1 00:00:00,928 --> 00:00:04,108 Para disa viteve kam dëgjuar një thashethem interesant. 2 00:00:04,129 --> 00:00:06,871 Kreu i një kompanie të madhe të ushqimit të kafshëve 3 00:00:06,871 --> 00:00:08,996 shkonte në takimet vjetore të aksionerëve 4 00:00:08,996 --> 00:00:10,457 me kanaçe të ushqimit për qen. 5 00:00:10,465 --> 00:00:12,356 Dhe ai e hante atë ushqim. 6 00:00:12,690 --> 00:00:16,195 Kjo ishte mënyra e tij për ti bindur ata se nëse ky ushqim ishte i mirë për të, 7 00:00:16,197 --> 00:00:17,538 ishte i mirë edhe për kafshët e tyre 8 00:00:17,538 --> 00:00:20,258 Kjo strategji njihet si "Të ushqyerit me ushqim të qenit" 9 00:00:20,258 --> 00:00:22,747 dhe është një strategji e njohur në botën e biznesit. 10 00:00:22,771 --> 00:00:25,255 Jo se të gjithë hanë ushqim qeni, 11 00:00:25,279 --> 00:00:27,500 por biznesmenët përdorin produktet e tyre 12 00:00:27,524 --> 00:00:30,781 për të treguar se besojnë në to. 13 00:00:30,814 --> 00:00:32,739 Kjo tashmë është një praktikë e përhapur 14 00:00:32,763 --> 00:00:34,522 por mendoj se gjëja interesante është 15 00:00:34,522 --> 00:00:36,453 kur gjen përjashtime nga ky rregull, 16 00:00:36,453 --> 00:00:37,453 kur gjen raste ku biznese 17 00:00:37,453 --> 00:00:38,460 apo njerëz në biznese 18 00:00:38,460 --> 00:00:40,002 të cilët nuk përdorin produktet e tyre. 19 00:00:40,236 --> 00:00:44,091 Rezulton se është një industri ku kjo gjë ndodh në mënyrë të zakonshme 20 00:00:44,111 --> 00:00:45,225 dhe rregullisht. 21 00:00:45,225 --> 00:00:48,205 Dhe kjo është industria teknologjike e bazuar në ekrane. 22 00:00:48,205 --> 00:00:52,591 Kështu që, në 2010, kur Steve Jobs prezantonte iPad-in, 23 00:00:52,611 --> 00:00:56,161 e përshkruante atë si një pajisje "të jashtëzakonshme". 24 00:00:56,177 --> 00:00:59,457 "Përvoja më e mirë e shfletimit të internetit që keni pasur ndonjëherë, 25 00:00:59,461 --> 00:01:01,498 shumë më i mirë se një Laptop apo Smartphone... 26 00:01:01,498 --> 00:01:03,225 Është një pervojë e pabesueshme." 27 00:01:03,249 --> 00:01:06,688 Disa muaj më vonë, ai u intevistua nga një gazetar i New York Times, 28 00:01:06,708 --> 00:01:08,261 dhe pas një telefonate të gjatë, 29 00:01:08,261 --> 00:01:09,545 në fund të bisedës, 30 00:01:09,545 --> 00:01:10,985 gazetari i bëri një pyetje 31 00:01:10,985 --> 00:01:12,659 që ngjante si një pyetje e lehtë. 32 00:01:12,839 --> 00:01:16,449 Ai i tha: "Fëmijëve tuaj duhet ti pëlqejë shumë Ipad-i" 33 00:01:16,493 --> 00:01:18,262 Ka një përgjigje të qartë për këtë, 34 00:01:18,262 --> 00:01:20,881 por ajo që Jobs tha e tronditi gazetarin. 35 00:01:21,099 --> 00:01:22,440 Ai ishte shumë i befasuar, 36 00:01:22,440 --> 00:01:24,889 sepse ai tha: "Ata nuk e kanë përdorur. 37 00:01:24,913 --> 00:01:27,705 Ne kufizojmë sa teknologji përdorin fëmijët tanë në shtëpi. 