1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Bota është duke ndryshuar 2 00:00:02,000 --> 00:00:05,000 me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. 3 00:00:05,000 --> 00:00:07,000 Nëse shikoni lart në tabelë, 4 00:00:07,000 --> 00:00:09,000 do të shihni se në vitin 2025, 5 00:00:09,000 --> 00:00:11,000 këto parashikime nga Goldman Sachs 6 00:00:11,000 --> 00:00:13,000 sugjerojnë se ekonomia kineze 7 00:00:13,000 --> 00:00:16,000 do të jetë pothuajse aq e madhe sa ekonomia amerikane. 8 00:00:16,000 --> 00:00:19,000 Dhe nëse shikoni në tabelën 9 00:00:19,000 --> 00:00:21,000 për vitin 2050, 10 00:00:21,000 --> 00:00:24,000 është parashikuar se ekonomia kineze 11 00:00:24,000 --> 00:00:27,000 do të jetë dy herë më e madhe se ekonomia amerikane, 12 00:00:27,000 --> 00:00:29,000 ndërsa ekonomia indiane do të jetë pothuajse e njëjtë 13 00:00:29,000 --> 00:00:32,000 me atë amerikane. 14 00:00:32,000 --> 00:00:34,000 Dhe ne duhet ta kemi parasysh 15 00:00:34,000 --> 00:00:36,000 se këto parashikime janë bërë 16 00:00:36,000 --> 00:00:39,000 para krizës financiare Perëndimore. 17 00:00:39,000 --> 00:00:41,000 Dy javë më parë, 18 00:00:41,000 --> 00:00:43,000 po shihja parshikimet e fundit 19 00:00:43,000 --> 00:00:45,000 nga BNP Paribas 20 00:00:45,000 --> 00:00:48,000 për atë se kur Kina 21 00:00:48,000 --> 00:00:50,000 do të ketë ekonominë më të madhe 22 00:00:50,000 --> 00:00:52,000 se Amerika. 23 00:00:52,000 --> 00:00:56,000 Parashikimi i Goldman Sachs ishte viti 2027. 24 00:00:56,000 --> 00:00:59,000 Kurse tani pas krizës parashikohet 25 00:00:59,000 --> 00:01:02,000 viti 2020. 26 00:01:02,000 --> 00:01:04,000 Kjo është vetëm një dekadë larg. 27 00:01:04,000 --> 00:01:08,000 do të ndryshojë botën 28 00:01:08,000 --> 00:01:11,000 në dy aspekte kryesore. 29 00:01:11,000 --> 00:01:13,000 Para së gjithash, 30 00:01:13,000 --> 00:01:15,000 Kina është një vend gjigant në zhvillim 31 00:01:15,000 --> 00:01:19,000 me një popullsi prej 1.3 miliard njerëz, 32 00:01:19,000 --> 00:01:22,000 e cila për më shumë se 30 vjet 33 00:01:22,000 --> 00:01:24,000 me rreth 10 për qind në vit. 34 00:01:24,000 --> 00:01:26,000 Dhe brenda një dekade, 35 00:01:26,000 --> 00:01:30,000 ajo do të ketë ekonominë më të madhe në botë. 36 00:01:30,000 --> 00:01:33,000 Asnjëherë më parë në epokën moderne, 37 00:01:33,000 --> 00:01:36,000 ekonomia më e madhe në botë 38 00:01:36,000 --> 00:01:38,000 nuk ka qenë ajo e një vendi në zhvillim, 39 00:01:38,000 --> 00:01:41,000 por e një vendi të zhvilluar. 40 00:01:42,000 --> 00:01:44,000 Poashtu, 41 00:01:44,000 --> 00:01:46,000 për herë të parë në epokën moderne, 42 00:01:46,000 --> 00:01:48,000 vendi dominues në botë -- 43 00:01:48,000 --> 00:01:51,000 që unë mendoj se do të jetë Kina -- 44 00:01:51,000 --> 00:01:54,000 nuk do të jetë nga Perëndimi, 45 00:01:54,000 --> 00:01:58,000 por do të jetë një vend me zanafillë të civilizimit shumë të ndryshme. 46 00:01:58,000 --> 00:02:02,000 Tani, unë e di se është një supozim i përhapur në Perëndim 47 00:02:02,000 --> 00:02:05,000 se vendet që janë në modernizim e sipër, 48 00:02:05,000 --> 00:02:07,000 ato poashtu konsiderohen edhe Perëndimore. 49 00:02:07,000 --> 00:02:09,000 Ky është një iluzion. 50 00:02:09,000 --> 00:02:11,000 Është një supozim se modernizmi 51 00:02:11,000 --> 00:02:14,000 është thjesht një produkt i konkurrencës, tregjeve, dhe teknologjisë. 52 00:02:14,000 --> 00:02:16,000 Por nuk është ashtu; modernizimi poashtu definohet edhe nga 53 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 historia e kultura. 54 00:02:18,000 --> 00:02:21,000 Kina nuk është si Perëndimi, 55 00:02:21,000 --> 00:02:24,000 dhe nuk do të bëhet si Perëndimi. 56 00:02:24,000 --> 00:02:26,000 Ajo do të mbetet në aspekte shumë thelbësore 57 00:02:26,000 --> 00:02:28,000 shumë e ndryshme 58 00:02:28,000 --> 00:02:31,000 Tani pikëpyetja qëndron në atë se 59 00:02:31,000 --> 00:02:33,000 si mund ta kuptojmë Kinën. 60 00:02:33,000 --> 00:02:35,000 Si duhet të përpiqemi të kuptojmë se çfarë është Kina? 61 00:02:35,000 --> 00:02:38,000 Dhe problemi i madh që kemi tani në Perëndim 62 00:02:38,000 --> 00:02:40,000 është se qasja konvencionale 63 00:02:40,000 --> 00:02:42,000 është që ne e kuptojmë atë në aspekte Perëndimore, 64 00:02:42,000 --> 00:02:45,000 duke përdorur idetë Perëndimore. 