1 00:00:06,505 --> 00:00:08,807 Uji është pothuajse gjithkund, 2 00:00:08,807 --> 00:00:11,259 nga lagështia e tokës dhe akullnajave, 3 00:00:11,259 --> 00:00:14,086 deri te qelizat në trupat tanë. 4 00:00:14,086 --> 00:00:14,784 Varësisht prej rrethanave si pozicioni, 5 00:00:16,181 --> 00:00:17,399 indeksi i dhjamit, 6 00:00:17,399 --> 00:00:18,114 moshës, 7 00:00:18,114 --> 00:00:19,202 dhe gjinisë, 8 00:00:19,202 --> 00:00:23,808 trupi i një personi mesatar përmban 55-60% ujë. 9 00:00:23,808 --> 00:00:27,024 Trupi i foshnjeve kur lindin përmban edhe më shumë ujë. 10 00:00:27,024 --> 00:00:32,307 75% të përbërë nga uji, ata janë të ngjashëm me peshqit. 11 00:00:32,307 --> 00:00:37,331 Kjo përqindje e ujit zvoglohet në 65% gjatë vitit të tyre të parë. 12 00:00:37,331 --> 00:00:40,196 Pra, çfarë roli luan uji ne trupat tanë, 13 00:00:40,196 --> 00:00:44,288 dhe sa ujë duhet te pijmë që të jemi të shëndetshëm? 14 00:00:44,288 --> 00:00:48,529 Uji në trupat tanë përdoret për zbutjen dhe lëmimin e nyjeve, 15 00:00:48,529 --> 00:00:49,948 rregullimin e temperaturës, 16 00:00:49,948 --> 00:00:53,932 dhe për ushqimin e trurit dhe palcës kurrizore. 17 00:00:53,932 --> 00:00:56,062 Uji nuk gjendet vetëm në gjak. 18 00:00:56,062 --> 00:01:00,510 Truri dhe zemra e një të rrituri përmbajnë rreth 75% ujë. 19 00:01:00,510 --> 00:01:04,367 Që është pothuajse e barabartë me lageshtinë në një banane. 20 00:01:04,367 --> 00:01:08,487 Mushkëritë janë të ngjashëm me mollën në 83%. 21 00:01:08,487 --> 00:01:14,310 Edhe kockat në dukje të thata të njeriut përbën nga 31% ujë. 22 00:01:14,310 --> 00:01:16,051 Atëherë nëse përbëhemi nga uji, 23 00:01:16,051 --> 00:01:17,634 dhe të rrethuar nga uji, 24 00:01:17,634 --> 00:01:20,492 pse duhet të pijmë aq shumë? 25 00:01:20,492 --> 00:01:24,293 Çdo ditë ne humbim dy deri në tri litra ujë me djersë, 26 00:01:24,293 --> 00:01:25,227 urinë, 27 00:01:25,227 --> 00:01:26,707 jashtqitje, 28 00:01:26,707 --> 00:01:28,371 e edhe me frymëmarrje. 29 00:01:28,371 --> 00:01:30,859 Ndërsa këto veprime janë thelbësore për mbijetesë, 30 00:01:30,859 --> 00:01:33,306 ne duhet ta kompensojmë humbjen e lëngjeve. 31 00:01:33,306 --> 00:01:37,848 Mbajtja e nivelit të ujit në balancë është thelbësore për shmangjen e dehidratimit, 32 00:01:37,848 --> 00:01:39,710 apo tejhidratimit, 33 00:01:39,710 --> 00:01:43,279 të dyja mund të kenë ndikim shkatërrues në shëndetin e përgjithshëm. 34 00:01:43,279 --> 00:01:45,404 Në hasjen e parë të nivelit të ulët të ujit, 35 00:01:45,404 --> 00:01:48,367 receptorët ndijor në hipotalamusin e trurit 36 00:01:48,367 --> 00:01:51,399 japin sinjal për lirimin e hormonit antidiuretik. 37 00:01:51,399 --> 00:01:54,489 Kur ky hormon arrin në veshka, formon akuaporine, 38 00:01:54,489 --> 00:02:00,445 kanale të veçanta që i mundësojnë gjakut thithjen dhe ruajtjen e ujit, 39 00:02:00,445 --> 00:02:03,050 kjo çon drejt urinës së koncentruar dhe të errët. 40 00:02:03,050 --> 00:02:06,555 Dehidratimi i lartë mund të shkaktojë rënie të dukshme në energji, 41 00:02:06,555 --> 00:02:07,586 humor, 42 00:02:07,586 --> 00:02:08,774 lagështi të lëkurës, 43 00:02:08,774 --> 00:02:10,198 dhe shtypje të gjakut, 44 00:02:10,198 --> 00:02:13,252 poashtu edhe shenja të dëmtimit të të menduarit. 45 00:02:13,252 --> 00:02:17,210 Një tru i dehidratuar punon më shumë që të arrijë të njëjtin synim me 46 00:02:17,210 --> 00:02:18,696 një tru normal, 47 00:02:18,696 --> 00:02:22,618 e poashtu zvogëlohet pëkohësisht për shkak të mungesës së ujit. 48 00:02:22,618 --> 00:02:25,614 Tejhidratimi, apo hyponatremia, 49 00:02:25,614 --> 00:02:30,669 shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ujit për një periudhë të shkurtër kohore. 