38 00:01:27,859 --> 00:01:31,722 Kjo është një gjë shumë e zakonshme në botën e teknologjisë. 39 00:01:31,746 --> 00:01:34,181 Në fakt, ka një shkollë pranë Silicon Valley 40 00:01:34,205 --> 00:01:36,478 e quajtur Shkolla Waldorf e Gadishullit, 41 00:01:36,502 --> 00:01:39,110 dhe ata nuk fusin në përdorim ekranet deri në klasën e tetë. 42 00:01:39,110 --> 00:01:41,732 Çfarë është me të vërtetë interesante për shkollën 43 00:01:41,756 --> 00:01:43,965 është se 75% përqind e fëmijëve që shkojnë atje 44 00:01:43,969 --> 00:01:47,276 kanë prindër që janë drejtues të lartë të teknologjisë në Silicon Valley. 45 00:01:47,342 --> 00:01:50,857 Pra, kur dëgjova për këtë, mendova se ishte interesante dhe befasuese, 46 00:01:50,881 --> 00:01:53,913 Dhe më shtyu të merrja në konsideratë atë që ekranet po më bënin mua 47 00:01:53,937 --> 00:01:55,894 dhe familjes sime dhe njerëzve që unë dua, 48 00:01:55,918 --> 00:01:57,450 dhe për njerëzit në përgjithësi. 49 00:01:57,450 --> 00:01:59,126 Pra, për pesë vitet e fundit, 50 00:01:59,150 --> 00:02:01,183 si profesor i biznesit dhe psikologjisë, 51 00:02:01,207 --> 00:02:03,911 kam studiuar efektin e ekraneve në jetën tonë. 52 00:02:04,739 --> 00:02:08,351 Dhe dua të filloj duke u fokusuar vetëm sa kohë marrin ato nga ne, 53 00:02:08,995 --> 00:02:11,015 Dhe pastaj mund të flasim se si duket ajo kohë. 54 00:02:11,015 --> 00:02:12,265 Atë që po ju tregoj këtu 55 00:02:12,265 --> 00:02:14,216 është mesatarja e një dite pune 24 orëshe 56 00:02:14,216 --> 00:02:16,554 në tre pika të ndryshme gjatë historisë: 57 00:02:16,578 --> 00:02:20,090 2007 - 10 vjet më parë - 2015 58 00:02:20,090 --> 00:02:23,105 Dhe pastaj të dhëna që i kam mbledhur vetëm javën e kaluar. 59 00:02:23,129 --> 00:02:24,878 Dhe shumë gjëra nuk kanë ndryshuar 60 00:02:24,902 --> 00:02:26,053 dhe aq shumë. 61 00:02:26,670 --> 00:02:30,130 Ne flemë afërsisht shtatë e gjysmë deri në tetë orë në ditë; 62 00:02:30,130 --> 00:02:33,806 Disa njerëz thonë se kjo është zvogëluar pak, por nuk ka ndryshuar shumë. 63 00:02:33,806 --> 00:02:36,348 Ne punojmë tetë e gjysmë deri në nëntë orë në ditë. 64 00:02:36,348 --> 00:02:38,264 Ne angazhohemi në aktivitete mbijetese - 65 00:02:38,264 --> 00:02:41,621 Këtu përfshihen gjërat si të ushqyerit dhe banja dhe kujdesi ndaj fëmijëve - 66 00:02:41,645 --> 00:02:42,801 rreth tre orë në ditë. 67 00:02:42,825 --> 00:02:44,353 Dhe mbetet kjo hapësirë e bardhë; 68 00:02:44,377 --> 00:02:46,044 Kjo është koha jonë personale. 69 00:02:46,068 --> 00:02:48,856 Kjo hapësirë është tepër e rëndësishme për ne. 70 00:02:49,294 --> 00:02:52,168 Kjo është hapësira ku bëjmë gjërat që na bëjnë individë. 