Përshëndetje!
Ju jeni tamam në kohë.
Mirë se erdhët në Voyage Aquatic.
Jam gati për të nisur një kërkim për të gjetur një thesar të fshehur nën ujë
dhe jam shumë i lumtur që do më ndihmosh.
Kush e di çfarë do të hasim nëpër këto ujëra misterioze?
Ne duhet të takojmë udhëzuesin tonë të parë diku në këtë pistë.
Mirë se erdhët, aventurierë!
Për të përfunduar Voyage Aquatic ju do të duhet të zgjidhni një seri problemesh duke përdorur kodimin.
Kështu është si funksionon.
Ekrani është i ndarë në tre pjesë kryesore.
Në të majtë është bota e Minecraft.
Në mes është kutia e veglave në të cilën mund të gjeni komanda kodimi.
Dhe në hapësirën e madhe në të djathtë është hapësira juaj e punës. Këtu është vendi ku mund të vendosni komandat
në mënyrë që të ndërtoni programin dhe të kontrolloni lëvizjet.
Udhëzimet për çdo nivel janë në pjesën e sipërme të faqes.
Kliko në simbolin plus për të kaluar nga udhëzime të gjata në të shkurtra.
Provoni të zhvendosni blloqet nga kutia e veglave në hapësirën e punës duke i vendosur mbi njeri tjetrin
dhe pastaj klikoni në butonin Ekzekuto për të nisur komandat tuaja.
Mund të duhet të provoni disa herë për të kuptuar saktësisht, dhe disa nga problemet kanë më shumë se
një zgjidhje, kështu që eksperimentoni se çfarë është e drejtë.
Në qoftë se do të provoni përsëri, klikoni në butoni provoni përsëri dhe do niseni nga fillimi.
Në qoftë se dëshironi të fshini një bllok udhëzimi atëherë mjafton të hiqni
nga pjesa e punës dhe ta zhvendosni në kutinë e veglave.
Kujtoni të klikoni "Ekzekuto" për të parë se si duket kodi juaj në veprim.
Okej, mjaft lëvizje të lira, bashkë-udhëtar!
Le të nisim kodimin që të gjejmë disa thesare nën ujë.
Titrat nga komuniteti Amara.org