(Duartrokitje) Faleminderit. Më duhet t'u them që jam i ekscituar dhe sfiduar. Ekscitimi im është: E kam një rast të ndaj diçka. Dhe sfida ime është: seminari më i shkurtër që bëj është 50 orë. (Të qeshura) S'po e ekzagjeroj. I bëj në fundjavë, dhe ajo që bëj -- bëj më shumë se aq, pra, i instruktoj njerëzit -- por tani jam në imerzion. Sepse si e keni mësuar gjuhën? Nuk e keni mësuar vetëm duke mësuar parimet, por jeni futur në të dhe e keni përsëritur aq shpesh saqë është bërë e vërtetë. Dhe arsyeja kryesore pse jam këtu, përveç të qeni i çmendur është se në të vërtetë jam një një pozitë -- Nuk jam këto për t'iu motvuar, e kam të qartë, nuk ju duhet motivim. Shpesh njerëzit kujtojnë se unë pikërisht këtë bëj, dhe ajo është gjëja e fundit që bëj. çka ndodh shpesh është njerëzit më thonë, "S'kam nevojë për motivim." Dhe unë u them, "Mirë, interesante. Unë s'merrem me motiivim." Unë jam "Njeriu i Pse-ve". Une dua ta di pse bën atë që bën. Dhe cili është motivi për veprim? çka është ajo që të nxitë në jetë tani? Jo para 10 vitesh. Ose jeni duke jetuar në të njëjtin model? Sese unë besoj se forca e padukshme e nxitjes së brendshme, e aktivizuar, është gjëja më e rendësishme në botë. Jam këtu sepse besoj se emocioni është forca e jetës. Të gjithë këtu kemi mendje të ndritura. E dini? Shumica nga ne këtu ka mendje të ndritur, apo jo? Nuk njoh ndonjë kategori tjetër, por të gjithë dijmë si të mendojmë. Dhe me mendjet tona mund të racionalizojmë gjithçka. Mund të bëjmë gjithcka. Mundemi -- pajtohem me atë që u përshkrua disa ditë më parë, rreth idesë se njerëzit punojnë për interesin vetjak. Por të gjithë e dijmë se kjo s'është gjithmonë e vërtetë. Nuk punoni vetëm për vete gjatë gjithë kohës, sepse kur ndërlidhen emocionet, mendja ndryshon të funksionuarit. Dhe është e mrekullueshme që ne të mendojmë intelektualisht rreth asaj se si është jeta në botë, dhe posaçrisht ata që janë shumë të mençur, mund të luajnë këtë lojë në kokën e tyre. Por unë ne të vërtetë dua të di çka iu nxit. Dhe ajo që mbase do të doja t'u ftoj të bënit në fund të këtij fjalimi, është të zhbironi deri ku keni arritur sot, për dy arsye. E para: që të mund të kontribuoni më shumë. Dhe e dyta: për të shpresuar se jo vetëm që jemi në gjendje t'i kuptojmë më shumë njerëzit, por edhe t'i vlerësojmë më shumë, dhe për të krijuar aso lidhjesh që të mund t'i ndalojmë disa nga sfidat me të cilat ballafaqohemi në shoqëri sot. Ato vetëm sa do të zmadhohen nga teknologjia që na lidh sepse po na vë në kontakt me njeri-tjetrin. Dhe ky kontakt nuk krijon gjithmonë pikëpamjen "tani të gjithë kuptojnë të gjithë, dhe të tjithë vlerësojne gjithë të tjerët." Praktikish kam pasur një obsesion për 30 vite, dhe obsesioni ka qenë, "Cili është dallimi në cilësinë e jetës së njerëzve? çka e krijon ndryshimin në mënyrën se si veprojnë?" Sepse për këtë jam punësuar. Më duhet të prodhoj rezultatin menjëherë. Këtë kam bërë për 30 vite. Marr një telefonatë ku atletit po i shterren fuqitë në televizionin kombëtar, ndërsa ekipi është pese pikëpërpara dhe tani nuk mund të kthehet në shteg. Dhe më duhet të bëj diçka menjëherë për të arritur rezultatin apo asgjë tjetër nuk ka vlerë. Marr telefonatën ku një i ri është gati të vrasë veten, dhe më duhet të bëj diçka menjëherë. Dhe për 29 vite -- jam shumë mirënjohës t'u them se nuk kam humbur