OSHO BISEDAT E OSHOS: heshtje e shprehur me fjalë Fondacioni ndërkombëtar Osho paraqet Të bësh dashuri, përjetim i shenjtë Një metodë të thjeshtë meditimi për t'ua sugjeruar dashnorëve latinë, në mënyrë që të mund ta gjejnë rrugën e tyre? Metoda më e thjeshtë për dashnorët është që kur bëjnë dashuri duhet ta bëjnë atë një përjetim të shenjtë. Të gjtha fetë e kanë shkatërruar shenjtërinë e dashurisë. E kanë dënuar si mëkat. Dhe kondicionimi ka shkuar aq thellë në mendjen e njeriut sa njerëzit janë duke bërë dashuri me kaq nxitim, sikur duan ta përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Sigurisht, nëse është mëkat më mirë është që të përfundohet sa më shpejt. Zemrat e tyre janë plot faj, Gjithë mendjet e tyre plot mëkat. Nëse të dashuruarit duan ta bëjnë dashurinë përjetim meditativ, atëherë së pari duhet ta largojnë mendimin se është mëkat, se është diçka e gabuar. Është diçka pafundësisht e bukur, një dhuratë e mahnitshme e natyrës, e ekzistencës, për të cilën nuk duhet të jeni me faj, duhet të jeni mirënjohës! Dhe për ta treguar mirënjohjen tuaj duhet t'i bëni një vend të veçantë. Çdo shtëpi dhe çdo çift që mund t'ia lejojë vetes duhet të ketë dhomë të veçantë vetëm për dashuri: të mos ketë asnjë lloj vibracioni tjetër aty as grindje, diskutime, gjuajtje të jastëkëve. Ata duhet të hyjnë në dhomë pasi të jenë larë, sikur të jenë duke shkuar në një tempull. Dhoma duhet të jetë plot me aromë të mrekullueshme temjani të djegur; aty nuk duhet të ketë drita të shndritshme vetëm qirinj, dritë të zbehtë. Dhe nuk duhet të nxitojnë, sepse paraloja është tepër e rëndësishme, për arsyen e thjeshtë se i tërë trupi i gruas është erotik. I gjithë trupi i burrit nuk është erotik; seksualiteti i tij është i lokalizuar, i kufizuar vetëm në gjenitalet e tij. Por i gjithë trupi i gruas është erotik, dhe përveç nëse gjithë trupi i saj fillon të drithërojë nga kënaqësia, ekstaza, ajo nuk do ta përjetojë orgazmën. Nëse burri luan mjaft me trupin e gruas, gruaja luan mjaft me trupin e burrit... dhe teknika e meditimit është: ndërsa jeni duke luajtur me trupin e njëri tjetrit, qëndroni vëzhgues, mos u identifikoni. Ashtu që te jenë katër veta, jo dy: gruaja dhe vëzhguesja nga brenda, burri dhe vëzhguesi nga brenda. Vëzhguesi thjesht shikon çfarë burri po i bën gruas, çfarë gruaja po i bën burrit. Vëzhguesi nuk gjykon në është mirë apo keq; është thjesht si një pasqyrë, që paraqet çfarë është duke ndodhur. Ky vëzhgim është veçse vetëdijshmëri, vigjilencë, ndërgjegjshmëri. Dhe veçanërisht në paralojë, nëse jeni i ndërgjegjshëm, vigjilent, atëherë ekziston mundësia që të dytë ta dini kohën e saktë kur trupat tuaj janë gati për të bërë dashuri. Do ta ndieni bioelektricitetin e trupave të njëri tjetrit. Kur filloni të bëni dashuri, mos nxitoni. Lëreni gruan të jetë gjithmonë përmbi. Pozicioni i misionarit është pozicioni më i keq që ekziston në botë. Në Lindje askush nuk e dinte para se të krishterët të arrinin atje se burri mund të jetë përmbi gruan. Kjo është kaq brutale, kaq e shëmtuar. Gruaja është delikate, dhe një kafshë e stërmadhe bën ulje-ngritje mbi gruan e ngratë! Në Indi ky quhet pozicioni i misionarit, sepse u bë i njohur vetëm kur misionarët erdhën në Indi. Ata i mësuan indianët se edhe kjo është e mundshme; përndryshe, gruaja duhet të jetë gjithmonë përmbi. Edhe nga këndvështrimi shkencor është e saktë që gruaja duhet të jetë përmbi, sepse ajo