1 00:00:17,289 --> 00:00:19,139 Sheqeri pasiv vret? 2 00:00:20,335 --> 00:00:22,319 Pa prit pak. 3 00:00:22,320 --> 00:00:24,764 Pirja pasive e duhanit të vret. 4 00:00:25,855 --> 00:00:28,027 Shkakton kancer të mushkërive. 5 00:00:28,028 --> 00:00:33,971 E di këtë, sepse në vitin 1986, kur na e tha Ministria e Shëndetsisë, 6 00:00:33,972 --> 00:00:35,624 si vepruam? 7 00:00:35,625 --> 00:00:38,337 Ne zhvilluam fushata masive, 8 00:00:38,338 --> 00:00:42,329 Duke etiketuar pakot që të shkruanin, "Të vret." 9 00:00:42,330 --> 00:00:47,558 Ne gjithashtu filluam fushata publike, në mënyrë që fëmijët ta dinë. 10 00:00:47,559 --> 00:00:50,900 Dhe ajo që ndodhi është se një ditë, ata do t'ju thonë, 11 00:00:50,901 --> 00:00:55,128 "Mami, nëse vazhdon të pish duhan, do të vdesësh." 12 00:00:55,129 --> 00:00:56,855 Pra, kjo është goxha dramatike. 13 00:00:56,856 --> 00:00:59,667 Kjo është një urgjencë publike shëndetësore. 14 00:00:59,668 --> 00:01:02,294 Dhe e kemi një sot. 15 00:01:02,295 --> 00:01:07,109 E tëra është rreth sheqerit pasiv, dhe më lejoni t'jua shpjegoj se si vret. 16 00:01:08,979 --> 00:01:11,156 Të gjithë e keni parasysh sheqerin primar, apo jo? 17 00:01:11,157 --> 00:01:15,985 Sheqeri primar: ajo që gjendet tek frutat, perimet e juaja, 18 00:01:15,986 --> 00:01:18,498 tek fasulet, arrat, qumështi; 19 00:01:18,499 --> 00:01:20,725 është laktoza, që ju bën mirë. 20 00:01:20,726 --> 00:01:23,738 Trupi di se si t'i procesojë këto sheqerna shumë mirë 21 00:01:23,739 --> 00:01:27,166 me gjithë proteinat, fibrat, dhe vitaminat që vijnë me të. 22 00:01:27,678 --> 00:01:32,434 Çfarë e quaj sheqer pasiv - dhe është një term që e kam shpikur - 23 00:01:32,435 --> 00:01:37,865 është sheqeri që është i fshehur dhe i shtuar në ushqimet e përpunuara. 24 00:01:38,546 --> 00:01:40,553 Ky sheqer është i dëmshëm. 25 00:01:40,554 --> 00:01:42,578 Para së gjithave, është i fshehur. 26 00:01:42,579 --> 00:01:45,372 Le ta konsiderojmë për një moment. 27 00:01:45,373 --> 00:01:48,517 Është i fshehur, sepse nuk është aty ku e pret të jetë, 28 00:01:48,518 --> 00:01:50,843 në pijet dhe ëmbëlsirat tuaja. 29 00:01:50,844 --> 00:01:55,748 Është i fshehur, sepse gjysma e sheqerit që hamë vjen nga ushqimet e kripura. 30 00:01:56,324 --> 00:01:58,239 Të kripura? Po! 31 00:01:58,240 --> 00:02:00,117 Gjendet në supën e juaj. 32 00:02:00,118 --> 00:02:02,617 Ka tri lugë kafeje me sheqer në atë supë. 33 00:02:02,618 --> 00:02:04,224 Është te krekërsat e juaj. 34 00:02:04,225 --> 00:02:05,737 Rreth gjashtë lugë kafeje. 35 00:02:05,738 --> 00:02:08,231 Mund të thoni, "Por, unë ha vetëm pak nga ato." 36 00:02:08,232 --> 00:02:10,279 Po, një porcion është pesë krekërsa. 37 00:02:10,280 --> 00:02:12,407 E njihni ndonjë që ha vetëm pesë krekërsa? 38 00:02:12,408 --> 00:02:13,358 (Të qeshura) 39 00:02:13,359 --> 00:02:14,470 Pesë patatina? 40 00:02:14,471 --> 00:02:15,951 Unë jo. Apo jo? 41 00:02:15,952 --> 00:02:18,726 Ata hanë të gjithë qesen. Kjo është lugë kafeje me sheqer. 