asnjë për 29 vjet. Kjo s'do të thotë se s'do humbas ndonjëherë. Por s'më ka ndodhur, dhe arsyeja është të kuptuarit e nevojave njerëzore për të cilat dua t'u flas. Pra, kur marr këto telefonata rreth për diçka që do të kryhet, pyetja shtrohet. Si e bëni ndryshimin? Por po ashtu, kërkoj të di çfarë i jep njeriut mundësinë për të kontribuuar për të bërë diçka përtej vetes. Mbase pyetja e vërtetë është, si të thuash, e shikoj jetën dhe them që janë dy mësime kryesore. E para: është shkenca e arritjes, që pothuaj gjithçka që funksionon zotërohet në një masë të jashtëzakonshme Kjo është "Si merrni diçka të padukshme dhe e bëni të dukshme," apo jo? Si mund ta merrni një ëndërr e ta ktheni në realitet? Biznesin, kontributin në shoqëri, paratë -- çkado që është për ty -- trupin tuaj, familjen. Por mësimi tjetër në jetë, që zotërohet shumë rrallë është arti i plotësimit shpitrëror. Sepse shkenca është e lehtë, apo jo? I dijmë rregullat. E shkruani kodin. Ndiqni udhëzimet -- dhe merrni rezultatet. Pasi të kesh mësuar lojën e dini, arrini në majë apo jo? Por kur vjen puna e plotësimit shpirtëror, atëhere ky është art. Dhe arsyeja është, se ka të bëj me vlerësimin, mirënjohjen dhe ka të bëj me ndihmesën. Ndjenjat nuk janë të pakufizuara. Pra, kam pasur një laborator interesant ku kam provuar t'i përgjigjem pyetjes pyetjes së vërtetë, e cila është, cili është ai element i ndryshëm në jetën e njeriut, nëse e shikoni njeriun si një prej atyre njerëzve të cilëve iu ke dhëni gjithçka? Të gjitha burimet që iu nevojiten. Nuk ju ke dhënë një komjuter 100 dollarësh, u ke dhënë kompjuterin më të mirë. U ke dhënë dashuri, u ke dhënë gëzim. Keni qenë pranë tyre për t'i ngushlluar. Dhe këta njerëz shumë shpesh -- dhe ju i njihni disa nga ata, jam i sigurt -- i japin fund jetës së tyre me të gjithë atë dashuri, edukim, para dhe histori dhe kalojnë jetën duke hyrë dhe dalë në qendra rehabilitimi. Dhe pastaj takon njerëz që kanë kaluar në ferr -- psikologjik, seksual, shpirtëror, të abuzuar emocionalisht -- dhe jo gjithmonë, por shpesh, ata bëhen disa nga njerëzit që kontribuojnë më shumë në shoqëri. Pra, pyetja që na duhet t'i bëjmë vetës në të vërtetë është, çka është ajo? çka është ajo që na formëson? Jetojmë në një kulturë terapie. Shumica nga ne nuk e bëjnë atë, megjithatë kultura është kulturë terapie. ajo çka nënkuptoj me këtë është se mendja jonë është e fokusuar në të kaluarën Dhe të gjithë në këtë dhomë -- nuk do ishit në këtë dhomë po ta besonit këtë teori -- por -- shumica e shoqërisë mendon se biografia është fat. Që e kaluara është e ardhmja. Dhe natyrisht është nëse jeton atje. Por ajo që dinë njerëzit në këtë dhomë, dhe të cilën s`duhet ta harrojmë -- sepse mund të dimë diçka intelektualisht, mund të dini çka të bëni the megjithate të mos e përdorni, mos e zbatoni atë që dini. Pra, në të vërtetë, duhet të kujtohemi që vendimet janë fuqia më madhore. Ja kjo është. Tani, kur i pyet njerëzit, e dini, a keni dështuar në përpjekje për të arritur diçka? Sa nga ju keni dështuar të arrini diçka të rëndësishme në jetë? Thuani 'Po." Audienca: Po TR: Faleminderit për interaksionin në nivel të lartë. (Të qeshura). Por nëse pyesni njerëzit, pse nuk keni arritur diçka? Dikë që punon për ju, kuptoni, ose një partner, ose edhe vetveten. Kur nuk mundeni t'ia arrini qëllimit, cila është arsyeja që