Para disa viteve kam dëgjuar një
thashethem interesant.
Kreu i një kompanie të madhe
të ushqimit të kafshëve
shkonte në takimet vjetore të aksionerëve
me kanaçe të ushqimit për qen.
Dhe ai e hante atë ushqim.
Kjo ishte mënyra e tij për ti bindur ata
se nëse ky ushqim ishte i mirë për të,
ishte i mirë edhe për kafshët e tyre
Kjo strategji njihet si
"Të ushqyerit me ushqim të qenit"
dhe është një strategji e njohur
në botën e biznesit.
Jo se të gjithë hanë ushqim qeni,
por biznesmenët përdorin produktet e tyre
për të treguar se besojnë në to.
Kjo tashmë është një praktikë e përhapur
por mendoj se gjëja interesante është
kur gjen përjashtime nga ky rregull,
kur gjen raste ku biznese
apo njerëz në biznese
të cilët nuk përdorin produktet e tyre.
Rezulton se është një industri ku kjo gjë
ndodh në mënyrë të zakonshme
dhe rregullisht.
Dhe kjo është industria teknologjike
e bazuar në ekrane.
Kështu që, në 2010,
kur Steve Jobs prezantonte iPad-in,
e përshkruante atë
si një pajisje "të jashtëzakonshme".
"Përvoja më e mirë e shfletimit
të internetit që keni pasur ndonjëherë,
shumë më i mirë se një Laptop
apo Smartphone...
Është një pervojë e pabesueshme."
Disa muaj më vonë, ai u intevistua
nga një gazetar i New York Times,
dhe pas një telefonate të gjatë,
në fund të bisedës,
gazetari i bëri një pyetje
që ngjante si një pyetje e lehtë.
Ai i tha: "Fëmijëve tuaj duhet
ti pëlqejë shumë Ipad-i"
Ka një përgjigje të qartë për këtë,
por ajo që Jobs tha e tronditi gazetarin.
Ai ishte shumë i befasuar,
sepse ai tha: "Ata nuk e kanë përdorur.
Ne kufizojmë sa teknologji
përdorin fëmijët tanë në shtëpi.
Kjo është një gjë shumë e zakonshme
në botën e teknologjisë.
Në fakt, ka një shkollë
pranë Silicon Valley
e quajtur Shkolla Waldorf e Gadishullit,
dhe ata nuk fusin në përdorim ekranet
deri në klasën e tetë.
Çfarë është me të vërtetë interesante
për shkollën
është se 75% përqind
e fëmijëve që shkojnë atje
kanë prindër që janë drejtues të lartë
të teknologjisë në Silicon Valley.
Pra, kur dëgjova për këtë, mendova se
ishte interesante dhe befasuese,
Dhe më shtyu të merrja në konsideratë
atë që ekranet po më bënin mua
dhe familjes sime dhe njerëzve që unë dua,
dhe për njerëzit në përgjithësi.
Pra, për pesë vitet e fundit,
si profesor i biznesit dhe psikologjisë,
kam studiuar efektin
e ekraneve në jetën tonë.
Dhe dua të filloj duke u fokusuar vetëm
sa kohë marrin ato nga ne,
Dhe pastaj mund të flasim
se si duket ajo kohë.
Atë që po ju tregoj këtu
është mesatarja e një dite pune 24 orëshe
në tre pika të ndryshme gjatë historisë:
2007 - 10 vjet më parë - 2015
Dhe pastaj të dhëna që i kam mbledhur
vetëm javën e kaluar.
Dhe shumë gjëra nuk kanë ndryshuar
dhe aq shumë.
Ne flemë afërsisht shtatë e gjysmë
deri në tetë orë në ditë;
Disa njerëz thonë se kjo është zvogëluar
pak, por nuk ka ndryshuar shumë.
Ne punojmë tetë e gjysmë
deri në nëntë orë në ditë.
Ne angazhohemi në aktivitete mbijetese -
Këtu përfshihen gjërat si të ushqyerit
dhe banja dhe kujdesi ndaj fëmijëve -
rreth tre orë në ditë.
Dhe mbetet kjo hapësirë e bardhë;
Kjo është koha jonë personale.
Kjo hapësirë është
tepër e rëndësishme për ne.
Kjo është hapësira ku bëjmë gjërat
që na bëjnë individë.
Këtu ndodhin hobitë,
ku kemi marrëdhënie të ngushta,
Ku ne mendojmë vërtetë për jetën tonë,
ku ne tregojmë kreativitetin,
ku bëjmë një hap prapa
dhe përpiqemi të kuptojmë
nëse jetët tona kanë qenë kuptimplota.
Një pjesë të kësaj
e kuptojmë edhe nga puna,
por kur njerëzit shikojnë
prapa në jetët e tyre
dhe pyesin veten se si ka qenë jeta e tyre
në fund të jetës së tyre,
ju shikoni gjërat e fundit që ata thonë -
ata flasin për ato momente që ndodhin
në atë hapësirë të bardhë personale.