42 00:02:18,727 --> 00:02:20,432 Dhe është kudo. 43 00:02:20,897 --> 00:02:22,327 Kur them kudo, 44 00:02:22,328 --> 00:02:24,880 e kam fjalën në bukën tuaj, në picën, në hamburgerin tuaj, 45 00:02:24,881 --> 00:02:27,197 është edhe në salcën e sallatës tuaj, 46 00:02:27,198 --> 00:02:29,806 edhe në salcën djegëse më të preferuar të Amerikës. 47 00:02:29,807 --> 00:02:32,676 Po i lexoni saktë këta numra: 48 00:02:32,677 --> 00:02:37,936 ka rreth 24 lugë kafeje sheqer në atë shishe. 49 00:02:37,937 --> 00:02:39,756 Po. Në shishen e zakonshme. 50 00:02:39,757 --> 00:02:42,756 Mund të thoni, "Oh, po prit pak. Unë ha vetëm pak nga ajo." 51 00:02:42,757 --> 00:02:44,536 Po, por prap vlen. 52 00:02:44,537 --> 00:02:46,707 Dhe prisni, kjo nuk është më e keqja. 53 00:02:47,083 --> 00:02:49,074 Pasi kam punuar 20 vjet në këtë industri, 54 00:02:49,354 --> 00:02:53,164 mendova që kam parë tashmë më të mirën dhe më të keqen e kësaj industrie. 55 00:02:53,165 --> 00:02:57,232 Jo. Para disa javëve, kuptova edhe më të keqen. 56 00:02:57,233 --> 00:02:59,487 Dhe atë dua të ndaj me ju sot. 57 00:02:59,488 --> 00:03:03,725 Tani, le të përqëndrohemi në qumeshtin pluhur të foshnjës këtu. 58 00:03:03,726 --> 00:03:09,429 Qumështi më i mirë për foshnjën është ai i nënës, qumështi i gjirit. 59 00:03:09,430 --> 00:03:11,192 Ka sheqer. 60 00:03:11,193 --> 00:03:12,661 Sheqerin primar. 61 00:03:12,662 --> 00:03:15,637 Përmban shtatë përqind laktozë, dhe është gjë e mirë! 62 00:03:15,638 --> 00:03:17,656 Më mirë për foshnjën nuk mund të gjeni. 63 00:03:17,657 --> 00:03:21,402 Por, në shumë komunitete, në komunitetet me të ardhura të ulëta, 64 00:03:21,403 --> 00:03:25,489 ata përdorin këtë -- 50% e nënave nuk i ushqejnë me gji. 65 00:03:25,490 --> 00:03:27,770 Dhe, çfarë ka këtu? 66 00:03:27,771 --> 00:03:31,160 Më pak laktozë dhe shumë sheqer. 67 00:03:31,161 --> 00:03:36,441 Kur them shumë sheqer, nënkuptoj 61 lugë kafeje sheqer. 68 00:03:37,417 --> 00:03:40,387 Kjo është çmenduri. Është shokuese. 69 00:03:40,388 --> 00:03:44,173 Tani, kjo pastaj bëhet edhe si varësi. 70 00:03:44,174 --> 00:03:48,385 Dhe tash një fëmijë tre vjeç do të marrë një pije të tillë. 71 00:03:48,386 --> 00:03:50,281 Më lejoni t'ju tregoj masën e kësaj shishe. 72 00:03:50,282 --> 00:03:54,083 Kjo shishe e vogël, përmban gjashtë lugë kafeje sheqer. 73 00:03:54,084 --> 00:03:58,648 Marketingu është duke mashtruar; sepse nënat do të mendojnë, 74 00:03:58,649 --> 00:04:01,065 "Oh, fëmija im do të rritet si një gjirafë!" 75 00:04:01,066 --> 00:04:03,451 Por jo, s'do të ndodhë ashtu! Ata do të rriten si një hipopotam! 76 00:04:03,452 --> 00:04:04,844 (Të qeshura) 77 00:04:06,998 --> 00:04:09,104 Si të veprojmë tani? 78 00:04:09,105 --> 00:04:12,576 Rritemi pak dhe tani jemi të mashtruar nga dietat. 79 00:04:12,577 --> 00:04:14,362 Mendo një moment rreth kësaj. 80 00:04:14,363 --> 00:04:16,899 Ju shkon mendja tek ushqimet pa yndyrë, apo jo? 81 00:04:16,899 --> 00:04:18,435 Epo, nuk është ashtu. 82 00:04:18,435 --> 00:04:21,716 Po ju them se, duke e ditur se si funksionon tregu industrial, 83 00:04:21,716 --> 00:04:24,288 kur heqim yndyrnat nga një produkt, ai bëhet pa shije, 84 00:04:24,289 --> 00:04:25,407 dhe si veprojmë? 