Kemi folur pak per ligjin e kerkeses i cili thote se, kur çdo gje tjeter mbahet konstant, nese e rrisim çmimin e produktit, atehere kerkesa per ate produkt do te zvogelohet. ...eshte logjike. Nese e ulim çmimin, kerkesa per ate produkt do te rritet. Dhe kete do ta shohim ne disa shembuj special. Cka dua te beje ne kete video eshte te fokusohem ne keto gjerat e tjera qe deri tash i kemi mbajtur konstant, gjerat qe na lejojne ta bejme kete formulim, qe na lejojne te ecim ne kete lakore dhe te mendojme se nese e modifikojme njerin nga keta faktore qe deri tash i kemi konsideruar konstant si do ta ndryshonte kjo lakoren? Si me te vertet e nderron kjo gjithe relacionin midis sasise se kerkuar dhe çmimit? E para gje qe do te fokusohem eshte çmimi i produkteve konkurruese. Cmimi i Produkteve Konkurruese. Pra nese supozon se çmimi i... ne te vertete, s'duhet te them produktet konkurruese, do te them çmimi i produkteve te ngjashme sepse do te shohim se jo te gjitha jane duke konkurruar mes veti. Cmimi i Produkteve te Ngjashme...eshte nje nga ato gjera qe po supozojme se eshte konstante kur po shfaqim kete marredhenie. Ne po supozojme se keto konstantet e tjera nuk nderrojne. Tani, çka do te ndodhte sikur ato te nderronin? Mire, imagjinoni sikur çmimi i e-librave tjere rritet. Cmimi i e-librave tjere rritet. Pra si do te ndikoj ai ne marredhenien e çmimit me sasine e kerkeses? Nese çmimi i e-librave tjere rritet, tani papritmas e-libri im, pa marre parasysh se ne çfare pike te çmimit gjendemi, dmth ne te gjitha pikat e çmimit, e-libri im do te duket me i deshirueshem. Tek $2, ka me shume gjase se njerezit do ta deshirojne. Me shume njerez do ta deshirojne sepse produktet e tjera te ngjashme jane me te shtrenjta. Tek $4, me shume njerez do ta deshirojne. Tek $6, edhe me shume njerez do ta deshirojne. $8, me shume njerez do ta deshirojne, $10 me shume njerez do ta deshirojne. Pra nese kjo do te ndodhte, kjo ne te vertet do ta zhvendoste lakoren ne te djathte. Pra do te fillonte te dukej dicka si kjo... do te dukej dicka si ajo. Ta quajme kete Skenari 1. Ky eshte Skenari 1. Dhe keto elibrat e tjere, mund ti quajme zevendesues te produktit tim. Pra kjo ketu... keto e-librat e tjere, keto jane zevendesime. Nese, njerezit thone, ai e-libri tjeter duket disi e ngjashem, nese njeri eshte me e shtrenjte dhe tjetr me e lire, ndoshta do ta lexoj njerin ose tjetrin. Pra, per ta bere kete konstatim, ne menyre qe te mbesim pergjate kesaj lakore, duhet te supozojme se kjo ketu eshte konstante, Nese kjo nderron, atehere lakorja do te levize. Nese çmimi i e-librave tjere rritet, me siguri do ta levize lakoren tone ne te djathte. Nese çmimi i elibrave tjere bie, kjo do ta zhvendos gjithe lakoren ne te majte. Pra kjo ne te vertete po e nderron kerkesen tone, po e nderron gjithe marredhenien, Pra po e zhvendos kerkesen ne te djathte, Ta shkruaj kete, kjo do ta zhvendos Kerkesen, pra gjithe marredhenien: Kerkesen ne te djathte. Patjeter dua ta beje kete pike te qarte. Kur mbajme çdo gje tjeter konstant, atehere levizim pergjate lakores se kerkeses. Esencialisht po themi: kerkesa, marredhenia ne mes çmimit dhe sasise se kerkuar mbahet konstante dhe mund ta zgjedhim ne pike te çmimit dhe do te fitojme nje numer te caktuar te sasise se kerkeses. Jemi duke ecur pergjate lakores. Nese e nderrojme njeren nga ato konstante, me siguri do ta zhvendosim lakoren. Ne momentin kur e nderrojme parashikimin e kerkeses, atehere do ta zhvendosim edhe lakoren. Tani nese ne...ka edhe produkte te tjera te ngjashme, nuk duhet patjeter te jene zevendesues. Per shembull, le te mendojme nje skenar tjeter, Skenari 2. Ose ndoshta çmimi i...çmimi i Kindle rritet, pra çmimi i kindle...ta shkruaj ne kete menyre, Cmimi i Kindle rritet. Pra Kindle nuk eshte zevendesues. Njerezit nuk e blejne e-librin tim ose nje Kindle. Kindle eshte produkt plotesues, ne te vertete juve ju duhet nje Kindle ose Ipad per ta lexuar e-librin tim. Pra kjo ketu, kjo ketu eshte plotesuese. Eshte plotesuese. Pra nese çmimi i produktit plotesues rritet, dhe kjo eshte njera nga ato produkte, qe njerezit do ta blejne per ta lexuar e-librin tim, kjo ne te vertete, per cdo pike te çmimit, do ta ulte sasine e kerkuar. Pra ne kete situate, nese e-libri im eshte $2 meqenese me pak njerez do te kene Kindle, ose ndoshta ata tanime kane shpenzuar nje pjese te parave te tyre, per te blere Kindle, do te kene me pak para ne dispozicion per te blere e-librin tim, ose ndoshta me pak njerez do te kene Kindle. Per çdo pike te çmimit, kjo to da ule sasine e kerkeses. Pe çdo pike te çmimit. Pra, esencialisht, do ta zhvendos, do ta nderroj gjithe lakoren e kerkeses. Do ta zhvendos lakoren e kerkeses ne te majte. Pra kjo ketu eshte Skenari 2. Dhe mund ta imagjinoni edhe ne kahun tjeter, nese çmimi i Kindle bie, atehere ajo do ta zhvendoste, lakoren e kerkeses ne te djathte. Nese çmimi i zevendesuesve bie, atehere e gjithe lakorja do te zhvendosej ne te majte. Pra mund te mendoni per keto skenare. Dhe i'u inkurajoje ta beni nje gje te tille, mendoni skenare te ri, mendoni per produktet... mund te jete e-liber ose ndonje produkt tjeter dhe mendoni se çka do te ndodhte. Se pari mendoni se çka jane produktet e ngjashme, zevendesuesit dhe plotesuesit, dhe tani mendoni se çka do te ndodhte kur çmimet e ketyre produkteve nderrojne. Dhe gjithmone kujtojeni dallimin mes kerkeses, e cila eshte e gjithe marredhenia, e gjithe lakorja, qe mund te levizim pergjate nese mbajme çdo gje tjeter konstant dhe nderrojme vetem çmimin, dhe sasise se kerkeses, qe eshte sasi e veçante per per nje pike te çmimit kur çdo gje tjeter eshte konstante.