njerëzit thonë pse s'ia kanë arritur? çka u thonë juve? Nuk kisha -- nuk kam pasur njohuri të mjaftueshme, Më mungonin paratë. S'kam pasur -- kohë. S'kam pasur -- teknologji. E dini, Se kam pasur menaxherin e duhur. S'kam pasur ... Al Gori: Gjykatën supreme/ (Të qeshura). Tony Robbins: Dhe -- (Duartrokitje) dhe -- (Duartrokitje) -- çka kanë të përbashkët të gjitha këtë përfshirë Gjykatën Supreme? (Të qeshura). Të gjitha këto janë pohime që ju mungonin burimet, dhe mund të jenë të sakta. Ju mund të mos keni para, as të mos keni Gjykatën Supreme, por kjo s'është faktor përcaktues. (Duartrokitje) Dhe më korrigjoni nëse jam gabim. Burimet nuk janë kurrë faktor përckatues, por është shkathtësia. Dhe çka mendoj më këtë në mënyrë specifike, jo vetëm si një frazë, nëse keni emocion, emocion njerëzor, diçka që kam përjetuar nga ju pardje në një nivel që është aq i thellë sa që s'e kam përjetuar më parë, dhe nëse ju do kishit komunikuar me atë emocion besoj se do e kishit mundur atë dhe do kishit fituar. (Duartrokitje) Por, është e lehtë për mua t'i them atij çfarë të bëjë. (Të qeshura). Idioti Robbins. Por e di kur shihnim debatin në atë kohë, ishin emocionet ato që bllokuan aftësinë e njerëzve për të kuptuar intelektin dhe kapacitetin e këtij njeriu. Dhe mënyra se si u erdhi njerëzve në atë ditë -- sepse njoh njerëz që donin të votonin për ju, por nuk e bënë, dhe unë u shqetësorë. Por aty -- kishte emocione. Sa nga ju e dini për çka po flas? Thuani "Po." Audienca: Po. TR: Pra, emocioni është. Dhe nëse kemi emocionin e duhur, mund të bëjmë gjithçkka. Mund të tejkalojmë gjithçka. Nëse jeni mjaft krijues, lojtar, argëtues, mund të tejkaloni çdokënd? Po apo jo? Audienca: Po. TR: Nëse nuk keni para të mjaftueshme, por jeni krijues dhe i përkushtuar, do e gjeni një mënyrë. Pra ky është burimi themelor. Por nuk është kjo historia që dëgjojmë nga njerëzit, apo jo? Nga njerëzit dëgjojme një mori historirash të ndryshme. Disa thonë se nuk kishin burime të mjaftueshme, por , nëse shikoni këtu -- kaloje këtë pjesë -- ata thonë, cilat janë arsyet pse ata nuk kanë arritur atë? Tjetrën të lutem. Ma prishi renditjen ai bir bushtre. (Të qeshura). Por e vlerësoj energjinë, ua them këtë. (Të qeshura). Kush i përcakton burimet tuaja? Kemi thënë se vendimet fomësojnë fatin, që është edhe fokusi im këtu. Nëse vendime formësojnë fatin, çka përcakton atë janë tri vendime. Te kush do përqëndrohesh? Tani, duhet të vendosesh se ku do përqëndrohesh. E dyta, me apo pa vetëdije. Minutën që merr vendim të përqendrohesh te diçka, duhet ti japësh kuptim, apo çkado që i jep kuptim dhe prodhon emocion. A është ky fundi apo fillimi? Mos po më dënon Zoti apo po më shpërblen, apo kjo është vetëm një rrotullim zari? Emocioni, pastaj, krijon atë që do e bëjmë, ose veprimin. Pra, mendoni për jetën tuaj. Vendimet që kanë formuar fatin tuaj. Dhe kjo tingëllon shumë e rëndë, por në 10 vitet e fundit, 15 vitet e fundit, cilat kanë qenë ato vendime që keni marrë dhe nëse do kishit marrë vendime të tjera, jeta juaj do ishte plotësisht e ndryshme? Sa nga ju mund ta gjykojnë këtë? Sinqerisht, për mirë apo keq? Thuani, "Po." Audienca: Po TR: Pra kryesorja është, mbase ishit duke shkuar në punë, dhe keni takuar dashurinë e jetës. Mbase ishte vendim karriere. I njoh gjenitë e Google që i pash këtu -- Mendoj, me sa kuptova vendimi