65 00:02:45,000 --> 00:02:47,000 Ne nuk mund ta bëjmë këtë. 66 00:02:47,000 --> 00:02:49,000 Tani, unë dua t’ju ofroj 67 00:02:49,000 --> 00:02:51,000 tre fakte 68 00:02:51,000 --> 00:02:54,000 për t’u përpjekur ta kuptojmë se çfarë është Kina -- 69 00:02:54,000 --> 00:02:56,000 sa për fillim. 70 00:02:56,000 --> 00:02:58,000 E para është kjo, 71 00:02:58,000 --> 00:03:01,000 se Kina në realitet nuk është një komb-shtet. 72 00:03:01,000 --> 00:03:03,000 , e ka quajtur veten komb-shtet 73 00:03:03,000 --> 00:03:05,000 100 vitet e fundit. 74 00:03:05,000 --> 00:03:07,000 Por të gjithë ata që dinë diçka rreth Kinës 75 00:03:07,000 --> 00:03:09,000 e dinë se është shumë më e vjetër se aq. 76 00:03:09,000 --> 00:03:12,000 Kjo ishte se si dukej Kina me fitoren e dinastisë Qin 77 00:03:12,000 --> 00:03:15,000 në 221 p.e.s. në përfundim të periudhës së shteteve ndërluftuese -- 78 00:03:15,000 --> 00:03:17,000 lindja e Kinës moderne. 79 00:03:17,000 --> 00:03:20,000 Dhe ju mund ta shihni këtë kundrejt kufijve të Kinës moderne. 80 00:03:20,000 --> 00:03:22,000 Ose menjëherë më pas, dinastia Han, 81 00:03:22,000 --> 00:03:24,000 prapë 2000 vjet më parë. 82 00:03:24,000 --> 00:03:26,000 Mund të shihni se kjo tashmë zë pjesën më të madhe 83 00:03:26,000 --> 00:03:28,000 të asaj që ne tani e njohim si Kina Lindore, 84 00:03:28,000 --> 00:03:31,000 ku kanë jetuar atëherë dhe jetojnë sot 85 00:03:31,000 --> 00:03:33,000 pjesa më e madhe e kinezëve. 86 00:03:33,000 --> 00:03:35,000 Tani çfarë është e jashtëzakonshme në lidhje me këtë 87 00:03:35,000 --> 00:03:38,000 është se ajo që i jep Kinës sensin e të qënit Kinë, 88 00:03:38,000 --> 00:03:41,000 dhe ajo që i jep kinezëve 89 00:03:41,000 --> 00:03:44,000 sensin e të qënit kinez, 90 00:03:44,000 --> 00:03:46,000 vjen jo nga njëqind vitet e fundit, 91 00:03:46,000 --> 00:03:48,000 jo nga periudha e komb-shtetit, 92 00:03:48,000 --> 00:03:51,000 e cila është ajo që ka ndodhur në Perëndim, 93 00:03:51,000 --> 00:03:53,000 por nga periudha 94 00:03:53,000 --> 00:03:55,000 e shtetit të civilizimit. 95 00:03:55,000 --> 00:03:58,000 Unë jam duke menduar këtu, për shembull, 96 00:03:58,000 --> 00:04:01,000 për kultet e paraardhësve, 97 00:04:01,000 --> 00:04:04,000 për një nocion shumë të veçantë për shtetin, 98 00:04:04,000 --> 00:04:07,000 gjithashtu, një nocion shumë të veçantë për familjen, 99 00:04:07,000 --> 00:04:09,000 marrëdhëniet shoqërore si guanxi (lidhjet personale), 100 00:04:09,000 --> 00:04:11,000 vlerat konfuciane dhe kështu me radhë. 101 00:04:11,000 --> 00:04:13,000 Këto të gjitha vijnë 102 00:04:13,000 --> 00:04:16,000 nga periudha e shtetit të civilizimit. 103 00:04:16,000 --> 00:04:19,000 Me fjalë të tjera, Kina, ndryshe nga shtetet perëndimore dhe shumica e vendeve në botë, 104 00:04:19,000 --> 00:04:22,000 është e definuar nga sensi i saj i civilizimit, 105 00:04:22,000 --> 00:04:24,000 ekzistencën e saj si një shtet civilizimimi, 106 00:04:24,000 --> 00:04:26,000 e jo si një komb-shtet. 107 00:04:26,000 --> 00:04:29,000 Dhe këtu ka edhe diçka për të shtuar, dhe kjo është: 108 00:04:29,000 --> 00:04:31,000 Natyrisht, ne e dimë se Kina është e madhe, gjigante, 109 00:04:31,000 --> 00:04:34,000 demografikisht dhe gjeografikisht, 110 00:04:34,000 --> 00:04:37,000 me një popullsi prej 1.3 miliard njerëz. 111 00:04:37,000 --> 00:04:40,000 Ajo që ne shpesh nuk e dimë 112 00:04:40,000 --> 00:04:42,000 është fakti 113 00:04:42,000 --> 00:04:44,000 se Kina është jashtëzakonisht diverze 114 00:04:44,000 --> 00:04:46,000 dhe shumë pluraliste, 115 00:04:46,000 --> 00:04:48,000 dhe në shumë mënyra shumë e decentralizuar. 116 00:04:48,000 --> 00:04:51,000 Nuk mund ta udhëheqësh një vend të kësaj shkalle nga Pekini, 117 00:04:51,000 --> 00:04:54,000 edhe pse ne mendojmë që kështu ndodh. 118 00:04:54,000 --> 00:04:57,000 Por nuk është ashtu. 119 00:04:58,000 --> 00:05:00,000 Pra, kjo është Kina, më tepër një shtet civilizimi 120 00:05:00,000 --> 00:05:02,000 sesa një komb-shtet. 121 00:05:02,000 --> 00:05:04,000 Dhe çfarë do të thotë kjo? 122 00:05:04,000 --> 00:05:06,000 Unë mendoj se kjo ka përplot implikime të thella. 123 00:05:06,000 --> 00:05:08,000 Do t’u jap dy të shkurta. 