71 00:02:52,192 --> 00:02:55,293 Këtu ndodhin hobitë, ku kemi marrëdhënie të ngushta, 72 00:02:55,317 --> 00:02:58,199 Ku ne mendojmë vërtetë për jetën tonë, ku ne tregojmë kreativitetin, 73 00:02:58,223 --> 00:02:59,455 ku bëjmë një hap prapa 74 00:02:59,455 --> 00:03:01,938 dhe përpiqemi të kuptojmë nëse jetët tona kanë qenë kuptimplota. 75 00:03:01,945 --> 00:03:03,773 Një pjesë të kësaj e kuptojmë edhe nga puna, 76 00:03:03,797 --> 00:03:05,712 por kur njerëzit shikojnë prapa në jetët e tyre 77 00:03:05,736 --> 00:03:07,740 dhe pyesin veten se si ka qenë jeta e tyre 78 00:03:07,764 --> 00:03:09,007 në fund të jetës së tyre, 79 00:03:09,031 --> 00:03:11,078 ju shikoni gjërat e fundit që ata thonë - 80 00:03:11,078 --> 00:03:13,757 ata flasin për ato momente që ndodhin në atë hapësirë të bardhë personale. 81 00:03:13,757 --> 00:03:16,324 Pra, është e shenjtë, është e rëndësishme për ne. 82 00:03:16,324 --> 00:03:18,545 Tani, ajo që unë do të bëj është t'ju tregoj 83 00:03:18,569 --> 00:03:21,989 sa nga ajo hapësirë është marrë nga përdorimi i ekraneve gjate kohës. 84 00:03:22,005 --> 00:03:23,170 Në vitin 2007, 85 00:03:23,194 --> 00:03:24,345 kaq shumë. 86 00:03:24,369 --> 00:03:27,349 Ky ishte viti që Apple prezantoi iPhone-in e parë. 87 00:03:27,373 --> 00:03:28,571 Tetë vjet më vonë, 88 00:03:28,719 --> 00:03:29,940 kaq shumë. 89 00:03:31,318 --> 00:03:33,107 Tani, kaq shumë. 90 00:03:33,131 --> 00:03:36,569 Kjo është sa kohë kemi shpenzuar nga ajo kohë e lirë para ekraneve tona. 91 00:03:36,593 --> 00:03:39,896 Kjo zonë e verdhë, kjo petë e hollë, është vendi ku ndodh magjia. 92 00:03:39,920 --> 00:03:41,502 Këtu jeton njerëzimi yt. 93 00:03:41,526 --> 00:03:44,256 Dhe për momentin, është në një kuti shumë të vogël. 94 00:03:44,256 --> 00:03:45,868 Cfarë bëjmë ne për këtë? 95 00:03:45,892 --> 00:03:47,249 Pyetja e parë është: 96 00:03:47,273 --> 00:03:49,132 Si duket kjo hapësira e kuqe? 97 00:03:49,156 --> 00:03:51,261 Sigurisht, ekranet janë të mrekullueshme 98 00:03:51,285 --> 00:03:52,713 në shumë mënyra. 99 00:03:52,737 --> 00:03:53,994 Unë jetoj në Nju Jork, 100 00:03:54,018 --> 00:03:56,038 një pjesë e madhe e familjes sime jeton në Australi, 101 00:03:56,040 --> 00:03:57,470 dhe kam një djalë njëvjeçar. 102 00:03:57,494 --> 00:03:59,954 Mënyra se si unë kam qenë në gjendje ti prezantoj ata tek ai 103 00:03:59,954 --> 00:04:01,416 ka qenë përmes ekranit. 104 00:04:01,416 --> 00:04:03,546 Nuk mund ta kisha bërë këtë 15 ose 20 vjet më parë 105 00:04:03,546 --> 00:04:04,688 në të njëjtën mënyrë. 106 00:04:04,712 --> 00:04:06,869 Pra, ka shumë të mira që vijnë nga ekranet. 107 00:04:06,893 --> 00:04:08,760 Një gjë që mund të bëni është të pyesni veten: 108 00:04:08,760 --> 00:04:10,846 Çfarë ndodh gjatë asaj kohe? 109 00:04:10,870 --> 00:04:13,300 Sa ti zgjerojnë njohuritë aplikacionet që po përdorim? 