Sa prej jush kanë kontrolluar adresën elektronike sot? Ngrini duart. Sa prej jush po e kontrolloni tani? (të qeshura) Dhe për financën? E ka kontrolluar ndokush sot? Kartë krediti? Llogari investuese? Po gjatë javës? Në rregull, por për sa i përket energjisë elektrike të përdorur ne shtëpi? E ka kontrolluar ndokush sot? Gjatë javes? Javën e kaluar? Disa të fiksuar pas energjisë dallohen në sallë. Eshte mirë t'ju shikosh juve njerez. Por ne të tjerët -- kjo është një sallë e mbushur me njerëz të cilët janë të pasionuar për të ardhmen e këtij planeti, dhe ne nuk jemi duke i dhënë rëndësi energjisë që përdorim e cila ndikon në ndryshimin e klimës. Kjo grua në fotografi me mua është Harriet. E takuam gjatë pushimeve tona të para familjare. Harriet i jep rëndësi përdorimit të energjisë, dhe pa dyshim ajo nuk është një "e fiksuar pas energjisë" Kjo është historia se si Harriet filloi ti japi rëndësi. Ky është qymyr, Burimi më i zakonshëm i elektricitetit në këtë planet, dhe ka energji të mjaftueshme në këtë qymyr per të ndricuar këtë llambë për më shumë se një vit. Por fatkeqësisht, ndërmjet kohës më e shumta e kësaj energjisë humbet nëpër gjëra si rrjedhje transmisioni dhe nxehtësia. Në fakt vetëm 10 për qind përfundon në dritë Pra ky qymyr do zgjasi pak a shumë një muaj. Nëqoftëse kërkon që kjo llambë të ndricoje për një vit do ju duhet kaq shumë qymyr. Lajmi i keq është se, për cdo njësi energjie të energjisë që përdorim, ne humbasim nëntë. Kjo do të thotë që ka dhe lajme të mira, sepse për cdo njësi energjie që kursejmë, ne kursejmë nëntë të tjera. Pra pyetja që ngrihet është, si mund të bëjmë njerëzit në këtë sallë, dhe nëpër gjithë planetin, që të fillojnë ti japin rëndësi energjisë që përdorim dhe të fillojnë të harxhojnë më pak? Përgjigjja vjen nga një eksperiment shkencor, i cili ndodhi një verë te nxehtë, 10 vite me parë, dhe vetëm 145km larg nga ketu, në San Marcos të Kalifornisë. Studentë të dipllomuar kanë vendosur tabela në cdo derë në një lagje, e cila i kerkonte njerëzve të fiknin kondicionerët dhe të ndiznin ventiluesit. Një e treta e shtëpive mori mesazhin që shkruante, e dinit qe mund te shpëtoni 54dollar në muaj këtë verë? Fikni kondicionerët, dhe ndizni ventiluesit. Një grup tjetër mori një mesazh mjedisor. Dhe grupi tretë mori një mesazh për të qënë një qytetar i mirë, duke parandaluar ndërprerjet e energjisë. Shumica e njerëzve menduan se mesazhi për kursimin e parave do funksiononte më mirë nga te gjithë. Por në fakt, asnjë nga këto mesazhe nuk funksionoi. Impakti ishte zero mbi konsumin e energjisë. Ishte sikur studentët e diplomuar nuk ishin shfaqur kurrë. Por kishte dhe një mesazh të katërt, dhe ky mesazh thjesht thoshte, Gjatë studimit, 77përqind e fqinjëve tuaj, thanë që kanë fikur kondicionimin dhe kanë ndezur ventiluesit. Ju lutem bashkojuni. Fikni kondicioneret dhe ndizni ventiluesit. Dhe realisht, ata e bënë. Njerëzit që morën këtë mesazh treguan një ulje të shënueshme në konsumin e energjisë thjesht duke i thenë se cfarë bënin fqinjët e tyre. Pra, cfarë na tregon kjo? Nëqoftëse dicka është e papërshtatshme, edhe nëse në besojmë në të, bindja e moralit, nxitjet e financave nuk ndikojnë shumë por presioni social, është dicka e fuqishme. Dhe nëse shfrytëzohet në mënyrën e duhur, mund të jete një forcë e fuqishme për mirë. Në fakt, ajo tashmë është. Të frymëzuar nga ky depërtim, miku im Dan Yates dhe une themeluam një kompani të quajtur Opower. Ndërtuam programe dhe u bëmë ortak me kompani shërbimi që donin të ndihmonin klientët e tyre të kursenin energji. Ne dorëzonim raporte të personalizuara mbi energjinë, nëpër shtëpi, të cilat tregonin se si konsumi i tyre krahasohej me fqinjët e tyre ne shtëpi me masa të ngjashme. Si ato varëset efektive nëpër dyer, të cilat i bëjne njerëzit të krahasojnë veten me fqinjët, dhe më vonë i jepnim atyre rekomandime objektive per ti ndihmuar ata të kursenin. E filluam me letër, më vonë kaluam në një aplikacion në celular, në rrjet, dhe tani