124 00:05:08,000 --> 00:05:10,000 E para është se 125 00:05:10,000 --> 00:05:14,000 vlera më e rëndësishme politike për kinezët 126 00:05:14,000 --> 00:05:16,000 është uniteti, 127 00:05:16,000 --> 00:05:18,000 është ruajtja 128 00:05:18,000 --> 00:05:20,000 e civilizimit kinez. 129 00:05:20,000 --> 00:05:23,000 Ju e dini Evropën, 2000 vjet më parë: 130 00:05:23,000 --> 00:05:26,000 dobësimi, ndarja e Perandorisë së Shenjtë Romake [Perandoria Romake]. 131 00:05:26,000 --> 00:05:29,000 U nda, dhe ka mbetur e ndarë që atëherë. 132 00:05:29,000 --> 00:05:31,000 Kina, në të njëjtën kohë, 133 00:05:31,000 --> 00:05:33,000 shkoi në drejtim krejtësisht të kundërt, 134 00:05:33,000 --> 00:05:36,000 duke mbajtur me shumë mundime këtë civilizim të madh, 135 00:05:36,000 --> 00:05:39,000 shteti civilizimi, të bashkuar. 136 00:05:39,000 --> 00:05:41,000 E dyta 137 00:05:41,000 --> 00:05:43,000 është ndoshta më e qartë, 138 00:05:43,000 --> 00:05:45,000 Hong Kongu. 139 00:05:45,000 --> 00:05:48,000 A ju kujtohet dorëzimi i Hong Kongut 140 00:05:48,000 --> 00:05:50,000 që i është bërë Kinës nga ana e Britanisë në vitin 1997? 141 00:05:50,000 --> 00:05:52,000 Ndoshta ju kujtohet 142 00:05:52,000 --> 00:05:54,000 çfarë ishte propozimi kushtetues kinez. 143 00:05:54,000 --> 00:05:56,000 Një shtet, dy sisteme. 144 00:05:56,000 --> 00:05:58,000 Dhe unë vë bast 145 00:05:58,000 --> 00:06:00,000 që rallë kush në Perëndim do ta besonte. 146 00:06:00,000 --> 00:06:02,000 "Një fasadë. 147 00:06:02,000 --> 00:06:04,000 Kur Kina ta marri në dorë Hong Kongun, 148 00:06:04,000 --> 00:06:06,000 kjo nuk do të ndodhë." 149 00:06:06,000 --> 00:06:08,000 Edhe pas 13 vitesh, 150 00:06:08,000 --> 00:06:10,000 sistemit politik dhe juridik në Hong Kong 151 00:06:10,000 --> 00:06:13,000 vazhdon të jetë edhe sot po aq i ndryshëm ishte në vitin 1997. 152 00:06:13,000 --> 00:06:16,000 Ne kishim gabuar. Përse kemi gabuar? 153 00:06:16,000 --> 00:06:19,000 Ne kishim gabuar, sepse kemi menduar, natyrisht, 154 00:06:19,000 --> 00:06:21,000 në aspektin e komb-shtetit. 155 00:06:21,000 --> 00:06:23,000 Mendoni për bashkimin e Gjermanisë, më 1990. 156 00:06:23,000 --> 00:06:25,000 Çfarë ka ndodhi? 157 00:06:25,000 --> 00:06:27,000 Në esencë Lindja u gëlltit nga Perëndimi. 158 00:06:27,000 --> 00:06:29,000 Një komb, një sistem. 159 00:06:29,000 --> 00:06:32,000 Ky është mentaliteti i komb-shtetit. 160 00:06:32,000 --> 00:06:35,000 Por nuk mund ta udhëheqësh një vend si Kina, 161 00:06:35,000 --> 00:06:37,000 një shtet civilizimi, 162 00:06:37,000 --> 00:06:40,000 duke u bazuar në një civilizim, një sistem. 163 00:06:40,000 --> 00:06:42,000 Nuk funksionon ashtu. 164 00:06:42,000 --> 00:06:45,000 Prandaj, në realitet, reagimi i Kinës 165 00:06:45,000 --> 00:06:47,000 ndaj çështjes së Hong Kongut -- 166 00:06:47,000 --> 00:06:49,000 siç do të jetë edhe ndaj çështjes së Tajvanit -- 167 00:06:49,000 --> 00:06:51,000 ishte një reagim i natyrshëm: 168 00:06:51,000 --> 00:06:54,000 një civilizim, shumë sisteme. 169 00:06:54,000 --> 00:06:56,000 Më lejoni t’u jap edhe një fakt tjetër 170 00:06:56,000 --> 00:06:58,000 që të përpiqemi ta kuptojmë Kinën -- 171 00:06:58,000 --> 00:07:01,000 ndoshta jo aq të këndshëm. 172 00:07:01,000 --> 00:07:03,000 Kinezët, për dallim nga shumë shtete tjera, 173 00:07:03,000 --> 00:07:05,000 kanë një konceptim shumë, shumë të ndryshëm 174 00:07:05,000 --> 00:07:08,000 sa i përket racës. 175 00:07:08,000 --> 00:07:10,000 A e dini se, 176 00:07:10,000 --> 00:07:13,000 nga 1.3 miliard kinez, 177 00:07:13,000 --> 00:07:15,000 mbi 90 për qind e tyre 178 00:07:15,000 --> 00:07:18,000 mendojnë se ata i përkasin të njëjtës racë, 179 00:07:18,000 --> 00:07:20,000 Han. 180 00:07:20,000 --> 00:07:22,000 Tani kjo është krejtësisht ndryshe 181 00:07:22,000 --> 00:07:25,000 nga vendet tjera më të populluara të botës. 182 00:07:25,000 --> 00:07:27,000 India, SHBA-të, 183 00:07:27,000 --> 00:07:30,000 Indonezia, Brazili -- 184 00:07:30,000 --> 00:07:33,000 që të gjitha janë multiracore. 185 00:07:33,000 --> 00:07:36,000 Kinezët nuk ndjehen ashtu. 186 00:07:36,000 --> 00:07:38,000 Në fak, shkalla e multiracizmit në Kinë 187 00:07:38,000 --> 00:07:41,000 është minimale. 188 00:07:41,000 --> 00:07:43,000 Dhe pyetja është, pse? 189 00:07:43,000 --> 00:07:45,000 Në esencë, unë mendoj se 190 00:07:45,000 --> 00:07:48,000 arsyeja përsëri na kthen tek shteti i civilizimit. 