85 00:04:25,408 --> 00:04:29,378 Shtojmë sheqer, në menyrë që salca e sallatës suaj, 86 00:04:29,379 --> 00:04:32,088 që ndoshta kishte sheqer dhe ju nuk e dini përse, 87 00:04:32,089 --> 00:04:34,566 bëhet tre herë me më shumë sheqer. 88 00:04:34,567 --> 00:04:36,711 Dhe do të provonit ushqim pa gluten, 89 00:04:36,712 --> 00:04:38,218 por, jo. 90 00:04:38,219 --> 00:04:41,509 E kam fjalën, nëse mendoni që është në modë, mendoni përsëri. 91 00:04:41,510 --> 00:04:47,776 Ushqimet pa gluten shpesh kanë 30 deri 40% më shumë sheqer se produkti i zakonshëm. 92 00:04:47,777 --> 00:04:50,959 Dhe ju mendoni se, "Ushqimi organik është i mirë për foshnjën time! I shëndetshëm!" 93 00:04:50,960 --> 00:04:52,340 Jo, nuk është. 94 00:04:52,341 --> 00:04:55,503 Qumështi pluhur organik për foshnjën tuaj është më keqbërësi. 95 00:04:55,504 --> 00:04:58,204 Ky është ai që përmban 61 lugë kafeje sheqer. 96 00:04:58,205 --> 00:04:59,899 Kjo është pothuajse gjysmë kile. 97 00:04:59,900 --> 00:05:01,335 Këtë po mundohem t'jua shpjegoj. 98 00:05:01,336 --> 00:05:04,846 Në këtë kuti të vogël, ka kaq shumë sheqer. 99 00:05:04,847 --> 00:05:07,431 Dhe, çfarë të bëjmë rreth kësaj? 100 00:05:07,432 --> 00:05:09,942 Po ju dukem sikur po ju them të mos konsumoni fare sheqer? 101 00:05:09,943 --> 00:05:11,114 Jo. 102 00:05:11,115 --> 00:05:14,485 Unë kurrë nuk do t'i thoja fëmijëve, "Rrini larg sheqerit." 103 00:05:14,486 --> 00:05:18,213 Unë jam nga Parisi. E di kur kam nevojë për një dozë sheqer. 104 00:05:18,214 --> 00:05:20,644 Dhe, ky këtu është një ekler. 105 00:05:20,645 --> 00:05:23,338 Unë marr si sheqer ekler me çokollatë, 106 00:05:23,339 --> 00:05:25,408 sepse pi kafe të zezë. 107 00:05:25,409 --> 00:05:26,988 Kështu që, ky është sheqeri që unë konsumoj. 108 00:05:26,989 --> 00:05:29,871 Por ajo në të djathtë thjesht ka shumë sheqer. 109 00:05:29,872 --> 00:05:31,227 Edhe pse duken të ngjashme. 110 00:05:31,228 --> 00:05:34,844 I shikoni këto dy gjëra të vogla, dhe thoni, "Oh. Janë pothuajse të njëjta." 111 00:05:34,845 --> 00:05:36,945 Po; 260 kalori ka secila. 112 00:05:36,946 --> 00:05:40,047 Por ndryshimi qëndron se njëra është e mbushur me sheqer. 113 00:05:40,048 --> 00:05:43,536 Dhe këto nëntë lugë kafeje me sheqer janë si një pije e gazuar. 114 00:05:43,537 --> 00:05:46,423 Ato krijojnë një tepricë sheqeri në mëlçinë tuaj. 115 00:05:46,424 --> 00:05:49,451 Ja se çfarë dua të them. Shikoni se çfarë ndodh. 116 00:05:49,452 --> 00:05:52,821 Sheqeri i tepërt transformohet në glycogen. 117 00:05:52,822 --> 00:05:56,179 Glycogeni është magazinim i yndyrës për më vonë. 118 00:05:56,180 --> 00:05:58,501 Kështu që, insulina nuk e sjell atë tek muskujt; 119 00:05:58,502 --> 00:06:00,919 i thotë trupit, "Do të kthehem përsëri për atë." 120 00:06:00,920 --> 00:06:03,439 Përveç nëse e bëni këtë dy apo tre herë në ditë, 121 00:06:03,440 --> 00:06:05,249 atëherë yndyra qëndron në barkun e juaj. 122 00:06:05,250 --> 00:06:07,200 Dhe nuk mund të shpëtoni prej tij. 123 00:06:07,201 --> 00:06:12,854 E dimë që është një lidhje direkte tani në mes sheqerit pasiv që merrni 124 00:06:12,855 --> 00:06:19,539 dhe rrezikut të lartë për sëmundje zemre, diabetit të llojit 2, dhe obezitetit. 125 00:06:19,540 --> 00:06:23,133 Si mund ta ndalim këtë varësi? 