110 00:04:13,332 --> 00:04:14,578 Dhe disa ndikojnë. 111 00:04:14,578 --> 00:04:17,031 Nëse ju ndaloni njerëzit gjatë kohës që ata po i përdorin ato 112 00:04:17,046 --> 00:04:18,738 dhe i pyesni, "Si ndihesh në këtë moment?" 113 00:04:18,738 --> 00:04:21,104 Ata thonë se ndihen shumë mirë në lidhje me këto aplikacione - 114 00:04:21,128 --> 00:04:24,488 Ato që kanë të bëjnë me relaksimin, stërvitjen, motin, leximin, 115 00:04:24,512 --> 00:04:26,055 arsimin dhe shëndetin. 116 00:04:26,079 --> 00:04:27,579 Ata shpenzojnë një mesatare prej nëntë minutash në ditë 117 00:04:27,579 --> 00:04:29,237 për secilën nga këto aplikacione. 118 00:04:29,237 --> 00:04:32,097 Këto aplikacione i bëjnë ata shumë më pak të lumtur. 119 00:04:32,099 --> 00:04:35,703 Rreth gjysma e njerezve, kur i ndaloni ata dhe i pyesni, "Si ndiheni?" 120 00:04:35,727 --> 00:04:37,835 thonë se nuk ndihen mirë në përdorimin e tyre. 121 00:04:37,859 --> 00:04:39,490 Çfarë është interesante për këto aplikacione - 122 00:04:39,514 --> 00:04:41,224 takime dashurie, rrjetet sociale, lojërat 123 00:04:41,248 --> 00:04:43,974 argëtime, lajme, shfletim në internet - 124 00:04:43,998 --> 00:04:46,604 Njerëzit shpenzojnë 27 minuta në ditë në secilën nga këto aplikacione 125 00:04:46,628 --> 00:04:50,260 Ne po shpenzojmë tri herë më shumë në aplikacionet që nuk na bëjnë të lumtur. 126 00:04:50,260 --> 00:04:52,882 Kjo nuk duket shumë e mençur. 127 00:04:52,886 --> 00:04:55,424 Një nga arsyet që shpenzojmë aq shumë kohë në këto aplikacione 128 00:04:55,448 --> 00:04:56,600 që na bëjnë të pakënaqur 129 00:04:56,624 --> 00:04:58,156 Është se ata nuk përdorin "pauza pushimi" 130 00:04:58,180 --> 00:05:00,559 "Pauzat e pushimit" ishin kudo në shekullin e 20-të. 131 00:05:00,583 --> 00:05:02,447 Ato ishin pjese në çdo gjë që bënim. 132 00:05:02,471 --> 00:05:05,887 Një "pauzë pushimi" është në thelb sinjal se është koha për të vazhduar tutje, 133 00:05:05,911 --> 00:05:08,608 për të bërë diçka të re, për të bërë diçka ndryshe. 134 00:05:08,632 --> 00:05:11,828 Mendoni gazetat; Gradualisht arrin fundin e saj, 135 00:05:11,852 --> 00:05:14,149 E mbyll atë dhe e vendos mënjanë. 136 00:05:14,173 --> 00:05:17,331 E njëjta gjë me revistat, librat - arrin në fund të një kapitulli, 137 00:05:17,355 --> 00:05:20,132 Te bën të mendosh nëse do të vazhdosh. 138 00:05:20,504 --> 00:05:23,202 Ke parë një shfaqje në TV, gradualisht shfaqja do të përfundojë, 139 00:05:23,226 --> 00:05:25,631 Dhe pastaj do të kishit një javë derisa të vinte shfaqja e radhës. 140 00:05:25,655 --> 00:05:27,409 Kishte "Pauza pushimi" kudo. 141 00:05:27,433 --> 00:05:31,183 Por mënyra se si ne konsumojmë mediat sot është e tillë që nuk ka "pauza pushimi" 142 00:05:31,923 --> 00:05:33,498 Shfletuesi i lajmeve, vazhdon te përditësohet. 