Uji është pothuajse gjithkund, nga lagështia e tokës dhe akullnajave, deri te qelizat në trupat tanë. Varësisht prej rrethanave si pozicioni, indeksi i dhjamit, moshës, dhe gjinisë, trupi i një personi mesatar përmban 55-60% ujë. Trupi i foshnjeve kur lindin përmban edhe më shumë ujë. 75% të përbërë nga uji, ata janë të ngjashëm me peshqit. Kjo përqindje e ujit zvoglohet në 65% gjatë vitit të tyre të parë. Pra, çfarë roli luan uji ne trupat tanë, dhe sa ujë duhet te pijmë që të jemi të shëndetshëm? Uji në trupat tanë përdoret për zbutjen dhe lëmimin e nyjeve, rregullimin e temperaturës, dhe për ushqimin e trurit dhe palcës kurrizore. Uji nuk gjendet vetëm në gjak. Truri dhe zemra e një të rrituri përmbajnë rreth 75% ujë. Që është pothuajse e barabartë me lageshtinë në një banane. Mushkëritë janë të ngjashëm me mollën në 83%. Edhe kockat në dukje të thata të njeriut përbën nga 31% ujë. Atëherë nëse përbëhemi nga uji, dhe të rrethuar nga uji, pse duhet të pijmë aq shumë? Çdo ditë ne humbim dy deri në tri litra ujë me djersë, urinë, jashtqitje, e edhe me frymëmarrje. Ndërsa këto veprime janë thelbësore për mbijetesë, ne duhet ta kompensojmë humbjen e lëngjeve. Mbajtja e nivelit të ujit në balancë është thelbësore për shmangjen e dehidratimit, apo tejhidratimit, të dyja mund të kenë ndikim shkatërrues në shëndetin e përgjithshëm. Në hasjen e parë të nivelit të ulët të ujit, receptorët ndijor në hipotalamusin e trurit japin sinjal për lirimin e hormonit antidiuretik. Kur ky hormon arrin në veshka, formon akuaporine, kanale të veçanta që i mundësojnë gjakut thithjen dhe ruajtjen e ujit, kjo çon drejt urinës së koncentruar dhe të errët. Dehidratimi i lartë mund të shkaktojë rënie të dukshme në energji, humor, lagështi të lëkurës, dhe shtypje të gjakut, poashtu edhe shenja të dëmtimit të të menduarit. Një tru i dehidratuar punon më shumë që të arrijë të njëjtin synim me një tru normal, e poashtu zvogëlohet pëkohësisht për shkak të mungesës së ujit. Tejhidratimi, apo hyponatremia, shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ujit për një periudhë të shkurtër kohore. Atletët zakonishtë janë viktima të tejhidratimit për shkak të komplikimeve në rregullimin e nivelit të ujit në kushte ekstreme fizike. Ndërsa truri i dehidratuar e shpejton prodhimin e horminit antidiruetik, truri i tejhidratuar e ngadalson, apo edhe ndalon, lirimin e tij në gjak. Përqëndrimi i joneve të natriumit zvogëlohet duke shkaktuar eksplodimin e qelizës. Në raste më të rënda, veshkët nuk mund ta përballojnë vëllimin e shkaktuar të urinës së holluar. Atëherë ndodh dehja e ujit, që shkakton dhimbje koke, të vjella, dhe, në raste të rralla, kriza apo vdekje. Por kjo është një situatë tepër ekstreme. Në nje ditë të rregullt, mbajtja e rregullt e nivelit të ujit është e lehtë për ata prej nesh që kemi ujë të pastër e të pijshëm. Një kohë të gjatë, thuhej se duhet të pijmë 8 gota ujë në ditë. Pas një kohe të gjatë ky vlerësim ka pësuar përshtatje. Tani, marrëveshja e përgjithshme është që sasia e ujit që duhet të pijmë varet nga pesha dhe mjedisi. Mesatarja e ujit që këshillohet të pihet në ditë është 2.5-3.7 litra për meshkuj dhe rreth 2-2.7 litra për femra, e cila mund të ndryshojë nësë jeni të shëndetshëm, aktiv, i vjetër, ose në temperatura të larta. Edhe pse uji është hidratuesi më i mirë pijet e tjera, edhe ato me kafeinë si kafja apo çaji, i përmbushin lëngjet e nevojshme. Uji në ushqim përbën 20% të ujit që ne e konsumojmë për një ditë. Frutat dhe perimet si luleshtrydhet, trangujt, dhe madje edhe brokoli janë 90% ujë dhe mund të plotësojnë marrjen e lëngut duke siguruar vlera ushqyese dhe fibra. Pirja e rregullt mund të ketë përfitime të ndryshme afatgjatë. Studimet tregojnë se hidratimi optimal zvogëlon mundësinë për ishemi, ndihmon menaxhimin e diabetit, dhe zvogëlon konsiderueshëm rrezikun e disa llojeve të kancerit. Pavarësisht, konsumimi i sasisë së duhur të lëngjeve bën një dallim të madh në atë se si do të ndiheni, mendoni, dhe funksiononi ditë pas dite.