126 00:06:23,134 --> 00:06:25,214 Dhe e kam fjalën për një varësi këtu. 127 00:06:25,215 --> 00:06:26,860 Më lejoni t'jua tregoj. 128 00:06:26,861 --> 00:06:29,171 Kjo çka po shikoni është skaneri i trurit 129 00:06:29,172 --> 00:06:32,601 të një individi normal. 130 00:06:32,602 --> 00:06:36,397 Pikat e kuqe paraqesin dopaminën. 131 00:06:36,398 --> 00:06:38,186 Ky është shpërblimi. 132 00:06:38,187 --> 00:06:42,070 Ky është tingulli "Ahhh!" që e bëj kur kafshoj eklerin. 133 00:06:42,071 --> 00:06:44,922 Dhe e di që nuk do ha 2 ose 3 nga ato. 134 00:06:44,923 --> 00:06:47,986 Por ajo që ndodh me një varësi është kjo. 135 00:06:47,987 --> 00:06:51,645 E shikoni dallimin në skanerin e trurit të një që është i varur nga kokaina? 136 00:06:51,955 --> 00:06:53,838 S'ka pika të kuqe. As dopaminë. 137 00:06:53,839 --> 00:06:55,765 Sistemi i shpërblimit është jashtë funksionit. 138 00:06:55,766 --> 00:06:58,185 Dhe kështu unë kam nevojë për më shumë. Më shumë. Dhe më shumë. 139 00:06:58,186 --> 00:07:01,544 Dhe ky është skaneri i trurit të një personi obez. 140 00:07:01,545 --> 00:07:03,572 Unë e quaj këtë varësi ndaj sheqerit. 141 00:07:03,573 --> 00:07:06,577 Fenomen i njëjtë. Kam mall për të. 142 00:07:06,578 --> 00:07:09,263 Mall për deri në 22 lugë kafeje, 143 00:07:09,264 --> 00:07:12,096 30 lugë kafeje në ditë për adoleshentë. 144 00:07:12,097 --> 00:07:13,808 Si do ta zgjidhim këtë? 145 00:07:13,809 --> 00:07:18,539 Si do të zgjidhim krizën e obezitetit në fëmijëri? 146 00:07:18,540 --> 00:07:20,582 Me një sistem paralajmërimi. 147 00:07:20,583 --> 00:07:22,291 Ky është sugjerimi im. 148 00:07:22,292 --> 00:07:23,920 E kemi bërë për duhanin, 149 00:07:23,921 --> 00:07:26,725 pse nuk mund të veprojmë njësoj për të gjithë ushqimin tonë 150 00:07:26,726 --> 00:07:29,491 dhe të kenë një paralajmërim në pjesën e përparme të amballazhit 151 00:07:29,492 --> 00:07:33,285 për tja shtuar gjithë atij informacioni që askush nuk e lexon, apo jo? 152 00:07:33,286 --> 00:07:36,489 Seriozisht. Një numër të lugëve të kafes. 153 00:07:36,490 --> 00:07:41,943 Dhe, për të gjithë paketën, jo për porcionin qesharak. 154 00:07:41,944 --> 00:07:45,275 Tani, nëse produkti nuk ka ndonjë sheqer dytësor në të, 155 00:07:45,276 --> 00:07:47,116 nuk ka ndonjë sheqer të shtuar çfarëdo qoftë, 156 00:07:47,117 --> 00:07:50,254 duhet ta tregojmë dhe t'i japim një etiketë të gjelbër. 157 00:07:50,255 --> 00:07:51,913 Fëmijët do mund t'a bënin dallimin, 158 00:07:51,914 --> 00:07:54,876 në mënyrë që kur të vijë koha për hamburger dhe patatet e skuqura, 159 00:07:54,877 --> 00:07:57,246 ata do t'i thonë nënës dhe babait të tyre, 160 00:07:57,247 --> 00:07:59,016 "Babi, je i sigurt që do të konsumosh 161 00:07:59,017 --> 00:08:03,396 atë shishe me 57 lugë kafeje sheqer për patatet e skuqura të tuat? 162 00:08:03,397 --> 00:08:05,786 Unë dua zero për të mijat!" 163 00:08:05,787 --> 00:08:11,256 Këtë pra mund ta bëjmë. Së bashku. Mund të çrrënjosim obezitetin në fëmijëri. 164 00:08:11,257 --> 00:08:14,476 Ne, njerëzit, kemi nevojë të dërgojmë këtë në Kongres. 165 00:08:14,477 --> 00:08:15,846 Faleminderit. 166 00:08:15,847 --> 00:08:17,327 (Duartrokitje)