143 00:05:33,522 --> 00:05:37,195 Dhe gjithçka është pa fund: Twitter, Facebook, Instagram, 144 00:05:37,219 --> 00:05:40,361 email, mesazhe tekst, lajme. 145 00:05:40,385 --> 00:05:43,355 Dhe kur kontrolloni të gjitha llojet e burimeve të tjera, 146 00:05:43,379 --> 00:05:45,720 ju mund të vazhdoni pafundsisht. 147 00:05:45,744 --> 00:05:47,178 Pra, mund të marrim një sugjerim 148 00:05:47,178 --> 00:05:48,178 se çfarë duhet të bëjmë 149 00:05:48,178 --> 00:05:50,178 nga Europa Perëndimore, 150 00:05:50,178 --> 00:05:53,579 Ku duket se ata kanë disa ide mjaft të mira në vendin e punës. 151 00:05:53,603 --> 00:05:54,603 Ja një shembull. 152 00:05:54,603 --> 00:05:56,035 Kjo është një firmë holandeze e dizajnit. 153 00:05:56,035 --> 00:05:59,135 Dhe cfare kanë bërë ata është se i kanë lidhur tavolinat me tavanin. 154 00:05:59,135 --> 00:06:00,597 Dhe në orën gjashtë të pasdites cdo ditë, 155 00:06:00,621 --> 00:06:03,428 Nuk ka rëndësi kujt po i dërgoni me email apo çfarë po bën, 156 00:06:03,452 --> 00:06:04,929 Tavolinat ngjiten në tavan 157 00:06:04,953 --> 00:06:06,061 (Të Qeshura) 158 00:06:06,085 --> 00:06:07,335 (Duartrokitje) 159 00:06:07,359 --> 00:06:11,296 Katër ditë në javë, kjo hapësira shndërrohet në studio për joga, 160 00:06:11,296 --> 00:06:12,911 Një ditë në javë, në klub vallëzimi. 161 00:06:12,911 --> 00:06:14,281 Varet krejtësisht nga ju 162 00:06:14,281 --> 00:06:15,834 se në cilin aktivitet zgjidhni të merrni pjesë 163 00:06:15,834 --> 00:06:17,521 Por kjo është një "pauzë pushimi" shumë e mirë, 164 00:06:17,545 --> 00:06:19,432 sepse do të thotë se në fund të ditës, 165 00:06:19,456 --> 00:06:20,456 cdo gjë ndalon, 166 00:06:20,456 --> 00:06:21,517 nuk ka asnjë mënyrë për të vazhduar punën. 167 00:06:21,517 --> 00:06:23,137 Në Daimler, kompania gjermane e makinave, 168 00:06:23,137 --> 00:06:24,985 ka një strategji tjetër shumë të mirë. 169 00:06:24,985 --> 00:06:26,515 Kur shkoni në pushime, 170 00:06:26,539 --> 00:06:28,743 në vend që të thoshin, "Ky person është në pushime, 171 00:06:28,767 --> 00:06:30,490 ata do t'ju përgjigjen, pas një kohe " 172 00:06:30,514 --> 00:06:33,736 ata thonë, "Ky person është në pushime, kështu që ne kemi fshirë email-in tuaj. 173 00:06:33,760 --> 00:06:36,406 Ky person nuk do ta shohë kurrë emailin që sapo dërguat. " 174 00:06:36,430 --> 00:06:37,446 (Të Qeshura) 175 00:06:37,470 --> 00:06:40,111 "Ju mund të dergoni email përsëri, pas dy javësh, 176 00:06:40,135 --> 00:06:41,621 ose mund ti dërgoni email dikujt tjetër." 177 00:06:41,645 --> 00:06:42,673 (Të qeshura) 178 00:06:42,697 --> 00:06:43,869 Dhe kështu -- 179 00:06:43,893 --> 00:06:47,535 (Duartrokitje) 180 00:06:48,882 --> 00:06:50,520 Ju mund të imagjinoni se si është kjo. 181 00:06:50,544 --> 00:06:53,002 Ju shkoni me pushime, dhe ju jeni realisht me pushime. 