Pra, është e shenjtë,
është e rëndësishme për ne.
Tani, ajo që unë do të bëj
është t'ju tregoj
sa nga ajo hapësirë është marrë
nga përdorimi i ekraneve gjate kohës.
Në vitin 2007,
kaq shumë.
Ky ishte viti që Apple
prezantoi iPhone-in e parë.
Tetë vjet më vonë,
kaq shumë.
Tani, kaq shumë.
Kjo është sa kohë kemi shpenzuar
nga ajo kohë e lirë para ekraneve tona.
Kjo zonë e verdhë, kjo petë e hollë,
është vendi ku ndodh magjia.
Këtu jeton njerëzimi yt.
Dhe për momentin,
është në një kuti shumë të vogël.
Cfarë bëjmë ne për këtë?
Pyetja e parë është:
Si duket kjo hapësira e kuqe?
Sigurisht, ekranet janë të mrekullueshme
në shumë mënyra.
Unë jetoj në Nju Jork,
një pjesë e madhe e familjes sime
jeton në Australi,
dhe kam një djalë njëvjeçar.
Mënyra se si unë kam qenë në gjendje
ti prezantoj ata tek ai
ka qenë përmes ekranit.
Nuk mund ta kisha bërë këtë
15 ose 20 vjet më parë
në të njëjtën mënyrë.
Pra, ka shumë të mira
që vijnë nga ekranet.
Një gjë që mund të bëni
është të pyesni veten:
Çfarë ndodh gjatë asaj kohe?
Sa ti zgjerojnë njohuritë
aplikacionet që po përdorim?
Dhe disa ndikojnë.
Nëse ju ndaloni njerëzit
gjatë kohës që ata po i përdorin ato
dhe i pyesni,
"Si ndihesh në këtë moment?"
Ata thonë se ndihen shumë mirë
në lidhje me këto aplikacione -
Ato që kanë të bëjnë me relaksimin,
stërvitjen, motin, leximin,
arsimin dhe shëndetin.
Ata shpenzojnë një mesatare
prej nëntë minutash në ditë
për secilën nga këto aplikacione.
Këto aplikacione i bëjnë ata
shumë më pak të lumtur.
Rreth gjysma e njerezve, kur i ndaloni
ata dhe i pyesni, "Si ndiheni?"
thonë se nuk ndihen mirë
në përdorimin e tyre.
Çfarë është interesante
për këto aplikacione -
takime dashurie, rrjetet sociale, lojërat
argëtime, lajme, shfletim në internet -
Njerëzit shpenzojnë 27 minuta në ditë
në secilën nga këto aplikacione
Ne po shpenzojmë tri herë më shumë
në aplikacionet që nuk na bëjnë të lumtur.
Kjo nuk duket shumë e mençur.
Një nga arsyet që shpenzojmë
aq shumë kohë në këto aplikacione
që na bëjnë të pakënaqur
Është se ata nuk përdorin "pauza pushimi"
"Pauzat e pushimit" ishin kudo
në shekullin e 20-të.
Ato ishin pjese në çdo gjë që bënim.
Një "pauzë pushimi" është në thelb sinjal
se është koha për të vazhduar tutje,
për të bërë diçka të re,
për të bërë diçka ndryshe.
Mendoni gazetat;
Gradualisht arrin fundin e saj,
E mbyll atë dhe e vendos mënjanë.
E njëjta gjë me revistat, librat -
arrin në fund të një kapitulli,
Te bën të mendosh nëse do të vazhdosh.
Ke parë një shfaqje në TV,
gradualisht shfaqja do të përfundojë,
Dhe pastaj do të kishit një javë
derisa të vinte shfaqja e radhës.
Kishte "Pauza pushimi" kudo.
Por mënyra se si ne konsumojmë mediat sot
është e tillë që nuk ka "pauza pushimi"
Shfletuesi i lajmeve,
vazhdon te përditësohet.
Dhe gjithçka është pa fund:
Twitter, Facebook, Instagram,
email, mesazhe tekst, lajme.
Dhe kur kontrolloni
të gjitha llojet e burimeve të tjera,
ju mund të vazhdoni pafundsisht.
Pra, mund të marrim një sugjerim
se çfarë duhet të bëjmë
nga Europa Perëndimore,
Ku duket se ata kanë disa
ide mjaft të mira në vendin e punës.
Ja një shembull.
Kjo është një firmë holandeze e dizajnit.
Dhe cfare kanë bërë ata është
se i kanë lidhur tavolinat me tavanin.
Dhe në orën gjashtë të pasdites cdo ditë,
Nuk ka rëndësi kujt po i dërgoni me email
apo çfarë po bën,
Tavolinat ngjiten në tavan
(Të Qeshura)
(Duartrokitje)
Katër ditë në javë, kjo hapësira
shndërrohet në studio për joga,
Një ditë në javë, në klub vallëzimi.
