[K. Sargsyan] Fillova të përkthej fjalimet e TED mbasi pashë fjalimin e William Kamkwamba si të realizosh ëndrrat. Bisedova rreth asaj me djalin tim. Ai s'po më besonte. Dhe tha, "Po ai la shkollën." "Nuk mund të dijë anglisht. Si mund ta bënte këtë?" Thashë, "Do ta përkthej këtë." "Dua që ai të lëxoje çdo fjalë." [W. Davis] Gjuha nuk është vetëm një trup fjalori ose vendosje rregullash gramatikore. Gjuha është shkëlqim i shpirtit të njeriut. Eshte një mjet nëpërmjet të cilës hyn në botën materiale shpirti i çdo kulture të vecante. Çdo gjë që bëjmë në TED udhëhiqet nga i njëjti mision që është shpërndarja e ideve. Dhe nëse objektivi është shpërndarja e ideve, në një pikë të caktuar ndesheni në faktin që ju po flisni vetëm në anglisht. Rrënja e asaj që bëjmë ka te bëjë me lidhjen. Është një numër i madh njerëzish që janë pjesë e krijimit të një të ardhmje më të mirë për të gjithë. Do te ishte jashte mendjes të mos i përfshish. [K. Aparta] Unë u shkrova, që këto fjalime duhet të kenë titra per të shurdhët, dhe po ashtu përkthime për njerëzit nga vendet e tjera. Duhet të ketë ndonjë njeri që është shumë i pasionuar pas një fjalimi të vecantë, qe i do titrat edhe ne gjuhën e vet. Fillimisht, nisa te perkthej për motrën time. Ajo banon me prindërit e mi në një qytet shumë të vogël, në vendin tim Kazakistan. Dhe s'ka shumë mundësi të eksplorojë botën. Por më vonë, kuptova, qe s'ishte vetëm familja ime. Kushdo që flet uzbekisht do përfitonte nga kjo. [M. Pagel] Ashtu si krahët e hapur, lejojnë zogjtë të fluturojnë gjuha lejon bashkëpunimin në marrëdhëniet njerëzore. Të gjithë folësit tanë, jane ne majat e fushave të tyre dhe si rrjedhim në shkallët e epërme te gjuhës, shume nga termat që përdorin nuk gjenden në fjalore. Ne fakt qe të perkthesh saktë një fjalim të TED-it duhet bërë shumë hulumtim. Në varësi sesa teknik është, dhe sa fjalë duhet të kërkosh, mund të shkojë deri në 10 ore. Une shkoj e lexoj rreth folësit, per librat e tij, që të kem të gjithë kontekstin. Në sajë të këtij komunitetit të përkthyesve, ne papritur kemi mundësinë të gjejmë idete më të mëdha që vijnë nga folësit në çdo gjuhë e t'i sjellim ato në botën anglisht-folëse e më tutje, e t'u tregojmë atyre që s'ka asgjë më porozë se kufijtë dhe që idetë nuk kanë kufij. Unë përkthej sepse dua që më shume njerëz të kenë qasje ndaj këtyre ideve. Është një akt bujarie nga shumë njerëz thjesht të shkëmbejnë dijet. Te frymezojnë njerëzit, t'u jape shprese disa njerëzve. Kjo ndryshon shume gjëra në botë.