182 00:06:53,026 --> 00:06:54,995 Njerëzit që punojnë në këtë kompani ndjejnë 183 00:06:55,019 --> 00:06:57,381 se si është në të vërtetë të marrësh pushim nga puna 184 00:06:57,405 --> 00:06:59,322 Por sigurisht, kjo nuk na tregon shumë 185 00:06:59,346 --> 00:07:01,645 për atë që duhet të bëjmë në shtëpi dhe në jetën tonë, 186 00:07:01,669 --> 00:07:03,351 kështu që unë dua të bëj disa sugjerime. 187 00:07:03,375 --> 00:07:04,892 Është e lehtë të thuash, 188 00:07:04,892 --> 00:07:06,482 unë nuk do të përdor telefonin tim, 189 00:07:06,482 --> 00:07:07,892 mes orës 5 dhe 6 pasdite, 190 00:07:07,892 --> 00:07:11,323 Problemi është se, 5 dhe 6 pasdite duket ndryshe në ditë të ndryshme. 191 00:07:11,347 --> 00:07:12,347 Mendoj se një strategji shumë më e mirë 192 00:07:12,347 --> 00:07:13,558 është të thuhet, 193 00:07:13,558 --> 00:07:15,027 Unë bëj gjëra të caktuara çdo ditë, 194 00:07:15,051 --> 00:07:17,405 ka raste të caktuara që ndodhin çdo ditë, 195 00:07:17,429 --> 00:07:18,688 si, ngrënia e darkës. 196 00:07:18,712 --> 00:07:20,030 Ndonjëherë unë do të jem vetëm, 197 00:07:20,054 --> 00:07:21,560 nganjëherë me njerëz të tjerë, 198 00:07:21,584 --> 00:07:22,863 nganjëherë në restorant, 199 00:07:22,887 --> 00:07:24,075 nganjëherë në shtëpi. 200 00:07:24,099 --> 00:07:25,733 Por rregulli që i kam vënë vetes është se: 201 00:07:25,733 --> 00:07:28,363 Unë kurrë nuk do ta përdor telefonin tim në tavolinë. 202 00:07:28,363 --> 00:07:30,906 Telefoni vendoset sa më larg të jetë e mundur. 203 00:07:30,906 --> 00:07:33,516 Sepse ne jemi shumë të dobët që ti rezistojmë tundimit. 204 00:07:33,542 --> 00:07:34,694 Por kur e vendos në "pushim pauzë" 205 00:07:34,694 --> 00:07:35,757 sa herë që nis darka, 206 00:07:35,757 --> 00:07:37,240 telefoni im largohet nga tavolina, 207 00:07:37,240 --> 00:07:38,908 i shmangesh nxitjes tërësisht. 208 00:07:39,366 --> 00:07:40,923 Fillimisht, është e dhimbshme. 209 00:07:40,923 --> 00:07:42,017 Kisha shumë frikë, 210 00:07:42,017 --> 00:07:43,075 se mos më ikte ndonjë risi. 211 00:07:43,075 --> 00:07:43,879 (Të Qeshura) 212 00:07:43,879 --> 00:07:45,009 Kam luftuar. 213 00:07:45,369 --> 00:07:47,203 Por ajo që ndodh është që mësohesh. 214 00:07:47,203 --> 00:07:48,344 Ju e tejkaloni tërheqjen 215 00:07:48,344 --> 00:07:49,233 në të njëjtën mënyrë 216 00:07:49,233 --> 00:07:50,662 që do të bënit nga një drogë. 217 00:07:50,662 --> 00:07:53,548 Dhe çfarë ndodh është se jeta bëhet më e gjalle, më e pasur, 218 00:07:53,548 --> 00:07:54,449 më interesante -- 219 00:07:54,449 --> 00:07:56,083 Ju zhvilloni biseda më të mira. 220 00:07:56,083 --> 00:07:58,847 Ju me të vërtetë lidheni me njerëzit që ndodhen aty me ju. 221 00:07:58,955 --> 00:08:00,829 Unë mendoj se kjo është një strategji fantastike, 222 00:08:00,829 --> 00:08:03,312 Dhe ne e dimë se funksionon, sepse kur njerëzit e bëjnë këtë - 223 00:08:03,312 --> 00:08:05,710 dhe kam ndjekur shumë njerëz të cilët e kanë provuar këtë - 224 00:08:05,710 --> 00:08:06,830 ajo zgjerohet. 