Uji është pothuajse gjithkund,
nga lagështia e tokës dhe akullnajave,
deri te qelizat në trupat tanë.
Varësisht prej rrethanave si pozicioni,
indeksi i dhjamit,
moshës,
dhe gjinisë,
trupi i një personi mesatar përmban
55-60% ujë.
Trupi i foshnjeve kur lindin përmban edhe
më shumë ujë.
75% të përbërë nga uji, ata janë
të ngjashëm me peshqit.
Kjo përqindje e ujit zvoglohet në
65% gjatë vitit të tyre të parë.
Pra, çfarë roli luan uji ne
trupat tanë,
dhe sa ujë duhet te pijmë
që të jemi të shëndetshëm?
Uji në trupat tanë përdoret për zbutjen
dhe lëmimin e nyjeve,
rregullimin e temperaturës,
dhe për ushqimin e trurit dhe
palcës kurrizore.
Uji nuk gjendet vetëm në gjak.
Truri dhe zemra e një të rrituri përmbajnë
rreth 75% ujë.
Që është pothuajse e barabartë me
lageshtinë në një banane.
Mushkëritë janë të ngjashëm me mollën
në 83%.
Edhe kockat në dukje të thata
të njeriut përbën nga 31% ujë.
Atëherë nëse përbëhemi nga uji,
dhe të rrethuar nga uji,
pse duhet të pijmë aq shumë?
Çdo ditë ne humbim dy deri në tri litra
ujë me djersë,
urinë,
jashtqitje,
e edhe me frymëmarrje.
Ndërsa këto veprime janë thelbësore
për mbijetesë,
ne duhet ta kompensojmë humbjen
e lëngjeve.
Mbajtja e nivelit të ujit në balancë është
thelbësore për shmangjen e dehidratimit,
apo tejhidratimit,
të dyja mund të kenë ndikim shkatërrues
në shëndetin e përgjithshëm.
Në hasjen e parë të nivelit të ulët
të ujit,
receptorët ndijor në hipotalamusin e
trurit
japin sinjal për lirimin
e hormonit antidiuretik.
Kur ky hormon arrin në veshka,
formon akuaporine,
kanale të veçanta që i mundësojnë gjakut
thithjen dhe ruajtjen e ujit,
kjo çon drejt urinës së koncentruar
dhe të errët.
Dehidratimi i lartë mund të shkaktojë
rënie të dukshme në energji,
humor,
lagështi të lëkurës,
dhe shtypje të gjakut,
poashtu edhe shenja të dëmtimit
të të menduarit.
Një tru i dehidratuar punon më shumë
që të arrijë të njëjtin synim me
një tru normal,
e poashtu zvogëlohet pëkohësisht
për shkak të mungesës së ujit.
Tejhidratimi, apo hyponatremia,
shkaktohet nga konsumimi i tepërt i ujit
për një periudhë të shkurtër kohore.
Atletët zakonishtë janë viktima të
tejhidratimit
për shkak të komplikimeve në
rregullimin e nivelit të ujit
në kushte ekstreme fizike.
Ndërsa truri i dehidratuar e shpejton
prodhimin e horminit antidiruetik,
truri i tejhidratuar e ngadalson, apo
edhe ndalon, lirimin e tij në gjak.
Përqëndrimi i joneve të natriumit
zvogëlohet
duke shkaktuar eksplodimin e
qelizës.
Në raste më të rënda,
veshkët nuk mund ta përballojnë vëllimin
e shkaktuar të urinës së holluar.
Atëherë ndodh dehja e ujit,
që shkakton dhimbje koke,
të vjella,
dhe, në raste të rralla, kriza apo vdekje.
Por kjo është një situatë tepër ekstreme.
Në nje ditë të rregullt,
mbajtja e rregullt e nivelit të ujit
është e lehtë
për ata prej nesh që kemi ujë
të pastër e të pijshëm.
Një kohë të gjatë, thuhej se duhet
të pijmë 8 gota ujë në ditë.
Pas një kohe të gjatë ky vlerësim ka
pësuar përshtatje.
Tani, marrëveshja e përgjithshme
është që sasia e ujit që duhet të pijmë
varet nga pesha dhe mjedisi.
Mesatarja e ujit që këshillohet të pihet
në ditë është 2.5-3.7 litra për meshkuj
dhe rreth 2-2.7 litra për femra,
e cila mund të ndryshojë nësë jeni të
shëndetshëm,
aktiv,
i vjetër,
ose në temperatura të larta.
Edhe pse uji është hidratuesi më i mirë
pijet e tjera,
edhe ato me kafeinë
si kafja apo çaji,
i përmbushin lëngjet e nevojshme.
Uji në ushqim përbën 20% të ujit
që ne e konsumojmë për një ditë.
Frutat dhe perimet si luleshtrydhet,
trangujt,
dhe madje edhe brokoli janë
90% ujë
dhe mund të plotësojnë marrjen e lëngut
duke siguruar vlera ushqyese dhe fibra.
Pirja e rregullt mund të ketë përfitime të
ndryshme afatgjatë.
Studimet tregojnë se hidratimi optimal
zvogëlon mundësinë për ishemi,
ndihmon menaxhimin e diabetit,
dhe zvogëlon konsiderueshëm rrezikun e
disa llojeve të kancerit.
Pavarësisht, konsumimi i sasisë së duhur
të lëngjeve bën një dallim të madh
në atë se si do të ndiheni,
mendoni,
dhe funksiononi ditë pas dite.