Unë quhem Jens Bergensten, mirëpo të gjithë më njohin si Jeb. Jam programeri kryesor në Minecraft
tek mojang.com. Mendoj se isha 11 ose 12 vjeç kur fillova të programoj sepse kisha dëshirë
të krijoja lojëra. Një shok i babait tim më tregoi se për të krijuar lojëra duhet
të mësosh të programosh. Dhe kështu fillova. Më pëlqen të dizajnoj dhe të kuptoj
arkitekturën e gjërave. Kjo më pëlqen për Minecraft. Gjatë
orës së ardhshme, do të mësoni gjërat bazike të shkencave kompjuterike duke programuar Alexin ose Steve që të lëvizin
përmes një pjese të stimuluar të botës së Minecraftit. Programimi tradicional është zakonisht në tekst,
mirëpo sot do ta përdorim blockly: një sistem i cili përdor blloqet që mund t'i tërhiqni
për të shkruar programe. Ju jeni duke krijuar kod JavaScript. Konceptet që do të
mësoni janë se çfarë progameret përdorin çdo ditë dhe janë themeli i shkencave
kompjuterike. Këtu ne Mojang ne i përdorim këto koncepte për të bërë Minecraftin të funksionojë. Përpara se të
filloni, do të zgjedhni një karakter. Unë po e zgjedh Aleksin. Le të ndertojmë kod per një program
që do ta ndihmojë atë të lëviz nëpër ekran. Ekrani yt është i ndarë në tri pjesë.
Në anën e majtë është bendi i lojës së Minecraft, ku do të ekzekutohet programi yt. Instruksionet për
çdo nivel janë të shkruara më poshtë. Pjesa në mes është për kutinë e blloqeve dhe secili nga këto blloqe
është një komandë e cila i drejton veprimet e Aleksit. Hapësira e bardhë në të djathtë quhet
hapësira e punes dhe kjo është pjesa ku do ta ndërtoni programin tuaj. Nëse tërheqim bllokun moveforward
brenda hapësirës së punës dhe pastaj klikojme Run, çka ndodhë? Aleksi lëviz një hapësirë
Po sikur të donim të bënim diçka pasi ajo shkon përpara një hapësirë? Ne mundemi
të shtojmë një tjetër bllok në programin tonë. Do te zgjedhi blokun turnright dhe do të tërheqi
atë përfundi bllokut moveforward deri sa të shfaqet linja ngjyrë portokalli. Pastaj, do ta lëshoj
ate dhe dy blloqet do të ngjiten së bashku. Kur e shtypim Run përsëri, Aleksi do të performojë
komandat që janë të rreshtuara nga maja deri poshtë në hapësirën tonë të punës. Dhe nëse keni dëshirë
të fshini një bllok, vetëm tërhiqeni atë nga rendi në kutinë e veglave. për ti zhbër ndryshimet e juaja
dhe të ktheheni përsëri në nivelin fillestar, përdore butonin Start Over larte ekranit në anën e djathtë
të vendit të punës. Dicka tjeter, a e shihni trekendeshin e vogel në blloqet turn?
Kur i shihni këto trekendësha, kjo do të thotë se ju mund te zgjedhni një opsion tjetër.
Le të fillojmë të kodojmë!