Kam qenë në klasën e 8-të kur kam mësuar të programoj. Se pari kam mësuar si të krijoj një rreth të gjelbër dhe një katror të kuq në ekran. Ju vetëm sa i keni mësuar këto, dhe nuk ka shumë prej tyre dhe eventualisht mund të arrini pikën ku mund të bëni çfarë do që doni. Shkenca Kompjuterike është shumë e lidhur me mënyrën se si funksionon dhe se si mendon një kompjuter në mënyrë që ta mësoni të bëjë gjëra të reja. Këto ditë, ajo se çka mund të bëni me shkenca kompjuterike është mahnitëse. Mendoj se është gjëja më e afërt që kemi ndaj fuqive mbinatyrore. {Tayna: Nxënëse e shkencave kompjuterike} në orën e ardhshme do të luajmë një lojë e cila do t'u mësoj konceptet bazike të programimit. Zakonisht programimi është i gjithi në tekst mirëpo ne do ta përdorim Blockly, i cili përdor blloqe të zakonshme të cilat mund t'i tërhiqni për të shkruar programe. Ju prap se prap jeni duke krijuar kod. Për të filluar ne do të ndërtojmë një kod për një program i cili do të ndihmojë angry bird të lëvizë përmes labirintit për të arritur tek derri i cili i ka vjedhur vezët. Blockly ndahet në tri pjesë kryesore. Në anën e majtë është rruga e zogut ku programi do të ekzekutohet. Udhëzimet për secilin nivel janë të shkruara me poshtë labirintit. Pjesa e mesme është kutia e blloqeve dhe secili nga këto blloqe është një komandë të cilën zogu mund ta kuptojë. Hapësira e bardhë në anën e djathtë quhet hapësira e punës, dhe në këtë pjesë e ndërtojmë programin tonë. Nëse e tërheq bllokun "move" në hapësirën e punës dhe e shtyp butonin "run, çfarë do të ndodhë? Zogu do të lëviz përpara në kuti. Dhe çka nëse zogu duhet të bëjë diçka pasi të ketë lëvizur përpara në kuti? Mund të shtoj një tjetër bllok në program. Do ta zgjedh bllokun "turn right" dhe t'a tërheq përfundi. bllokut "my move" derisa të shfaqet shigjeta e verdhë dhe pastaj do t'a lëshoj dhe dy blloqet do të lidhen se bashku. Kur e shtyp "run" përsëri, zogu do të performojë komandat që janë parashikuar pra nga larte poshtë, në hapësirën e punës. Nëse keni dëshirë të fshini ndonjë bllok vetëm tërheqeni tek shporta e mbeturinave Pasi të keni shtypur "run", ju mund të shtypni butonin "reset" për të kthyer zogun tek fillimi. Tani, le t'i marrim ata derra!