Sheqeri pasiv vret?
Pa prit pak.
Pirja pasive e duhanit të vret.
Shkakton kancer të mushkërive.
E di këtë, sepse në vitin 1986,
kur na e tha Ministria e Shëndetsisë,
si vepruam?
Ne zhvilluam fushata masive,
Duke etiketuar pakot
që të shkruanin, "Të vret."
Ne gjithashtu filluam fushata publike,
në mënyrë që fëmijët ta dinë.
Dhe ajo që ndodhi është se një ditë,
ata do t'ju thonë,
"Mami, nëse vazhdon të pish duhan,
do të vdesësh."
Pra, kjo është goxha dramatike.
Kjo është një urgjencë publike
shëndetësore.
Dhe e kemi një sot.
E tëra është rreth sheqerit pasiv,
dhe më lejoni t'jua shpjegoj se si vret.
Të gjithë e keni parasysh sheqerin
primar, apo jo?
Sheqeri primar: ajo që gjendet tek
frutat, perimet e juaja,
tek fasulet, arrat, qumështi;
është laktoza, që ju bën mirë.
Trupi di se si t'i procesojë
këto sheqerna shumë mirë
me gjithë proteinat, fibrat,
dhe vitaminat që vijnë me të.
Çfarë e quaj sheqer pasiv
- dhe është një term që e kam shpikur -
është sheqeri që është i fshehur
dhe i shtuar në ushqimet e përpunuara.
Ky sheqer është i dëmshëm.
Para së gjithave, është i fshehur.
Le ta konsiderojmë për një moment.
Është i fshehur, sepse nuk është
aty ku e pret të jetë,
në pijet dhe ëmbëlsirat tuaja.
Është i fshehur, sepse gjysma e sheqerit
që hamë vjen nga ushqimet e kripura.
Të kripura? Po!
Gjendet në supën e juaj.
Ka tri lugë kafeje me sheqer në atë supë.
Është te krekërsat e juaj.
Rreth gjashtë lugë kafeje.
Mund të thoni,
"Por, unë ha vetëm pak nga ato."
Po, një porcion është pesë krekërsa.
E njihni ndonjë që ha vetëm pesë krekërsa?
(Të qeshura)
Pesë patatina?
Unë jo. Apo jo?
Ata hanë të gjithë qesen.
Kjo është lugë kafeje me sheqer.
Dhe është kudo.
Kur them kudo,
e kam fjalën në bukën tuaj,
në picën, në hamburgerin tuaj,
është edhe në salcën e sallatës tuaj,
edhe në salcën djegëse më të preferuar
të Amerikës.
Po i lexoni saktë këta numra:
ka rreth 24 lugë kafeje sheqer
në atë shishe.
Po. Në shishen e zakonshme.
Mund të thoni, "Oh, po prit pak.
Unë ha vetëm pak nga ajo."
Po, por prap vlen.
Dhe prisni, kjo nuk është më e keqja.
Pasi kam punuar 20 vjet në këtë industri,
mendova që kam parë tashmë më të
mirën dhe më të keqen e kësaj industrie.
Jo. Para disa javëve, kuptova
edhe më të keqen.
Dhe atë dua të ndaj me ju sot.
Tani, le të përqëndrohemi në
qumeshtin pluhur të foshnjës këtu.
Qumështi më i mirë për foshnjën është
ai i nënës, qumështi i gjirit.
Ka sheqer.
Sheqerin primar.
Përmban shtatë përqind laktozë,
dhe është gjë e mirë!
Më mirë për foshnjën nuk mund të gjeni.
Por, në shumë komunitete,
në komunitetet me të ardhura të ulëta,
ata përdorin këtë -- 50%
e nënave nuk i ushqejnë me gji.
Dhe, çfarë ka këtu?
Më pak laktozë dhe shumë sheqer.
Kur them shumë sheqer, nënkuptoj
61 lugë kafeje sheqer.
Kjo është çmenduri. Është shokuese.
Tani, kjo pastaj bëhet edhe si varësi.
Dhe tash një fëmijë tre vjeç do të marrë
një pije të tillë.
Më lejoni t'ju tregoj masën
e kësaj shishe.
Kjo shishe e vogël, përmban
gjashtë lugë kafeje sheqer.
Marketingu është duke mashtruar;
sepse nënat do të mendojnë,
"Oh, fëmija im do të rritet si një
gjirafë!"
Por jo, s'do të ndodhë ashtu!
Ata do të rriten si një hipopotam!
(Të qeshura)
Si të veprojmë tani?
Rritemi pak dhe tani jemi të mashtruar
nga dietat.
Mendo një moment rreth kësaj.
Ju shkon mendja tek ushqimet
pa yndyrë, apo jo?
Epo, nuk është ashtu.
Po ju them se, duke e ditur se si
funksionon tregu industrial,
kur heqim yndyrnat nga një produkt,
ai bëhet pa shije,
dhe si veprojmë?
Shtojmë sheqer, në menyrë që salca e
sallatës suaj,
që ndoshta kishte sheqer
dhe ju nuk e dini përse,
bëhet tre herë me më shumë sheqer.