50 00:02:30,669 --> 00:02:33,242 Atletët zakonishtë janë viktima të tejhidratimit 51 00:02:33,242 --> 00:02:36,585 për shkak të komplikimeve në rregullimin e nivelit të ujit 52 00:02:36,585 --> 00:02:39,263 në kushte ekstreme fizike. 53 00:02:39,263 --> 00:02:43,769 Ndërsa truri i dehidratuar e shpejton prodhimin e horminit antidiruetik, 54 00:02:43,769 --> 00:02:49,174 truri i tejhidratuar e ngadalson, apo edhe ndalon, lirimin e tij në gjak. 55 00:02:49,174 --> 00:02:51,980 Përqëndrimi i joneve të natriumit zvogëlohet 56 00:02:51,980 --> 00:02:54,133 duke shkaktuar eksplodimin e qelizës. 57 00:02:54,133 --> 00:02:55,584 Në raste më të rënda, 58 00:02:55,584 --> 00:02:59,768 veshkët nuk mund ta përballojnë vëllimin e shkaktuar të urinës së holluar. 59 00:02:59,768 --> 00:03:01,923 Atëherë ndodh dehja e ujit, 60 00:03:01,923 --> 00:03:03,559 që shkakton dhimbje koke, 61 00:03:03,559 --> 00:03:04,688 të vjella, 62 00:03:04,688 --> 00:03:08,162 dhe, në raste të rralla, kriza apo vdekje. 63 00:03:08,162 --> 00:03:10,295 Por kjo është një situatë tepër ekstreme. 64 00:03:10,295 --> 00:03:12,062 Në nje ditë të rregullt, 65 00:03:12,062 --> 00:03:15,632 mbajtja e rregullt e nivelit të ujit është e lehtë 66 00:03:15,632 --> 00:03:19,528 për ata prej nesh që kemi ujë të pastër e të pijshëm. 67 00:03:19,528 --> 00:03:23,808 Një kohë të gjatë, thuhej se duhet të pijmë 8 gota ujë në ditë. 68 00:03:23,808 --> 00:03:26,453 Pas një kohe të gjatë ky vlerësim ka pësuar përshtatje. 69 00:03:26,453 --> 00:03:30,245 Tani, marrëveshja e përgjithshme është që sasia e ujit që duhet të pijmë 70 00:03:30,245 --> 00:03:33,116 varet nga pesha dhe mjedisi. 71 00:03:33,116 --> 00:03:39,616 Mesatarja e ujit që këshillohet të pihet në ditë është 2.5-3.7 litra për meshkuj 72 00:03:39,616 --> 00:03:42,802 dhe rreth 2-2.7 litra për femra, 73 00:03:42,802 --> 00:03:46,148 e cila mund të ndryshojë nësë jeni të shëndetshëm, 74 00:03:46,148 --> 00:03:46,987 aktiv, 75 00:03:46,987 --> 00:03:47,950 i vjetër, 76 00:03:47,950 --> 00:03:49,663 ose në temperatura të larta. 77 00:03:49,663 --> 00:03:51,522 Edhe pse uji është hidratuesi më i mirë 78 00:03:51,522 --> 00:03:52,617 pijet e tjera, 79 00:03:52,617 --> 00:03:55,230 edhe ato me kafeinë si kafja apo çaji, 80 00:03:55,230 --> 00:03:57,323 i përmbushin lëngjet e nevojshme. 81 00:03:57,323 --> 00:04:02,306 Uji në ushqim përbën 20% të ujit që ne e konsumojmë për një ditë. 82 00:04:02,306 --> 00:04:04,333 Frutat dhe perimet si luleshtrydhet, 83 00:04:04,333 --> 00:04:05,302 trangujt, 84 00:04:05,302 --> 00:04:08,874 dhe madje edhe brokoli janë 90% ujë 85 00:04:08,874 --> 00:04:14,119 dhe mund të plotësojnë marrjen e lëngut duke siguruar vlera ushqyese dhe fibra. 86 00:04:14,119 --> 00:04:17,276 Pirja e rregullt mund të ketë përfitime të ndryshme afatgjatë. 87 00:04:17,276 --> 00:04:21,618 Studimet tregojnë se hidratimi optimal zvogëlon mundësinë për ishemi, 88 00:04:21,618 --> 00:04:23,107 ndihmon menaxhimin e diabetit, 89 00:04:23,107 --> 00:04:27,871 dhe zvogëlon konsiderueshëm rrezikun e disa llojeve të kancerit. 90 00:04:27,871 --> 00:04:32,051 Pavarësisht, konsumimi i sasisë së duhur të lëngjeve bën një dallim të madh 91 00:04:32,051 --> 00:04:33,338 në atë se si do të ndiheni, 92 00:04:33,338 --> 00:04:34,205 mendoni, 93 00:04:34,205 --> 00:04:36,073 dhe funksiononi ditë pas dite.