191 00:07:48,000 --> 00:07:51,000 Një histori e së paku 2,000 viteve, 192 00:07:51,000 --> 00:07:53,000 një histori e pushtimit, nënshtrimit, 193 00:07:53,000 --> 00:07:55,000 unifikimit, asimilimit dhe kështu me radhë, 194 00:07:55,000 --> 00:07:57,000 çoi në një proces përmes së cilit, 195 00:07:57,000 --> 00:08:00,000 me kalimin e kohës, lindi nocioni Han -- 196 00:08:00,000 --> 00:08:02,000 natyrisht, duke u zhvilluar 197 00:08:02,000 --> 00:08:05,000 zhvilluar nga një ndjenjë shumë e fuqishme 198 00:08:05,000 --> 00:08:08,000 e identitetit kulturor. 199 00:08:08,000 --> 00:08:11,000 Tani, përparësia e madhe e kësaj përvoje historike 200 00:08:11,000 --> 00:08:15,000 ka qenë se, pa Hanët, 201 00:08:15,000 --> 00:08:17,000 Kina nuk do të mund të qëndronte e bashkuar. 202 00:08:17,000 --> 00:08:20,000 Identiteti Han ka qenë çimento 203 00:08:20,000 --> 00:08:23,000 që e ka mbajtur këtë vend të bashkuar. 204 00:08:23,000 --> 00:08:25,000 Disavantazhi i madh i saj 205 00:08:25,000 --> 00:08:27,000 është që Hanët kanë një konceptim shumë të kufizuar 206 00:08:27,000 --> 00:08:29,000 të dallimeve kulturore. 207 00:08:29,000 --> 00:08:32,000 Ata me të vërtetë besojnë 208 00:08:32,000 --> 00:08:34,000 në superioritetin e tyre, 209 00:08:34,000 --> 00:08:36,000 dhe nuk i respektojnë 210 00:08:36,000 --> 00:08:38,000 ata që nuk janë Hanë. 211 00:08:38,000 --> 00:08:40,000 Si për shembull, qëndrimi i tyre 212 00:08:40,000 --> 00:08:43,000 ndaj Ujgurëve dhe të Tibetianëve. 213 00:08:44,000 --> 00:08:46,000 Ose më lejoni t'ua jap faktin e tretë, 214 00:08:46,000 --> 00:08:48,000 shteti kinez. 215 00:08:48,000 --> 00:08:50,000 Tani, marrëdhëniet 216 00:08:50,000 --> 00:08:53,000 në mes të shtetit dhe shoqërisë në Kinë 217 00:08:53,000 --> 00:08:56,000 janë shumë të ndryshme nga ato në Perëndim. 218 00:08:57,000 --> 00:08:59,000 Ne në Perëndim 219 00:08:59,000 --> 00:09:01,000 më tepër mendojmë -- të paktën aktualisht -- 220 00:09:01,000 --> 00:09:05,000 se autoriteti dhe legjitimiteti i shtetit 221 00:09:05,000 --> 00:09:08,000 është funksion i demokracisë. 222 00:09:08,000 --> 00:09:10,000 Problemi me këtë pohim është 223 00:09:10,000 --> 00:09:14,000 se shteti kinez 224 00:09:14,000 --> 00:09:16,000 gëzon më shumë legjitimitet 225 00:09:16,000 --> 00:09:18,000 dhe më shumë autoritet 226 00:09:18,000 --> 00:09:21,000 në mesin e kinezëve 227 00:09:21,000 --> 00:09:23,000 sesa 228 00:09:23,000 --> 00:09:26,000 në çdo shtet tjetër Perëndimor. 229 00:09:27,000 --> 00:09:29,000 Dhe arsyeja për këtë 230 00:09:29,000 --> 00:09:31,000 është sepse -- 231 00:09:31,000 --> 00:09:33,000 mendoj që në fakt janë dy arsye. 232 00:09:33,000 --> 00:09:35,000 Dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë, 233 00:09:35,000 --> 00:09:38,000 sepse sipas nesh, kinezët sigurisht që nuk kanë demokraci. 234 00:09:38,000 --> 00:09:40,000 Dhe arsyeja për këtë është, 235 00:09:40,000 --> 00:09:43,000 së pari, sepse shteti në Kinë 236 00:09:43,000 --> 00:09:46,000 është shumë i veçantë -- 237 00:09:46,000 --> 00:09:48,000 gëzon një rëndësi shumë të veçantë 238 00:09:48,000 --> 00:09:50,000 si përfaqësues, 239 00:09:50,000 --> 00:09:53,000 personifikues dhe mbrojtës 240 00:09:53,000 --> 00:09:55,000 i civilizimit kinez, 241 00:09:55,000 --> 00:09:58,000 i shtetit të civilizimit. 242 00:09:58,000 --> 00:10:00,000 Kjo është aq sa mund të marri Kina 243 00:10:00,000 --> 00:10:03,000 një lloj roli spiritual. 244 00:10:04,000 --> 00:10:06,000 Dhe arsyeja e dytë është sepse, 245 00:10:06,000 --> 00:10:08,000 përderisa në Evropë 246 00:10:08,000 --> 00:10:10,000 dhe Amerikën e Veriut, 247 00:10:10,000 --> 00:10:13,000 fuqia e shtetit është sfiduar vazhdimisht -- 248 00:10:13,000 --> 00:10:15,000 dua të them në traditën evropiane 249 00:10:15,000 --> 00:10:17,000 historikisht kundër kishës, 250 00:10:17,000 --> 00:10:19,000 ndaj shtresave të tjera të aristokracisë, 251 00:10:19,000 --> 00:10:21,000 ndaj tregtarëve dhe kështu me radhë -- 252 00:10:21,000 --> 00:10:23,000 për 1,000 vjet, 253 00:10:23,000 --> 00:10:25,000 fuqia e shtetit kinez 254 00:10:25,000 --> 00:10:27,000 nuk ka qenë e sfiduar. 255 00:10:27,000 --> 00:10:30,000 Ajo nuk kishte asnjë rival serioz. 