Varet krejtësisht nga ju
se në cilin aktivitet
zgjidhni të merrni pjesë
Por kjo është një "pauzë pushimi"
shumë e mirë,
sepse do të thotë se në fund të ditës,
cdo gjë ndalon,
nuk ka asnjë mënyrë për të vazhduar punën.
Në Daimler, kompania gjermane e makinave,
ka një strategji tjetër shumë të mirë.
Kur shkoni në pushime,
në vend që të thoshin,
"Ky person është në pushime,
ata do t'ju përgjigjen, pas një kohe "
ata thonë, "Ky person është në pushime,
kështu që ne kemi fshirë email-in tuaj.
Ky person nuk do ta shohë kurrë
emailin që sapo dërguat. "
(Të Qeshura)
"Ju mund të dergoni email përsëri, pas dy javësh,
ose mund ti dërgoni email dikujt tjetër."
(Të qeshura)
Dhe kështu --
(Duartrokitje)
Ju mund të imagjinoni se si është kjo.
Ju shkoni me pushime,
dhe ju jeni realisht me pushime.
Njerëzit që punojnë në këtë kompani ndjejnë
se si është në të vërtetë
të marrësh pushim nga puna
Por sigurisht, kjo nuk na tregon shumë
për atë që duhet të bëjmë
në shtëpi dhe në jetën tonë,
kështu që unë dua të bëj disa sugjerime.
Është e lehtë të thuash,
unë nuk do të përdor telefonin tim,
mes orës 5 dhe 6 pasdite,
Problemi është se, 5 dhe 6 pasdite
duket ndryshe në ditë të ndryshme.
Mendoj se një strategji shumë më e mirë
është të thuhet,
Unë bëj gjëra të caktuara çdo ditë,
ka raste të caktuara që ndodhin çdo ditë,
si, ngrënia e darkës.
Ndonjëherë unë do të jem vetëm,
nganjëherë me njerëz të tjerë,
nganjëherë në restorant,
nganjëherë në shtëpi.
Por rregulli që i kam vënë vetes është se:
Unë kurrë nuk do ta përdor
telefonin tim në tavolinë.
Telefoni vendoset
sa më larg të jetë e mundur.
Sepse ne jemi shumë të dobët
që ti rezistojmë tundimit.
Por kur e vendos në "pushim pauzë"
sa herë që nis darka,
telefoni im largohet nga tavolina,
i shmangesh nxitjes tërësisht.
Fillimisht, është e dhimbshme.
Kisha shumë frikë,
se mos më ikte ndonjë risi.
(Të Qeshura)
Kam luftuar.
Por ajo që ndodh është që mësohesh.
Ju e tejkaloni tërheqjen
në të njëjtën mënyrë
që do të bënit nga një drogë.
Dhe çfarë ndodh është se
jeta bëhet më e gjalle, më e pasur,
më interesante --
Ju zhvilloni biseda më të mira.
Ju me të vërtetë lidheni me njerëzit
që ndodhen aty me ju.
Unë mendoj se kjo është
një strategji fantastike,
Dhe ne e dimë se funksionon,
sepse kur njerëzit e bëjnë këtë -
dhe kam ndjekur shumë njerëz
të cilët e kanë provuar këtë -
ajo zgjerohet.
Ata ndihen kaq mirë për këtë,
sa që fillojnë ta bëjnë atë
që në orën e parë të ditës në mëngjes.
Ata fillojnë të vënë telefonat e tyre
në "modalitet avion" gjatë fundjavës.
Në këtë mënyrë,
telefoni juaj mbetet si kamera,
por jo si telefon.
Është një ide vërtet e fuqishme,
E dimë që njerëzit ndihen shumë më mirë
për jetën e tyre kur e bëjnë këtë.
Pra, cili është përfitimi këtu?
Ekranet janë të mrekullueshme;
Unë e kam thënë tashmë,
dhe mendoj se është e vërtetë.
Por mënyra se si i përdorim ato
është si të ngasësh shumë shpejt
përgjatë një rruge shumë të gjatë,
Dhe ju jeni në një makinë ku shpejtuesi
është në maksimum,
dhe është disi e vështire të shtypësh
pedalen e frenave.
Ke një zgjedhje.
Ju ose mund të kaloni përgjatë
një pamje të mrekullueshme oqeani
dhe të bëni foto nga dritarja -
kjo është e lehtë për ta bërë,
ose ju mund të kaloni nga rruga kryesore
të ndaloni makinën tuaj në anën e rrugës,
të shtypni pedalen e frenave,
të dilni jashtë,
të hiqni kepucet dhe çorapet tuaja,
të bëni disa hapa në rërë,
të ndjeni rërën poshtë
këmbëve tuaja,
të ecni drejt oqeanit,
dhe të lejoni oqeanin të takojë këmbët.
Jeta juaj do të jetë më e pasur
dhe më kuptimplotë
sepse ju e ndjeni atë moment,
dhe sepse ju keni lënë
telefonin tuaj në makinë.
Ju falemnderit!
(Duartrokitje)