i tyre ishte për të shittur teknologjinë fillimisht. Po sikur ta kishin marrë atë vendim në vend që të ndërtonin kulturën e tyre? Sa ndryshe do ishte bota? Sa ndryshe do të ishte jeta e tyre? Ndikimi i tyre? Historia e botës sonë është e lidhur me vendime të tilla. Kur një grua qëndron dhe thotë, "Jo, s'do shkoj në fund të autobuzit." ajo jo vetëm që ndikoj në jetën e saj. Ai vendim i dha formë kulturës sonë. Apo dikush që qëndron para tankut. Apo të qenit në pozitë si Lance Amstrong, dhe dikush të thotë, "Keni kancer të testikujve." Kjo është e vështirë për çdo mashkull, sidomos për garues biçikletash. (Të qeshura). E keni në tru, në mushkëri. Por cili ishte vendimi i tij, ku donte të përqëndrohej? Ndryshe nga shumica e njerëzve? çka do thoshte për të? Nuk ishte fundi, ishte fillimi. çka do të bëj? Ai vazhdon dhe fiton 7 kamptionate të cilat nuk i kishte fituar kurrë më parë para kancerit, sepse ka fituar formë emocionale, forcë psikologjike. Ky është dallimin te qeniet njerëzore që e kam parë në 3 milion veta që i kam pasur përrreth. Sepse aty ishte laboratori im. Kam pasur të bëj me 3 milion njerëz nga 80 vende të ndryshme me të cilët kam pasur rastin të bashkëveproj gjatë 29 viteve të fundit. Dhe pas një kohë, modelet bëhen të qarta. E shihni se Amerika Jugore dhe Afrika mund të jenë të lidhen në një mënyrë, apo jo. Të tjerët thonë, "Oh, kjo tingëllon si budallallëk." është e thjeshtë. Pra, çka e formësoj Lance? çka ju formëson ju? Dy forca të padukshme. Shumë shpejt. Një: gjendja. Të gjithë kemi pasur raste. Pra kemi pasur raste qe pasi kemi bërë diçka kemi menduar me veten, As vetë s'e di se si e thashë, s'mund ta besoj që e bëra atë, ishtë budallallëk -- kujt i ka ndodh kjo? Thuani: "Po." Audienca: Po. TR: A keni bërë diçka dhe pasi e keni bërë keni thënë "Unë e bëra!" (Të qeshura). Apo jo? Nuk kishte të bëj me aftësitë, por me gjendjen tuaj. Modeli juaj i botës iu formëson në aspekt afatgjatë. Modeli juaj për botën është filtri. Ai na formëson. Kjo është ajo që bën njerëzit të marrin vendime. Kur duam të ndikojmë mbi dikë, duhet të dijmë paraprakisht çka i ndikon ata Unë besoj se kjo përbëhet nga tri pjesë. E para, cili është synimi juaj? 'çka do të arrish? Për të cilën besoj -- nuk ka të bëj me dëshirat tuaja. Ju mund ti arrini dëshirat apo objektivat. Sa nga ju kanë pasur ndonjë objektiv dëshirë apo mendim, a është kjo e tëra? Sa nga ju? Thuani, "Po" Audienca: Po. TR: Pra, ka të bëj me nevojat që kemi. Besoj se ekzistojnë 6 nevoja njerëzore. E dyta, pasi të keni caktuar synimin që u nxit ju e zbuloni për të vërtetën -- nuk e krijoni, e zbuloni -- pastaj e gjeni cila është harta juaj: pra sistemi i besimeve që u tregon se si të plotësohen ato nevoja. Disa njerëz mendojnë se për të plotësuar nevojat duhet shkatërruar botën, disa njerëz mendojnë se duhet ndërtuar diçka, krijuar diçka, dashuruar dikush. Pastaj zgjidhet energjia. Pra shumë shpejtë, 6 nevojat. Më lejoni t'u them cilat janë. E para: siguria. Tani, këto nuk janë objektiva apo dëshira, këto janë universale. Të gjithëve ju duhet siguria, që të mund të shmangim dhimbjen apo të paktën të kenë rehati. Tani, si e arrini atë? Duke kontrolluar të gjithë? Zhvilluar shkathtësi? Duke hequr dorë? Tymosur cigare? Dhe pasi të keni arritur sigurinë e plotë, për ironi, edhe pse na duhet të gjithëve -- pra kur të