Jemi te SFMOMA (Muzeu i arteve i San Franciskos) dhe po shikojmë Fontanën e Marcel Duchamp, të cilën fillimisht e krijoi në vitin 1917, por të cilën e rikrijoi në vitin 1964 Origjinalja nuk është më. Është gjuajtur apo diçka e tillë. Pra, kjo është një seri e vogël që ishte krijuar në vitin 1964 pas asaj origjinale të vitit 1917. Dhe ai e pa krijimin e kësaj serie. Mendoj se duhet të tregohemi të kujdesshëm kur përdorim fjalën "krijim". [qesh] Ajo çfarë Duchamp bëri për ne, ishte të shkonte në një dyqan pajisjesh hidraulike e quajtur Mott's dhe të merrte këtë dhe... Ai nuk e krijoi atë. Ai e bëri si vepër arti përmes alkemisë së artistit. Ai e transformoi këtë. Ai e ktheu këtë pisoar (oturak) anash dhe e firmosi R.Mutt dhe i uri datën. Dhe e ktheu në një ekspozitë arti për një grup, formues i të cilit ishte ai, Shoqëria Amerikane për Artistët e Pavarur. Dhe idea e tyre ishte pasja e një ekspozite të gjykuar nga juria e cila ishte dominuese në Shtetet e Bashkuara dhe në New York atë kohë. Mos harro, Duchamp sapo kishte ardhur nga Parisi dhe në fakt ishte problem i madh, sepse juria gjithmonë zgjidhte veprat tradicionale, me të cilat ishin të lidhur dhe ky grup i ri donte të sillte mundësi të reja. Pikërisht, pra ata duhej të pranonin çdo vepër që dorëzohej, por ata e refuzuan këtë. Mendoj se ai po thyente rregullat. Ai e dorëzoi atë si skulpturë, e cila sipas meje është më e shquar, sepse kur mendon për skulpturën ajo ka një monumentalitet dhe traditë dhe traditë, madje edhe në pikturë. Të marrësh këtë pisoar dhe ta kthesh anash. Disa historianë arti janë marrë me këtë në mënyrën më absurde duke folur për kualitetet e tij formale, me shkëlqimin e tij Kurvaturat Sipërfaqe porcelani. Por mbetet një pisoar, edhepse është transformuar. Dhe kjo është ajo që Duchamp e quajti Ready-Made. E përdorët fjalën "alkemi" më herët dhe mendoj se është një fjalë interesante, sepse një prej mënyrave me të cilat mendojmë për artin, është një lloj transformimi prej materialeve të zakonshme në diçka të mrekullueshme, që na bart neve, dhe na bë të shohim gjërat në një mënyrë të re, edhepse ai nuk bëri asgjë ai po na kërkon ta shohim pisoarin në një mënyrë tjetër, jo domosdoshmërisht si një objekt estetik por të na bëjë të shtrojmë disa prej atyre pyetjeve filozofike rreth asaj se çfarë është arti dhe çka ajo që artisti bën. Ai e ndanë mjeshtërinë dhe lidhjen e tij me të, në një shijimin estetik dhe në mençurinë e një vepre arti. Thjesht duke e hedhur nga dritarja. Kjo është pyetja filozofike që ai do të shtrojë; a duhet arti të jeteë i krijuar nga dora e artistit? Sigurisht, dhe ai po e bën këtë në mënyrën më absurde, duke e vendosur një pisoar përpara dhe duke e quajtur Fontanë. Pra, çfarë është arti? A është ideja? A është koncepti? A mundet artisti thjesht të ketë idenë dhe të mos e krijojë objektin? A mundet arti të jetë filozofi e pastër, teori e pastër? Pikërisht!