një termostat kontrollues, dhe për pesë vitet e fundit ne po drejtojmë eksperimentin më të madh shkencor morali në botë. Dhe po funksionon. Ata që zotërojnë shtëpitë e tyre ose që janë me qera po kursejnë më shumë se 250 milion dollar në fatura energjie, dhe ne sapo kemi filluar. Vetëm këtë vit, në bashkëpunim me 80 kompani shërbimi në gjashtë shtete, ne do gjenerojmë një tjetër dy orësh terawat për kursimin e energjisë. Tani, të fiksuarit e energjise në salle dinë cdo te thotë dy ore terawatt, por për ne te tjerët, dy orë terawatt janë mjaftueshëm energji për cdo shtëpi në St. Louis dhe në Salt Lake City të kombinuara për më shumë se një vit. Dy orë terawatt, është pak a shumë gjysma e asaj që industria diellore në Amerikë, prodhoi vitin e kaluar. Dhe dy orë terawatt? Ne terma të qymyrit, do na duhej të digjnim 34 nga këto karroca dore cdo minutë të orës, cdo ditë për një vit të tërë për të marrë dy orë terawatt të elektricitetit. Dhe ne nuk po djegim asgjë Ne thjesht po motivojmë njerëzit që ti japin rëndësi dhe të ndryshojnë sjelljen e tyre. Por ne jemi vetëm një kompani, dhe kjo do të thotë vetëm të gërvishtësh sipërfaqen. Njëzet përqind e elektricitetit tonë nëpër shtëpi humbet, dhe kur them humbet, nuk dua të them qe njerëzit kanë llamba të paefektshme. Edhe mund të kenë. Por dua të them, se ne lëmë drita ndezur në dhoma të zbrazura, dhe lëme kondicionerin ndezur kur nuk ka asnjeri në shtëpi. Këto janë 40 miliard dollar të humbura në vit mbi energjinë e cila nuk përdoret për qënien tonë, por e cila kontribon në ndryshimin e klimës. Këto janë 40miliard -- me B-- cdo vit, vetëm në Amerikë. Kjo është gjysma e përdorimit tonë të qymyrit. Tani fatmirësisht, disa nga shkenctarët e materialeve, më të mirë në botë po kërkojnë të zevëndesojnë qymyrin me burime të qëndrueshme si keto, dhe kjo eshte si fantastike ashtu dhe thelbësore. Por burimi më i kërkuar për ta pasur këtë në një të ardhme të qëndrushme të energjisë nuk është në këtë slide. Eshtë në këtë sallë, jeni ju dhe jam une. Dhe mund ta shfrytëzojmë këtë burim jo me një material të ri shkencor por thjesht duke përdorur shkencën e sjelljes. Mund ta bëjmë sot, e dimë që funksionon dhe mund të na kursejë para menjëherë. Pra, përse po presim? Në rregull, në disa shtete, sistemi i kompanive te shërbimit nuk ka ndryshuar shumë qe prej Thomas Edison. Kompanitë e shërbimit akoma shpërblehen kur klientët e tyre humbin energji. Por ata duhet të shpërblehen për ndihmën qe u japin klientëve për të kursyer. Por kjo histori nuk është shumë për përdorimin e energjisë nëpër shtëpi. Hidhini një sy, Prius-it. Eshtë efikas jo vetëm sepse Toyota ka investuar në shkencën e materialeve por sepse kanë investuar në shkencën e sjelljes. Tabela që i tregon shoferëve se sa shumë energji po kursejnë ne kohë reale i bën ish demonët e shpejtësisë të drejtojnë makinë me një kujdes gjyshërish. E cila na sjell përsëri tek Harriet. E takuam gjatë pushimeve tona të para familjare. Ajo erdhi për të pershëndetur vajzën time të vogël, dhe u gëzua qe emri i vajzës time ishte gjithashtu Harriet. Ajo më pyeti se me se merresha në jetë, dhe i thash qe punoj me kompani shërbimi për të ndihmuar njerëzit të kursejnë energji. Ishte momenti qe asaj ju hapën sytë, Më pa, dhe më tha, "Ti je personi me të cilin une dua të flas. Para dy javësh, unë dhe bashkëshorti im morëm një letër në postë nga kompania jonë e shërbimit e cila na tregonte se ne perdornim dyfishin e energjisë te fqinjëve tane" (të qeshura) "Dhe gjatë dy javët e fundit, e vetmja gjë që ne mendojmë, flasim ose dhe debatojmë, është se cfarë mund të bëjmë për të kursyer energji. Ne bëmë gjithcka cfarë na tregonte letra, por përsëri une e di se mund të ketë akoma. Tani ndodhem ketu me një ekspert të vërtetë. Më thuaj. Cfarë mund të bëj une për të kursyer energji?" Ka shume ekspert, të cilët mund ta ndihmojnë Harriet të mari një pergjigje. Por qëllimi im është të sigurohemi që të gjithë e kerkojmë atë. Faleminderit (Duartrokitje)