jeni të sigurt për shëndetin, fëmijët, apo paratë, nuk mendoni më për sigurinë. Nëse nuk jeni i sigurt se tavani s'do t'iu bierë në kokë, nuk do vini të dëgjoni asjnjë folës. Por, dersia e ndjekim sigurinë, nëse kemi siguri totale, çka ndodh? çka ndjejmë nëse jemi të sigurt? E dini, çka do të ndodhë? Kur do të ndodhë? Si do të ndodhë? çka do ndjeni? Do keni plasur nga merzija. Pra Zoti me mençurinë e saj të pafundme, (Të qeshura). na e dha nevojën e dytë njerëzorë, që është pasiguria. Kemi nevojë për ca variacion. Na nevojiten surprizat. Sa nga ju i doni surprizat? Thuani, "Po." Audienca: Po. TR: Gënjeshtër. Ju pëlqeni vetëm surprizat që doni. (Të qeshura). Ato që nuk i doni i quani probleme, por u nevojiten edhe ato. Pra, varieteti është i rëndësishëm. A keni marr për të parë një film apo video që e keni parë edhe më parë? Kush e ka bërë këta? Fillo të jetosh. (Të qeshura). Në rregull. Pse e bëni këtë? Jeni të sigurt që është i mirë sepse e keni lexuar më parë, parë më parë, por shpresoni se ka kaluar mjaft kohë dhe e keni harruar dhe ka ndryshime. Nevoja e tretë njerëzore: e rëndësishme -- kritike. Të gjithë kemi nevojë të ndjehemi të rëndësishëm, special, unik. Mund ta arrini atë duke fituar më shumë para. Duke u bërë më shumë spiritual. Duke vënë vetën në situata ku vini më shumë tatto dhe vathë në vende ku njerëzit s'duan t'i dinë. çkado që ka nevojë. Mënyra më e shpejtë për të bërë këtë, nëse nuk keni histori, as kulturë, as besim as burime apo shkathtësi, është dhuna. Po ta vura koburen në kokë dhe jetoj në atë "lagje", bëhem menjëherë i rëndësishëm. 0 - 10. Sa? 10. Sa i sigurt jam që do më përgjigjeni? 10. Sa ka pasiguri këtu? Kush e di çka do ndodh pastaj? Eshtë pak ekscituese. Sikur ngjitjet nëpër shpella apo gjëra të tilla Varietet dhe pasiguri totale. Dhe është e rëndësishme, apo jo. Pra e vëni jetën në rrezik për të. Prandaj dhuna ka qenë dhe gjithmonë do jetë përrreth nesh përderisa të kemi ndryshime në vetëdije si specie. Tani, rëndësinë mund të arrini në miliona mënyra të ndryshme por, për të qenë i rëndësishëm, duhet të jesh unik dhe i ndryshëm. Ja çka na nevojitet në të vërtetë: lidhje dhe dashuri -- nevoja e katërt. Të gjithë e dëshirojmë. Shumica e njerëzve pajtohen me lidhje sepse dashuria është shumë e frikshme. Nuk duan të lëndohen. Kush është "djegur" në ndonjë lidhje intime? Thuani, "Po." (Të qeshura). Nëse nuk ngrisni dorën, i keni kaluar të këqijat tjera, ejani. (Të qeshura). Dhe do lëndoheni përsëri. A nuk jeni të kënaqur që keni ardhur në këtë vizitë pozitive? (Të qeshura). Por ja çka është e vërtetë -- kemi nevojë për të. Mund ta arrijmë përmes intimitetit miqësisë, lutjeve, duke ecur në natyrë. Nëse asgjë nuk funksionon për ty, merre një qen. Mos merrni mace. Merrni një qen sepse nëse ikni për dy minuta, është sikur të keni qenë larg për 6 muaj kur të ktheheni pas 5 minutash, apo jo? (Të qeshura). Tani, këto katër nevoja, çdo njeri arrin t'i plotësojë. Edhe nëse gënjeni veten, apo keni personalitete të shumfishta. Por, 2 nevojat e fundit -- katër nevojat e para quhen nevojat e përsonalitetit, unë i quaj ashtu -- dy nevojat e fundit janë nevojat e shpirtit. Dhe këtu vjen plotësimi shpirtëror. Nuk arrini plotësim shpirtror nga katër të parat. E gjeni një mënyrë, tymos, dehesh, apo çkado -- për të potësuar 4 të parat, por dy të fundit -- numër 