atëherë mund të jetë më aktive dhe burri mund të jetë më pak aktiv. Nëse burri është përmbi, gruaja nuk mund të jetë më aktive, ndërsa burri është më aktiv. Nëse ai është më aktiv, e arrin ejakulimin shumë shpejt, ndërsa gruaja nuk ka arritur ende në pikën kur mund ta ketë orgazmën. Nëse gruaja është përmbi dhe është aktive, ndërsa burri mbetet joaktiv, ekziston çdo mundësi që në kohën që gruaja e arrin orgazmën edhe burri do ta arrijë atë. Dhe nëse të dytë e arrijnë orgazmën në të njëjtën kohë, atëherë arrihet një bashkim dhe shkrirje e jashtëzakonshme, sikur trupat zhduken dhe dy shpirtrat nuk janë më dy shpirtra, dy qenie nuk janë më dy qenie. Ndërsa vëzhgimi vazhdon. Ky është ndikimi i brendshëm i meditimit që vepron: ju jeni duke vëzhguar. Pasi të jetë qetësuar orgazma juaj, gjersa zhduket dalngadalë, përcilleni atë. Përcilleni teksa rritet, përcilleni teksa shpërthen përcilleni teksa fillon të kthehet prapë në gjendjen normale të trupave tuaj. Pastaj mos nxitoni të ndaheni nga njëri tjetri; qëndroni bashkë për ca kohë. Në tantra kjo quhet orgazma e ulët. Kjo mbetet e panjohur për miliona njerëz. Orgazma e parë ishte orgazma e lartë. Ju u takuat bashkë në kulmin e energjisë suaj, tani ajo lartësi nuk është më. Por çdo lartësi e ka ultësirën përskaj; pa luginë nuk mund të ketë maje. Prandaj nëse mund të qëndroni në vëzhgim qetë së bashku, do të mahniteni. ekziston një orgazmë tjetër me një bukuri krejt të ndryshme, thellësi të ndryshme, kënaqësi të ndryshme - orgazma e ulët. Gjersa orgazma e ulët të zhduket dhe të ktheheni prapë në normalitet mos u ndani. Ndërkohë, vëzhgimi vazhdon gjatë tërë kohës. Kur ndaheni, thjesht mos filloni të bini në gjumë. Diçka shumë thelbësore është ende aty, dhe kjo është pasloja. Keni krijuar kaq pështjellim në tërë energjinë e trupit, mendjen e njëri tjetrit. saqë është e nevojshme ta masazhoni trupin e njëri-tjetrit, të luani me trupin e njëri-tjetrit, dhe përdorni aroma të këndshme, lule, drita qiriri, muzikë... Nëse ua do të kërceni, kërceni. Por vëzhgimi vazhdon. Pse po këmbëngul që të vazhdojë vëzhgimi Po e theksoj sepse nëse e bëni këtë shumë herë, atëherë ndonjë ditë mund ta provoni vetëm vëzhgimin, pa burrin tuaj, pa gruan tuaj -- vetëm. Në të njëjtën dhomë, Në të njëjtën atmosferë, me të njëjtën aromë e cila krijon të njëjtat kujtime; të njëjtën dritë, të njëjtin ambient, filloni thjesht të vëzhgoni, gjersa jeni ulur. Dhe një e papritur e madhe do t'ju ndodhë. Gjithë çfarë ju ka ndodhur me gruan fillon të ndodhë pikërisht brenda jush, pa gruan apo pa burrin. Ju filloni të shkoni ngadalë drejt orgazmës së lartë - të njëjtit përjetim pa shprehje fizike, biologjike - dhe e arrini orgazmën e ulët, të njëjtin përjetim. E keni mësuar meditimin përmes dashurisë, e keni mësuar gjithashtu dhe dashurinë përmes meditimit; të cilat do të vazhdojnë ta pasurojnë njëra-tjetrën. Kjo do t'u sjellë pjekuri të dy personave, ndërsa pjekuria do të lirojë intelligjencën e tyre të ndrydhur, vetëdijshmërinë, përzemërsinë, dhembshurinë. Dhe do ta shkatërrojë xhelozinë, zemërimin, urrejtjen. Do të sjellë ndryshime të jashtëzakonshme në ju. Ato ndryshime do të jenë dëshmia se jeni në rrugën e duhur. Burimi: Testamenti i fundit, Vol.3, #14 Copyright© Fondacioni ndërkombëtar Osho, Zvicër Muzika: Hurdha e Bashos Copyright© Fondacioni ndërkombëtar Osho, Zvicër. OSHO ® është ™ e regjistruar Për më shumë informacion, vizito: www.osho.com