin pas mesuesve tane, dhe ato e transformojne gjithe teknologjine apo thashethemet ne mjete edukative. Por nese ua ofrojme nxenesve keto teknologji perpara se ata te behen kurioze, ne do t'i hiqnim vetes njerin prej mjeteve me te mira te mesuesve: pyetjet e nxenesve. Per shembull, duke e kaluar leksionin e merzitshem te klases ne ekranin e nje pajisje mobile ne mund te kursejme kohe mesimore, por nese ky eshte fokusi i pervojes se nxenesve tane, atehere ajo do te jete po e njejta bisede jo humane e veshur me rroba te bukura. Por nese gjejme guximin t'i konfuzojme nxenesit, t'i veme ne veshtiresi, t'i nxisim te bejne pyetje te verteta, permes ketyre pyetjeve, ne si mesues do te marrim informacione qe mund t'i perdorum per te modeluar metoda solide dhe te azhornuara te mesimdhenies se perzier. Pra, duke e lene menjane zhargonin mambo xhambo te shekullit te 21-te, e verteta eshte se une jap mesim prej 13 vjetesh, dhe mu desh te kaloja nje situate per jete a vdekje qe te dilja nga 10 vite pseudo-mesimdhenieje, situate qe me ndihmoi te kuptoja se pyetjet e nxenesve jane fara e nxenies se vertete, e jo nje program i shkruar qe u jep grimca te ndara informacionesh. Ne maj te vitit 2010, kur isha 35 vjec, me nje djale dy vjecar ne shtepi dhe nje tjeter ne rruge e siper, me diagnostikuan nje aneurizem te madh ne fund te aortes se kraharorit. Kjo coi ne nje operacion zemre. Ketu shihni emailin qe me dergoi doktori. Kur e mora kete email, une isha... me germa te medha... i frikesuar deri ne palce, ne rregull? Por cuditerisht gjeta momente qetesie te madhe fale sigurise qe kirurgu im tregonte. Ku e gjeti ky tip gjithe kete siguri dhe guxim? Kur ia bera kete pyetje, ai me tha tre gjera. Tha se se pari, kurioziteti e kishte nxitur te bente pyetje te veshtira ne lidhje me proceduren, mbi ate qe mund te funksiononte ose jo. E dyta, se ai e pranonte, dhe nuk ia kishte friken, procesit te rremujshem te provave dhe gabimeve, procesin e pashmangshem te provave dhe gabimeve. Dhe e treta, duke reflektuar intensivisht, ai mblodhi gjithe informacionin qe i duhej per te vizatuar dhe azhornuar proceduren, dhe me pas, pa iu dridhur dore, ai me shpetoi jeten. Une perfitova shume prej ketyre fjaleve te mencura, dhe, ate vjeshte, para se te rikthehesha ne klase, shkruajta tre rregulla te miat qe i sjell ne oren mesimore edhe sot e kesaj dite. Rregulli numer nje: I pari vjen kurioziteti. Pyetjet mund te hapin dritare mbi mesime te medha, por e kunderta nuk eshte e vertete. Rregulli number dy: Prano rremujen. Ne jemi te gjithe mesues. E dime te gjithe se te mesosh eshte e veshtire. Dhe, edhe pse metoda shkencore ndodhet ne faqen 5 te seksionit 1.2 ne kapitullin e pare ate qe e kapercejme cdo here, gjithsesi prova dhe gabimi mund te perbejne gjithnje anen informale te asaj qe ne bejme cdo dite ne Sacred Heart Cathedral ne sallen 206. Dhe rregulli number tre: Reflektoni. Ajo qe bejme eshte e rendesishme. Meriton kujdesin tone, por meriton edhe te rishikohet. A mund te shnderrohemi ne kirurge te klasave tona? Sikur ajo qe po bejme nje dite te mund te shpetonte jete. Nxenesit tane e meritojne kete. Dhe cdo rast eshte i vecante. (shperthim) Mire. Me falni. Mesuesi i kimise qe ndodhet brenda meje kishte nevoje t'a nxirrte ate nga sistemi perpara se te vazhdojme me tej. Keto jane dy vajzat e mia. Ajo qe shihni ne te djathte eshte Emmalou... jemi familje jugoresh. Dhe ne te majte eshte Riley. Riley pas pak javesh do te behet vajze e rritur. Do te mbushe kater vjec, dhe te gjithe ata qe njohin ndonje kater-vjecar e dine se atyre u pelqen shume te pyesin "Pse?" Po pra. Pse. Une mund t'i mesoj asaj gjithcka sepse ajo eshte kurioze per gjithcka. Ne te gjithe kemi qene kurioze ne ate moshe. Por sfida e vertete u perket mesuesve te ardhshem te Rajlit, qe ajo ende nuk i ka njohur. Si do t'a ruajne ata kete kuriozitet? Une do te thosha qe Rajli sherben si metafore per te gjithe femijet, dhe une mendoj se braktisja e shkolles vjen ne forma te ndryshme... nga nxenesit e viteve te fundit qe ikin para se viti te filloje deri tek ajo karrigia bosh ne fund te klases se nje shkolle te mesme ne qytet. Por nese ne si edukatore leme menjane rolin e thjeshte si shperndares njohurish dhe pranojme paradigmen e re si mbjelles se kuriozitetit dhe pyetjeve, ndoshta do t'i japim me shume kuptim shkolles se te sotshmes, dhe te ndezim imagjinaten e tyre. Shume faleminderit. (Duartrokitje)