5: duhet të rritesh. Të gjithë e dijmë përjgjen këtu. Nëse nuk rritesh çka ndodh? Nëse marrëdhënia nuk rritet, nëse biznesi nuk rritet, nëse ti nuk rritet, nuk ka rëndësi sa para ke, sa miq ke, sa njërëz të duan, ndihesh si në ferr. Dhe arsyeja pse rritemi, besoj, është për të pasur diçka për t'i dhënë vlerë. Sepse nevoja e gjashtë është për të kontribuuar përtej vetes. Sepse të gjithë e dijmë, edhe pse duket budallallëk, se sekreti për të jetuar është dhënia.Të gjithë e dijmë se jeta s'është për mua është për ne. Kjo kulture e di këtë. Kjo dhomë e di këtë. Dhe është interesante. Kur e shihni Nicholas duke folur për kopjuterin 100 dollarësh, gjëja më pasionante dhe intersante është, këtu është nje gjeni, por ai ka një thirrje. Ju mund ta ndjeni dallimin në të dhe është i bukur. Dhe ajo thirrje mund t'i prek njerëzit tjerë. Në jetën time, jeta ime ishte prekur sepse kur kam qenë 11 vjeç. Dita e "Thanksgiving": s'kishim para, as ushqim. Dhe nuk do vuanim urie, por babai im ishte krejt i hutuar. Nëna ime ia përkujtonte sa i çrregulluar ishte. Dhe dikush erdhi te dera dhe na dha ushqim. Babai im mori tri vendime. I di çka ishin ato. Përqëndrimi i tij ishte: "Kjo është mëshirë. çka do thotë kjo? Jam i pa vlerë, çka duhet të bëj?" Ta lë familjen." Gjë të cilën e bëri. Kjo ishte koha më e dhimbshme në jetën time. Tri vendimet e mia më dhan kahje tjetër. Unë mendova, "Përqëndrohu te 'ja ushqimi" -- çfarë koncepti, e dini. (Të qeshura). I dyti: -- ja kjo ma ndryshoj jetën kjo është ajo që më formësoj si qenie njerëzore -- "Dhuratë nga dikush, as nuk e di nga kush." Babai im thoshte gjithmonë, "Askujt s'i plasi." Dhe krejt papritmas, dikush që nuk e njoh, dhe që nuk kërkon asgjë nga ne, i jep ushqim familjes sonë, kujdeset për ne. Më bëri të besoj këtë: "çka dmth kjo që të huajt kujdesen?" Dhe më bëri të vendos që, nëse të huajt kujdesen për mua dhe familjen time, edhe unë kujdesem për ta. çka do bëj? Do bëj diçka për të bërë një ndryshim. Pra, kur i bëra 17 vjet, një ditë për "Thanksgiving" Ishte synimi im për vite, për të pasur mjaft para për të ushqyer dy familje. Gjëja më argëtuese që kam bërë në jëtën time, më prekëse. Vitin tjetër ushqeva 4. Nuk i tregova askujt për atë që bëja. Vitin tjetër tetë. Nuk e bëja për mburrje por pas tetë, mendova, do më duhet ndihmë. (Të qeshura). Dhe kështu, dola dhe çka bëra? I përfshiva miqtë, ndërtova kompani pastaj bëra 11 kompani dhe krijova fondacion. Tani, 18 vjet më vonë, më krenari u them, vitin e kaluar ushqyem dy milion njerëz nga 35 vende përmes fondacionit tonë, vetëm gjatë pushimeve, Thaknsgiving, Krishtilindje -- (Duartrokitje) -- në vende të ndryshme në mbarë botën. Ka qenë fantastike. (Duartrokitje). Faleminderit. (Duartrokitje). Pra, nuk ua them këtë për mburrje, ua them sepse jam krenar për qeniet njerëzore, sepse të gjithë ishin të interesuar të kontribuojnë pasi të kenë pasur rastin të përjetojnë atë, jo vetëm të flasin. Pra, më në fund, dhe më mbaroj koha -- synimi që të formon ty -- kjo është ajo që ndryshon njerëzit. Të gjitë kemi të njëjtat nevoja, por, a jeni të dhënë pas sigurisë? A është kjo që vlerësoni më së shumti, apo pasiguria? Ky njeri këtu s'është i dhënë pas sigurisë nëse është ngjitur nëpër ato shpella. Apo nxiteni nga rëndësia apo dashuria? Të gjithëven na duhen të 6 nevojat, por cilëndo që zgjedh për të