Dhe do të provonit ushqim pa gluten,
por, jo.
E kam fjalën, nëse mendoni që është
në modë, mendoni përsëri.
Ushqimet pa gluten shpesh kanë 30 deri 40%
më shumë sheqer se produkti i zakonshëm.
Dhe ju mendoni se, "Ushqimi organik është
i mirë për foshnjën time! I shëndetshëm!"
Jo, nuk është.
Qumështi pluhur organik për foshnjën
tuaj është më keqbërësi.
Ky është ai që përmban
61 lugë kafeje sheqer.
Kjo është pothuajse gjysmë kile.
Këtë po mundohem t'jua shpjegoj.
Në këtë kuti të vogël,
ka kaq shumë sheqer.
Dhe, çfarë të bëjmë rreth kësaj?
Po ju dukem sikur po ju them të mos
konsumoni fare sheqer?
Jo.
Unë kurrë nuk do t'i thoja fëmijëve,
"Rrini larg sheqerit."
Unë jam nga Parisi. E di kur kam nevojë
për një dozë sheqer.
Dhe, ky këtu është një ekler.
Unë marr si sheqer ekler me çokollatë,
sepse pi kafe të zezë.
Kështu që, ky është sheqeri
që unë konsumoj.
Por ajo në të djathtë thjesht
ka shumë sheqer.
Edhe pse duken të ngjashme.
I shikoni këto dy gjëra të vogla,
dhe thoni, "Oh. Janë pothuajse të njëjta."
Po; 260 kalori ka secila.
Por ndryshimi qëndron se njëra
është e mbushur me sheqer.
Dhe këto nëntë lugë kafeje me sheqer
janë si një pije e gazuar.
Ato krijojnë një tepricë sheqeri
në mëlçinë tuaj.
Ja se çfarë dua të them. Shikoni se
çfarë ndodh.
Sheqeri i tepërt transformohet
në glycogen.
Glycogeni është magazinim i yndyrës
për më vonë.
Kështu që, insulina nuk e sjell atë
tek muskujt;
i thotë trupit,
"Do të kthehem përsëri për atë."
Përveç nëse e bëni këtë
dy apo tre herë në ditë,
atëherë yndyra qëndron në barkun e juaj.
Dhe nuk mund të shpëtoni prej tij.
E dimë që është një lidhje direkte tani
në mes sheqerit pasiv që merrni
dhe rrezikut të lartë për sëmundje zemre,
diabetit të llojit 2, dhe obezitetit.
Si mund ta ndalim këtë varësi?
Dhe e kam fjalën për një varësi këtu.
Më lejoni t'jua tregoj.
Kjo çka po shikoni është
skaneri i trurit
të një individi normal.
Pikat e kuqe paraqesin dopaminën.
Ky është shpërblimi.
Ky është tingulli "Ahhh!" që e bëj
kur kafshoj eklerin.
Dhe e di që nuk do ha 2 ose 3 nga ato.
Por ajo që ndodh me një varësi është kjo.
E shikoni dallimin në skanerin e trurit
të një që është i varur nga kokaina?
S'ka pika të kuqe. As dopaminë.
Sistemi i shpërblimit është
jashtë funksionit.
Dhe kështu unë kam nevojë për më shumë.
Më shumë. Dhe më shumë.
Dhe ky është skaneri i trurit të
një personi obez.
Unë e quaj këtë varësi ndaj sheqerit.
Fenomen i njëjtë. Kam mall për të.
Mall për deri në 22 lugë kafeje,
30 lugë kafeje në ditë për adoleshentë.
Si do ta zgjidhim këtë?
Si do të zgjidhim krizën e obezitetit
në fëmijëri?
Me një sistem paralajmërimi.
Ky është sugjerimi im.
E kemi bërë për duhanin,
pse nuk mund të veprojmë njësoj
për të gjithë ushqimin tonë
dhe të kenë një paralajmërim
në pjesën e përparme të amballazhit
për tja shtuar gjithë atij informacioni
që askush nuk e lexon, apo jo?
Seriozisht. Një numër të lugëve të kafes.
Dhe, për të gjithë paketën,
jo për porcionin qesharak.
Tani, nëse produkti nuk ka ndonjë
sheqer dytësor në të,
nuk ka ndonjë sheqer të
shtuar çfarëdo qoftë,
duhet ta tregojmë dhe t'i japim
një etiketë të gjelbër.
Fëmijët do mund t'a bënin dallimin,
në mënyrë që kur të vijë koha për
hamburger dhe patatet e skuqura,
ata do t'i thonë nënës dhe babait të tyre,
"Babi, je i sigurt që do të konsumosh
atë shishe me 57 lugë kafeje sheqer
për patatet e skuqura të tuat?
Unë dua zero për të mijat!"
Këtë pra mund ta bëjmë. Së bashku.
Mund të çrrënjosim obezitetin në fëmijëri.
Ne, njerëzit, kemi nevojë të
dërgojmë këtë në Kongres.
Faleminderit.
(Duartrokitje)