[K. Sargsyan]
Fillova të përkthej fjalimet e TED
mbasi pashë fjalimin e William Kamkwamba si të realizosh ëndrrat.
Bisedova rreth asaj me djalin tim.
Ai s'po më besonte.
Dhe tha, "Po ai la shkollën."
"Nuk mund të dijë anglisht.
Si mund ta bënte këtë?"
Thashë, "Do ta përkthej këtë."
"Dua që ai të lëxoje çdo fjalë."
[W. Davis] Gjuha nuk është vetëm një trup fjalori
ose vendosje rregullash gramatikore.
Gjuha është shkëlqim
i shpirtit të njeriut.
Eshte një mjet nëpërmjet të cilës
hyn në botën materiale
shpirti i çdo kulture të vecante.
Çdo gjë që bëjmë në TED
udhëhiqet nga i njëjti mision
që është shpërndarja e ideve.
Dhe nëse objektivi është shpërndarja e ideve,
në një pikë të caktuar
ndesheni në faktin
që ju po flisni vetëm në anglisht.
Rrënja e asaj që bëjmë
ka te bëjë me lidhjen.
Është një numër i madh njerëzish
që janë pjesë
e krijimit të një të ardhmje më të mirë për të gjithë.
Do te ishte jashte mendjes të mos i përfshish.
[K. Aparta] Unë u shkrova,
që këto fjalime
duhet të kenë titra per të shurdhët,
dhe po ashtu përkthime
për njerëzit nga vendet e tjera.
Duhet të ketë ndonjë njeri
që është shumë i pasionuar
pas një fjalimi të vecantë,
qe i do titrat
edhe ne gjuhën e vet.
Fillimisht, nisa te perkthej
për motrën time.
Ajo banon me prindërit e mi
në një qytet shumë të vogël,
në vendin tim Kazakistan.
Dhe s'ka shumë mundësi
të eksplorojë botën.
Por më vonë, kuptova,
qe s'ishte vetëm familja ime.
Kushdo që flet uzbekisht
do përfitonte nga kjo.
[M. Pagel] Ashtu si krahët e hapur,
lejojnë zogjtë të fluturojnë
gjuha lejon bashkëpunimin
në marrëdhëniet njerëzore.
Të gjithë folësit tanë,
jane ne majat e fushave të tyre
dhe si rrjedhim në shkallët e epërme te gjuhës,
shume nga termat që përdorin
nuk gjenden në fjalore.
Ne fakt qe të perkthesh saktë një fjalim
të TED-it duhet bërë shumë hulumtim.
Në varësi sesa teknik është,
dhe sa fjalë duhet të kërkosh,
mund të shkojë deri në 10 ore.
Une shkoj e lexoj rreth folësit,
per librat e tij,
që të kem të gjithë kontekstin.
Në sajë të këtij komunitetit të përkthyesve,
ne papritur kemi mundësinë
të gjejmë idete më të mëdha
që vijnë nga folësit në çdo gjuhë
e t'i sjellim ato në
botën anglisht-folëse
e më tutje,
e t'u tregojmë atyre që s'ka asgjë
më porozë se kufijtë
dhe që idetë nuk kanë kufij.
Unë përkthej sepse dua që më shume njerëz
të kenë qasje ndaj këtyre ideve.
Është një akt bujarie
nga shumë njerëz
thjesht të shkëmbejnë dijet.
Te frymezojnë njerëzit,
t'u jape shprese disa njerëzve.
Kjo ndryshon shume gjëra në botë.