256 00:10:31,000 --> 00:10:33,000 Kështu që ju mund të shihni 257 00:10:33,000 --> 00:10:37,000 se mënyra se si është ndërtuar fuqia në Kinë 258 00:10:37,000 --> 00:10:39,000 është shumë e ndryshme nga përvoja jonë 259 00:10:39,000 --> 00:10:42,000 në historinë Perëndimore. 260 00:10:42,000 --> 00:10:44,000 Rezultati është 261 00:10:44,000 --> 00:10:48,000 se kinezët kanë perceptim shumë të ndryshëm për shtetin. 262 00:10:49,000 --> 00:10:52,000 Përderisa ne e shohim si ndërhyrës, 263 00:10:52,000 --> 00:10:55,000 të huaj, 264 00:10:55,000 --> 00:10:57,000 sigurisht një organ 265 00:10:57,000 --> 00:11:00,000 kompetencat e të cilit duhet të limitohen 266 00:11:00,000 --> 00:11:02,000 ose të definohen dhe të kufizohen, 267 00:11:02,000 --> 00:11:04,000 kinezët aspak nuk e shohin shtetin si të tillë. 268 00:11:04,000 --> 00:11:07,000 Kinezët e shohin shtetin 269 00:11:07,000 --> 00:11:10,000 si të afërt – faktikisht jo vetëm si të afërt, 270 00:11:10,000 --> 00:11:12,000 si një anëtar të familjes -- 271 00:11:12,000 --> 00:11:14,000 në fakt jo vetëm si një anëtar të familjes, 272 00:11:14,000 --> 00:11:16,000 por si kreun e familjes, 273 00:11:16,000 --> 00:11:18,000 patriarkun e familjes. 274 00:11:18,000 --> 00:11:21,000 Kjo është perspektiva e kinezëve për shtetin -- 275 00:11:21,000 --> 00:11:23,000 shumë, shumë e ndryshme nga ajo e jona. 276 00:11:23,000 --> 00:11:26,000 Është e ngulitur në shoqëri në një mënyrë tjetër 277 00:11:26,000 --> 00:11:28,000 në krahasim 278 00:11:28,000 --> 00:11:30,000 me Perëndimin. 279 00:11:30,000 --> 00:11:33,000 Dhe unë do t’ju sugjeroja se në fakt ajo me çfarë kemi të bëjmë këtu 280 00:11:33,000 --> 00:11:36,000 në kontekstin kinez, 281 00:11:36,000 --> 00:11:38,000 është një lloj i ri paradigme, 282 00:11:38,000 --> 00:11:40,000 e ndryshme nga çdo gjë 283 00:11:40,000 --> 00:11:43,000 për të cilën kemi menduar në të kaluarën. 284 00:11:44,000 --> 00:11:47,000 E dimë se Kina beson në treg dhe në shtet. 285 00:11:47,000 --> 00:11:49,000 Dua të them, Adam Smith, 286 00:11:49,000 --> 00:11:52,000 që shkruante në fund të shekullit 18-të ka thënë, 287 00:11:52,000 --> 00:11:54,000 "Tregu kinez është më i madh, më i zhvilluar 288 00:11:54,000 --> 00:11:56,000 dhe më i sofistikuar 289 00:11:56,000 --> 00:11:58,000 se kudo në Evropë." 290 00:11:58,000 --> 00:12:00,000 Dhe, pavarësisht nga periudha e Maos, 291 00:12:00,000 --> 00:12:02,000 pak a shumë akoma është ashtu. 292 00:12:02,000 --> 00:12:04,000 Por ky është një kombinim 293 00:12:04,000 --> 00:12:08,000 me një shtet shumë të fortë dhe të gjithpranishëm. 294 00:12:08,000 --> 00:12:10,000 Shteti është kudo në Kinë. 295 00:12:10,000 --> 00:12:12,000 Dua të them, janë firmat udhëheqëse, 296 00:12:12,000 --> 00:12:15,000 shumica e të cilave janë ende prona publike. 297 00:12:15,000 --> 00:12:18,000 Firmat private, sado të mëdha që janë, si Lenovo, 298 00:12:18,000 --> 00:12:20,000 varen në shumë mënyra nga patronazhi i shtetit. 299 00:12:20,000 --> 00:12:22,000 Synimet për ekonominë dhe të tjera 300 00:12:22,000 --> 00:12:24,000 përcaktohen nga shteti. 301 00:12:24,000 --> 00:12:26,000 Dhe shtetit, natyrisht, autoriteti i tij, shtrihet në shumë fusha të tjera -- 302 00:12:26,000 --> 00:12:28,000 siç e dimë -- 303 00:12:28,000 --> 00:12:30,000 për shembull politika për një fëmijë të vetëm. 304 00:12:30,000 --> 00:12:33,000 Për më tepër, kjo është një traditë shumë e vjetër shtetërore, 305 00:12:33,000 --> 00:12:35,000 një traditë shumë e vjetër e artit të udhëheqjes së shtetit. 306 00:12:35,000 --> 00:12:38,000 Dua të them, nëse doni një ilustrim të kësaj, 307 00:12:38,000 --> 00:12:40,000 Muri i Madh është një. 308 00:12:40,000 --> 00:12:42,000 Por ky është një tjetër, ky është Kanali i Madh, 309 00:12:42,000 --> 00:12:44,000 i cili filloi të ndërtohej 310 00:12:44,000 --> 00:12:46,000 në shekullin e pestë para Krishtit 311 00:12:46,000 --> 00:12:48,000 dhe përfundoi 312 00:12:48,000 --> 00:12:50,000 në shekullin e 7-të pas Krishtit. 313 00:12:50,000 --> 00:12:54,000 Kanali zgjatej për 1793 kilometra, 314 00:12:54,000 --> 00:12:56,000 duke lidhur Pekinin 315 00:12:56,000 --> 00:12:59,000 me Hangzhoun dhe Shangain. 