udhëhequr, të drejton në kahje të caktuar. Dhe duke ecur në një drejtim, keni edhe destinimin apo fatin. Pjesa tjetër është harta. Paramendojeni këtë si sistem operativ që të tregon se si të arrish atje. Dhe për disa njerëz harta është, "Unë do shpëtoj jetë njerëzish edhe nëse vdes për njerëz të tjerë," dhe këta njerëz janë zjarrfikësit. Dikush tjetër është, "Do vras njerëz për të arritur këtë." Ata provojnë të plotësojnë të njejtën nevojë të rëndësisë, apo jo? Disa dëshirojnë të nderojnë Zotin apo nderojnë familjen, por secili ka hartën e vet. Dhe janë shtatë besime të ndryshme. S'mund të ndalem te të gjithë sepse e përfundova. Pjesa e fundit është emocioni. Do thoja se një nga pjesët e hartës ëshë si koha. Për disa njërëz ideja e kohës së gjatë është 100 vjet. Për disa të tjerë është 3 sekonda, kaq më ka mbetur. (Të qeshura). Dhe e fundit që e kam përmendur Nëse ju keni një synim, dhe keni një hartë dhe themi -- S'e përdor Google maps sepse më pëlqejnë Mac dhe ata s'i kanë ndërtuar këto pra nëse përdorni MapQuest -- sa nga ju keni bërë gabim fatal dhe keni përdorur MaqQuest ndonjëherë? (Të qeshura). E keni përdorur dhe kurr s'keni arritur në destinim. Pra, imagjinoni nëse besimet tuaja të garantojnë se kurrë s'mund të arrini atë që doni? (Të qeshura). Gjëja e fundit është emocioni. Tani, ja çka u them për emocionet. Janë rreth 6000 emocione për të cilat kemi fjalë në gjuhën Angleze, që është vetëm një përfaqsim gjuhësor, pra, që ndryshon nga gjuha në gjuhë. Por nëse emocionet tuaja zotëruese-- nëse do kisha më shumë kohë, të themi kam 20 000 mjerëz, apo 1 000 dhe u them të shkruajnë të gjitha emocionet që përjetojnë gjatë një jave. Dhe u jap mjaft kohë Dhe në njërën anë shkruajnë emocionet pozitive, në tjetërn ato negative. Mendoni sa emocione shkruajnë ata? Më pak se 12. Dhe gjysma e tyre i bëjnë të ndihen si ferr. Pra ata kanë 5 ose 6 emocione më ndjenja shumë të mira, apo jo? Pra ndihen të lumtur, lumtur, të eksituar, oh ta hajë dreqi, frustruar, frustruar, të tejngarkuar, të depresuar." Sa nga ju njihni dikë që pavarësisht çka ndodh gjen një mënyrë për t'u nervozuar. Sa nga ju njihni dikë ashtu? (Të qeshura). Apo, pavarësisht ç'ndodh, gjejnë një mënyrë për të qenë të lumtur apo eksituar? Sa nga ju njihni dikë kështu? Thuajeni. Kur ndodhin 9/11 -- do e përfundoj me këtë -- isha në Havaii. Me 2000 njerëz nga 45 vende. Ishim duke përkthyer në 4 gjuhë njëkohësisht për programin. që e mbaja për një javë.. Nata paraprake quhej "Kontrolli i Emocioneve." U ngrita, nuk kisha plan për këtë, dhe thash -- u argëtuam me fishekzjarre --bëj gjëra të çmendura -- dhe pastaj në fund ndalova -- e kisha këtë plan që doja të thoja diçka, por kurrë se dija se çka do thoja. Dhe krejt papritur thashë, "Kur fillojnë të jetojnë njerëzit në të vërtetë? Kur ballafaqohen me vdekjen." Dhe pastaj fola për të gjithë këtë nëse do largoheshit nga ky ishull pas 9 ditësh, dhe do vdisni, kë do thirrnit, çka do thonit, çka do bënit? Një grua -- ajo ishte nata që ndodhi 9/11 -- një grua kishte ardhur në seminar dhe kur kishte ardhur, i dashuri i saj ishte kidnapuar dhe vrarë. Miku i saj, i dashuri i ri, donte të martohej më të, por ajo i kishte thënë jo. Ai i tha, "Nëse shkon në Havaii, ka përfunduar midis nesh." Ajo i tha, "Ka përfunduar" . Kur përfundova atë natë, ajo e kishte telefonuar atë dhe i