Unë quhem Jens Bergensten, mirëpo të gjithë më njohin si Jeb. Jam programeri kryesor në Minecraft
tek mojang.com. Mendoj se isha 11 vjeq ose 12 kur fillova të programoj sepse kisha deshire
të krijoja lojëra. Një shok i babait tim me tregoi se per te krijuar lojëra duhet
të mësosh të programosh. Dhe kështu fillova. Me pelqen të dizajnoj dhe të kuptoj
arkitekturën e gjërave. Kjo më pëlqen për Minecraft. Gjate
ores se ardhshme, do të mësoni gjërat bazike të shkencave kompjuterike duke programuar Alexin ose Steve që të lëvizin
përmes nje pjese te stimuluar te botes se Minecraftit. Programimi tradicional është zakonisht në tekst,
mirëpo sot do ta përdorim blockly: një sistem i cili përdor blloqet që mund t'i tërhiqni
për të shkruar programe. Ju jeni duke krijuar kod JavaScript. Konceptet qe do të
mësoni janë se cfarë progameret përdorin cdo ditë dhe janë themeli i shkencave
kompjuterike. Këtu ne Mojang ne i përdorim këto koncepte për të bërë Minecraftin të funksionojë. Përpara se të
filloni, do të zgjedhni një karakter. Unë po e zgjedh Aleksin. Le te ndertojmë kod per një program
që do ta ndihmojë atë të lëviz nëpër ekran. Ekrani yt është i ndarë në tri pjesë.
Në anën e majtë është bendi i lojës së Minecraft, ku do të ekzekutohet programi yt. Instruksionet për
cdo nivel janë të shkruara më poshtë. Pjesa në mes është për kutinë e veglave dhe secili nga këto blloqe
është një komandë e cila i drejton veprimet e Aleksit. Hapesira e bardhe në të djathtë quhet
hapësira e punes dhe kjo është pjesa ku do ta ndërtoni programin tuaj. Nese tërheqim bllokun moveforward
brenda hapësirës së punës dhe pastaj klikojme Run, cka ndodhë? Aleksi lëviz një hapësirë
Cka nëse kemi deshirë të bëjmë dicka pasi që ajo të lëviz? Ne mundemi
të shtojmë një tjetër bllok në programin tonë. Do te zgjedhi blokun turnright dhe do të tërheqi
atë përfundi bllokut moveforward deri sa të shfaqet linja ngjyrë portokalli. Pastaj, do ta lëshoj
ate dhe dy blloqet do të ngjiten së bashku. Kur e shtypim Run përsëri, Aleksi do të performojë
komandat që janë të rreshtuara nga maja deri poshtë në hapësirën tonë të punës. Dhe nëse keni dëshirë
të fshini një bllok, vetëm tërhiqeni atë nga rendi në kutinë e veglave. për ti zhbër ndryshimet e juaja
dhe të ktheheni përsëri në nivelin fillestar, përdore butonin Start Over larte ekranit në anën e djathtë
të vendit të punës. Dicka tjeter, a e shihni trekendeshin e vogel në blloqet turn?
Kur i shihni këto trekendësha, kjo do të thotë se ju mund te zgjedhni një opsion tjetër.
Le të fillojmë të kodojmë!