225 00:08:06,830 --> 00:08:08,146 Ata ndihen kaq mirë për këtë, 226 00:08:08,146 --> 00:08:09,146 sa që fillojnë ta bëjnë atë 227 00:08:09,146 --> 00:08:11,262 që në orën e parë të ditës në mëngjes. 228 00:08:11,262 --> 00:08:14,387 Ata fillojnë të vënë telefonat e tyre në "modalitet avion" gjatë fundjavës. 229 00:08:14,469 --> 00:08:17,129 Në këtë mënyrë, telefoni juaj mbetet si kamera, 230 00:08:17,129 --> 00:08:18,510 por jo si telefon. 231 00:08:18,510 --> 00:08:19,845 Është një ide vërtet e fuqishme, 232 00:08:19,869 --> 00:08:23,698 E dimë që njerëzit ndihen shumë më mirë për jetën e tyre kur e bëjnë këtë. 233 00:08:23,973 --> 00:08:25,562 Pra, cili është përfitimi këtu? 234 00:08:25,586 --> 00:08:26,586 Ekranet janë të mrekullueshme; 235 00:08:26,586 --> 00:08:27,849 Unë e kam thënë tashmë, 236 00:08:27,849 --> 00:08:29,201 dhe mendoj se është e vërtetë. 237 00:08:29,225 --> 00:08:30,869 Por mënyra se si i përdorim ato 238 00:08:30,869 --> 00:08:32,259 është si të ngasësh shumë shpejt 239 00:08:32,259 --> 00:08:33,869 përgjatë një rruge shumë të gjatë, 240 00:08:33,869 --> 00:08:37,032 Dhe ju jeni në një makinë ku shpejtuesi është në maksimum, 241 00:08:37,056 --> 00:08:39,104 dhe është disi e vështire të shtypësh pedalen e frenave. 242 00:08:39,128 --> 00:08:40,620 Ke një zgjedhje. 243 00:08:41,510 --> 00:08:43,297 Ju ose mund të kaloni përgjatë 244 00:08:43,297 --> 00:08:45,377 një pamje të mrekullueshme oqeani 245 00:08:45,377 --> 00:08:46,727 dhe të bëni foto nga dritarja - 246 00:08:46,727 --> 00:08:48,817 kjo është e lehtë për ta bërë, 247 00:08:48,817 --> 00:08:50,407 ose ju mund të kaloni nga rruga kryesore 248 00:08:50,407 --> 00:08:52,381 të ndaloni makinën tuaj në anën e rrugës, 249 00:08:52,381 --> 00:08:53,853 të shtypni pedalen e frenave, 250 00:08:53,877 --> 00:08:55,030 të dilni jashtë, 251 00:08:55,054 --> 00:08:56,935 të hiqni kepucet dhe çorapet tuaja, 252 00:08:56,959 --> 00:08:59,224 të bëni disa hapa në rërë, 253 00:08:59,248 --> 00:09:01,488 të ndjeni rërën poshtë këmbëve tuaja, 254 00:09:01,512 --> 00:09:02,663 të ecni drejt oqeanit, 255 00:09:02,687 --> 00:09:04,800 dhe të lejoni oqeanin të takojë këmbët. 256 00:09:05,231 --> 00:09:08,046 Jeta juaj do të jetë më e pasur dhe më kuptimplotë 257 00:09:08,046 --> 00:09:10,264 sepse ju e ndjeni atë moment, 258 00:09:10,288 --> 00:09:12,644 dhe sepse ju keni lënë telefonin tuaj në makinë. 259 00:09:12,644 --> 00:09:13,815 Ju falemnderit! 260 00:09:13,815 --> 00:09:16,116 (Duartrokitje)