316 00:12:59,000 --> 00:13:01,000 Pra, është një histori e gjatë 317 00:13:01,000 --> 00:13:04,000 e projekteve të jashtëzakonshme infrastrukturore 318 00:13:04,000 --> 00:13:06,000 në Kinë, 319 00:13:06,000 --> 00:13:09,000 të cilat unë mendoj që na ndihmojnë të shpjegojmë atë që shohim sot, 320 00:13:09,000 --> 00:13:11,000 si p.sh. Three Gorges Dam (hidroelektrana më e madhe në botë) 321 00:13:11,000 --> 00:13:13,000 dhe shume të tjera që dëshmojnë 322 00:13:13,000 --> 00:13:15,000 kompetencën e shtetit 323 00:13:15,000 --> 00:13:17,000 në Kinë. 324 00:13:17,000 --> 00:13:20,000 Dhe ja ku kemi tre fakte 325 00:13:20,000 --> 00:13:23,000 që na lejojnë të përpiqemi ta kuptojmë ndryshimin, që është Kina -- 326 00:13:23,000 --> 00:13:26,000 shtet civilizimi 327 00:13:26,000 --> 00:13:28,000 nocioni i racës 328 00:13:28,000 --> 00:13:30,000 dhe natyrës së shtetit 329 00:13:30,000 --> 00:13:33,000 e marrëdhënies së saj me shoqërinë. 330 00:13:33,000 --> 00:13:36,000 Dhe ne akoma jemi shumë këmbëngulës, 331 00:13:36,000 --> 00:13:40,000 duke menduar se mund ta kuptojmë Kinën 332 00:13:40,000 --> 00:13:43,000 duke u nisur thjesht nga përvoja jonë Perëndimore, 333 00:13:43,000 --> 00:13:46,000 duke e shikuar atë me sy Perëndimorë, 334 00:13:46,000 --> 00:13:48,000 duke përdorur konceptet Perëndimore. 335 00:13:48,000 --> 00:13:50,000 Nëse doni ta dini pse 336 00:13:50,000 --> 00:13:53,000 ne plotësisht gabojmë rreth Kinës -- 337 00:13:53,000 --> 00:13:56,000 parashikimet tona se çfarë do të ndodhë me Kinën janë të pasakta -- 338 00:13:56,000 --> 00:14:00,000 kjo është arsyeja. 339 00:14:00,000 --> 00:14:02,000 Fatkeqësisht, unë mendoj, 340 00:14:02,000 --> 00:14:05,000 duhet të them se mendoj 341 00:14:05,000 --> 00:14:07,000 që qëndrimi ndaj Kinës 342 00:14:07,000 --> 00:14:10,000 është ai i një lloj mentaliteti Perëndimor. 343 00:14:10,000 --> 00:14:12,000 Është pak a shumë arrogant. 344 00:14:12,000 --> 00:14:14,000 Është arrogant në kuptimin 345 00:14:14,000 --> 00:14:16,000 që ne mendojmë se jemi më të mirët, 346 00:14:16,000 --> 00:14:19,000 dhe prandaj bëjmë një matje universale. 347 00:14:20,000 --> 00:14:22,000 Së dyti, është injorant. 348 00:14:22,000 --> 00:14:25,000 Ne refuzojnë që realisht ta adresojmë 349 00:14:25,000 --> 00:14:27,000 çështjen e ndryshimeve. 350 00:14:27,000 --> 00:14:29,000 E dini, është një pasazh shumë interesant 351 00:14:29,000 --> 00:14:32,000 në një libër nga Paul Cohen, historiani amerikan. 352 00:14:32,000 --> 00:14:35,000 Dhe Paul Cohen thotë 353 00:14:35,000 --> 00:14:39,000 se Perëndimi mendon për veten 354 00:14:39,000 --> 00:14:41,000 si ndoshta më kozmopolitani 355 00:14:41,000 --> 00:14:43,000 nga të gjitha kulturat tjera. 356 00:14:43,000 --> 00:14:45,000 Por nuk është ashtu. 357 00:14:45,000 --> 00:14:47,000 Në shumë mënyra, 358 00:14:47,000 --> 00:14:49,000 është më i kufizuari, 359 00:14:49,000 --> 00:14:52,000 sepse për 200 vjet, 360 00:14:52,000 --> 00:14:55,000 Perëndimi ka qenë aq dominues në botë 361 00:14:55,000 --> 00:14:57,000 sa që nuk ka qenë e nevojshme 362 00:14:57,000 --> 00:15:00,000 të kuptonte kulturat e tjera, 363 00:15:00,000 --> 00:15:02,000 civilizimet tjera. 364 00:15:02,000 --> 00:15:04,000 Sepse, në fund të fundit, 365 00:15:04,000 --> 00:15:07,000 edhe nëse me forcë, 366 00:15:07,000 --> 00:15:09,000 do të vepronte sipas mënyrës së vet. 367 00:15:09,000 --> 00:15:11,000 Ndërsa kulturat tjera -- 368 00:15:11,000 --> 00:15:14,000 faktikisht gjithë pjesa tjetër e botës -- 369 00:15:14,000 --> 00:15:17,000 të cilat kanë qenë në pozitë shumë më të dobët në krahasim me Perëndimin, 370 00:15:17,000 --> 00:15:20,000 në këtë mënyrë kanë qenë të detyruara ta kuptojnë Perëndimin, 371 00:15:20,000 --> 00:15:23,000 për shkak të pranisë së Perëndimit në shoqërimë e tyre. 372 00:15:23,000 --> 00:15:26,000 Dhe pikërisht për këtë arsye, si rezultat, 373 00:15:26,000 --> 00:15:29,000 ato janë në shumë mënyra më kozmopolitane se Perëndimi. 374 00:15:29,000 --> 00:15:31,000 Konsideroni çështjen e Azisë Lindore. 375 00:15:31,000 --> 00:15:34,000 Azia Lindore: Japonia, Korea, Kina, etj. -- 376 00:15:34,000 --> 00:15:36,000 një e treta e popullsisë së botës jeton atje, 377 00:15:36,000 --> 00:15:38,000 tani rajoni me ekonominë më të madhe në botë. 378 00:15:38,000 --> 00:15:40,000 Dhe tani unë do t'ju them, 379 00:15:40,000 --> 00:15:42,000 se Aziatikët Lindorë, njerzit nga Azia Lindore, 380 00:15:42,000 --> 00:15:44,000 kanë shumë më shumë njohuri 381 00:15:44,000 --> 00:15:46,000 rreth Perëndimit 382 00:15:46,000 --> 00:15:50,000 se Perëndimi që ka rreth Azisë Lindore. 