kishte lënë mesazh -- ngjarje e vërtetë -- në majë të World Trade Center ku ai punonte. Ajo i tha, "I dashur, të dua, vëtëm dua ta dish se dua të martohem me ty, ishte budallallëk imi." Ajo ishte në gjumë, sepse ishte rreth 3:00 pas mesnate për ne, kur ai telefonoi nga ndërtesa dhe i tha, "E dashur, nuk mund ta them sa rëndësi ka kjo për mua." Ai tha. "Nuk di se si ta them këtë, por më ke dhënë dhuratën më të madhe sepse unë do vdes." Dhe ajo luajti incizimin për ne në sallë. Ajo ishte në Larry King më vonë, dhe ai tha, "Mbase ju po pyeteni si është e mundur kjo të ndodh dy herë. Dhe ai tha, "Krejt çka mund të them ty, kjo mbase është mesazh nga Zoti për ty e dashur. Prej tani e tutje, çdo ditë, jep gjithcka nga vetja, dashuro me tërë qënien Mos lejo asgjë të ndal." Ajo përfundon, dhe një burrë ngritet nga turma dhe thotë, "Unë jam nga Pakistani, jam Musliman. Do doja ta mbaja dorën dhe të thosha Më vjen keq, por sinqerisht kjo është dënim i merituar." S'mund t'ua them pjesën tjetër sepse s'kam më kohë. (Të qeshura). 10 sekonda. (Duartrokitje). 10 sekonda, kjo është e tëra. Duhet të kem respekt. 10 sekonda. E tëra çka mund të thëm, e solla këtë njeri në skenë. më nje njeri nga Nju Jorku që punonte në World Trade Center, sepse ishin rreth 200 nga Nju Jorku aty. Më shumë se 50 kishin humbur kompanitë e tyre, miqtë e tyre, u vënin vizë Palm-Pilotëve -- një tregtare financiare, një grua e çeliktë, kishte humbur 30 miq, i kishin vdekur. Krejt çka bërë për njerëzit thash, "Në çka do përqëndrohemi? çka do thotë kjo për ne dhe çka do bëjmë për këtë?" Dhe zgjodha një grup dhe i bëra to përqendrohen, nëse nuk keni humbur dikë, përqëndrimi juaj do jetë si t'i shërbeni dikujt tjetër. Ka njerëz -- pastaj një grua u ngrit dhe ishte shumë e hidhëruar dhe bërtiste. Pastaj e kuptova se nuk ishte nga Nju Jorku, nuk është Amerikane, nuk e njihte askënd dhe i thash, "A je gjithmonë e hidhëruar?" Ajo tha, "Po". Njerëzit fajtor ndiheshin fajtor, të pikëlluarit të pikëlluar. Pastaj i nxora ata dy burra dhe bëra atë që quhet negocimi i tërthortë. Një burrë çifut me familje në territorin e okupuar, dhe dikë nga Nju Jorku, i cili do kishte vdekur nëse do ishte në punë atë ditë, dhe ky njeri që dëshironte të bëhet terrorist, dhe e bëri të qartë. Pastaj integrimi ndodhi, kjo është e xhirurar do isha i lumtur t'ua dërgoj, që në të vërtetë do mund të shihni çka ndodhi në të vërtetë në vend të verbalizimit tim. Por ata të dy jo vetëm që u bënë bashk dhe ndryshuan mendimet e tyre dhe moralin rreth botës, por ata punuan së bashku për të sjellur, për pothuaj katër vite. përmes xhamive dhe sinagogave të ndryshme; idenë se si të krujohet paqja. Pastaj shkroi një libër, që quhet "Xhihadi im, Mënyra ime e Paqes." Pra, transformimet mund të ndodhin. Pra, ftesa ime për ju është kjo: ekplorojeni rrjetin tuaj, rrjetin tuaj këtu -- nevojat, besimet, emocionet që ju kontrollojnë. Për dy arsye: që të mund të jepni më shumë, dhe të arrini më shumë. të gjithë duam të bëjmë atë, por mendoj jepni më shumë sepse vetëm ajo të plotëson shpritrisht. Dhe së dyti, që të mund të merrni pjesë -- jo vetëm të kjuptoni, kjo është diçka intelektuale, është mendja -- por vlerësoni atë që nxit njerëzit tjerë. është e vetmja mënyrë se si do ndryshoj bota. Zoti ju bekoftë. Faleminderit. Shpresoj se kjo ishte në shërbimin tuaj. (Aplauzë)