Ora e Kodit Festë kërcimi Unë quhem Maria Jam ne vitin e dytë të studimeve ne Universitetin e Washingtonit dhe jam nje inxhiniere ne Amazon Më pëlqejnë shkencat kompjuterike sepse përfshinë zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik Dhe pasi te shpenzoni orë të tëra duke punuar ne dicka, si rezultat mund të nxjerrni dicka shumë të mirë Deri më tani, keni pasur mundësinë të luani me lloje të ndryshme të karaktereve. dhe i keni programuar që të bëjnë vallëzime të ndryshme. Mirpo, si funkstionojnë këto lëvizje vallëzimi? Çdo lëvizje përbëhet nga një seri e imazheve të cilat quhen frames Secila frame është pak mëndryshe se frame paraprake Kur programi juaj ekzekutohet, kompjuteri shfaq këto frames një pas një. Ato shfaqen aq shpejtë saqë duket sikur vallëtari po lëviz. Ky është sekreti i të gjithë animacionit. Jo vetëm që mundeni t'i ndryshoni levizjet e vallëtarit, ti mund poashtu t'i ndryshoh vetitë e vallëtarit. Vetitë përshkruajnë gjara si; pozita e vallëtarit në ekran, madhësinë e vallëtarit, dhe ngjyrën e vallëtarit. Për të ndryshuar vetitë e vallëtarit, duhet ta përdorni bllokun "set" Le të përdorim një bllok "set" për t'i bërë vallëzuesit të duken më të vegjël. Së pari, tërhiqni bllokun set brenda programit tuaj. Pastaj, selektoni vallëzuesin të cilin dëshironi ta ndryshoni dhe futni madhësinë e cila shfaqet në ekran. Madhësia e plotë është 100. Nëse zgjidhni një numër më të vogël, ajo do ta bëjë vallëtarin më të vogël. Sa më i vogël që të jetë vallëtari, aq më larg do të duket. Kjo është mënyrë shumë e mirë për të krijuar vallëzues ekstra. Duke përdorur bllokun set, mund poashtu t'i ndryshosh dimensionet e vallëtarit. rrotullimin, pozitën dhe ngjyrën. Duke eksperimentuar me këto veti, mund t'i bëni të gjitha llojet e ndryshimeve dhe t'i lidhni ato me pjesë të ndryshme të këngës. Mos harroni, mund vetëm të ndryshoni vetitë e vallëtarëve që ekzistojnë. Sigurohuni që blloku set vjen pas bllokut "Make a new dancer" Ndjehuni të lirë të eksperimentoni, bëhuni kreativ. dhe knaquni.