383 00:15:50,000 --> 00:15:53,000 Tani kjo, kam frikë, se ka shumë të bëjë 384 00:15:53,000 --> 00:15:55,000 me të tanishmen. 385 00:15:55,000 --> 00:15:58,000 Sepse çfarë po ndodh? Të kthehemi te tabela në fillim -- 386 00:15:58,000 --> 00:16:00,000 te tabela e Goldman Sachs. 387 00:16:00,000 --> 00:16:02,000 Çfarë po ndodh 388 00:16:02,000 --> 00:16:05,000 është se, shumë shpejt në askektin historik, 389 00:16:05,000 --> 00:16:08,000 bota po drejtohet 390 00:16:08,000 --> 00:16:10,000 dhe po definohet, 391 00:16:10,000 --> 00:16:12,000 jo nga vendet e vjetra të zhvilluara, 392 00:16:12,000 --> 00:16:14,000 por nga pjesa e botës në zhvillim. 393 00:16:14,000 --> 00:16:16,000 Ne kemi parë këtë 394 00:16:16,000 --> 00:16:18,000 me rastin e G20-tës -- 395 00:16:18,000 --> 00:16:21,000 që shumë shpejt e uzurpoi pozitën e G7-it, 396 00:16:21,000 --> 00:16:24,000 ose G8-ës. 397 00:16:25,000 --> 00:16:28,000 Dhe nga kjo ka dy pasoja. 398 00:16:28,000 --> 00:16:30,000 Së pari, Perëndimi 399 00:16:30,000 --> 00:16:32,000 shpejt po e humb 400 00:16:32,000 --> 00:16:34,000 ndikimin e saj në botë. 401 00:16:34,000 --> 00:16:37,000 Në fakt, vitin e kaluar kishte një ilustrim dramatik të kësaj -- 402 00:16:37,000 --> 00:16:39,000 Kopenhagë, konferenca për ndryshimet klimatike. 403 00:16:39,000 --> 00:16:41,000 Evropa nuk ishte në tryezën e fundit të negociatave. 404 00:16:41,000 --> 00:16:43,000 Kur ka qenë hera e fundit kur ka ndodhur kjo? 405 00:16:43,000 --> 00:16:46,000 Unë vë bast se ishte ndoshta rreth para 200 viteve. 406 00:16:46,000 --> 00:16:49,000 Dhe kjo është ajo që do të ndodhë në të ardhmen. 407 00:16:49,000 --> 00:16:51,000 Dhe implikimi i dytë 408 00:16:51,000 --> 00:16:54,000 është se bota në mënyrë të pashmangshme, si pasojë, 409 00:16:54,000 --> 00:16:58,000 do të bëhet gjithnjë më e panjohur për ne, 410 00:16:58,000 --> 00:17:01,000 sepse ajo do të definohet nga kultura, eksperienca dhe histori 411 00:17:01,000 --> 00:17:04,000 të panjohura për ne 412 00:17:04,000 --> 00:17:06,000 dhe të largëta. 413 00:17:06,000 --> 00:17:08,000 Dhe në fund, kam frikë se – konsideroni Evropën, 414 00:17:08,000 --> 00:17:10,000 Amerika është pak më e ndryshme -- 415 00:17:10,000 --> 00:17:13,000 por evropianët, në përgjithësi, duhet të them, 416 00:17:13,000 --> 00:17:16,000 janë injorantë, 417 00:17:16,000 --> 00:17:18,000 nuk janë në dijeni 418 00:17:18,000 --> 00:17:21,000 për mënyrën se si po ndryshon bota. 419 00:17:21,000 --> 00:17:24,000 Disa njerëz - kam një mik anglez në Kinë, 420 00:17:24,000 --> 00:17:27,000 dhe ai tha, "Kontinenti është duke ecur në gjumë drejt harresës." 421 00:17:29,000 --> 00:17:31,000 Në fakt, kjo edhe mund të jetë e vërtetë, 422 00:17:31,000 --> 00:17:33,000 ndoshta është një ekzagjerim. 423 00:17:33,000 --> 00:17:36,000 Por ka një tjetër problem që lidhet me këtë -- 424 00:17:36,000 --> 00:17:39,000 se Europa është gjithnjë e më shumë larg kontaktit me botën -- 425 00:17:39,000 --> 00:17:42,000 dhe kjo është një lloj 426 00:17:42,000 --> 00:17:44,000 i humbjes së sensit për të ardhmen. 427 00:17:44,000 --> 00:17:47,000 Dua të them, Evropa dikur, natyrisht, e udhëhiqte të ardhmen 428 00:17:47,000 --> 00:17:49,000 me konfidencën e saj. 429 00:17:49,000 --> 00:17:52,000 Konsideroni shekullin e 19-të, për shembull. 430 00:17:52,000 --> 00:17:55,000 Por kjo, për fat të keq, nuk është më e vërtetë. 431 00:17:55,000 --> 00:17:58,000 Nëse doni të ndjeni të ardhmen, nëse doni të shijoni të ardhmen, 432 00:17:58,000 --> 00:18:01,000 provoni Kinën – atje ështe Konfuciusi i vjetër. 433 00:18:01,000 --> 00:18:03,000 Ky ështe një stacion hekurudhor 434 00:18:03,000 --> 00:18:05,000 siç nuk e keni parë kurrë më parë. 435 00:18:05,000 --> 00:18:07,000 As që duket si një stacion hekurudhor. 436 00:18:07,000 --> 00:18:09,000 Ky është stacioni i ri hekurudhor Guangzhou 437 00:18:09,000 --> 00:18:11,000 për trenat me shpejtësi të lartë. 438 00:18:11,000 --> 00:18:13,000 Kina tashmë ka një rrjet më të madh 439 00:18:13,000 --> 00:18:15,000 se çdo vend tjetër në botë 440 00:18:15,000 --> 00:18:19,000 dhe së shpejti do të ketë më shumë se gjithë pjesa tjetër e botës së bashku. 441 00:18:19,000 --> 00:18:21,000 Ose kini parasysh këtë: Tani kjo është një ide, 442 00:18:21,000 --> 00:18:24,000 por është një ide që do të provohet së shpejti 443 00:18:24,000 --> 00:18:26,000 në një periferi të Pekinit. 444 00:18:26,000 --> 00:18:29,000 Këtu keni një megabus, 445 00:18:29,000 --> 00:18:32,000 mbi kuvertën e sipërme bart rreth 2,000 njerëz. 446 00:18:32,000 --> 00:18:34,000 Ky mjet ecën në binarë 447 00:18:34,000 --> 00:18:36,000 në rrugë urbane, 448 00:18:36,000 --> 00:18:39,000 ndërsa makinat udhëtojnë nën të. 449 00:18:39,000 --> 00:18:42,000 Poashtu, lëvizë deri në rreth 161 kilometra në orë. 450 00:18:42,000 --> 00:18:45,000 Tani kjo është mënyra se si gjërat do të lëvizin, 451 00:18:45,000 --> 00:18:47,000 sepse Kina ka një problem shumë të veçantë, 452 00:18:47,000 --> 00:18:49,000 që është e ndryshme nga Evropa 453 00:18:49,000 --> 00:18:51,000 dhe ndryshe nga SHBA-të. 454 00:18:51,000 --> 00:18:54,000 Kina ka një numër të madh të njerëzve dhe nuk ka hapësirë. 455 00:18:54,000 --> 00:18:56,000 Dhe, kjo është një zgjidhje për problemin 456 00:18:56,000 --> 00:18:58,000 që Kina që do të ketë 457 00:18:58,000 --> 00:19:00,000 shumë, shumë, shumë qytete 458 00:19:00,000 --> 00:19:02,000 me mbi 20 milion njerëz. 459 00:19:02,000 --> 00:19:05,000 Mirë, si do doja ta përmbyllja? 460 00:19:05,000 --> 00:19:08,000 Pra, çfarë duhet të jetë qëndrimi ynë 461 00:19:08,000 --> 00:19:11,000 ndaj kësaj bote 462 00:19:11,000 --> 00:19:13,000 që ne po shohim 463 00:19:13,000 --> 00:19:15,000 se shumë shpejt po zhvillohet 464 00:19:15,000 --> 00:19:17,000 para nesh? 465 00:19:18,000 --> 00:19:21,000 Unë mendoj se do të ketë gjëra të mira nga kjo dhe gjëra të këqija. 466 00:19:21,000 --> 00:19:23,000 Por qëllimi im është t’u jap 467 00:19:23,000 --> 00:19:26,000 një perspektivë të përgjithshme mbi këtë gjë pozitive për botën. 468 00:19:28,000 --> 00:19:30,000 Për 200 vjet, 469 00:19:30,000 --> 00:19:36,000 bota është qeverisur kryesisht 470 00:19:36,000 --> 00:19:40,000 nga një pjesë e popullatës njerëzore. 471 00:19:40,000 --> 00:19:44,000 Kjo është ajo çfarë përfaqësonin Evropa dhe Amerika e Veriut. 472 00:19:44,000 --> 00:19:46,000 Ardhja e vendeve 473 00:19:46,000 --> 00:19:48,000 si Kina dhe India -- 474 00:19:48,000 --> 00:19:50,000 me 38 për qind të popullsisë botërore 475 00:19:50,000 --> 00:19:53,000 dhe të tjerave si Indonezia dhe Brazili e kështu me radhë, 476 00:19:56,000 --> 00:19:59,000 paraqet aktin e vetëm më të rëndësishëm 477 00:19:59,000 --> 00:20:01,000 të demokratizimit 478 00:20:01,000 --> 00:20:03,000 në 200 vitet e fundit. 479 00:20:03,000 --> 00:20:05,000 Civilizimet dhe kulturat, 480 00:20:05,000 --> 00:20:08,000 të cilat janë injoruar, të cilat nuk kanë pasur zë, 481 00:20:08,000 --> 00:20:10,000 të cilat nuk janë dëgjuar, të cilat ishin të panjohura, 482 00:20:10,000 --> 00:20:12,000 tani do të kenë 483 00:20:12,000 --> 00:20:15,000 një imazh tjetër në botë. 484 00:20:15,000 --> 00:20:17,000 Si humanistë, ne sigurisht duhet ta mirëpresim 485 00:20:17,000 --> 00:20:19,000 këtë transformim. 486 00:20:19,000 --> 00:20:21,000 Dhe ne do të duhet të mësojmë 487 00:20:21,000 --> 00:20:23,000 për këto civilizime. 488 00:20:23,000 --> 00:20:26,000 Kjo anije e madhe këtu 489 00:20:26,000 --> 00:20:28,000 ishte ajo që e lundroi Zheng He 490 00:20:28,000 --> 00:20:30,000 në fillim të shekullit 15-të 491 00:20:30,000 --> 00:20:32,000 gjatë udhëtimeve të tij 492 00:20:32,000 --> 00:20:35,000 rreth Detit të Kinës Jugore, Detit të Kinës Lindore 493 00:20:35,000 --> 00:20:38,000 dhe përgjatë Oqeanit Indian në Afrikën Lindore. 494 00:20:38,000 --> 00:20:42,000 Barka e vogël para saj 495 00:20:42,000 --> 00:20:44,000 ishte ajo me të cilën, 80 vjet më vonë, 496 00:20:44,000 --> 00:20:47,000 Kristofer Kolumbus kaloi Atlantikun. 497 00:20:47,000 --> 00:20:49,000 (Qeshje) 498 00:20:49,000 --> 00:20:51,000 Ose, shikoni me kujdes 499 00:20:51,000 --> 00:20:53,000 këtë rrotull mëndafshi 500 00:20:53,000 --> 00:20:56,000 të bërë nga ZhuZhou 501 00:20:56,000 --> 00:20:59,000 në 1368. 502 00:20:59,000 --> 00:21:01,000 Unë mendoj se ata janë duke luajtur golf. 503 00:21:01,000 --> 00:21:04,000 Krisht, kinezët edhe golfin e kanë shpikur. 504 00:21:04,000 --> 00:21:07,000 Mirë se vini në të ardhmen. Faleminderit. 505 00:21:07,000 --> 00:21:10,000 (Duartrokitje)